| Intervistė me poetin Tafil Duraku |
| Publikuar më 25 maj, 2010 nė orėn 23:29 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare
DO DĖSHIROJA TA JETĖSOJA, PLOTĖSISHT, PLATFORMĖN SHEKULLORE SHQIPTARE: TĖ HUAJĖN SE DUAM, TONĖN SE JAPIM!
 Tafil Duraku Tafil Duraku, krijues shumėdimensional, poet, shkrimtar, publicist, pėrkthyes dhe veprimtar i dalluar e njohės i mirė i ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare, autor i shumė veprave letrare, redaktor e lektor i shumė librave tė fushave e autorėve tė ndryshėm, udhėrrėfyes dhe udhėpėrshkrues i saktė e i pėrpiktė i gjeografisė sė Atdheut dhe trojeve tė copėtuara shqiptare, pėr bashkimin e tė cilave nuk pushoi sė vepruari e sė shkruari kurrėn e kurrės, prej kur e mėsoi gjyshi i tij plak, Haxhi Danė Duraku. Punonjės shumėvjeēar i Edicionit tė Librit RILINDJA, pjesėmarrės i luftės se lavdishme lirimtare, fotoreporteri i parė i UĒK-sė nė ZO tė Drenicės...
Tash, i papunė, jeton nė Prishtinė. Vepron nė Tiranė, Prishtinė, Shkup..., me tė, kėtė radhė, zhvilluam njė bisedė tė qėllimtė, pėr ta njohur opinionin shqiptar cili dhe kush ėshtė Tafil Duraku, alias, RIPRESS-i i luftės sė lavdishme tė UĒK-sė...
Tafil Duraku, cili ėshtė ai pėr pėr opinionin dhe pėr lexuesit kureshtarė shqiptarė ?
T. Duraku: Kam lindur nė Burojė tė Drenishtės sė Skėnderajt, mė 1 shtator 1952. Katėr klasat e para tė fillores i kam mbaruar nė paralelen e ndarė tė Shkollės fillore Liria tė Turiēefcit, nė Vojnikė, ndėrsa, tetėvjeēaren e plotė e kam mbaruar nė Turiēefc. Shkollen e mesme, gjimnazin, e kam filluar nė Skėnderaj, nė Gjimnazin Ramiz Sadiku (vitin e parė), e kam vazhduar nė Pejė, nė Gjimnazin 11 Maji, dhe, e kam kryer nė Klinė, nė Gjimnazin Luigj Gurakuqi... Kushtet pėr shkollim, askohe, ishin shumė tė vėshtira, sepse, vitin e parė kemi udhėtuar, me shumė shokė tė tjerė entuziastė, madje, dimėr e verė, kėmbė, prej Buroje e deri nė Skėnderaj, sepse, nuk kishte as autobusė dhe as mjete tė tjera udhėtimi...
Po, studimet dhe pse zgjodhėt pėr ta studiuar frėngjishten?
T. Duraku: Pėr shkak tė specifikave objektive e subjektive tė rrethanave tė kohės, kam zgjedhur ta studioj frėngjishten, nė Fakultetin Filozofik Dega pėr Gjuhė dhe Letėrsi Frėnge, nė Prishtinė, sepse, prirja pėr gjuhėt nuk mė ka pushuar kurrė dhe kam menduar se mund tė kontribuoj mė shumė pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare. Tė gjitha kėto qė i kemi arritur deri kėtu, i kemi arritur nė kushte pakrahasimisht tė vėshtira. Meqė isha student i dalluar i Katedrės sė Gjuhės Frėnge, mu dha mundėsia qė tė shkoja nė specializim tė gjuhės frėnge, nė Francė, sa mė kujtohet nė Paris, por, asokohe, duhej nxjerrė vėrtetimi se mund tė udhėtoja jashtė shtetit, duke u pajisur me pasaportė, por, kur vajta nė Skėnderaj, me vėrtetim tė Katedrės sė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Frėnge, nė tė ashtuquajturin Drejtorati i Mbrojtjes Popullore, ku punonte njėfarė Hamit Kabashi, ku, asokohe, mu refuzua kėrkesa dhe mu tha preras: Ti nuk mund tė marrėsh pasosh kurrė, me dalė jashtė shtetit, sepse, je armik i Jugosllavisė... Atėherė, duhej tė pėrpinim e tė duronim shumėēka, dhe, mirė qė nuk na pėrjashtonin edhe nga studimet... Por, meqė nuk u pajisa me pasaportė, pasi e kreva vitin e parė, vendosa tė shkojė nė shėrbim ushtarak, nė mėnyrė qė tė mė krijohej mundėsia pėr ta marrė nodnjė pasaportė dhe pėr tė dalur jashtė shtetit, por, meqė nuk ndodhi as kjo, pėr shkak tė sigurisė sime dhe tė kushteve tė vėshtira ekonomike, u detyrova tė shkoja nė qytetit bregdetar tė Splitit, tė kryeja punė krahu e tė punoja ēkado vetėm pėr ti vazhduar studimet... Nė Split, asokohe, ishte vetėm njė Universitet Punėtor pėr Mėsimin e Gjuhėve tė Huaja dhe quhej Gjuro Sallaj... Punoja nė Ndėrmarrjen Ndėrtimore pėr Punė Detare Pomgrad, tė Splitit, e cila ndėrmarrje, pėr nevoja tė saj profesionale shkollonte kuadro me mjete tė veta financiare, sidomos, pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja, si anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht... dhe studimi zgjaste pesė vjetė. Pėr kėtė mė njoftoi njė shok imi kroat dhe mė tha se duhej tė shkoja tė vazhdoja studimet, meqė vazhdimin e tyre e bėnte tė mundur, me mjete tė vetat financiare, organizata ku punoja. Pasi qė asokohe isha student i vitit tė dytė i Universitetit tė Prishtinės, Fakultetit Filozofik, i Katedrės pėr Gjuhė dhe Letėrsi Frėnge, nė Prishtinė, mė duhej ti nėnshtrohesha provimit pranues. Pasi e dorėzova kėrkesėn, sė bashku me indeksin, mė ftuan qė ti nėnshtrohem provimit pranues, pėr ta ditur ata shkallėn e pėrgatitjes sime profesionale. Pasi hyra nė provimin e caktuar pranues, pas njė kohe tė caktuar mė njohtuan me shkrim se kisha treguar aftėsi profesionale pėr vitin e pestė (tė fundit), pėr mėsimin (studimin) e Gjuhės Frėnge, tė cilin e kreva me sukses tė shkėlqyeshėm... Duke i provuar studimet nė Split, nuk desha ti vazhdoja mė studimet nė Prishtinė, sepse, dallimi i metodave mėsimore e studimore ishte shumė i madh, sa nata me ditėn, dhe kur e krahasoja Universitetin e Splitit me atė tė Prishtinės, mė dilte saktėsisht se Universiteti i Prishtinės ishte Universitet i torturave tė mėdha e kriminale qė u bėheshin vetėm studenteve shqiptarė, sidomos, atyre qė nuk e pėrkrahnin bashkim-vėllazėrimin me Titon...
Kur keni filluar tė shkruani, dhe, a keni pėrdorur edhe nofka tė tjera gjatė krijimtarisė suaj, sikurse gjatė luftės sė lavdishme tė UĒK-sė ?
T. Duraku: Me shkrime jam marrė qė nga klasa e pestė e shkollės fillore, kryesisht, me poezi. Ėshtė fat i madh qė krijimtarinė nuk e pėrcaktojnė titujt, diplomat dhe shkollat e mėdha, sa ėshtė edhe fatkeqėsi, sepse, tek ne ka qenė shumė e vėshtirė marrja me krijimtari, pėr shkak tė pushtimit klasik tė trojeve etnike shqiptare, si dhe pėr shkak tė bindjeve politike, sepse, pėrparėsinė e marrjes me kulturė e kanė gėzuar renegatėt letrarė e letraxhinj shqiptarė, ose, siē u them unė, shqiptaro-titistėt... Asokohe, shqiptarinė duhej ruajtur e kultivuar kujdesshėm, madje, mund ta krahasoj me ruajtjen e fėmijės nga e ėma, sepse, ndryshe, ka qenė shumė vėshtirė tė ecėsh shqip dhe me kurriz tėndin... Ngado qė jam kthyer, kam parė para vetes njė gojė tė madhe ujku qė donte tė na pėrpinte e tė mė gllabėronte pamėshirshėm edhe mua, dhe, ajo gojė e keqe, fatkeqėsisht, ka qenė shqiptare, patriotike, dhe, e tillė ėshtė edhe sot e gjithė ditėn... E them kėtė, sepse, poezia ime plaēkitej nga redarėt letrarė dhe hidhej nė shportėn e bėrllokut, por, gjatė studimeve tė mia nė Split, botova njė cikėl poezish, tek revista letrare e atjeshme, Vidik (Horizonti), mė 1980, pastaj, disi, nisėn tė hapėn edhe dyert pėr krijimtarinė time... Edhe pse me vėshtirėsi tė mėdha, kam botuar nė tė gjithė shtypin e kohės, poezi, tregime, etj. Por, shpeshherė, kemi pėrdorur edhe nofka tė ndryshme e tė shumta, pėr tė mos rėnė nė sy tė pushtuesit dhe tė renegatėve tė tij shqiptarė... Ndėr to, do e veēoja nofkėn Dardani, tė cilėn e kam pėrdorur nė revistėn Zėri i Rinisė, nė Rubrikėn Letrat e dashurisė, sepse, vetėm nė atė mėnyrė, dhe, nė mėnyrat qė ndėrronim pėrditė, arritėm tė ecnim drejt dhe shqip... Nėse mė lejoni, do ta kujtoja kėtu, edhe pėr ju dhe pėr lexuesit shqiptarė, njė letėr dashurie me tė cilėn kėrkoja me ngulm bashkimin e trojeve tė pushtuara e tė copėtuara shqiptare, duke i simbolizuar kufijtė artificialė qė na copėtonin, pamėshirshėm, me gardhet e oborreve tė shtėpive tona... Dhe, pasi ishte publikuar letra, redaktori i pacipė shqiptar, dhe, patrioti i tė gjitha kohėve shqiptare, e kishte marrė nė pyetje redaktorin qė e kishte publikuar Letrėn e dashurisė..., por, nuk mė kishte zbuluar... Pos nofkės Dardani, kam pėrdorur edhe pseudonime tė tjera, me tė cilat jam pėrpjekur ta jap kontributin tim modest pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare...
Nga ai pozicion shqiptar, ju, nuk keni lėvizur as sot, as kurrė, pse?
T. Duraku: Po, mė thoni, ju, mua, si mund tė lėvizet nga pozicionet e pastėrta shqiptare?!... Ne, edhe atėherė, e, edhe sot, kemi punuar e punojmė pėr Kombin dhe pėr Atdheun Shqiptar, dhe, pėr ti arritur ato qėllime fisnike e kombėtare, do ndėrrojmė mėnyra e mėnyra veprimi, dhe, udhė e udhė shqiptare... Se, udhėt tona, kanė qenė, janė dhe do mbesin shqiptaro-shqiptare pėrherė, pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr Atdheun tonė tė pėrbashkėt, GjeoEtnik, GjeoFizik, GjeoAutokton dhe GjeoNatyror... Jo edhe pa vėshtirėsi tė mėdha, pėrpjekjet tona do realizohen me bėrien e Shqipėrisė SHQIPĖRI, dhe, pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim... Ne, edhe nė gojėn e ujkut, jemi pėrpjekur ta ruajmė e kultivojmė shėndetin shqiptar tė brezave dhe tė rinisė shqiptare, tė cilin, sot, si dje, po e shkatėrron kasta patriotike e shqiptaro-titistėve tė pėrbetuar jugosllavė... Ju lutem, vetėm shikoni sot mediat e shkruara dhe pamore patriotike dhe kombėtare... Absurditetet e tyre publike... Pėr dikė, mė vlerė ka, ta zėmė, njė Big brothers, sesa Atdheu Shqiptar... Pak prej miqve tanė punojnė pėr ta bėrė njė Shqipėrinė, tė cilėn e kanė copėtuar qeveritė e papėrgjegjshme tė Fuqive tė Mėdha tė kohės, ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr Big brothers, nuk kursehet as Ambasadori i njė shteti tonė mik dhe tė shkojė ta promovojė pėrparimin tonė dhe tė arritura e mėdha!... (Sic!)...
Po, pėr jetėn e njė ushtari nė ish-APJ, ēfarė mund tė na thoni, tash, pas tridhjetė e ca vjetėsh?
T. Duraku: E, ētė them pėr atė jetė?!... E pata pėr fat qė tė shėrbej nė Shkup, ku, shėrbenin edhe shumė shqiptarė tė tjerė nga tė gjitha viset e pushtuara shqiptare tė Kosovės... Por, edhe nė ushtri mė morėn pėr tė keq, sepse, asokohe, i tuboja shqiptarėt qė shėrbenim atje, i mbroja dhe organizoja ndeja tė shpeshta me ta, sidomos, pasditave tė lira dhe gjatė uikendeve... Por, rashė nė sy tek shėrbimet sekrete ushtarake dhe mė denoncuan pėr nacionalist, irredentist dhe separatist, madje, edhe pėr ndarės e pėrēarės tė nacionaliteteve tė bashkuara e tė vėllazėruara jugosllave dhe kėrkuan qė tė mė dėrgonin nė Gjykatėn Ushtarake... Pėr ēka mė ēuan nė raport tek njėfarė gjenerali i APJ-sė, qė quhej Branisllav Iliē. Dhe, kur mė mori nė pyetje, ai, nė kabinetin e tij tė punės, nė kazermėn Marshali Tito, nė Shkup, me akuzoi se unė bėja grupacione, probleme, etj., duke i tubuar shqiptarėt nė rrethe tė ndryshme tė Kazermės, duke kėnduar kėngė shqipe, etj., dhe, mė akuzonin pėr nacionalist-separatist, etj. Por, kur ma dha fjalėn, e para qė iu pėrgjigja, ishte: Mirė, z. Gjeneral, nėse, unė, ju shoh duke ndenjur me njė shka (serb), a ėshtė mirė dhe a ėshtė e udhės e njerėzore qė unė tju akuzoj pėr nacionalist dhe separatist, e, tu them se ju, serbėt, po bėni grupacione kundėr nacionaliteteve tė tjera nė APJ, siē mė akuzuat ju mua!?!... Kur e pa shkau, se nuk mund tia dilte nė krye, me mua, ndėrroi taktikė, sikurse edhe e prisja, dhe, mė kėshilloi qė tė shkoja tė shoqėrohesha me njė burrė tė mirė, me njė shqiptar tė ndershėm e me njė jugosllav tė dėshmuar, me njė magjistėr shkencash tė gjeografisė, me njėfarė Tefik Bashėn... u befasova shumė pėr tė keq... Dhe, ajo, qė mė befasoi mėse shumti, asokohe, ishte se kabineti i dhjetarit dhe magjistrit tė shkencave tė gjeografisė, Tefik Bshės, ishte mė i rregulluar sesa ai i njė gjenerali tė APJ-sė... Por, kur e panė se assesi nuk mund tia dilnin nė krye me mua, pėr ato qėllime fisnike kishin angazhuar njė vendės tonin, nga Komuna e Skėnderajt, njėfarė Xhemail Bejtėn, kapiten, i cili punonte nė sigurimin ushtarak tė shtetit, dhe, kur mė ftoi nė raport tek ai, sapo hyra nė zyrėn e tij, hynė tre njerėz civilė tė sigurimit ushtarak tė shtetit dhe mu drejtuan me fjalėt: Duraku, ne i kemi tė gjitha informatat pėr ty, ke kujdes, se, do tė shkosh si qeni nrush! (kėrcėnimi mu bė nė gjuhėn serbēe) Dhe, ata qė mu kėrcėnuan, dolėn menjėherė, pastaj, sigurimci Xhemail Bejta, si vojno lice qė ishte, e, edhe si patriot edhe i UĒK-sė, mė tha: E sheh ku e ke ēuar punėn?!... Ndėrsa, duke i parė skenarėt e sajuar tė akuzave dhe kėrcėnimeve, i thashė: Unė, askujt, nuk i kam bėrė asgjė, dhe, pėr atė, nuk ia kam frikėn kurrkujt... Dhe, kėshtu u ndamė me patriotin e ish-APJ-sė, Xhemail Bejtėn... Shkurt, nuk e di as vetė, sesi arrita tė shpėtoj i paburgosur nė APJ... Por, nėse dikush ka merita pėr shpėtimin tim, ato i takojnė eprorit tim tė drejtpėrdrejtė, kroat, Kruno Dugaliēit, me tė cilin kisha njė shoqėrim tė ēiltėr dhe miqėsor...
Ku u punėsuat pas Pomgradit tė Splitit dhe, si ia kalut me punė atje?
T. Duraku: Nė Pomgrad punuam sė bashku me shokun dhe mikun tim, Islam Morinėn, i dėnuar mė vonė nė APJ, nė Sarajevė, mė 1983. Por, ajo qė pėrjetuam nė Split ishte kulmi i drejtėsisė njerėzore, sepse, edhe pse patėm filluar tė punojmė si punėtorė tė thjeshtė, sapo e kuptuan shkallėn e emancipimit (shkollimit) tonė dhe kulturėn e punės, nuk na lanė mė tė punojmė si punėtorė krahu, por, na avancuan, mua nė shef tė njė depoje tė materialit ndėrtimor, e, Islamin, depoist, sepse, ai, e njihte mė pak gjuhėn kroate, e cila, pėr mua, nuk paraqiste problem... Ndėrkohė, u njoha me njė shkrimtar kroat, me shokun dhe mikun Mirko Petroviēin, i cili, kur pa shkallėn e talentit dhe tė intelektit tim, mė tha qė tė shkoja tė punoja nė Radio Sarajeva 202, redaktor pėr emisionin e gjuhės shqipe, Kronika, vetėm se duhesha ta bėja njė testim tė zėrit nė Radio Prishtinė... Nuk mund tė kaloj atje, i thashė, por, ai, mė tha: E rregulloi unė atė punė, ti, vetėm vepro si tė them unė, mos bjerė nė kurthet qė mund tė ti bėjnė, si shqiptar qė je!... Nė Radio Sarajeva 202 punova shumė, dhe, pos stafit serbo-ēetnik tė asaj redaksie hibride, tė gjithė ishin tė kėnaqur me mua dhe me punėn time... Deri sa punoja atje, interesimi i xhaxhait, Nebil Duraku, pėr kthimin tim nė Kosovė, ishte shumė i madh... Njė ditė, derisa isha duke e pirė njė kafe nė lokalet e Radio Sarajevės, erdhi njė kolege e punės dhe mė tha: Tė kėrkojnė nė telefon nga Prishtina!... Vajta te telefoni, dhe, sapo mora receptorin, e njoha zėrin e Xha Bilit, siē e quanim ne, axhėn Nebil... Pasi u pyetėm me njėri-tjetrin, ai, kaloi menjėherė nė temė. Tafil!, mė tha: Duhet tė vishė tė punosh nė Prishtinė, hė pėr hė, do tė fillosh si referent pėr ēėshtje tė librit, nė Edicionin Rilindja, pastaj, e sheh puna punėn!... As nuk mund ti pohoja diēka, e, as ta mohoja punėn dhe pėrkushtimin kėmbėngulės tė tij pėr tė mė kthyer nė Kosovė, sepse, thoshte Xha Bili: Kosova ka shumė nevojė pėr kuadro tė shėndosha!...
Puna e juaj nė Rilindje, para, gjatė dhe pas luftės sė UĒK-sė?
T. Duraku: Kur erdha nė Rilindja, tė them tė drejtėn, fillimisht, mendoja shumė mė ndryshe, kisha njė bindje mė tė mirė pėr shumicėn e njerėzve qė i gjeta aty... Dhe, duket, Xha Bili, kishte dėshirė tė mė udhėzonte drejt... Por, ishte ēėshtje mė vete se sa mund tė mė bindte dikush tė veproja kundėr arsyes dhe bindjeve tė mia, tė cilat ecinin nė hap me zhvillimet mė dinamike tė kohės, brenda ēdo kohe... Pėr gjithēka dhe pėr ēdo njeri, e kisha krah tė fortė edhe mendimin e Xha Bilit, i cili mė rrėfente pėr historinė e secilit, veē e veē, sepse, i njihte nė imtėsi intelektualėt dhe intelektualėt, dhe, tė gjitha ato kėshilla, i krahasoja dhe i vija nė raport me bindjet e mia praktike e pragmatike... Por, sado qė kisha dėshirė tė ishte ashtu siē doja unė, dhe, siē e pėrfytyroja intelegjencėn shqiptare, sidomos, pjesėn mė patriotike tė saj, zhgėnjehesha pėrherė e mė tepėr, sepse, ajo, nė esencė, ishte inteligjėencė e vėrtetė dhe patriotike qė ēke me tė... Dhe, kur e shikoja thellėsive tė themeleve tė saj, zor tė rehatohesha e ta qetėsoja veten, pėr faktin se ato themele kishin pėr qėllim final theqafjen e shqiptarisė, tok me doket, zakonet dhe traditat e lashtėsisė pozitive, njerėzore e shqiptare... Kisha dėshirė tu besoja disave, pėr tė cilėt mė fliste axha Nebil mirė, por, te ta zgėnjehesha mėse shumti... Duke i besuar Xha Bilit tim tė dashur, u lėshova nė njė liri, qė mė lejonte tė bisedoja edhe me njerėz tė qarqeve patriotike jugosllave, shkrimtarė e intelektualė tė dalluar e tė njohur, qė gėzonin pozita tė larta tė federatės jugosllave, tė cilėve ua zbuloja fshehtėsitė e mia, duke i drejtuar kah dajat e mi, madje, duke u thėnė prerazi se pa angazhimin e tė tillėve, si dajat e mi, nė radhėt e ēdo ushtrie e lėvizjeje shqiptare, vėshtirė se do tė arrihet diēka e pėrmasave kombėtare e shqiptare, sepse, ata janė tė lindur ushtarakė e luftėtarė dhe janė shumė tė armatosur e dashamirės tė mėdhenj tė armėve... Unė, punoja nė N. B. Edicionin e Librit Rilindja, ndėrsa, isha bashkėpunėtorė edhe i gazetės Rilindja dhe vazhdueses sė saj Bujku, por, me pėrjashtime shumė tė vogla, tė ndonjė individi apo grupi tė vogėl, Rilindja si kreaturė e ish-Jugosllavisė, nuk ka qenė nė krah tė UĒK-sė, as para, as gjatė dhe as pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, sepse, njerėzit qė kanė qenė dhe qė janė zgjedhur nė krye tė saj, praktikisht, kanė qenė njerėz tė ish-sistemit jugosllav, ose, vartės tė tyre, tė cilėt, fatkeqėsisht, kanė qenė dhe kanė mbetur kundėr ēdo ndryshimi pozitiv, qė do mund ti bėnte mirė emrit tė vetvetes sonė, emrit tė ndritur shqiptar tė RILINDJES, qė rilindė vazhdimisht... Por, fatkeqėsisht, ajo nuk mund tė pėrtėritej me rilindėsit patriotikė tė Titos, me bijtė e dėshmuar tė tij...
Ēka ndodhi, mė vonė, me Rilindjen, e, ēka tash?
T. Duraku: Kur flasim pėr Rilindjen, duhet ta bėjmė njė sqarim tė vogėl, sepse, me emrin Rilindja kanė funksionuar disa ndėrmarrje dhe shtypshkronja, ndėr to ėshtė edhe Ndėrmarrja Botuese, ose, Edicioni i Librit Rilindja. Unė, kam qenė pjesė e Edicionit. Rilindjen e shuan patriotėt shqiptarė, dhe, atė, thėnė urtisht, kryepatriotėt shqiptarė... Atėherė dhe tash, Rilindja ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė duar tė shqiptaro-titistėve tė pėrbetuar dhe nė duar tė antishqiptarėve mė tė mėdhenj... Mirėpo, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, ka mundur tė ndodhė njė ndryshim shumė pozitiv, qė emri i Rilindjes tė shfrytėzohet pėr tė mirė tė shqiptarisė dhe tė shqiptarėve, gjė qė, shqiptaro-titistėt, nuk lejuan tė bėhet ndryshimi... Njė faj e ka edhe i ndjeri Tahir Desku, i emėruar nga UĒK-ja pėr emėrime nė postet e kulturės... Dhe, ai, personalisht, mė ka rrėfyer pėr presionet qė ka pasur prej kastave patriotike nazmirrahmaniane, pėr ta bėrė drejtor njėfarė Daut Demakun... Duke mė thėnė, asokohe, se kishte biseduar edhe me Dhjetėshin... Por, edhe pse ishin njerėzit e ndryshimeve brenda saj, njerėzit e UĒK-sė, me origjinė dhe koncepte tė pastėrta shqiptare, njerėz tė shitur dhe tė korruptuar nuk lejuan qė forca tė shėndosha shqiptare tė vinė nė krye tė saj... Nė shkurt tė 2006-tės, pasoi njė vendim politik, skandaloz dhe antishqiptar i Ministrisė sė Kulturės, me tė cilin u ndėrpriteshin pagat punonjėsve shumėvjeēar tė Rilindjes, tė cilin e kishte nėnshkruar njėfarė Astrit Haraēia, por, qė ishte ndikuar prej qarqeve patriotike e shqiptaro-titiste, si Nazmi Rrahmani, Daut Demaku, etj., etj., tė cilėt e kishin mė tė lehtė ta emėronin veten nė krye tė tė ashtuquajturit Kėshill pėr Botim i Ministrisė sė Kulturės, sepse, vetėm nė atė mėnyrė do tė mund ti plaēkitnin, edhe si botues privatė, mjetet e Ministrisė sė Kulturės, duke e goditur parapa krahėve dhe pamėshirshėm botuesin e vetėm shtetėror tė Kosovės, dhe, duke e plaēkitur buxhetin e Kosovės dhe xhepat e tagrapaguesve shqiptarė... Po, ju lutem, ma gjeni njė botues privat, nė botė, qė veprimtarinė e tij botuese e sponsoron shteti, ndėrsa, nuk e mbėshtet botuesin e vetėm shtetėror, siē ėshtė rasti me N. B. Edicionin Rilindja?!...
Ku ėshtė Rilindja, sot?
T. Duraku: Rilindja, sot, ėshtė nė pus pa fund... Pusi dhe pafundėsia e saj janė kuadrot (lexo: kudrat) e vjetra tė mendėsisė komuniste e shqiptaro-titiste jugosllave, tė strukur e tė kamufluar nė esencėn e tyre antinjerėzore dhe antishqiptare, pėrherė, tė mbuluar, trash e mė trash, me zhgunėn patriotike e kombėtare... Pėr 50 vjetė rresht, buxhetin e Kosovės, nė emėr tė Rilindjes, e kanė plaēkitur tė njėjtit njerėz qė, nė emėr tė ligjit dhe tė kulturės, e plaēkisin edhe sot, vetėm se e kanė ndėrruar emrin, prej Rilindja, ta zėmė, nė Faik Konica, etj., qė, po tė ishte, sot, gjallė Faik Konica, do i pėshtynte edhe mė zi sesa lėvantinėt e tij... Rilindja, tash, gati pesė vjetė, ėshtė duke pritur vlerėshmėri tė ligjit dhe drejtėsi ligjore, dhe, lėnda e saj ėshtė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės... Thjesht, ne, punonjėsit e saj, po presim drejtėsi, sepse, atė qė e pamė dhe e pėrjetuam deri mė sot, mund tė jetė gjithēka tjetėr, por, drejtėsi, njerėzi dhe shqiptari, jo!...
Po, a mund tė na thoni, o nip i bardhė, kush fshihej prapa nofkės RIPRESS, shkrimet dhe fotografitė e tė cilit publikoheshin, gjatė gjithė luftės, nė shtypin e kohės?
T. Duraku: Meqė isha njėri prej njerėzve qė shėtisnin prej Prishtinės nė Zonėn e Lirė tė Luftės, dhe, anasjelltas, gjithsesi, pėr shkak tė sigurisė sime, mė duhej ta zgjedhja njė nofkė, ose, tė shkruaja edhe pa tė fare, nė gazetat e kohės, por, qė, atė e dinin vetėm disa njerėz qė duhej ta dinin, dhe, ajo qė ishte mė e pranueshmja pėr mua, ishte RIPRESS, si shkurtesė e Rilindjapress, sepse, mendoja se pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė do respektohen vlerat shqiptare, sidomos, ato tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė cilat na sollėn deri kėtu, ku jemi sot, por, tek tė cilat vlera e gjeja vazhdimisht Shqipėrinė e tėrė etnike, tė cilėn deshi ta sakatosė dikush, siē e sakatosi kėto dymbėdhjetė vjetė tė pasluftės sė lavdishme tė UĒK-sė... Ju, e dini se kam qenė i vetmi njeri qė ka qėndruar nė disa pika tė forta tė UĒK-sė, ku e kishte burimin edhe forca kryesore, organizative dhe ushtarake e saj dhe prania ime fizike atje, gjatė gjithė kohės sė luftės, ka qenė shumanshėm e dobishme...
Ēfarė mund tė na thoni pėr organizimin e formacioneve tė para tė UĒK-sė?
T. Duraku: Organizimi i forcave dhe formacioneve tė para tė UĒK-sė i ka themelet e veta nė disa katunde tė Drenishtės (Drenicės), sidomos, do veēuar trekėndėshin Aēarevė-Burojė-Prekaz... Kam qenė nė rrjedhė tė plotė tė rrethanave dhe tė ngjarjeve, por, gjithmonė, i pakontrolluar prej patriotėve shqiptaro-titistė&Co... Meqė, me Aēarevėn mė lidhte nipėria ime aēarevare, sepse, pata fatin tė isha nip i Selimėve tė Kodrės, tė cilėt, herėt, i kam orientuar drejt, duke i pajisur me literaturėn e ndaluar qė vinte nga Shqipėria Amė, madje, edhe duke i kyēur nė rrjedhat e bėries sė Shqipėrisė, dhe, sdo mend, edhe vendi ku e kisha sigurinė mė tė madhe qe, pikėrisht, Aēareva. Organizimi i formacioneve tė para tė UĒK-sė ėshtė bėrė nė konspirim tė plotė, mbi bazėn e besimit tė plotė dhe tė patundur familjar e kombėtar tė shqiptarėve... Atė organizim e kam parė te daja Destan Selimi, sepse, dajat mė tė rinj, gjithė organizimin pėrmbajtėsor-ushtrimor pėrpiqeshin ta kamuflonin duke luajtur futboll, pėr ti mbushur bateritė me forcė, sepse, e ardhmja jo fort e largėt priste angazhime konkrete... Disa gjėra, asokohe, i bisedoja vetėm me dajėn Destan, me askė tjetėr... Por, po ashtu, mė kujtohet, kur vėllai im, Haziri, mė bėri njė befasi, duke mė pyetur: Ēka po ta merr mendja, a me u kyēur nė UĒK-sė?, pa ditur se, unė, isha nė rrjedha edhe mė herėt. Kanė qenė dy persona dhe mė kanė ofruar ti marrė armėt, por, pa biseduar me ty, unė, nuk kam pranuar tė kyēem, e, as ti marrė amėt, vazhdoi ai. E vetmja gjė qė e pyeta asokohe, qe pyetja ime konkrete: Kush ishin ata dy njerėz?... Dhe, pasi mi tregoi emrat e tyre, iu pėrgjigja: Merri armėt, lėri nė shtėpi. Aty jemi tė gjithė. Populli shqiptar duhet liruar nga zjedha serbo-jugosllave dhe Shqipėria duhet bėrė njė... Ndėrsa, pas shumė kohe, pasi nisėn luftimet e ashpra, vėllai, Haziri, nė prani tė shokėve tė tij luftėtarė, iu tha shokėve: Jo, Tafilin, nuk ishte lehtė me e provue, se, kur i kam thėnė a ti marrė armėt..., mė ka thėnė: merri, por, tash po i them se armėt i kam pasė nė shtėpi mbi gjashtė muaja pėrpara se e kam pyetur!... Kėto, pėr mua, ishin formacionet e nderit tė UĒK-sė sė legjendarit Adem Jashari...
Kontaktet e juaja tė para me personalitete tė UĒK-sė, nėse po, me kė dhe kur?
T. Duraku: Nė Aēarevė, shkoja shpesh, sepse, me dajat kam pasur njė lidhje jo vetėm nipėrore, sepse, dajat edhe i kanė dashur nipat, po, edhe ne, nipat, i kemi dashur dajat, sipas maksimės sė njohur shqiptare: A ka mė i bardhė se pėllumbi? Vetē nipi ndėr dajė!... Po, konkretisht, me fillimet e luftės, nė Kullėn e dajės Sokol, veteran i UĒK-sė, u takova me njėrin prej formacioneve tė UĒK-sė, nė krye tė tė cilit qe Dibran Fylli, Xhemail Selimi-Flladi, Safet Selimi, Ismet Selimi, Brahim Fylli, etj. Ishin ato ditėt dhe vitet mė krenare tė jetės sime, kur e botova edhe ciklin me poezi, nė gazetėn studentore Bota e Re, me titull Pranverė nė Aēarevė, madje, duke e shoqėruar atė cikėl me njė thanė qė sapo kishte lulėzuar (tė cilėn e fotografova) dhe ndillte pranverė shqiptare... Dhe, ajo qė duhet parė, sot, me kujdes ėshtė ēėshtje mė vete: Kush e preu dhe kush po e pret pas shpine gjithė atė sakrificė tė asaj pranvere shqiptare, tė betimit tė madh tė UĒK-sė pėr LIRI e pėr SHQIPĖRI... UĒK-ja ėshtė fryt i punės sė palodhshme tė veprimtarėve shqiptarė, dhe, jo e shqiptaro-titistėve. Nuk ėshtė fare me rėndėsi se ēfarė emri do tė kishte forca liritare e lirimtare e bashkimit tė shqiptarėve, e luftės sė imponuar pėr liri e pėr Shqipėri... Unė, tu them tė drejtėn, krah i asaj force ushtarake kam qenė gjithmonė, pavarėsisht sesi do tė emėrtohej ajo, dhe, dėshmimin tim e kam treguar me mbajtjen e dajės tim, Vesel Selimit, nė shtėpinė dhe familjen time, nė njė banesė private nė Prishtinė, sepse, ai u plagos rėndė nė luftė me shkiet, mė 30 dhjetor 1991, nė krah tė forcave tė Komandantit Legjendar ADEM JASHARI...
Ēfarė domethėnie ka pėr poetin Tafil Duraku pozicioni i UĒK-sė Te Zabeli i Fyllave ne Aēarevė?
T. Duraku: Kam parė dhe kam vizituar shumė pika tė UĒK-sė, gjatė qėndrimit tim nė Zonėn e Lirė tė Luftės, kam parė dhe kam takuar shumė personalitete tė luftės pėr liri e pėr Shqipėri, si Komandant KAPUĒIN, SANDOKANIN, AB-nė, CD-nė, FEHĖN, etj. Por, pėr mua, si pėr nga organizimi, si pėr nga pozicioni, si pėr nga pėrbėrja dhe disiplina ushtarake, pika numėr njė e UĒK-sė, ėshtė dhe mbetėt, pikėrisht, PIKA E FYLLAVE, ose, siē e quani ju, Te Zabeli i Fyllave, tok me bashkėpikėn e krahut luftarak PIKA E QELIVE, etj. Aty, i kam bėrė fotografitė e para tė UĒK-sė, tė cilat ia kanė shtie tmerrin armikut pushtues e fashist serbo-jugosllav!... Ajo luftė titanike, me tė gjitha ngjarjet e saj, mbesin pėrherė tė paharrueshme pėr mua, dhe, besoj, pėr familjet tona, tė cilat ishin pjesė e pakėputur e saj...
Fotografitė e para nė pozicionet e UĒK-sė, nė ZO tė Drenicės, ishin tuat, si arrite qė ato fotografi ti punoshė nė Prishtinė, dhe, ti shpėrndashė nėpėr mediat e atėhershme?
T. Duraku: Fotografitė e para tė luftėtarėve tė lirisė e tė Shqipėrisė SHQIPĖRI, i kam bėrė nė PIKĖN E FYLLAJVE dhe ėshtė i vetmi Komandant i UĒK-sė, Dibran Fylli, ai i cili mė ka lejuar ta fotografojė dhe mė ka thėnė: Fotografomė sa herė tė duash dhe fotografitė e mia botoji ku tė duash..., por tu them tė dejtėn, gjithēka qė kam bėrė pėr atė luftė tė lavdishme tė UĒK-sė shqiptare, e kam bėrė me vetėmohim dhe me pėrgjegjėsi tė madhe..., sepse, shumicėn e njerėzve tė saj i kisha familjarė: dajė, nipa, tezakė, miq, shokė, dhe, nuk kisha qejf qė ndokush tė pėsonte nga rėnia ime nė pritat e ushtrisė dhe tė policisė pushtuese, gjakatare e gjenocidale serbo-jugosllave, sepse, nuk ishte aspak lehtė asokohe qė tė qarkulloje, mė shumė kėmbė sesa me automjete, sidomos, nė kohėn kur pushoi sė qarkulluari treni, e, besa, edhe qarkullimi me autobusė ishte me rreziqe tė mėdha... Shpeshherė, filmat i fusja mes karrikave tė autobusit, apo, tė trenit, por, gjithmonė, nė rast tė rėnies eventuale nė pritė, i kisha tė gatshėm pėr ti hedhur dhe pėr tė mos u gjetur nė dorėn time... Edhe zhvillimi i tyre dhe bėria e fotografive nuk ishin pa rreziqe tė mėdha, sepse, mund tė pėrgjoheshe, dhe, fotografitė, para se ti merrje ti, tė binin nė duart e sigurimit serb, prej tė cilit ekzistonte rreziku tė kapėsha nė ēdo hap... Por, mosbartja e vazhdueshme e aparatit fotografik kishte njė lehtėsi pėr mua, sepse, atė e lija te dajėt, nė vend tė sigurtė... Gazeta studentore, Bota e Re, ka merita tė mėdha pėr publikimin e shkrimeve dhe fotografive tė mia pėr luftėn e UĒK-sė, prej nga u janė pėrcjellur tė gjitha mediave tė tjera vendore dhe ndėrkombėtare...
Meqė ishit pjesė e pandarė e luftės sė lavdishme lirimtare, reporteri i parė dhe i vetėm i UĒK-sė qė ka qėndruar nė Aēarevė, Ēabiē, Ujmirė, Burojė, etj., a mund tė na thoni diēka pėr formimin e Trupės Artistike Ushtarake Hamėz Jashari, si dhe pėr rėndėsinė e Manifestimit Ai ėshtė i gjallė, tash Epopeja e UĒK-sė, qė ėshtė organizuar e mbajtur nėpėr flakė tė luftės, nė Prekaz, mė 6 MARS 1999?
T. Duraku: Meritat pėr formimin e Tupės Artistike Ushtarake (TAU) Hamėz Jashari, lidhen kryekėput me emrin e luftėtarit tė paepur tė UĒK-sė, me emrin e regjisorit Dibran Fylli. Tė bėsh organizime tė tilla nė flakė lufte, ėshtė largpamėsi dhe kombėtarizėm i kulluar, sepse, pėr emrin e Dibran Fyllit lidhen edhe shumė manifestime tė tjera atdhetare, si Ai ėshtė i gjallė, i cili u mbajt nė Prekazin e legjendarit Adem Jashari, pikėrisht, nė njėvjeorin e rėnies heroike tė tij dhe tė familjarėve e shokėve tė tij. Vazhdimėsi e kėtij pėrkushtimi kombėtar, nga shtėpia botuese Rilindja, autori Dibran Fylli, e botoi edhe pėrmbledhjen me poezi, po me emrin Ai ėshtė i gjallė, dhe, autorėsia ėshtė e tij, e askuj tjetėr. Unė, nė Tahir Deskun, tash tė ndjerė, kurrė, nuk e kam pasur asnjė besim, por, kur e kanė sulmuar disa patriotė shqiptarotitistė e ibrahimrugovistė, kur ishte kryetar i LSHK, kam dalė publikisht nė mbrojtje tė tij dhe kam thėnė, afėrsisht kėshtu: Pėr mua, mė i mirė ka qenė ēdo shqiptar qė ka qėndruar nė Zonėn e Luftės dhe qė ka ikur ēufėrr mė ēufėrr nga forcat pushtuese e fashiste serbo-ēetnike, sesa ata qė kanė ngrėnė e kanė pirė me shkie e shkina, nė Prishtinė, dhe janė ahenguar nė Alenė e Shpėtimtarėve tė Kombit, nė Kompleksin Qafa... Pra, pėrherė, pėrpiqem tė jam shumė i sinqertė dhe ta them tė vėrtetėn ashtu si e di dhe si e njoh unė, i pėlqej dikujt, apo, jo!...
Po pėr Festivalin Folklorik I kėndojmė lirisė, a mund tė na thoni diē, si e shihni themelimin e tij, fill pas pėrfundimit tė luftės dhe si e sheh sot?
T. Duraku: Doemos, merita tė veēanta pėr themelimin e Festivalit Folklorik I kėndojmė lirisė, i cili festival lidhet me emrin e Komandantit tė UĒK-sė, Mujė Krasniqi-KAPUĒI, i takojnė regjisorit Dibran Fylli. Ai festival, nga disa qarqe qė nuk ia donin dhe as ia duan tė mirėn luftės pėr liri e pėr Shqipėri, ėshtė parė me shumė skepticizėm, dhe, nuk ėshtė pėrkrahur sa duhet e siē duhet, por, fatmirėsisht, falė kėmbėnguljes sė shqiptarėve, sot, nė dhjetėvjetorin e themelimit tė tij, parė realisht, e ka formėsuar fizionominė e tij tė njė fesivali tė shkallės kombėtare... Mund tė them se gjatė qėndrimit nė burg, pafajėsisht, tė autorit tė atij festivali, Dibran Fyllit, ka pasė edhe ngecje nė organizim e pėrmbajtje... Por, ai festival i folklorit shqiptar, sėrish, mori gjallėrinė e tij tė duhur me daljen nga burgu tė autorit tė tij tė vėrtetė. Sivjet ėshtė dhjetėvjetori i themelimit tė tij, dhe, sigurisht, do kremtohet si njė dhjetėvjetor suksesesh e tė ariturash kulturore nė nivel kombėtar e shteteror shqiptar...
A mund na e pėrshkruani me disa fjali figurėn komplete, artistike e kombėtare, tė aktorit drenicas, Zeqir Duraku?
T. Duraku: Me kėtė pyetje mė keni kthyer shumė prapa, nė njė kohė qė e kujtoj me shumė kėnaqėsi, sepse, realisht, kemi ēka kujtojmė pėr atė kohė shqiptare, pėr artistin dhe aktorin e njohur shqiptar, kushėririn tim dhe shqiptarin e madh, Zeqir Duraku. Zeqiri ka qenė dhe ka mbetur njeri i thjeshtė, shumė tokėsor dhe shumė njerėzor, por, mbi tė gjitha, njė kryeshqiptar i vėrtetė dhe mbrojtės i pashoq i kauzės sė pazgjidhur shqiptare. Nuk i them kėto vetėm pėr hatėr tė kushėrillėkut qė kam me tė, por, vėrtetė, ai ėshtė nismėtar i kulluar i shqiptarizmės nė Drenishtė dhe mė gjerė. Kemi qenė shumė tė afėrt, sepse, kemi bashkėvepruar, bashkėjetuar dhe bashkėdiskutuar pėr shumė tema tė nxehta qė asokohe i preokuponin shqiptarėt-shqiptarė, por, jo edhe shqiptaro-titistėt patriotė... Kėtu, jam i obliguar ta them publikisht, ndodhinė qė mė ka rrėfyer kushėriri im, Jakupi, para dy vjetėsh, kur kishte qenė nė njė komision votimesh, i cili mė tha: Tafil, kurrė nuk tė kam treguar, as ty, as Zeqės, pėr shkaqet qė ti dhe Zeqa i dini dhe i kuptoni mė mirė se askush. Por, kur isha anėtar i komisionit tė votimeve, XY (e tha emrin dhe mbiemrin), sapo ju pa nga dritarja, nga larg, duke ardhur ti e Zeqiri, tha: I nxumė kėta dy irredentistat qė po vinė!...... E futi njė fletė tė bardhė mbi fletėvotimet e tjera dhe kur harroi duke parė prej jush, unė, e tėrhoqa atė...... Kjo ėshtė e vėrteta pėr Zeqirin dhe bashkėveprimtarėt e tij, tė cilėt kurrė nuk ranė nė duar antishqiptare, falė syēeltėsisė sė tyre, sepse, Zeqa dhe unė, kurrė nuk kemi pranuar bashkėpunim nga njerėz qė kemi fituar bindje tė kėqija, qė nė shikim tė parė, dhe, pėr gjithēka, jemi konsultuar me njėri-tjetrin... Pas nesh kanė hapėruar, pastaj, tė gjithė tė rinjtė e lagjes, dhe, mė gjerė, tė gjithė shqiptarėt qė kanė pasur gjak shqiptari nė damarėt e trupit tė tyre shqiptar... Burim frymėzimi pėr Zeqėn dhe pėr mua ishin librat qė lexonim fshehurazi, dorė pas dore, me besė shqiptare, Radio Kukėsi dhe Radio Tirana, Televizioni Shqiptar, e tė tjera burime informacioni shqiptar, por, jo, kurrėn e kurrės kėta qė sot vetėquhen kryepatriotė tė Republikės sė Kosovės, qė shpikėn kombin kosovar, gjuhėn kosovarishte, himnin kosovar, e tė tjera horrėllėqe kombėtare e patriotike...
Ēfarė mendon shkrimtari Tafil Duraku pėr shtėtėsinė e Kosovės?
T. Duraku: Pa u bėrė shtetėzimi i Shqipėrisė-SHQIPĖRI dhe i shqiptarėve nė tė, pa u njohur shtetėsia shqiptare e tė gjithė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike, unė, nuk besoj nė shtetėsitė brendashqiptare. Ato, thjesht, janė sajesa pėr ta mashtruar e pėr ta vėnė nė gjumė tė thellė polar, popullin shqiptar. Nuk jam i prirur tė shoh shtetėsi tė paqena, tė rreme dhe antishtetėsi tė llojit tė shtetėsisė qė e kemi sot, tė shtetėsisė hibride kosovare... Ėshtė shumė keq, qė disa shokė tė luftės sonė titanike, tė UĒK-sė, kanė pranuar tė jenė pjesė e atyre sajesave joshqiptare, tė cilave u ka paraprirė, pėr vėzhgues e njohės tė vėmendshėm, kryepatrioti Ibrahim Rugova&Co-tė e tij patriotike, institucionale dhe institucionaliste, tė viteve tė 90-ta... Motoja e jonė e punės dhe e veprimtarisė ka qenė dhe mbetėt bashkimi i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė-SHQIPĖRI, pa bajraktarizma dhe patriotizma shqiptaro-titistėsh dhe kėlyshėsh tė tyre tė njohur nė radhėt shqiptare... Fatkeqėsisht, shqiptarėt dhe Shqipėria kanė pėsuar pėr fajin e atyre qė kanė qenė dhe qė janė nė pushtetet patriotike shqiptare... Ju, lutem, ēnėnė ėshtė ajo nėnė qė nuk e pranon amėsinė e fėmijėve tė saj, dhe, ēprindėr tė mirė janė ata qė fėmijėt e tyre i degėdisin udhėve tė pafund tė kėsaj bote hileēare!?!...
Dhe, ku ėshtė, sot, Tafil Duraku?
T. Duraku: Tafil Duraku, punon dhe vepron, si gjithmonė, shumė shqip. Krijimtaria dhe veprimtaria ime shqiptare ėshtė e pashterrshme, sepse, ajo ka nė thellėsitė e saj gurra burojash tė lashtėsisė shqiptare, tė trashėguara nėpėr breza e breza gjyshėrish e stėrgjyshėrish shqiptarė... Tash e katėr vjetė tė plota, bredh udhėve tė Prishtinės, me vendime antinjerėzore, antishqiptare dhe antirilindje tė Astrit Haraēisė&Co, pėr ēka janė nė dijeni tė gjitha institucionet mė tė larta vendore dhe ndėrkombėtare, nė Kosovėn e trepushtuar shqiptare. Por, fatkeqėsisht, kėtu, nuk ka as vlera, as ligje, nuk respektohen as ligjet, as vlerat... Po, ėshtė me rėndėsi tė thuhet se Tafil Duraku gjėllin, siē ka gjėlluar, gjithmonė, shqip dhe shqiptarisht.
Pėr fund, njė dėshirė, z. Shkrimtar, dhe, njėkohėsisht, reporteri i parė i UĒK-sė?
T. Duraku: Dėshirė e ime mė njerėzore ėshtė qė ta shoh Shqipėrinė tė lirė, nė Gjeoplotninė, Gjeoshpirtėrinė dhe nė Gjeofizikėn e saj natyrore, ku do tu dėshiroja fat dhe mbrodhėsi tė gjithė shqiptarėve, brezave tona pasardhėse, sepse, mendojmė, se pa bashkimin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė njė shtet, kurrė nuk do tė ketė qetėsi Evropa dhelpėr dhe aleatėt e saj ujqėr, qė po na copėtojnė kėshtu, dhe, kėsisoji, po u hynė nė hak fėmijėve tanė dhe breznive tė arta shqiptare. Por, ajo qė duhet thėnė e rithėnė, kėtu, ėshtė se shqiptarėt kurrė nuk u kanė paraprirė luftave dhe as i kanė nxitur ato, ata janė mbrojtur pėrherė nė vatrat e tyre shekullore e stėrgjyshore, pėr tu shpėtuar gllabėrimeve tė plota dhe orekseve pushtuese serbo-ruse, tė cilėt kanė pushtuar toka tė arta shqiptare gjer nė lumin Danub, nė tė cila jetojnė, sot, serbėt pushtues dhe shqiptarėt e asimiluar nė serbė... Do dėshiroja ta jetėsoja plotėsisht platformėn shekullore shqiptare Tė huajėn se duam tonėn se japim!...
Faleminderit pėr bisedėn, tė lumtė dora, penda dhe mendja!
T. Duraku: Faleminderit edhe prej jush, lumė paēi e bėfshi gjithmonė!
Bisedės i priu: Dibran Fylli
Burojė, maj 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 67 vizitorë |
| Lexuar:
889 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR... |
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56 Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS
( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht... |
| Intervistė me poetin Tafil Duraku |
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32 Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2
PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ... |
| R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura! |
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59 Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|