| QYQARLLĖK, PAMUNDĖSI APO MENĒURI? |
| Publikuar më 28 maj, 2010 nė orėn 00:16 ( ) |
Avni Klinaku | Opinion | |
|
|
|
(Shteti serb po mban zgjedhje tė lira e demokratike nė shtetin e Kosovės! Institucionet e shtetit tė Kosovės po i monitorojnė ato - nga larg! Ato janė tė stepura, tė paralizuara dhe krejtėsisht tė ēorientuara. Agresiviteti i shovinizmit serb ka shkuar deri atje saqė tani hapur tė deklarojė se spastrimin etnik tė veriut tė Mitrovicės do ta vazhdojė me para, duke ua blerė pronat e shqiptarėve tė dėbuar. Institucionet e Kosovės, si gomari te fabula: O zot, ishalla jam nė ėndėrr!)
Qyqarllėku
Ajo ēka ėshtė duke ndodhur nė Mitrovicė, ėshtė bukur paradoksale! Mitrovica si qytet shqiptar nė shekuj iu ka rezistuar me sukses pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė pushtuesve pėr ta nėnshtruar, asimiluar e kolonizuar, kurse tani nuk po ia arrin dot! Qė nga lufta e fundit (1999) pjesa veriore e qytetit tė Mitrovicės ėshtė ripushtuar nga Serbia dhe po vazhdon spastrimi i hapur etnik i shqiptarėve. Nė prani tė forcave ndėrkombėtare dhe me bekimin e heshtur tė tyre, si dhe nėn juridiksionin e shtetit tė Kosovės, shqiptarėt janė dėbuar nga kjo pjesė e qytetit dhe vendin e tyre e kanė zėnė kolonėt serbė. Ata po e vazhdojnė jetėn e tyre politike dhe qėllimet kolonialiste po i realizojnė dita-ditės, edhe pse ne kemi institucione shtetėrore: parlament, qeveri, prokurori, gjyqėsi, polici, madje edhe FSK! Kur nuk i kemi pasur krejt kėto, mė mirė kemi rezistuar!
Pse duhet tė jetė kėshtu!?
A do tė thotė kjo se pėr ne ėshtė mė mirė tė mos kemi institucione fare!? Jo! Nė asnjė mėnyrė!
Apo mė mirė tė mos i kemi institucionet ēfarė i kemi!? Kėshtu po gėnjehemi me to e po paralizohemi tė gjithė nga paraliza e tyre!
Dale, dale! Ēėshtė kjo paralizė e pėrgjithshme!? A mos ėshtė ky njė qyqarllėk yni!? E kaluara nuk po na e jep njė mundėsi pėr njė deklarim tė tillė. Po ēkemi sot atėherė!? Pse nuk veprojmė!? Pse para syve tanė shteti serb tė organizojė zgjedhje, tė na dėbojė e tė na kolonizojė, e ne vetėm tė ofshajmė!? Ofshajmė!? Ofshama ėshtė forma e protestės e atyre qė nuk mund tė bėjnė asgjė! Kjo formė e protestės nuk i bėn fare pėrshtypje Serbisė, ndėrsa format tjera janė nė duar tė institucioneve. Mirėpo nė institucionet tona ėshtė rikthyer njė filozofi e kaluar, njė filozofi shterpė, njė filozofi e kotė paqja me ēdo kusht. Paqe! edhe kur ajo tė vret... Paqe! edhe kur ajo tė shkatėrron... Paqe! edhe kur ajo tė ēon nė luftė... Aha, kėtu po u fshehka baza filozofike e qyqarllėkut tonė tek filozofia jonė. Po ēna u desh atėherė kjo filozofi!? Ne, nė tė vėrtetė, nuk na u desh, por na e imponuan. Na e imponuan pėr sė dyti paqėsorėt dhe luftėtarėt e djeshėm! Dhe tani nga ky koalicion i ēuditshėm tė gjithė jemi bėrė njėsoj: qyqarė!
Pamundėsia
Krejt kjo ēka u tha mė lart mund tė jetė vetėm njė spekulim. E vėrteta mund tė jetė krejt ndryshe. Ndoshta njerėzit e institucioneve tona janė nė njė situatė krejt tjetėr! Mund tė jetė qė ata tė jenė trimat e Judbinės e ne nuk e dimė! Ne e kemi parė vetėm anėn e jashtme tė tyre: atė tė mosveprimit. Por mosveprimi i tyre nuk ėshtė e thėnė domosdo tė jetė qyqarllėk! Ky mosveprim ndoshta (po them ndoshta, sepse nuk jam i sigurt as pėr kėtė) ėshtė pamundėsi veprimi!?
Kosova sapo ka dalė nga lufta dhe bagazhi i saj luftarak e ēlirimtar ėshtė halė nė sy edhe i pushtuesve, edhe i njė pjese tė faktorėve ndėrkombėtarė. Por mė sė shumti ky bagazh u pengon atyre qė janė nė pushtet dhe ata janė tė parėt qė ballafaqohen me pengesa. Shtoja kėsaj se nė qeveri kanė ardhur shumė njerėz qė kanė dalė drejtpėrdrejt nga lufta dhe mund ta kesh rezultatin e paralizės sė sotme. Shumė njerėzve nė qeverinė tonė emblema e UĒK-sė ka filluar tiu rėndojė pėr sė tepėrmi nė supe dhe po tė mos kishin pasur frikė nga opinioni do ta kishin flakur atė me kohė! Kėshtu siē janė (siē po shihet edhe me fajin e opinionit), ata e kanė tė pamundur tė veprojnė sepse pastaj bota do tė mund ti quante destabilizues tė rajonit, tė Evropės e mė gjerė... Tė veprosh nė vendosjen e ligjit dhe rendit nė veri tė Mitrovicės apo ti ndihmosh vėllezėrit nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė pėr tu ēliruar nga pushtuesi serb me emblemėn e UĒK-sė nė sup ėshtė shumė e rrezikshme, sepse rrezikon ta prishėsh fqinjėsinė me Serbinė dhe e rrezikon pėrkrahjen ndėrkombėtare! E pa kėto nuk jetohet!
Por pamundėsia e veprimit tė qeveritarėve tanė e ka edhe njė anė tė rėndėsishme, pa tė cilėn ata edhe do tė kishin mundur tė shpėrthenin ndonjė ditė. Dhe kjo ėshtė ana mė e rėndėsishme e ēėshtjes korrupsioni. Ndėrkombėtarėt sapo zbarkuan nė Kosovė, punėn e parė qė ua mėsuan qeveritarėve tanė ishte korrupsioni. Kėshtu ata do ti mbanin nė fre gjithmonė tė preferuarit e tyre dhe situata nuk do tiu dilte asnjėherė nga kontrolli. Pėr kėtė punė qeveritarėt tanė u treguan tė gatshėm pėr bashkėpunim (pėr hir tė atdheut, kuptohet). Dhe, nė anėn tjetėr, pse tė mos i kenė edhe ata shtėpitė e tyre shumėkatėshe, vilat e veturat luksoze e ngandonjėherė edhe ndonjė femėr tė bukur? Si krejt bota, pra! A pak kanė vuajtur ata nė varfėri, nė ilegalitet e nė luftė... U takon, ore, u takon! Jo, po, mė thoni kujt mė tepėr iu takojnė tė mirat e Kosovės sesa vetė atyre qė luftuan e u pėrpoqėn me dekada pėr tė!
Menēuria
E tani, vėrtet, mjaft mė me spekulime! Pse duhet tė flasė dikush tjetėr pėr njerėzit e gjallė e tė shėndoshė si molla!? Ata flasin vetė dhe e sqarojnė publikun pse nuk po veprojnė pėr parandalimin e kolonizimit tė veriut tė Mitrovicės, e madje edhe tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės.
Nuk ėshtė e vėrtetė se ata janė duarlidhur e as qyqarė, por ata janė tė menēur e largpamės.
Ata e kanė zgjedhur njė filozofi tė pėrpunuar mirė dhe janė duke i realizuar interesat e popullit me urtėsi tė paparė deri mė tani.
Sė pari, ata i kanė angazhuar faktorėt budallenj ndėrkombėtarė pėr sprapsjen e qėllimeve serbe dhe vetė vetėm po i presin rezultatet.
Sė dyti, kanė planifikuar ta vėnė nė pėrdorim pasurinė (se pasuria vjen e shkon) pėr qėllime politike. Me kėto para ata do ti joshin serbėt e veriut dhe do ti shtyjnė (meqenėse edhe serbėt janė budallenj tė mėdhenj!) ta pranojnė pavarėsinė dhe institucionet e Kosovės.
Sė treti, meqenėse Kosovės i kanė caktuar agjendė evropiane dhe euroatlantike, ēfarė rėndėsie do tė kenė kufijtė, apo ēfarė rėndėsie ka nėse Mitrovica, Presheva, Bujanoci e Medvegja janė me Serbi apo me Kosovė, kur qė tė dyja do tė jenė pjesė e integrimeve ndėrkombėtare!? Ose, ēfarė rėndėsie ka nėse Kosova ėshtė me Shqipėrinė apo jo kur...
E shihni sa tė menēur e largpamės janė qeveritarėt tanė!? Ata nuk e humbin kohėn dhe mundin kot! E ne gati iu hymė nė hak! Jo, jo! Mė mirė po e pėrfundojmė kėtu.
Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com
Prishtinė, 25.5.2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
| Lexuar:
583 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|