Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS (III)
Publikuar më 31 maj, 2010 nė orėn 15:28 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
KUJTIME NGA BURGU

(PJESA E TRETĖ)

“Prore mbaj kujtim synimet qė po rrekemi
Nėpėr hullitė e kohės qė tė zhduket pabesia”

(Fazli Greiēevci)

Ramadan Pllana
Si u prite nga drejtoria e Burgut tė Zajeēarit?

Drejtori, njė fytyrėvrazhdė, qė tė kujton tipat negativ tė filmave uestern, asi lloji turiderrash qė janė mė tė egėr se vetė egėrsirat... Heshtje... - Hė, fol i dėnuar, ēka ke bėrė, pėrse tė kanė gjykuar?! –I dini ju, i keni dokumentet qė ju dėftojnė!...-A jeni ju nė vete, ta shkatėrroni RSFJ-nė, shtetin me ndikim mė tė madh nė botė, themeluesen e vendeve tė paangazhuara!... I shikoi gjėrat qė i kisha me vete nė njė pako dhe e urdhėroi gardianin qė mos t’ mė lente me vete asnjė libėr shqip, as laps e fletore, kisha me vete 4-5 libra, 2 lapsa kimik dhe 2 fletore, mė lejoheshin vetme mjetet higjenike, pasta dhe brushėn e dhėmbėve dhe doli me njė gardian qė e shoqėronte. Gardiani qė mbeti nė zyre, i cili nuk kishte folur asnjė fjalė para drejtorit mė urdhėroi qė tė ulesha, me njė dashamirėsi, derisa ta bėnte listėn e gjėrave tė mia. – Dėgjo byrazer, unė nuk kam aspak mendime armiqėsore ndaj shqiptarėve, nga shtypi i Beogradit kuptohet se ju jeni armiqtė mė tė rrezikshėm tė RSFJ-sė, por nga sjelljet e shokėve tuaj qė janė nė ketė burg kam fituar pėrshtypjen se ju jeni shembull civilizimi dhe personalisht ju ep tė drejtė pėr kėrkesat tuaja pėr barazi ekonomike e sociale...”Shkja tė mirė dhe m...tė mirė nuk ka!” , seē mu kujtua njė mendim popullor. Pas njė bisede tė shkurtėr mė dėrgoi nė njė dhomė tė madhe dhe posa e hapi derėn e qelisė u foli “cimerave” –Iso, ua solla njė shok tuajin, dhe iku...

Si tė pritėn “cimerat” e qelisė sė burgut dhe kush ishin ata?

Nė qeli ishin Isa Demaj, Avdi Kelmendi dhe njė vllah. Pasi u pėrqafuam dhe u informuam pėr njėri tjetrin, u ulėm nė krevate dhe biseduam deri pas mesnate. Nė kėtė burg Isa, Avdiu dhe Shefqet Jashari ishin transferuar nga Kosova mė 1 prill tė vitit 1981. Meqenėse gjatė veprimtarisė sime ilegale nuk kam pasur lidhje tė drejtpėrdrejtė me Isė Demajn dhe meqė pėr bashkėveprimtarėt e mi, Shefqet Jasharin dhe Avdi Kelmendin, kam folur mė shumė, e ndiej njė obligim moral dhe njė detyrė atdhetare qė tė pėrshkruaj shkurtimisht biografinė e kėtij atdhetari tė paepur.

ISA DEMAJ- u lind nė fshatin Shkrel tė Rugovės mė 1946 nga njė familje me tradita tė njohura atdhetare. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes,katėrklasėshe, kurse tė plotė , tetėvjeēaren, e kreu nė Haxhaj. Gjimnazin e kreu nė Pejė. Pastaj ka punuar dy vite nė shkollėn e vendlindjes sė tij, nė Shkrel dhe nė Haxhaj. Ishte njėri nga pishtarėt mė tė dalluar tė arsimit dhe ēėshtjes kombėtare nė rrethin e vet dhe nė mbarė Kosovėn. Ka qenė shok fėmijėrie e shkolle me Azem dhe Ymer Shkrelin. Ka studiuar nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Prizren, Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, pastaj ka vazhduar studimet nė Universitetin e Prishtinės, gjatė viteve 1968-1972. Gjatė studimeve ka punuar nė arsim nė Krushė tė Madhe, nė Guri i Kocit, ish-Gjurakovc, nė Kastriot, (ish-Obiliq), nė Klinė e nė Prishtinė. Ka punuar si profesor nė Shkollėn e Mesme nė Lipjan, kurse nė Prishtinė nė Shkollėn e mesme Teknike dhe nė Shkollėn e Mesme tė Mjekėsisė. Ishte njė mėsues e edukator shumė i dashur. Me kolegėt ishte shumė i afėrt dhe kudo qė punonte ndikonte te kolegėt e te nxėnėsit nė ngulitjen dhe ngritjen e vetėdijes kombėtare...

Me veprimtarinė e vet patriotike ishte dėshmuar qysh si nxėnės i Gjimnazit nė Pejė , kur , bashkė me Isa Bicajn, shkruajnė parullat “Rroftė Shqipėria!”, “Rroftė Enver Hoxha!” ...Nė shkollė tė mesme dhe gjatė studimeve kishte krijuar shoqėri tė mirė dhe ishte gjithmonė shembull i miqėsisė dhe bujarisė shqiptare. Qysh nga kjo moshė djaloshare Isa kishte njė pamje tė pjekurisė dhe nga ky tipar dallues fitonte simpatinė dhe miqėsinė e shumė bashkėbiseduesve. Kėshtu nė njė takim rasti, gjatė udhėtimit me tren, Fushė Kosovė-Pejė, nė maj tė vitit 1964, me atdhetarin dhe bashkėveprimtarin e madh tė LRBSH-sė, njėrin nga shokėt mė tė ngushtė tė Adem Demaēit, Azem Beqiri, do tė fitojė besimin e kėtij bashkėbiseduesi tė kėndshėm sa qė do t’i propozoj qė t’i bashkohej organizatės sė tij. Nga ky ēast Isa do t’i takojė, me pendė e me pushkė, Lėvizjes gjithėkombėtare. Nuk mundi tė takohej mė me Azem Beqirin pėr tė marrė ndonjė detyrė konkrete sepse organizata e tij u arrestua nė qershor tė atij viti. Vetėm njė dekadė mė vonė, me daljen nga burgu do tė takohet me grupin e LRBSH-sė, dhe nė gusht tė vitit 1975 do tė takohet, nė Shkrel, me idolin e tij, me Simbolin e Rezistencės sonė kombėtare, me bacė Adem Demaēin, ky takim do ia shtojė edhe mė shumė dėshirėn dhe vrullin pėr tė ecur drejt rrugės revolucionare pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

Nga shokėt e shoqet mė tė afėrm tė tij , tė shkollės e studimeve, ishin Zymer Neziri, Meriman Braha, Fazli Gjevukaj, Haxhi Maloku, Rexhep Doēi, Mujė Rugova, Rafet Rama, Fadil Sulejmani, Xhevrije Gjevukaj, Hysnije Osmanaj, Shqipe Vokshi, Zenun Gjocaj, Haxhi Bajraktari etj. Nė Prizren, si student, krahas mėsimeve, e bėnė mė tė fuqishme veprimtarinė e vet patriotike. Kėshtu, mė 27 nėntor tė vitit 1967, bashkė me shokėt Zymer Nezirin, Meriman Brahėn, Rafet Ramėn, Fazli Gjevukajn dhe me disa tė tjerė e festojnė Ditėn e Flamurit nė dhomėn e shtėpisė ku banonin. Kėngėt dhe vallet e kėsaj nate festive ishin dėgjuar edhe jashtė dhomės sė tyre, jehona e kėtij gazmendi do tė dėgjohet edhe nga spiunėt kujdestarė tė UDB-sė dhe sė shpejti do tė arrestohen e burgosen. Nė hetuesi kishin mbajtur qėndrime burrėrore. Isa, ishte dėnuar me 2 muaj burg pėr veprimtari armiqėsore ndaj RSFJ-sė. Burgu e kishte kalitur dhe burrėruar edhe mė shumė kėtė atdhetar sypatrembur. Veprimtarėt e ēėshtjes sonė kombėtare, edhe pse tė vetėdijshėm se pėrcilleshin nga udbashėt, ishin nė vlugun e pėrgatitjeve tė demonstratave tė vitit 1968. Rinia studentore, e pėrkrahur nga populli, po pėrgatitnin njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė Kosovės. Demonstratat e para do tė fillojnė, mė 6 tetor, te sheshi i Lidhjes sė Prizrenit. Isa, bashkė me shokė, do t’ ishte nė krye tė tyre. Mė 19 tetor do tė organizoheshin demonstratat, nė Pejė, ku edhe kėtu do t’ ishte njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė. Isa nuk do tė ndalet kurrė nė pėrgatitjet e mėtutjeshme pėr pėrgatitjet e demonstratave tė fuqishme studentore e popullore, ai do tė jetė nė ballė tė tyre edhe nė ngjarjet mė tė lavdishme, nė pėrleshje tė pėrgjakshme, nė Prishtinė, mė 27 nėntor 1968. Parullat kryesore ishin “Kosova Republikė!”, “Rroftė flamuri kuq e zi!”, “Vetėvendosje-Vetėvendosje!”, “Rroftė populli shqiptar!”, “Duam Universitet!”, “Poshtė tradhtarėt!”, Poshtė Fadil Hoxha!”, “Rroftė rinia!”, “Rroftė vėllazėria shqiptare!”etj. Gjithnjė nė ballė tė demonstratave, ai nė Prishtinė do tė plagosėt nė pjesėn e majtė tė ballit dhe do tė strehohet e shėrohet, fshehtas, nė shtėpinė e atdhetarit dibran, Qeram Telqiut, koleg pune, nė Kastriot, ish-Obiliq, i cili i kishte ndihmuar te njė mjek, pėr tė marrė njė vėrtetim pėr tė dėshmuar mungesat nė punė, nė shkollėn Fillore tė Obiliqit, tani Kastriot. Isa gjatė punės dhe veprimtarisė sė tij ilegale do tė njihej me majėn e shqiptarizmit tė kohės sė vet. Pėrveē emrave tė lartpėrmendur njihej edhe me dy ideologėt dhe frymėzuesit e demonstratave tė 1968, me Ismail Dumoshin dhe Metush Krasniqin, pastaj me atdhetarėt e shquar, Sadri Fetiu, Zenel Kastrati, Ismail Gashi, Sherif Konjufca, Enver Mehmeti, Qemajl Aliu, Agim Vinca, Blerim Peja etj...Veprimtaria e tij dhe ndikimi qė bėnte tek kolegėt dhe tek nxėnėsit e vet u kishte rėnė nė sy udbashėve, kudo qė punonte, dhe pėr kėtė shkak e kishin pėrcjellur dhe e kishin larguar disa herė nga shkollat ku punonte. Nė fund tė vitit 1972 Komiteti Qendror i LKK-sė ; nė krye me Mamut Bakallin, vuri nė zbatim Letrėn e “famshme” tė satrapit Tito. Synim kryesor ishte largimi nga puna i tė gjithė atyre qė nuk pajtoheshin me politikėn e LKJ-sė, sidomos diferencimi dhe largimi i arsimtarėve e profesorėve tė merituar qė mėsonin e edukonin rininė shqiptare nė frymėn e shėndoshė kombėtare. Kėshtu, edhe nė Qendrėn Shkollore Teknike “21 Nėntori” nė Prishtinė filloi zbatimi i kėsaj letre, edhe nga titistėt shqipfolės, dhe nė shėnjestėr ishin atdhetari i paepur Metush Krasniqi, referenti pėr nxėnės, dhe Mehmet Rukiqi, profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Radha i kishte ardhur edhe profesor Isa Demajt, mirėpo, me shumicė votash nga kolektivi i shkollės rezultoi se shumica nuk ishin pėr pėrjashtimin e Isės nga puna. Intervenon Komiteti Komunal i Prishtinės dhe shkolla vihet nėn drejtorinė e dhunshme. Isa, pėrjashtohet me kėto masa. Reagojnė arsimtarėt dhe nxėnėsit, sidomos klasa 41, ku ishte kujdestar, me prijėsin e nxėnėsit Ismet Ratkoceri. Shqipfolėsit, me zemra sllavo-komuniste, e larguan Isėn nga procesi edukativo-arsimor dhe bashkė me te edhe shumė sivėllezėr tė tij arsimtarė nė mbarė Kosovėn. Pas largimit nga puna ky shkon nė shėrbimin ushtarak. Nė vitet 1973-74 e kryen shėrbimin ushtarak nė Vranjė, ku ishte shumė i matur dhe parimor, edhe aty Isai do tė ndikoj shumė te tė rinj me shembullin e sjelljeve tė tij shoqėrore e kolegjiale. Pjekuria, vetėdija dhe krenaria kombėtare e Isės lente pėrshtypje tė madhe te tė rinjtė shqiptarė, edhe ushtarėt e nacionaliteteve tjera ia kishin zili dhe e respektonin, pėrveē shovinistėve sero-sllavė tė cilėt e urrenin si tė tėrbuar. Miqėsinė dhe lidhjet do t’i mbajė me disa nga shokėt mė tė pjekur edhe pas shėrbimit ushtarak.

Pas shėrbimit ushtarak punėsohet nė Gjimnazin e Lipjanit mė 1975. Pastaj, nga viti shkollor 1978/79 , me ndihmėn e shokėve, punėsohet nė Shkollėn e Mesme tė Mjekėsisė nė Prishtinė, ku punon deri mė 27 dhjetor 1979 kur e arrestojnė. Qėndrimi katėrvjeēar nė kazamatet serbo-jugosllave nuk do ta luhatin, pėr asnjė ēast, shpirtin liridashės tė Isa Demajt, pėrkundėr doli edhe mė i fortė. Vdes tragjikisht, gati 2 vjet pas daljes nga burgu, mė 27 gusht tė vitit 1985, nė njė fatkeqėsi komunikacioni afėr fshatit Pavlan, ku kishte edhe njė shtėpi, ku e ka edhe varrin, i cili pėr ēdo pėrvjetor mbulohet me kura e me lule tė freskėta nga familjarėt, nga shokėt, nga ish nxėnėsit e tij, nga miqtė e nga bashkėveprimtarėt e vet.

A njiheshit me Isa Demajn dhe ēfarė lidhjesh kishe me te, nė kuadėr tė organizatės suaj, nė LNĒVSHJ-sė ?

Me Isėn nuk njiheshim drejtpėrdrejt, pėr arsye tė konspiracionit tė fortė qė kishim edhe pse dinim pėr njeri tjetrin nga shoku ynė i pėrbashkėt, Avdi Kelmendi. Ai, ka qenė i informuar edhe pėr LNĒVSHJ-nė, por nuk ka dashur tė bashkėpunojė me ketė organizatė pėr arsye se nuk ka pasur besim nė aftėsitė e Sabri Novosellės, si njėri nga udhėheqėsit e saj, edhe pse i ka ēmuar veprimtaritė e tij patriotike, dhe nga ana tjetėr, sepse e ka konsideruar veten si aktivist tė LRBSH-sė sė Adem Demaēit. Kėtė, ide ia ka thėnė Avdiut, para se tė burgoseshim, dhe tė njėjtėn gjė ma ka thėnė edhe mua nė qelinė e burgut tė Zajeēarit. Pra, me kompetencė tė plotė, i njoftoj lexuesit, sidomos ish veprimtarėt e ilegales sonė kombėtare se, Isa Demaj nuk ka qenė anėtar i LNĒVSHJ-sė. Mė pyeste shpesh, duke qeshur, pėr « Komitetin » e Sabri Novosellės duke shtuar se, pėr flamujt e qepur, mė 1964, i lumtė Sabriut, por « Komitetin » nuk ka ditur ta « qėndisė »…

Si kaluat me shokėt Isa Demajn dhe me Avdi Kelmendin dhe si trajtoheshit nga gardianėt e burgut?

Nė ndonjė “fatkeqėsi”, pėr shkak tė veprimtarisė sė rrezikshme pėr ēėshtje kombėtare, siē ishte burgosja jonė mė 1979, ka nganjėherė edhe njė fat. Prandaj, fati e deshi qė tė ishim sė bashku me Isa Demajn dhe Avdi Kelmendin pėr 8 muaj nė tė njėjtėn qeli, nė burgun e Zajeēarit. Qė tė tretė, kemi kaluar nė mėnyrė vėllazėrore. Isa, njihte mirė historinė kombėtare e ndėrkombėtare, letėrsinė, pedagogjinė, filozofinė dhe psikologjinė, me njė fjalė ishte njė erudit. Pothuajse, i dinte pėr mendsh vargjet mė tė njohura tė tė gjithė shkrimtarėve tė letėrsisė shqiptare nga vėllezėrit Frashėri, Pashko Vasa, Mjeda, Noli, Gurakuqi, Migjeni etj., duke i pėrfshirė edhe kėngėt kreshnike « Gjergj Elez Alia », « Muji e Halili » etj. Nė histori shkėlqente duke folur pėr Skėnderbeun, Abdyl Frashėrin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin, Mic Sokolin, Haxhi Zekėn, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn, Isė Boletinin, Idriz Seferin etj. Pastaj e ēmonte shumė Nolin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Riza Cerovėn, si dhe Qeverinė e Fan Nolit nė pėrgjithėsi. Kishte njė respekt tė veēantė pėr Enver Hoxhėn dhe pėr heronjtė e Luftės Nacional ēlirimtare tė Shqipėrisė. Fliste me zemėrim pėr tradhtinė qė na e bėri Titoja me Rankoviqin duke na e mohuar zbatimin e Vetėvendosjes, sipas Mbledhjes sė Bunjajt, dhe i demaskonte me argumente historike, titistėt shqipfolės.

I ēmonte shumė veprimtarėt e ēėshtjes kombėtare dhe fliste me respekt tė madh pėr tė gjithė. Fliste me respekt, pėr Xheladin Hanėn, Ali Aliun- Preshevėn, Shaban Shalėn, Adem Demaēin etj. Kishte njė admirim tė veēantė pėr qėndrimin heroik tė dėshmorit, atdhetarit e poetit, Fazli Greiqevci. Shpesh na e recitonte poezinė e tij « Kam dalė… », tė cilėn po e paraqes kėtu pėr lexuesit e nderuar.

KAM DALĖ...

Kam dalė me 'i tubė shpresa n' grusht
kangė me i thurė mirėsisė,
[Me melodinė e ngrohtė jam mik i ngusht]
rreze dashnije me i falė njerėzisė.

Kam dalė...dhe prore kam me dalė
bregoret me sy ēiltėrie me i soditė-
kurrė kangėn time s'kam me ndalė,
rrugėt e mbara tue i shndritė!

(Fazli Greiēevci)

Isa, kishte njė karakter tė fortė burrėrie, nuk jepej kurrė para situatave e ēasteve tė mėrzitshme, -ai, edhe kur mėrzitej nganjėherė, gjė qė ishte e natyrshme, i kėrkonte Avdiut qė tė kėndonte ndonjė kėngė, kurse kur ishte nė disponim mė kėrkonte qė t’ia mėsoja gjuhėn frėnge, tė cilėn e lexonte dhe e shqiptonte rrjedhshėm. Me gardianė tė burgut mbante njė qėndrim tė matur. Nė fillim e kishin provokuar disa gardianė serbė, sidomos njėfarė Zorani, dhe ky ua kishte bėrė me dije se po e provokonin dhe pėr kėtė mos tė harrojnė se njė ditė, - do t’i vajtonte nėna serbe pėrjetė!…Gardiani, Vlada, po ai gardiani qė qėlloi kur mė pranuan nė zyrėn e drejtorit, ishte njė vllah dhe kishte shumė respekt ndaj tij dhe na i mundėsonte disa shėrbime, si nė pastrim jashtė orarit tė rregullt, kohė mė tė gjatė nė shėtitje, nė rroje, te berberi i burgut, na lejonte qė tė rruheshim vetė, ndėrsa Isės ia kishte mundėsuar edhe blerjen e dy gazetave, me sa mė kujtohet ishin « Express » dhe »Veēernje Novosti » pėr tė qenė i informuar pėr ngjarjet nė Kosovė, RSFJ e nė botė…Me tė burgosur tjerė sillej me korrektėsi dhe fitonte shpejt simpatinė e tyre. Provokatorėt i zbulonte shpejt sepse kishte njė pėrvojė tė madhe duke punuar me nxėnės . Pak ditė pas shkuarjes sime, nė atė qeli na e pruan njė serb i cili e kishte ditur shqipen nga pak, me qėllim provokimi dhe spiunimi. Pas pak ditėsh, pas disa provokimeve, Isa i tha rreptė «Dije se po ta japim vėrejtjen e fundit, pas sotit, edhe mė tė voglin provokim qė do na bėsh, unė ty ta kėpus qafėn si derrit dhe nėnėn…gjithė ēetnikėve tė Serbisė ! »…Provokatori duke u frikėsuar se po e sulmonim, sepse edhe unė e Avdiu iu bashkuam Isės dhe ishim tė gatshėm tė pėrballeshim me te, nėse do tentonte tė ndeshej fizikisht …mė nė fund serbi e pranoi, nga frika, se kishte pranuar angazhimin nga drejtori qė t’ na pėrcillte dhe t’ na provokonte nė ēdo bisedė e lėvizje qė bėnim. Pastaj, e larguan nga qelia jonė, me kėrkesėn e tij. Isės i binin shumė gjėra ushqimore nga familje sepse nuk i pėlqente ushqimi i burgut. Pėr mėngjes na binin ēaj me pak djathė ose marmelatė, kurse pėr sillė dhe pėr darkė na sillnin tė njėjtėn gjellė. Familja e tij kishin pasur pėrvojė me tė burgosur, qysh pas Luftės sė Dytė Botėrore, axha i tij Rexhepi, i njohur si Rexhep Taku - Tahiri, babai i Riza Demajt, njė nga organizatorėt e protestave dhe demonstratave tė studentėve tė 81-ishit, kishte qenė nė burg pėr rezistencė kombėtare, dhe kurrė nuk i kishte hėngėr gjellėrat e burgut tė Nishit, ku e kishte vuajtur dėnimin. Kėshtu, edhe Isės i sillnin shumė gjėra ushqimore, si dikur axhės sė vet, si mish tė terur, arra tė qėruara, rrush tė terur, djathė delesh, pemė e perime deri nė 40 kg., tė gjitha kėto ia mundėsonte gardiani vllah, Vllado, i cili ishte bėrė edhe epror, sepse studionte drejtėsinė. Mirėpo, pas disa muajve, drejtori e kufizoi peshėn e ushqimeve nga vizitat tona nė 10 kg, me rregullore tė burgut, me pretekstin se gjėrat ushqimore mund tė na helmonin…Qė tė dytė, Isa dhe unė, kishim nevojė pėr shėrim, sepse vuanim nga pasojat e kushteve tė kėqija. Isės, nuk i jepnin barna fare me pretekstin se « stimulonte », kurse mua mė dhanė disa barna tė cilat ma keqėsuan shėndetin edhe mė shumė. Shi, nga barnat qė m’i jepte mjeku i burgut filloi t’ mė paralizohej dora e majtė dhe kisha njė marramendje. Isa mė tha qė t’i ndėrpresim barnat, i hodhėm nė WC, mė nuk shkova te mjeku. Qėlloi qė nė dhomė kishim njė vllah shumė tė ndershėm i cili na respektonte sinqerisht. Ai, ishte nga njė fshat dhe kishte tokė, bagėti e shpezė. Isa, njė ditė, e pyeti nėse kishte mundėsi tė na sillte vezė tė paziera. Ai, nga respekti qė kishte pėr ne, nė vizitėn e parė i kėrkoi gruas sė vet qė tė sillte nga 30 vezė pėr ēdo vizitė, pa i treguar arsyen. Unė, i pija pėr ēdo mėngjes, nga njė vezė, pėr mė shumė se njė muaj, dhe fitova pak gjak, nga mungesa e tė cilit isha shėndetlig…

Lajmi pėr vrasjen e Mehmet Shehut, mė 18 dhjetor 1981, na tronditi shumė dhe mudnoheshim ta gjenim nyjėn e ndėrlikuar, se e vrau Enver Hoxha Mehmet Shehun, apo, vėrtetė, Mehmet Shehu, bėri vetėvrasje ?! Nga shtypi i Beogradit lexonim lloj-lloj versionesh, jo Mehmeti shtiu nė Enverin, nuk dihet se a ėshtė gjallė Enver Hoxha, pastaj pėrkrahėsit e Enverit e vranė Mehmet Shehun etj. Lajmeve tė “Tanjugut” dhe nuk i besonim kurrė, sepse prapa tyre ishte lufta speciale qė lansonte UDB-a pėr t’i pėrēarė shqiptarėt, si ata nė shtetin amė, ashtu edhe neve, pėr gjysmėn e kombit qė ishte riokupuar nga Jugosllavia titiste. Ne, qė tė tretė, i besuam lajmit qė thuhej se, Mehmet Shehu kishte bėrė vetėvrasje duke ditur se ai ishte njeri i ashpėr dhe me ambicie tė sėmurė…Pikėrisht kur na u kėndellėn zemrat se Shqipėria ishte stabile dhe e fortė nė ēdo pikėpamje, si nė atė politike e ekonomike dhe se prestigji i saj rritej ditė e pėr ditė nė botėn pėrparimtare, na erdhi njė mynxyrė tjetėr edhe mė e madhe, tė cilėn nuk mund ta pėrballonim kurrsesi ; agjentėt e UDB-ės famėkeqe i vranė nė Shtutgart, mė 17 janar 1982, Jusuf e Bardhosh Gėrvallėn dhe Kadri Zekėn, pishtarėt e Bashkimit tė Lėvizjes gjithėkombėtare. Vrasja e tyre ishte njė grusht i madh pėr mbarėvajtjen e organizimin tonė pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Si sot mė kujtohet kur Isa i mori gazetat dhe sapo i shfletoi pak, mori njė pamje tė trishtueshme, i gjuajti kah unė duke thėnė : « Qenkan vrarė Jusuf Gėrvalla, vėllai i tij, Bardhoshi dhe Kadri Zeka, djemtė mė tė mirė tė Kosovės ! Shikoje e lexoje Dan ! »… Gazetat shkruanin pėr njoftimin e lemerishėm, ishin vrarė tre shokėt tanė mė tė merituar. I lexuam dhe i rilexuam disa herė, Isa dhe unė, sikur nuk donim tė besonim pėr kėtė krim qė kishin kurdisur hienat jugosllave. Avdiu, e kishte besuar lajmin, hiē pa e lexuar, dhe qante me dėnesė. « U vranė gjatė pėrleshjeve me grupet rivale », shkruanin, ndėr variantet tjera, gazetat beogradase. Kjo lodėr e UDB-ės pėrhapej me tė madhe pėr tė mjegulluar dhe fshehur krimin qė kishin bėrė, po ashtu kishte si qėllim qė tė godiste dhe tė demoralizonte veprimtarėt e ēėshtjes kombėtare dhe popullin e Kosovės dhe gjithashtu njė pėrpjekje pėr tė maskuar dorėn e vet tė zezė dhe tė lakenjve tė saj shqiptarė. Gati njė javė kemi ndenjur tė heshtur qė tė tre. Pothuajse, edhe pa gjumė. Mua, nuk mė rrihej njė vend, sillesha nėpėr qeli si i ēmendur. Edhe ky kob?! Isa ishte mė i fortė se ne. « Kėshtu, e ka rruga jonė, tė mbahemi, Dan mbaje veten ! Ata, nuk do tė vdesin kurrė, sepse me qindra do tė lindin dhe do ta vazhdojnė rrugėn e tyre ! Lavdi jetės dhe veprės sė tyre! -Lavdi e pėrjetshme ! -Ia kthyem, unė dhe Avdiu…

Nė fund tė vitit 1981 dhe nė fillim tė vitit 1982, mua dhe Avdiun, filloi tė na merrte nė hetuesi njė agjent i UDB-ės nga Beogradi. Na merrte nė pyetje duke i shikuar e lexuar tė gjitha dokumentet e hetuesisė e gjyqėsisė qė ishin zhvilluar nė Prishtinė. Haptas na thoshte se, inspektorėt shqiptarė, me pėrjashtim tė njė pakice, -nuk e kanė kryer punėn ndershėm dhe se tani, pas demonstratave tė 81-it, duhet tė rifillojnė hetimet pėr tė gjitha grupet qė ishin dėnuar para kėtyre ngjarjeve. Na provokonte me kėrcėnime psikike, nuk kishte maltretime fizike, se emrat tanė janė pėrmendur nė shumė raste, gjatė hetuesisė, dhe ne mund tė rigjykoheshim. Ne, i thoshim qė t’ na linin tė qetė, sepse nuk kishin tė drejta ligjore pėr t’ na marrė pėrsėri nė pyetje dhe se ishim tė gatshėm qė tė pėrballeshim edhe para gjykatėsve nė Prishtinė nėse dikush na akuzon pėr ndonjė vepėr konkrete. Ai, na kėrcėnonte gjithashtu se, meqė ishim armiq tė RSFJ-sė mund tė na merrni nė hetuesi kur tė donin, nuk kishin pengesa ligjore, dhe se na trajtonin si rob lufte. Provokimet mė tė mėdha na i bėnte duke na pyetur pėr vrasjen e Mehmet Shehut si dhe pėr vrasjet e shokėve tanė, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, nė Shtutgard. Me urrejtje patologjike na fliste pėr Shqipėrinė dhe Enver Hoxhėn, -duke thėnė se, ai ishte fajtori kryesor pėr ēdo ngjarje armiqėsore ndaj Jugosllavisė. Pastaj, shtronte pyetje drejtpėrdrejt, se ēka mendonim pėr vrasjen e Mehmet Shehut dhe shokėve tanė.

–Pėr Mehmet Shehun, i thashė shkurt e me ironi, se kot e keni qė trilloni lloj-lloj shpifjesh, ne shqiptarėt e kemi njė fjalė popullore qė thotė se « e di luga se ēka ka vegshi » dhe se shqiptarėt e duan Enver Hoxhėn si udhėheqėsin mė tė aftė e mė tė menēur nė gjithė historinė e vet. Mė fliste pėr udhėheqėsit « mė tė mirė » qė kishte shteti shqiptar, pas LDB, si miq tė Jugosllavisė, -e kėta ishin Koēi Xoxe e Panajot Plaku… -Kurse, pėr vrasjen e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ne nuk kemi mundėsi tė dimė se kush i ka vrarė, atė mund ta dini ju mė mirė, sepse po na pėrcillni e nuk na lini tė lirė askund…I dridheshin duart dhe humbte durimin kur flisja mirė pėr Enver Hoxhėn. « Mė mirė qė tė kanė futur nė burg para demonstratave tė 81-ishit, sepse do tė vriteshe ose do tė merrje dėnimin maksimal po tė ishe nė kėto ngjarje», -mė thoshte…

-Tamam nė njė kohė kur nuk kishim ndonjė provokim a marrje nė pyetje, kur fillova tė mėsoja edhe rumanishten me mikun tonė tė qelisė, njė mėngjes, nė njė ditė tė bukur prilli tė vitit 1982, (nuk mė kujtohet data), nė qelinė tonė hynė dy gardianė, ishte Vllada me vėllain e vet; me njė zė tė butė e njė keqardhje njerėzore na u drejtua mua dhe Avdiut qė tė bėhemi gati, sepse po na transferonin nė KPD (SHNP) tė Nishit. U stepėm qė tė tre nga kjo e papritur. Isės, i ndryshoi ngjyra e fytyrės, Avdiut, i shkonin lotėt dhe e pėrqafoi Isėn, kurse as unė nuk e pėrmbaja vetėn dhe filluan tė mė dalin lotėt nga kjo ndarje mė njė vėlla ideali qė nuk e kishte shoqin. U pėrqafuam me Isėn, sikur po ndaheshim pėrgjithmonė!...” Ma bėni hallall Dan e Avdi, nuk i dihet jetės, se njerėz jemi, se edhe vėllezėrit , njėri me tjetrin, zemėrohen nganjėherė, -nga unė njė mijė herė hallall!”...

-Pas njė kontrollimi formal, se mos kishim diē qė nuk na lejohej me veti, na urdhėruan qė tė dilnim nga zyra e Drejtorisė. Kėrkova dhe insistova qė t’ mi dorėzonin librat, lapsat dhe fletoret qė m’i kishin marrė, kur kisha ardhur nga burgu i Mitrovicės sė Sremit, por mė kot. Nė oborrin e Burgut na priste njė furgon i zi, qė kishte ardhur enkas pėr ne, nga Nishi.. Pasi i morėm pak gjėra personale qė i kishim, hipėm nė anėn e prapme tė furgonit tė errėt. Ishin 2 gardianė burgu, njėri shofer, dhe pasi na i lidhėn duart, hipėn nė kabinė dhe e ndezėn makinėn drejt Nishit, drejt burgut mė famėkeq pėr tė burgosurit shqiptarė. Rrugės ndėrronim nganjėherė ndonjė fjalė, por, mė shumė rrinim tė heshtur... - Patriot e burrė si Isa zor se i gjendet shoqi!, e theu heshtjen Avdiu. –Dan, mė thuaj mendimin tėnd pėr Isėn, se ti vlerėson drejt?! Ai, mė pyeti kėshtu, sikur ta kishte ndier se edhe unė po mendoja tė njėjtėn gjė, pėr shokun tonė tė dashur e tė respektueshėm.

– O Avdi vėllai, edhe unė, ashtu si ti, kam njė respekt tė lartė pėr Isėn, nga konsiderata qė e kam marrė pėr tė, nga burrėria, karakteri dhe sjelljet e tij qė mė kanė lėnė pėrshtypje, po e jap kėtė vlerėsim : Isa Demaj, njė djalė Shqipėrie; kreshnik Rugove, trim si Abdyl Frashėri, i ditur si Samiu, dhe i dashur si Naimi...

(VIJON...)

Zvicėr, 30 Maj 2010


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 76 vizitorë
Lexuar: 1,235 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi