Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konfiskimi shtetėror i ndėrmarrjeve private nė Gjakovė si „model” i privatizimit tė (pu)shtetit „demokratik”
Publikuar më 05 qershor, 2010 nė orėn 22:20 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
„Mos kėrkoni drejtėsi duke lėshuar pź; Mos lėshoni pź kur keni tė drejtė” – Johann Wolfgang Goethe.

Termi „privatizim” ishte i njohur si praktikė dhe pėrvojė nė Gjakovė njė dekadė mė herėt se kur Misioni i Pėrkohshėm i Administratės sė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK), ish-Departamenti i Tregtisė dhe Industrisė (DTI) filluan tė diskutojnė pėr tė si koncept dhe model i transformimit pronėsor. Atė ēka nuk mundi regjimi i Millosheviqit ta kthej krejtėsisht mbrapsht qė kishte ndodhur nė Gjakovė, duket se po synon ta bėjė Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pasardhėse e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM).

Pėr tė mos u thelluar nė historinė e „kontestit” ndėrmjet AKP-sė dhe ndėrmarrjeve nga Gjakova, pėr shkak se pėr kėtė do tė pėrgatisim edhe njė analizė mė tė hollėsishme, pavarėsisht se edhe ato paraprake nė bazė tė fakteve gjithmonė shpijnė te tė njėjtat rezultate, qėllimi i kėtij artikulli ėshtė tė bėjė njė vlerėsim kritik rreth mosmarrėveshjeve mė tė reja ndėrmjet AKP-sė dhe Shoqėrive Aksionare (Sh.A,) nga Gjakova.

Ish-DTI ishte nė dijeni pėr procesin qė kishte ndodh nė Gjakovė, e mė vonė kėtė e konstatoj edhe AKM-ja. Prandaj, nė Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/12 Mbi Themelimin e AKM-sė, tė datės 13.06.2002, e nėnshkruar nga ish-kryeadministratori i Kosovės, Michael Steiner, dispozitat e Nenit 5.3 dhe Nenit 5.4 e kishin paraparė rastin e Sh.A. nga Gjakova si tė veēantė; ato duhej tė regjistroheshin si tė tilla. Dispozitave nė rregullore i kanė paraprirė verifikimet nė terren nga zyrtarėt e huaj tė DTI-sė dhe AKM-sė si Allen Shinn, Tim O’Neil, Andy Bearpark, Jasper Dick, e tė tjerė. Po tė njėjtin konstatim pėr Sh.A. tė Gjakovės e njohin edhe dispozitat e Nenit 5.4. tė Rregullores sė ndryshuar Mbi Themelimin e AKM-sė nr. 2005/18, tė datės 12.04.2005, tė nėnshkruar nga ish-kryeadministratori i Kosovės, Soren Jesen Petersen. Urdhėresa Administrative e UNMIK-ut nr. 2002/22 Mbi Zbatimin e Rregullores nr. 2001/6 pėr Shoqėritė Tregtare, e datės 11.10.2002, nė Nenin 42, autorizon regjistrimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nėse janė transformuar nė shoqėri aksionare, sikur kėto tė Gjakovės, ashtu siē i ka njohur ndonjė gjykatė kompetente nė Kosovė. Edhe Shoqata e Juristėve tė Kosovės nė mendimin e saj me shkrim mė 22.11.2002 ka ardhur nė pėrfundim se privatizimi nė rajonin e Gjakovės ėshtė bėrė nė pėrputhje tė plotė me ligjin. Edhe unė e kam vėrtetuar kėtė me qasje nė dokumente autentike gjithkah nėpėr ndėrmarrjet e Gjakovės, por edhe nė burimet e pavarura jashtė saj. Nuk ka mbetur kush i interesuar ta vėrtetoj kėtė. Edhe ju mund ta vėrtetoni kur tė doni. Kujdes: Duhet tė bazoheni nė fakte, jo nė thashetheme dhe supozime tė disave siē do t’i vėreni mė poshtė.

Tė vetmit qė atėherė dhe tani, deklaruan qorrazi se „privatizimi nė Gjakovė ka qenė fiktiv”, janė disa shqiptarė tė ish-DTI-sė, ish-AKM-sė, dhe tani tė AKP-sė. Kanė qenė, janė dhe mbeten njerėzit e tillė nė Kosovė qė i jepin shkas, deri-diku tė arsyeshėm, disa politikanėve tė Serbisė, pėrfshirė edhe kryetarin e saj, Boris Tadiq, tė deklarojnė se Kosova ėshtė „lažna država” (shtet i rrejshėm). Fatkeqėsisht, shumė njerėz qė e pėrfaqėsojnė shtetin e Kosovės e kanė tė pamundur tė flasin ose shkruajnė normalisht pa gėnjyer qėllimisht. Mos reagimi ndaj rrenave tė kulluara ėshtė arsyetim i mirė jo vetėm i Serbisė por edhe shteteve tjera tė na etiketojnė si shtet i rrejshėm, shoqėri e rrejshme, njerėz tė rrejshėm, e kėshtu me radhė. Nė vijim po sjellim disa fakte se si gėnjejnė qėllimshėm ish-AKM-ja dhe AKP-ja.

AKP nė bazė tė gėnjeshtrave dhe sajimeve kundėr Sh.A. tė Gjakovės

Me datėn 13.07.2007, AKM-ja nė pėrbėrje nga: Ahmet Shala – zėvendėsdrejtor, Kirk Adams – udhėheqės i departamentit tė privatizimit, dhe Teki Shehu – nga departamenti ligjor, i drejtojnė Sh.A. nė Gjakovė njė letėr propozimi tė nėnshkruar pėr zgjidhjen e statusit tė “Ndėrmarrjeve tė Gjakovės”. Letra pėrmban katėr rekomandime. Do t’i citojmė secilėn prej tyre, jo pėr informim, por me tepėr qe tė kuptohet propozimi tė pa bazė ligjore.

Rekomandimi i parė: „Tė shitet nė tender tė hapur pjesa e kapitalit (aksioneve) shoqėror tė mbetur, nė tė gjitha rastet ku kjo nuk e kalon 50% e totalit tė kapitalit tė ndėrmarrjes”.

Ky rekomandim drejtohet pa e bėrė inspektimin e gjendjes. Kėtė e dinte edhe AKM-ja kur u nis me supozimin se „ku kjo nuk e kalon 50%”. Po ta kishin vėrtetuar gjendjen nė terren, do t’i dėrgonin njoftime secilės ndėrmarrje dhe tė shėnonin pėrqindjen pėrkatėse. Rekomandimi i tillė nuk mund t’i dėrgohet asnjė ndėrmarrje nė Gjakovė qė e ka filluar transformimin pronėsor dhe privatizimin me ligjet e ish-Jugosllavisė, respektivisht Ante Markoviqit. Meqenėse tė gjitha rregulloret dhe ligjet e Kosovės pas 1999, i nėnshtrohen „Ligjit nė Fuqi”, atėherė Ligji i Markoviqit ėshtė jo mė pak se 100% nė fuqi tė plotė. Rregulloret e AKP-sė (por edhe „supozimet” e saj) dhe ligjet e Kuvendit tė Kosovės, nuk janė mbi „Ligjin nė Fuqi”, por ėshtė e kundėrta.

Rekomandimi i dytė: „Tė gjitha obligimet paraprake mbesin nė “Ndėrmarrjen”, ndėrsa prej tė ardhurave nga shitja e aksioneve/kapitalit shoqėror/, punėtorėve ju ndahet shuma prej 20%, konform Rregullores 2003/13”.

Nė rastin e Sh.A. nga Gjakova, punėtorėt nuk kanė pse tė mendojnė pėr 20% tė mjeteve nga shitja e ndėrmarrjeve, dhe tė sorollaten ditė e natė me Odėn e Veēantė e cila pėr vite tė tėra nuk ua ka paguar shumicės sė punėtorėve tė ndėrmarrjeve tjera shoqėrore tė privatizuara kėtė far 20%. Punėtorėve tė Sh.A. nga Gjakova u ka takuar, dhe kėtė tė drejtė e kanė realizuar qysh nė fillim tė viteve 1990-ta nė pėrputhje me ligjet e atėhershme qė sot janė nė fuqi, hiq mė pak se 30% tė kapitalit shoqėror si zbritje fillestare, e cila zbritje rritej me nga 1% pėr ēdo vit pėrvojė pune (stazh) nė ndėrmarrjen pėrkatėse. Po tė ishit ju nė pozitėn e tyre, si do tė kishit vepruar? Ta realizoni tė drejtėn 30%+1% ndaj kapitalit shoqėror, dhe atė automatikisht, apo tė prisni deri sa AKP-ja ta shes ndėrmarrjen me ēmime edhe absurde nėpėrmjet kurdisjes sė ofertave, spijunazhit, jo-transparencės, korrupsionit, reketit dhe diskriminimit, dhe nė fund tė kėrkoni vetėm 20% me vite tė tėra nga Oda e Veēantė? A mė mirė do ta bėnit ju shitjen e kapitalit 30%+1%, apo AKP-ja si tė dojė vetė dhe nė fund t’iu thotė se 20% e kėrkoni nga dikush tjetėr, edhe pse unė e shita ndėrmarrjen tuaj me atė ēmim qė ma tha rradakja (ose dikush qė deshi ta blejė dhe unė desha t’ia shes vetėm atij)?

Rekomandimi i tretė: „Si kusht pėr zbatimin e kėtij opsioni duhet qė paraprakisht tė pėrcaktohet se Transformimi i Ndėrmarrjes ėshtė bėrė nė bazė tė ligjeve tė aplikueshme, se nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė diskriminuese dhe jo nė kundėrshtim me Konventėn Europiane mbi tė Drejtat e Njeriut”.

Kjo ėshtė punė e kryer. Ligjet e Markoviqit kanė qenė tė standardeve botėrore dhe ato i kanė pėrkrahur institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Ato janė 100% tė zbatueshme edhe sot nė Kosovė nė bazė tė „Ligjit nė Fuqi”. Tė vetmet ligje diskriminuese rreth privatizimit tė pronės shoqėrore dhe publike nė Kosovė nė kundėrshtim me Konventėn Europiane mbi tė Drejtat e Njeriut, janė ligjet e Milloshviqit, AKP-sė dhe tė Kuvendit tė Kosovės.

Rekomandimi i katėrt (i fundit): „Nė rastet kur transformimi ėshtė bėrė mė pak se 50%, “ndėrmarrja” do tė shitet konform procedurave standarde tė AKM-sė (spin-off-it)”.

Ky rekomandim ndėrlidhet me supozimin e AKM-sė nė rekomandimin e parė, ndonėse ėshtė pak mė domethėnės meqenėse zbulon jo-kompetencėn e AKM-istėve, tė cilėt nuk e kuptojnė dallimin ndėrmjet „transformimit pronėsor” dhe „privatizimit”. Edhe pse nė shumė raste mund tė identifikohen si sinonime shkaku i ndėrlidhjes sė njėrit me tjetrin nė proces, transformimi pronėsor dhe privatizimi janė koncepte, dukuri dhe realitete krejtėsisht tė ndara. Transformimi pronėsor mund tė bėhet duke i shndėrruar ndėrmarrjet private nė shtetėrore (sikur nė komunizėm), shoqėrore (sikur nė ish-Jugosllavinė e Shokut Tito dhe tani nė Kosovė nga AKP-ja nė rastin e Gajkovės), publike, tė pėrziera, dhe nė formė tė kombinuar nga njėra pronėsi nė tjetrėn. Nėse bėhet transformimi pronėsor nga tė gjitha kėto lloje nė pronė private, atėherė kemi tė bėjmė me privatizim. Sa i pėrket transformimit, tė gjitha ndėrmarrjet nė Gjakovė e kanė bėrė kėtė, por disa ende nuk i kanė paguar aksionet. Kompletimi i privatizimit nė Gjakovė mund tė bėhet edhe sot sipas Ligjit tė Markoviqit, sepse njė gjė tė tillė e obligon „Ligji nė Fuqi”, e jo ligjet e rregulloret diskriminuese tė AKP-sė dhe Kuvendit tė Kosovės.

AKP-ja „sofistikon” gėnjeshtrat

Me datėn 21.04.2010, nė gazetėn e pėrditshme tė Kosovės „Kosova Sot”, nė faqe 47, AKP-ja boton njė shpallje me tė cilėn vendos tė bėjė shitjen e kėtyre ndėrmarrjeve Holding dhe njėsive tė tyre nga Gjakova: Deva (5 Sh.A.), Jatex (7 Sh.A.), dhe Emin Duraku (9 Sh.A.). AKP-ja nė shpalljen e saj thotė se vendimin e tillė e bazon nė kompetencėn e saj sipas Nenit 5.1 (a) tė Ligjit nr. 03/L-067 pėr AKP-nė, tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės mė 21.05.2008. Ēka thotė Neni 5.1 (a)?

„Agjencia ėshtė e autorizuar qė tė administrojė: (i) ndėrmarrjet nė pronėsi shoqėrore, pavarėsisht nėse i janė nėnshtruar transformimit apo jo”.

Ky paragraf pėrjashton ndėrmarrjet e Gjakovės meqenėse ato i janė nėnshtruar jo vetėm transformimit, por edhe privatizimit. Po ashtu, AKP-ja nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė asnjė ndėrmarrje tė Gjakovės, qoftė edhe nė ato tė cilat vetėm e kanė sjellė vendimin formal pėr transformim pronėsor dhe privatizim, janė regjistruar pranė gjykatės kompetente, dhe nuk kanė mundur tė vazhdojnė dhe pėrfundojnė procesin e nisur. Arsyetimi nuk gjendet vetėm nė „Ligjin nė Fuqi” tė cilit AKP-ja i referohet shpesh dhe e cilėson atė si gur themel dhe kulm, por edhe nė vetė Ligjin pėr AKP-nė, dhe hiq mė larg se po aty te Neni 5.1. nė paragrafin (b) i cili thotė: „nėse njė rregullore ose ligj i shpallur nga njė autoritet publik nė Kosovė pas 10 Qershorit 1999 i cakton pėrgjegjėsinė pėr administrimin e aseteve tė pėrcaktuara nė nenin 5.1(a)(ii) njė organi tjetėr publik, , Agjencia nuk do tė ketė autoritet mbi kėto ndėrmarrje duke filluar nga data e hyrjes nė fuqi tė atij ligji ose rregullore”. Cilat janė rregulloret pas 10 qershorit 1999 rreth privatizimit? Rregullorja nr. 2002/12, Urdhėresa Administrative nr. 2002/22, Rregullorja nr. 2005/18, dhe disa tjera me ndikime tė tėrthorta, si p.sh. Rregullorja nr. 2001/6 Mbi Shoqėritė Tregtare. Pra, Ligji pėr AKP-nė e specifikon qartė se nuk ka tė drejtė ndaj Sh.A. nė Gjakovė, statusin e tė cilave e kanė njohur rregulloret e miratuara pas 10 qershorit 1999. Edhe diēka pėr Nenin 5.1 (a)(ii) tė cilin e cituam nė origjinal ashtu si e ka miratuar Kuvendi i Kosovės. A i vėreni gabimet drejtshkrimore nė tė, si: „10 Qershor” (shkruhet „10 qershor”), „publik, , Agjencia” (mungesė elementare e shenjave tė pikėsimit), mandej pėrkthimi tekstual (bukval) i „aseteve”, „autoritet publik”, „do tė ketė autoritet”? Mos tė hyjmė nė pėrmbajtjen mė tė hollėsishme tė Ligjit pėr AKP-nė se na duhen dhjetėra faqe komente pėr gabimet qė i pėrmban. Unė vė bast me secilin prej jush pa kurrfarė supozimi por me fakte, se Kuvendi i Kosovės nuk e ka pėrgatitur asnjė fjalė tė kėtij Ligji. I tėri ėshtė i pėrkthyer nga gjuha angleze fund e krye, dhe atė jo si duhet. Unė po ashtu vė bast se gjithė ata akademikė nė Kuvendin e Kosovės, nuk e kanė lexuar fare kėtė Ligj.

Mė tutje, lexoni mė vėmendje kėtė formulim tė AKP-sė nė shpalljen e gazetės: „Agjencia ka tė drejtė tė supozoj qė Transformimi nuk i pėrmbush tė gjitha kushtet e cekura nė paragrafin (a) mė sipėr, pėrveē nėse Agjencia ka tė gatshme nė dispozicion prova bindėse tė cilat vėrtetojnė se transformimi i pėrmbush kėto kushte”.

Kėshtu thuhet edhe nė Nenin 5.3 (b) tė Ligjit pėr AKP-nė. Pyetja ėshtė: Nė cilin shtet tė botės keni hasur ligje qė i jep dikujt tė drejtėn e supozimit dhe nė bazė tė tij ose pjellės sė imagjinatės tė merren vendime? Shpallja e AKP-sė vazhdon: „Pas shqyrtimit tė dėshmive dhe dokumentacionit nė dispozicion, Bordi i AKP-sė nė mbledhjen e mbajtur mė 29 prill 2010 vendos qė: Ndėrmarrjet e poshtėshėnuara [ato tri nga Gjakova qė i cekėm mė lartė] dhe asetet e tyre janė 100% pronė shoqėrore”. Ēka ka dashur tė thotė Bordi i AKP-sė? Se nė bazė tė supozimit, dhe pas shqyrtimit tė dokumentacionit tė supozuar nė dispozicion, erdhi nė pėrfundim se pasuria ose kapitali (tė cilėn pėrkthyesit e AKP-sė e quajnė „asete”) qenkan 100% pronė shoqėrore. Ēka u bė me tė gjitha ato dėshmi tė Allen Shinn-it, Tim O’Neil-it, Andy Bearpark-ut, Jasper Dick-ut, Michael Steiner-it, Soren Jesen Petersenit, AKM-sė, dhe tė vetė Sh.A. nga Gjakova? Cilave dėshmi dhe dokumentacion nė „dispozicion” i referohet AKP-ja, kur edhe vetė thotė se ka tė drejtė tė marrė vendime nė bazė tė supozimeve? Romakėt e vjetėr qysh nė atė kohė e kanė ditur banalitetin e supozimit nė raport me realitetin kur kanė thėnė: „et supositio nil ponit in esse”, qė nė shqip do tė thotė: „supozimi nuk vė asgjė nė ekzistencė”. Derisa kuptimi i realitetit nė bazė tė supozimeve ka qenė i papranueshėm tek romakėt e vjetėr para 2000 viteve, dikush nė Kosovė po mundohet ta zbatoj kėtė dukuri tė pakripė nė shekullin 21.

Ndėrmarrjet qė i pėrmend AKP-ja konfirmojnė se kjo Agjenci nuk ka bėrė kurrfarė auditimi (revizioni) tė tyre, madje edhe refuzon ta bėjė njė gjė tillė nė bazė tė dėshmive ligjore dhe faktike. Njė lloj auditimi tė Sh.A., pos shumė subjekteve juridike dhe fizike, na ka rėnė hise ta bėjmė edhe ne dhe mua personalisht. Nė bazė tė dėshmive qė i kemi gjetur, dhe tė cilat i kemi bėrė publike, themi me bindje 100% (shifėr e pėlqyer nga AKP-ja) dhe pa kurrfarė supozimi, se AKP-ja po rren. Nėse edhe ju doni ta vėrtetoni se AKP-ja nė rastin e Sh.A. nga Gjakova po rren, duhet tė shkoni vetė atje dhe t’i shqyrtoni vetė dėshmitė, tė cilat mund tė gjenden edhe nga burimet tjera (pėr shembull, ndonjė aksionar serb qė ka punuar nė Gjakovė, dhe tani nuk gjendet nė Kosovė).

AKP-ja ua ka njohur vetėm dy ndėrmarrjeve transformimin pronėsor dhe privatizimin nė Gjakovė: HC Dukagjini, dhe Sh.A. Elektromotori. Kisha bindjen se kėto qenkan ēliruar nga AKP-ja. Nėse dikush nuk do tė pajtohej me transformimin pronėsor tė tri Sh.A. Holding tė cilat AKP-ja i ka shpallė 100% pronė shoqėrore, atėherė nuk mund tė jemi unė, ti, ose kushdo qoftė qė tė flas nė favor tė AKP-sė dhe kundėr atyre ndėrmarrjeve, por Dukagjini dhe Elektromotori. Kėto e kishin „kaluar ujin” dhe kishin tė drejtė „ta vrasin kalin”, sepse u konvenon. Arrita tė takoj udhėheqėsinė mė tė lartė tė Dukagjinit, dhe i pyeta pėr tri ndėrmarrjet e shpallura shoqėrore nga AKP-ja. Ata mė thanė se ėshtė shumė e pandershme dhe ilegale tė deklarohemi nė favor tė pavėrtetės, sepse, me tė njėjtin ligj, procedurė, kohė, institucion kompetent, e kemi bėrė transformimin pronėsor dhe privatizimin si ne, ashtu edhe Jatexi, Deva, Emin Duraku, Metaliku, e shumė tė tjera qė po synon t’i marrė ilegalisht AKP-ja. Ata pastaj mė treguan ēertifikatėn e regjistrimit tė ndėrmarrjes sė tyre, ku te pėrshkrimi i llojit tė biznesit, thuhet: „Ndėrmarrje tjera nėn juridiksion tė AKM”. Mendova se ishte gabim teknik i Agjencisė pėr Regjistrimin e Biznesve nė Kosovė, ani pse ai gabim i supozuar teknik (sepse AKP-ja ia ka njohur statusin HC Dukagjini si private) mund tė korrigjohet brenda ditės tek institucioni qė e lėshon ēertifikatėn. Por, supozimin siē e ceka edhe mė lartė, nuk kanė qenė nė gjendje ta pranojnė si diēka qė ekziston pa e vėrtetuar as romakėt e vjetėr. Vendosa tė hulumtoj tjetėrkund. Shkova nė HC Jatex, ose ndėrmarrjen e shpallur ilegalisht nga AKP-ja si 100% shoqėrore. Shikova dhe mora njė kopje tė ēertifikatės sė regjistrimit, me numrin 70373851, tė lėshuar me datėn 08.08.2006. Te kategoria „Lloji i biznesit” edhe kėtu shkruan: „Ndėrmarrje tjera nėn juridiksion tė AKM”. Shumė e paqartė, a? Askund nė Ligjin pėr AKP-nė nuk figurojnė „ndėrmarrjet tjera”. Dikush mund tė mendoj nė ndėrmarrjet publike, pėr tė cilat AKP-ja nuk ėshtė kompetente. „Ndėrmarrje tjera” mund tė jenė private, sikur kėto tė Gjakovės, tė cilat AKP-ja po synon t’i transformoj ilegalisht nė pronė shoqėrore, pavarėsisht se me Ligj e ka tė ndaluar.

Nė ēertifikatėn e regjistrimit tė biznesit me numėr 70373851 (Holding “Jatex” Tricotex”), nė shtojcėn „Informata mbi biznesin”, figuron kapitali themelues dhe i paguar nė shumėn prej 502,152.74 euro (Numri ėshtė shkruar nė gjuhėn angleze. Nė dy gjuhėt tjera zyrtare tė Kosovės, shqip dhe serbisht, ishte dashur tė shkruhet si 502.152,74 euro, pra ndryshojnė pikat dhe presjet. Mbajeni mend kėtė sistem se ndodhin raste kur mund tė „digjeni”, ose „fitoni”). Krijohet bindja se kėtė e ka themeluar AKM-ja. Nė fakt, AKM-ja nuk e ka themeluar Jatex-in dhe as qė ka paguar kapitalin themelues tė saj, ndėrsa AKP-ja po mundohet ta konfiskoj me shpifjen e „Ndėrmarrjeve tjera” tė cilat as vetė nuk e di, dhe as Ligji i saj nuk e thotė, se cilat janė ato. Nuk e dimė as unė e as ju se cilat janė „ndėrmarrjet tjera”.

Nė Nenin 31, Ligji pėr AKP-nė ka tri dispozita, secila mė kundėrthėnėse se tjetra, si: „31.1 Ky ligj mbisundon ēdo dispozitė tjetėr tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė”. Vėrejtje: Tė gjitha rregulloret rreth privatizimit nė Kosovė prej qershorit 1999, nė shumė dispozita bien nė kundėrshtim tė hapur me Ligjin pėr AKP-nė.

„31.2 Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2002/12, me ndryshimet dhe plotėsimet e saj, nuk do tė prodhojė efekte juridike pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji”. Vėrejtje: Ka prodhuar, prodhon, dhe do tė prodhoj efekte, madje tė forta. Neni 31.1 nuk mund t’i mbisundojė dispozitat e rregullores 2002/12. Derisa tė ekzistoj Ligji nė Fuqi tė cilit i nėnshtrohet Ligji pėr AKP-nė dhe tė gjitha ligjet tjera, formulimi pėr „mbisundim” tė ēdo gjėje nga e kaluara, dhe atė me dispozitat skandaloze si „tė drejtėn pėr supozim” dhe marrjen e vendimeve tė prera nė bazė tė supozimeve(!), janė vetėm ēėshtje tė papėrgjegjėsisė sė skajshme juridike qė tregojnė pėr nivelin e degjenerimit mental tė njė garniture politike deri nė kriminalizim primitiv, me akademikė tru kalbur qė e hanė sapunin pėr djathė, mercenarė, oportunistė dhe llaskuca tė pafytyrė nė Kuvendin e Kosovės.

Kėtė artikull do ta pėrcjellė analiza mė e gjatė dhe hollėsishme.

Isa Mulaj
Instituti pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike

Mobile: +377 (0)44 112 397

Prishtinė, 05.06.2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,246 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SKARRABISHTI I PRODHUAR NĖ LABORATOR
E merkurė, 30 korrik 2014 - 00:54
Njė ditė, nė bisedė e sipėr, Tafili mė tregoi se e kishte filluar njė analizė kritike pėr pamfletin politik “Kėmbėt e Gjarprit”, tė autorit Veton Surroi. I...
KARRIKJA ESHTE KESHTJELLA E PATUNDUR E PRAPAN...
E merkurė, 30 korrik 2014 - 00:37
…a ka me te vertete Kosova Gjykate Kushtetuese dhe institucione demokratike?! Posti, pra karrikja pusht-etore edhe keshtjella e patudur e prapanices. Be...
KOSOVĖS ME VERIUN LEHTĖ KA MUNDUR T`I NDODHĖ ...
E merkurė, 30 korrik 2014 - 00:35
Shqiptarėt pa u bashkuar kėtu-si tė bashkohen nė BE-Bruksel?! Kur ndikimet politike dhe ato fetare orientohen qėllimisht pėr tė pėrēa! Popujt vendet dh...
NE JEMI ME SHPĖTIMTARIN TONĖ-AMERIKĖN, JO ME ...
E hėnė, 28 korrik 2014 - 01:01
Barometri diplomatik *** Never forget who helped you in your difficult time !- It's America, Western Europe and NATO! *** Lerėni, ka kush ta “vajto...
KARRABISHTI I UJD-it (2)
E hėnė, 28 korrik 2014 - 00:54
Kush flen me qen, ēohet me pleshta! Ku e qet gurin kjo urti shekullore iliro-shqiptare? Kjo ėshtė njė rrasapetė (gur) mė vete, dhe, ta vėshė nė ēdo bahe...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi