| Fadil SHYTI - Poezi |
| Publikuar më 04 qershor, 2010 në orën 15:48 ( ) |
Fadil Shyti | Kulturë | |
|
|
|
.
 Shaban Xhemail Shabani
METEORIT TË LIRISË
(Kushtuar shokut tim dëshmorë, Shaban Xhemail Shabanit)
Ay, dukej i qetë, por ziente,
-Si vullkan në jetë…
Ashtu, vërtetë -nuk kishte qetësi,
Si meteor lirie, digjej -shpirti i tij,
Digjej e nuk fikej -për Shqipëri!
"Po vuajmë shumë, ne shqiptarët në robëri”,
Plot revoltë -më tha njëherë,
-E kemi të copëtuar, Nënën Shqipëri,
Por, të na rrojë sa malet, xhaxhi, Enver!
Kur titistët dhe çakejtë shqipfolës,
I vërsuleshin Revolucionit,
E, trillonin, satanizonin...
Egërsisht, për Enver Hoxhën,
Ay, në vitet e rënda, ´70-të,
Fotografinë e komandantit,
E mbante në xhaketë.
E, mbante pa frikë, fotografinë e nderit,
Sepse, -mësonte dhe besonte,
Nga mësimet dhe -fitoret e Enverit!
Në gjoksin prej graniti,
Kurdoherë e mbante, si mburojë,
Flamurin tonë, Kuqezi,
Kjo, është e vërtetë e madhe;
Sa toka, qielli e dielli,
E realizuar, -me guxim prej tij,
E, jo vetëm nderim, -përkujtim!
Në këto vargje, rrebeshe me shi…
Që i shkrova me gjak zemre,
Dhe, u thënçin poezi!...
Kur Atdheu e dha kushtrimin,
Përpara në demonstrata, -e thyejmë bllokada,
Në pranverën së kuqe,´81,
Me krenarinë e Luanit,
Me guximin e Shqiponjës,
-Shaban Xhemail Shabani,
Sulmonte, përballë kordoneve çetnike,
Në ballë të rinisë, -kundër Serbisë,
Si Afrim Zhitia, ngriti barrikada!
..Dhe, kur me mashtrime e dhunë,
Pacifistët dhe fashistët…
Kujtuan, me pushtimin, -kryen punë!...
Si nga legjendat epike,
-Doli UÇK-ja Kreshnike,
E, kombi me zgalemat;
-U zgjua në furtunë!
Kur toka, deti dhe qielli ,
E dhanë kushtrimin,
Atdheu, gjëmonte furishëm si deti!
Po, a guxonte, dikush të mendonte,
Se, trimi stuhive do t´u hezitonte,
Në ato beteja, -Shabani me të birin!
Ishte me të -dhe Muhamedi,
Në Front, të gjithë –thoshte!
Vetëm të bëhet, yni shteti!
Stuhitë e fundit, po suleshin mbi Atdhe ,
Xhelatët në ikje, të tmerruar...
Dardania, filloi të rinohej...
Nga malet e Qyqavicës së kuqe,
Gjer përtej Shkëlzenit, marshoi,
-Në prag të agimit të Lirisë,
Me automatikun –zjarr mbi armikun,
Hyri në pavdekësi!...
Në beteja të reja:
Për Shqipërinë Etnike,
Shqiptarinë, amaneti ta frymëzoj!
E, kaloi fusha e male,
Ashtu i plagosur...
Marshonte, -me zemër kurrë i prangosur,
E, kurrë qyqar, -por, i pathyeshëm,
-Enverist i betuar, -për shqiptarë!
..Dhe, nga frymëzimi dhe lufta e tij,
Guxoj, -të betohem në tokën shqiptare!
Në detin shqiptar!
Në qiellin shqiptar!
Në Flamurin tonë Kuqezi!
Kurdoherë, kur mbi Atdhe,
Do të jepen kushtrime,
Meteorët, përkrah nesh,
Do t´i kemi -në marshime,
Ashtu, -siç marshonte Shaban trimi!
Për ta bërë Shqipërinë e Ribashkuar,
Për ta bërë Shqipërinë e vërtetë,
Marshimet tona në beteja të reja,
Kurrë, s´do ndalojnë përjetë!
Ushtarët që luftuan atë natë,
-Me ushtritë e stuhitë -thonë:
Luftuam tërë natën...
-Gjer në agim...
Ay, u ngrit si meteor,
Me automatik në dorë!...
Atë natë, kishte shumë oshtima…
O, sa shumë binin plumba e shi!
Automati i Shabanit i sjellë nga Tirana,
Tepër hidhur, por kurrë i lidhur,
Nxirrte rënkime dhe vetëtima,
Ashtu Vendlindjes, do t´i rritej fama!
Suedi, 3 qershor, 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 20 vizitorë |
| Lexuar:
1,623 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|