Më 25 maj u mbushen 107 vite që kur erdhi në jetë fëmiu i vogël me emrin e madh Ramiz Ahmeti – Cernica.
Viti 1903 ishte viti kur u dha sihariqi se në familjen hoxha në fshatin Cernicë, fisi u shtua edhe për nji mashkull.
Lindja e kësaj krijese ishte nga më të mëdhatë jo vetëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën, por për tërë Kosovën dhe gjithë Shqipërinë.
25 Maj është jo vetëm ditëlindja por edhe ditëvdekja e tribunit popullor,atdhetarit të shquar Ramiz Cernica.
Ramiz Cernica është dhe mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar, e të luftës për çlirim e bashkim të kombit tonë të ndarë padrejtësisht.
Ramiz Cernica me veprimin e Tij dhe aktin e qëndrimit burrërorë e heroik në Kuvendin e Prizerenit më 1945, dhe shembullin e madh se si duhet të veprojë biri besnik për interesat e shenjta të popullit dhe Atdheut.
Përfundimi i luftërave çlirimtare nga tri ushtritë tona kombëtare, përfundimisht i ka hapur udhë realizimit të qëndrimit të Tij historik: ME SHQIPËRINË, JO ME SERBINË.
Si dhe kur do të realizohet ëndrra e madhe e liridashësit të pakompromis të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, mbetet të shihet në të ardhmen.
Por për nji gjë duhet të jemi të ndergjegjshëm se qëndrimi heroik, burrërorë e sypatrembur i Tribunit të Kombit Ramiz Cerrnica në Kuvendin e Prizerenit, të gjithë atdhetarëve, të të gjitha gjeneratave, na e ka mbajtur gjallë ëndrrën për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.
Ramiz Cernica frymëzuesi i qindra dhe mijëra atdhetarëve,që ishin bërë barikadë e gjallë para pushtuesve, kriminelëve e gjakpirësve serb, ishte fanari ndriques i rrugës së lavdishme për çlirim e pavarësi.
Populli shqiptar i Kosovës dhe Viseve të saja jashtë kufijve politik të Shqipërisë Nënë, te qëndrimi spektakular i patriotit Ramiz Cernica në Prizeren më 1945, shihte kundërshtimin që i bëhej jo vetëm aneksimit ushtarako-policor serb, por edhe tradhëtisë.
Tradhëtia që në krye të saj kishte Sinan Hasanin, Ali Shukriun e bukshkalë të tjerë, ishte mbetur e goditur rëndë, sepse heroi nga Cernica i kishte sfiduar dhe ua kishte përplasur në fytyrë përdhunimin që poi a bënin Atdheut të “tyre”.
Ramiz Cernica vdiq me merakun për ta parë Kosovën jo vetëm të lirë e të pavarur, por edhe të bashkuar me Shqipërinë.
Kosova e lirë dhe e pavarur u bë realitet.
Mbetet të bëhet realitet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Ramiz Cernica dhe vepra e Tij, na obligojnë, shumë të punojmë.
Lavdi jetës dhe veprës së Ramiz Cerrnicës!
ISMET SYLEJMANI
Autori është Kryetar i Klubit Politik”Afrim Zhitia”
|