Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Durimi i shqiptarėve nė ankand publik!
Publikuar më 01 qershor, 2010 nė orėn 21:30 ( ) Mr. Iljasa Salihu | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Thuhet shpesh qė durimi si fenomen shoqėrorė e ka edhe kufirin e vet, kufi i cili karakterizohet me shpėrbėrjen dhe asgjėsimin e tij si tėrėsi. Fenomenologjia shpjeguese e durimit si nocion praktik nė pėrgjithėsi, e i durimit shqiptar nė veēanti, si duket do e hutoj njė numėr tė madh sociologėsh, ekonomistėsh, politikologėsh dhe filozofėsh.

Pika kufitare dhe kulmore, ku durimit shqiptar patjetėr i duhet tė zhveshėt prej natyrshmėrisė sė tij, qė moti ėshtė arritur qė dikur cilėsohej si shpėrthim vullkanik, edhe atė si rrjedhojė e mizorive tė ndryshme dhe tė shumta qė i bėnte njeriu zullumqar kundrejt njerėzve tė pafajshėm, si dhe po i njėjti durim sot nuk po shihet si durim i cili ndonjėherė kishte arritur fazėn shpėrthyese, por si fenomen qė vetėm kėrcėnon, duke qėndruar kėshtu pasiv dhe naiv pėrballė provokuesve tė vazhdueshėm.
Nėse e shikojmė, qoftė edhe pėrmes syrit sipėrfaqėsor gjendjen e pėrgjithshme aktuale, pa mė tė voglin hezitim mund tė aludojmė se, durimi i shqiptarėve asnjėherė si duhet nuk paska shpėrthyer, apo kėtė shpėrthim (lexo: kryengritje) maskarenjtė tė cilėt aksidentalisht po e flisnin gjuhėn shqipe, e kishin devalvuar aq shumė, sa qė neve tė cilėt sa do pak merremi me pėrcjelljen dhe vėzhgimin e ngjarjeve nė vend dhe rajon, nė spontanitet po detyrohemi tė pohojmė se, vrulli gurgullues i durimit shqiptar ende nuk paska ndodhur. Nėse ėshtė ashtu, pra ashtu siē pohojnė politikanėt tanė me gojė plot e me mendje bosh se, guri i cili e prishė simetrinė e murit do t’i mėshohen me ēekan, atėherė me automatizėm del se, durimi shqiptarė qenka nė ankand publik, ku njėsia monetare pėr kėtė “mall” tė shtrenjtė qė aktorėt, brokerat dhe dilerėt e realizojnė pagesėn e tyre nuk qenka as euroja, as denari, besa as dollari, por qenka qenia e quajtur njeri, qė jo rastėsisht kjo qenie po i pėrkiste kombit shqiptar.
Nga dita nė ditė, nga muaji nė muaj dhe nga viti nė vit, vetėm sa vije e rritet numri i tė internuarve, i burgosjeve, i tė pėrndjekurve, si dhe i tė vrarėve shqiptarė. Aq sa mė shumė qė po derdhet gjaku i shqiptarėve, aq mė shumė po i ngritet vlera DURIMIT durues shqiptar, me kėtė edhe ankandit publik si objekt ku realizohen biznese tejet tė shtrenjta pėr sende nė dukje shumė tė vogla, ku duartrokitėsit brenda kėtij ankandi nuk ishin shqiptar me ndėrgjegje dhe moral, nuk ishin njerėz qė ia dėshirojnė tė mirėn popullin tė tyre, nuk ishin as tė varfėr, besa nuk ishin as injorant.
Njėri publikisht dhe nė mėnyrė tejet amatore po ekzekuton bijtė mė tė ndershėm tė kombit tonė, tjetri fare pa hezitim po e manifeston ėmbėlsinė e lėngut pėr nė NATO dhe pėr nė BE. Njėri e la fėmijėn jetim nė moshėn mė tė ėmbėl tė jetės sė tij, tjetri planifikon se sivjet ku do t’i kalojė pushimet verore me fėmijėt e tij. Njėri bėri “vetėvrasje”, ndėrsa tjetri rastėsisht pyeti se vallė pse njeriu bėn vetėvrasje, vetėvrasje e sinkronizuar me ngjarjet e dhembshme paraprake, ku s’pati fare nevojė pėr ekspertizė, sepse siē shihej prej inserteve xhiruese nuk kishim tė bėjmė me ndonjė rast tė kompletuar mirė e profesionalisht, ku rasti nė fjalė i besueshėm dhe i arsyeshėm mund tė pandehet vetėm nė filmat serik tė karakterit aksion.
Kaluan ditėt dhe javėt, do tė kalojnė edhe muajt e vitet, dhe rastet e tmerrshme qė i tronditėn shqiptarėt do tė mbesin vetėm nė kujtesėn historike, pra kėto raste do tė shėrbejnė vetėm si krenari shqiptare, duke mos e ditur dhe zbuluar mėnyrėn, qėllimin dhe mesazhin e hapur tė kėtyre ekzekutimeve barbare.
Nė vorbullėn e kėtyre tensioneve dhe paqartėsive, partia shqiptare nė pushtet na doli me qėndrime tė ndryshme rreth veprimtarisė sė saj tė mėtutjeshme. Ėshtė normale qė brenda vet partisė tė kėtė plasaritje dhe mospajtime tė ndryshme, por ėshtė e papranueshme qė partia nė pushtet, pėr hir tė ekuilibrimit tė ndjenjave tė votuesve tė vet, tė luaj nė devizėn e ngopjes dhe kėnaqjes sė ujkut e mbajtjes sė bagėtive nė numėr. Krahun e atyre qė ēdo veprim i partisė nė pushtet i duket i arsyeshėm, ėshtė duke e mbajtur dhe plotėsuar vetė struktura shumicė e kėsaj partie, ndėrsa krahun e atyre qė pėr disa ēėshtje nuk pajtohen me veprimet e kėsaj partie, ėshtė “dinjitetshėm” duke e mbajtur dhe plotėsuar zonja Arifi. Fillimisht, hedhja e njė ideje tė sojit nė fjalė qė u plasua prej Teuta Arifit, ishte tejet e arsyeshme, marrė parasysh kualifikimet e saja profesionale, ēiltėrsinė e saj nė propozime, kthjelltėsinė e saj nė qėndrime, si dhe pėrgjithėsisht biografinė e saj tė shėndosh, por pėrmendja e shpeshtė dhe retorike se, ne duhet prishur “kumbarin” me kryeministrin aktual, se partia jonė ka ku shkon, e nė anėn tjetėr duke mos ndėrmarr asgjė konkrete, automatikisht kėto dhe shumė kundėrthėnie tjera, qė besojmė se s’janė rastėsisht, na ngjallėn ndjenjėn e dyshimit nė sinqeritetin e konceptit veprues tė mėtutjeshėm tė kėsaj partie, pse jo edhe tė zonjės nė fjalė.
Unė para dy viteve nė njė shkrim timin pata thėnė se, BDI-ja duhet tė jetė krenare, sepse pėrpos qė popullin e ka me vete, nuk duhet harruar faktin se, kjo parti rrėnjėt i ka tė ushqyera me gjak, gjak i cili kėrkon qė mos tė shkojė kot e kot, i cili kėrkon qė nė vazhdimėsi tė gjeneroj gjak shpėtimi, e jo natyra e kėtij gjak tė humbet prore pėr dėshirėn e armiqve shqiptare dhe, pėr hir tė disa shqipfolėsve shqiptarė.
Nėse pra, partia nė fjalė i paska rrėnjėt e ushqyera me gjak (dhe fare nuk dyshoj nė kėtė), atėherė nuk duhet harruar faktin se, komandant Kushtrimi me shokėt e tij, kur qe nevoja u paraqitėn si furnizuesit mė tė mėdhenj tė trungut shqiptar me gjak shpėtimi, dhe pa kurrfarė shpagimi material punuan nė kėtė rrugė tė vėshtirė. Si rrjedhojė e kėsaj veprimtarie tė ēiltėr, trungu shqiptar filloi ta shijoi forcimin dhe rritjen e tij, por nė rastin kur armiq tanė dhe bashkėpunėtorėt e tyre ia prenė dhe ndėrprenė arteriet qė e mundėsonin transferimin e gjakut pėr nė trungun shqiptar, atėherė nuk u pritė gjė tjetėr pos qė pema nė fjalė tė filloi tė thahet, kuptohet bashkė me frytet e saja, qė asnjėherė si duhet nuk i shijuam, krejt kjo si rrjedhojė e mbajtjes dhe tė qenit me ēdo kusht nė pushtetin jofunksional.
Pra, aq sa mė shumė po derdhet mundi, flijimi dhe gjaku i bijve mė tė ndershėm tė kėtij kombi, aq mė shumė po vihet nė sprovė durimi i shqiptarėve, duke u ngritur nė vazhdimėsi ēmimi ndaj kėsaj dukurie tejet tė ndejshme, ku nėse dikush dėshiron tė paguan apo investon nė durimin shqiptar, i cila pavarėsisht gjymtimit, degradimit dhe nėnēmimit nuk reflekton dot nė vendimmarrjen politike shqiptare, kurse pjesėmarrėsit nė sallėn publike, ofertuesit tė cilėt nga ora nė orė po e ngritin ēmimin, dėshirojnė qė tė mos dorėzohen deri nė fund, duke shpresuar nė arritjen e ndonjė ēmimi rekord, dhe pastaj nė njė tregti tė radhės frytdhėnėse, krejt kjo si rezultat i durimit tonė naiv, naivitet i cili karakterizohet me dhėnien e votave nė mėnyrė paushalle.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Iljasa Salihu
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 568 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi