Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
IZAIR SAMIU - Si e njoha Harun Aliun
Publikuar më 03 qershor, 2010 nė orėn 12:36 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve dhe Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė “Kalaja”, Izair Samiu, i njohur me nofkėn komandant Baci, nė intervistėn pėr agjencinė e lajmeve INA flet ekskluzivisht pėr lidhjet e tij me bashkėluftėtarin dhe komandantin Harun Aliu-Kushtrimi, i vrarė nga forcat policore maqedonase nė fillim tė kėtij muaji nė afėrsi tė Radushės sė Shkupit.
Baci rrėfen edhe pėr misionin e SH.V.I. L tė UĒK-sė “Kalaja” si dhe pėr gjendjen aktuale tė ish-luftėtarėve dhe shqiptarėve nė Maqedoni.

Izair SAMIU, Komandant BACI
SH.V.I.L e UĒK-sė “Kalaja” , nderoi Harun Aliun me mirėnjohje pėr kontributin e dhėnė gjatė veprimtarisė sė tij kombėtare. Mund tė na sqaroni mė gjerėsisht , se kush ishte Harun Aliu pėr ju si bashkėluftėtar , meqė ju shoqatė e shpallėt dėshmor tė kombit?

Izair Samiu: SH.V.I.L e UĒK “KALAJA” mė 2 prill 2010 festoj njė vjetorin e themelimit tė saj. Me kėtė rast ne shpėrndamė mirėnjohje pėr personalitete shqiptare tė cilat kanė kontribuar nė ēėshtjen kombėtare dhe kanė ndihmuar shoqatėn pėr ecurinė nė punėn e saj. Midis shumė personaliteteve qė ju ndanė mirėnjohje ishte edhe Harun Aliu. Kjo mirėnjohje ju ndan pėr sė gjalli, por pėr arsye qė dihen ai nuk mundi tė vinte personalisht ta merrte. Kėshtu njė pėrfaqėsi e shoqatės kėtė mirėnjohje ia dorėzoj familjarėve tė tij.
Pas vrasjes makabre mė 12 maj, kryesia e Shoqatės SH.V.I.L “KALAJA” mė 19 maj propozoi qė Harun Ali dhe Shaban Zenuni tė shpallen Dėshmor tė Kombit. Komisioni i ngritur prej shtatė anėtarėsh pasi shqyrtojė tė gjithė veprimtarinė kombėtare tė dy personaliteteve tė vrarė nga policia maqedonase i shpalli zyrtarisht Dėshmorė tė Kombit mė 20 Maj 2010. Kjo shpallje zyrtare u bė nė bazė tė Statutit tė shoqatės “KALAJA” e cila ėshtė njė shoqatė legale, e zyrtarizuar nga Gjykata e vendit mė 30 Mars 2009. E potencoj qė jemi shoqatė e UĒK 2001 tė zyrtarizuar sepse nė Maqedoni veprojnė edhe disa shoqata tė tjera qė thirren nė emėr tė vlerave tė luftės sė 2001. Por qė janė shoqata ilegale, pra nuk njihen nga Institucionet e Republikės sė Maqedonisė. Kėto shoqata pėr disa vite dalin nėpėr media si shoqata legale, nė tė vėrtetė janė ilegale, tė paligjshme duke gėnjyer popullatėn shqiptare. Nuk e dimė ende qėllimet e tyre tė mbrapshta dhe ēfarė i shtynė tė mashtrojnė shqiptarėt nė Maqedoni nė emėr tė shoqatave tė veteranėve tė luftės sė 2001? Dėshmori Harun Aliu ėshtė njėri nga themeluesit e celulave tė para tė ilegalitetit pas viteve 1990 nė Maqedoni. Ai ka dhėnė njė kontribut tė madh nė luftėn e Kosovės. Pas mbarimit tė kėsaj lufte Harun Aliu bashkė dhe me disa shokė tė tjera janė themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare ku nė kėtė luftė Haruni u shqua si komandantė i suksesshėm. Me plotė gojė e them se ai ishte pjesė e trurit komandues tė UĒK-sė.

Kohėn e fundit si ishte bashkėpunimi juaj me Harun Aliun?

Izair Samiu: Bashkėpunimi ynė me Harun Aliun ka qenė i hershėm. Atė ne e kemi patur shok lufte, shok tė njė ideali kombėtar. Por siē shihet idealet tona dhe tė Harunit u tradhtuan nga ata qė e ēuan luftėn e 2001 drejtė kapitullimit. U tradhtuam ne dhe populli shqiptar nga njerėzit qė mė shumė duan karrigen e karrierės se sa vendin e nderit nė historinė shqiptare. Sepse nė histori do hymė tė gjithė, por nga veprimet dhe punėt tona varet se ēfarė vendi do zėmė. Do jemi dėshmorė, njerėz qė punuam pėr ēėshtjen kombėtare apo tradhtar. Harun Aliu dhe Shaban Zenuni e kanė zėnė tashmė vendin e tyre nė yjet qė nuk shuhen kurrė. Ata janė yje qė ndritin nė historinė e bashkimit tonė kombėtar.

Ishte i vetėdijshėm edhe vet Harun Aliu se do tė pėrfundon kėshtu, pasi ai ka njohur rrethanat nė tė cilat ka punuar?

njohur rrethanat nė tė cilat ka punuar?
Izair Samiu: Tė gjithė njerėzit qė punojnė pėr ēėshtjen kombėtare janė tė vetėdijshėm se do ndeshin nė pengesa dhe rreziqe tė mėdha. Kur jemi rreshtuar nė UĒKosovės dhe UĒKombėtare nuk mendonim se do ktheheshim tė gjallė nga kėto luftėra. Me rėndėsi pėr ēdo luftėtarė ishte tė ēlironim Kosovėn dhe trojet shqiptare nė Maqedoni tė bashkohen me trungun amė Shqipėrinė. Por pengesat qė na ngrenė fqinjėt tanė tė afėrt dhe tė largėt kanė bėrė qė ēdo iniciativė qė merr shqiptari tė mos ia dali nė krye, tė pengohet, tė sabotohet. Pra tė mbetemi nė errėsirė tė prapambetur dhe tė pėrēarė. Dua tė them se edhe shoku ynė, bashkėluftėtari im Harun Aliu ishte i vetėdijshėm, se shkonte nė shtigje me rreziqe tė mėdha, por ai i kishte marrė parasysh tė gjitha dhe gjėnė mė tė keqe...

Mendoni se ka qenė rast i montuar, rasti Harun Aliu?

Izair Samiu: Nuk mendoj, por jam i bindur se ėshtė rast i montuar i akuzave qė ju bė nė fillim Harun Aliut. Pra, shteti e dėnoj me akuza tė paqena dhe mė tej e vrau duke i marrė tė drejtėn e jetės. Sot nė botėn demokratike nuk e ka tė drejtėn njeri tė na marri jetėn. Atė tė drejtė e ka vetėm Perėndia. Tė gjithė e dimė se akuzat qė e dėrguan nė gjyq kryetarin e partisė sė AK Harun Aliun ishin tė montuara. Ai u dėnua sepse nuk pranonte robėrinė, tė ishte vasal i dikujt qė punon kundėr shqiptarėve. Pas dėnimit nga Gjykatat tė ndikuara nga politika jeta e tij u bė e vėshtirė, e pa sigurt. Policia sllavo-maqedonase nė bashkėpunim me shėrbėtorėt e tyre shqiptar tė cilėt dihen i ngritėn kurthin pėr ta vrarė Harun Aliun dhe shokėt e tjerė. Kėtė e dimė tė gjithė por heshtim, heshtim sepse heshtja nga njėherė flet mė shumė se fjala.

A keni pėrkrahjen nga pozita shqiptare qė ėshtė nė pushtet?

Izair Samiu: Shoqata SH.V.I.L e UĒK “KALAJA” nuk ėshtė themeluar se gjėrat ecin nė rrugė tė mbarė nė Maqedoni pėr shqiptarėt. Ne jemi themeluar duke parė punėt e dobėta tė politikanėve, deputetėve, ministrave shqiptarė. Qofshin nė pozitė apo nė opozitė. Shoqata e UĒK “KALAJA” ėshtė themeluar qė tė jetė njė zė i fuqishėm i kritikave pėr tė kėrkuar tė drejtat tona njerėzore dhe kombėtare tė cilat burojnė nga marrėveshjet Ndėrkombėtare qė ka nėnshkruar Republika e Maqedonisė, nga Marrėveshja e Ohrit etj. Por siē dihet sllavo-maqedonasit nuk kanė ndėrmend tė zbatojnė marrėveshjet dhe ligjet kombėtare dhe ndėrkombėtare. Qeveritarėt sllavo-maqedonas nė bashkėpunim me vasalėt e tyre shqiptar punojnė qė ne tė zhdukemi nga trojet tona nė kėtė Republikė tė brishtė. Sot shqiptarit i mohohet e drejta pėr tė jetuar, i mohohet gjuha dhe flamuri etj. Mund tė them se sot ndodhemi nė njė pozitė tė keqe kombėtare, tė rrezikshme, tė pasigurt.

(N.Nuredini/INA)


Dėshmori Harun ALIU gjatė luftės
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 732 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR...
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS ( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht...
Intervistė me poetin Tafil Duraku
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32
Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2 PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ...
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi