Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Korrespodenca qe trembi Mbreterine e Belgjikes
Publikuar më 07 qershor, 2010 nė orėn 19:06 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
- Rreth se vertetes se gjykimit te Idajet Beqirit ne Namur, Belgjike
- 2800 faqe te sekuestruara ne kompjuterin tim
Pyetje:Si do e cilėsonit vendimin e Gjykatės sė Namurit ne Belgjikė?

Idajet Beqiri: Vendimin gjyqėsor tė Gjykatės sė Naumrit, nė Belgjikė e konsiderojė si njė vendim tė vonuar politik. Tė vonuar, sepse ngjarjet pėrkojnė me vitet 2002-2003. Pėrse i doli kaq vonė gjumi drejtėsisė belge?! Politike, sepse momenti qė ėshtė gjendur pėr tė gjykuar kėtė ēėshtje, nuk mund tė merret i shkėputur nga disa mbrapėshtira tė tjera antishqiptare qė po bėjnė qarqe tė caktuara evropiane nė dėm tė shqiptarėve dhe kombit tė tyre. Politike edhe sepse gjithēka “arsyetohet” dhe vihet nė ngarkimin tim, ėshtė tipike nga ato “agjitacionet e propagandat” qė gjykoheshin nė Shqipėrinė komuniste tė para viteve 1990!
Jam njohur vetėm me akuzėn qė mė bėhet nga Prokuroria e Mbretėrisė sė Belgjikės, ndėrsa vendimi gjyqėsor ende nuk mė ka rėnė nė dorė. Sikurse jeni nė dijeni, procedimi, hetimi dhe gjykimi i ēėshtjes ndaj meje u bė nė mungesėn time. Nė kundėrshtim me Kartėn e OKB Pėr Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut si dhe me Kartėn Evropiane tė Lirive Themelore dhe tė Drejtat e Njeriut, ndoshta nga mungesa e fakteve dhe e provave qė kishin kundėr meje, ndoshta nga frika e ballafaqimit me tė vėrtetėn, organet e drejtėsisė belge mė mohuan tė drejtėn e pjesmarrjes time nė procedim, nė hetim dhe nė gjykim, duke zhvilluar njė proces tė parregullt ligjor.
Sinqerisht jam befasuar nga akuza e Prokurorisė, por nga ana tjetėr kam ndjerė edhe nje keqardhje. Keqardhje jo pėr Prokurorinė e Belgjikės, sepse nė fund tė fundit, edhe kjo Prokurori ėshtė e pėrbėrė prej njerėzish qė kanė interesa dhe i shėrbejnė dikujt. Por keqardhje pėr drejtėsinė e njė shteti ligjor, anėtare e BE, siē ėshtė Belgjika, keqardhje pėr mėndėsitė e vjetra tė disa vendeve tė BE-sė, tė cilave ora u ka mbetur nė vitin 1913! Keqardhje edhe pėr aspiratėn e popullit dhe vendit tim, qė kaq shumė ėndėrra tė bukura kemi parė dhe shohim me integrimin tonė tė plotė si anėtare e BE-sė, dhe kaq shumė zhgėnjime pėsojmė kur shohim se vende tė caktuara tė kėtij Unioni, nė fushėn e drejtėsisė, tė cilėn ne, shqiptarėt, e kemi plagėn mė tė rėndė qė kemi pėrjetuar dhe pėrjetojmė, janė po si ne, por me njė ndryshim “tė vogėl”.Ky ndryshim konsiston nė faktin se kėtu nė Shqipėri, prokurorėt dhe gjyqtarėt, nė pėrgjithėsi, janė djem dhe vajza tė reja, madje fizikisht tė bukur, ndėrsa nė Belgjikė janė pėrgjithėsisht burra dhe gra tė vjetėr, e madje kėto tė fundit shumė pak dallojnė nga burrat qė kanė lindur dhe vdesin me vetulla tė ngrysura!
Akuza ėshtė e mbushur me sllogane politike, me supozimemė tė pa bazuara nė prova dhe nė fakte, e pėr mė keq, kėto hamėndėsira kanė mbetur, siē themi ne juristėt penalistė, nė fazėn e pėrgatitjes. Pra, edhe sikur tė ishin tė vėrteta supozimet dhe hamėndėsitė qė bėhen prej Prokurorisė sė Mbretėrisė sė Belgjikės, ato janė tė pa dėnushme penalisht sepse “veprimet” kanė mbetur nė fazėn e pėrgatitjes sė veprės penale. Kryerja e njė vepre tė dėnushme penale kalon pėrmes disa fazave. Faza e pėrgatitjes nuk dėnohet nė njė shtet tė vėrtetė ligjor. Ndėrsa tentativa po, dėnohet. Njė vepėr penale qė ishte nė fazėn e pėrgatitjes dėnohej vetėm nė sistemin e diktaturės komuniste. Njė e tillė tipike qė dėnohej nė atė sistem ishte agjitacioni e propaganda kundėr shtetit, apo pėrgatitja pėr arratisje jashtė atdheut!
Akuza e ngritur kundėr meje nė Belgjikė dhe gjykimi i shkallės sė parė ishte nga ēdo pikpamje “agjitacion e propagandė pėr krijimin e Shqipėrisė Etnike”!

Pyetje: Kush mendoni se fshihet pas kėtij procesi, duke pasur parasysh qė ju
pėr kėtė ēėshtje jeni gjykuar njėherė?

Idajet Beqiri: Akuza ėshtė e njėjtė me atė tė vitit 2003. “Faktet” qė konsiderohen “tė dėnushme” janė ato qė lidhen me funksionin tim si Kryetar i Partisė sė Unitetit Kombėtar dhe si Sekretar Politik i FBKSH. Thelbi i akuzės konsiston nė faktin se, duke qėnė me funksjonet e mėsipėrme, unė kamė udhėhequr struktura politike tė cilat kanė patur si qėllim bashkimin e tė gjithė shqiptarėve nė trojet e tyre nė Ballkan nė njė shtet tė vetėm demokratik kombetar. Madje mė akuzojnė se kėto struktura politike, tė cilat kamė udhėhequr, ishin krahu politik i Armatės Kombėtare Shqiptare, njė strukturė ushtarake kjo, e cila, sipas akuzės, kishte ndėrmėnd qė kur tė shternin mjetet demokratike dhe diplomatike pėr bashkimin e shqiptarėve nė trevat e tyre nė njė shtet tė vetėm kombėtar, tė pėrdorinin forcėn pėr t’u ndarė me ato shtete qė mbajnė padrejtėsisht nėn sundimin e tyre trojet dhe popullin tonė!
Pėr kėtė ēėshtje dhe pėr kėto akuza ndaj meje doli njė “arrest ndėrkombėtar”. Duke qėnė nėnshtetas belg, nė vitin 2003 u shpalla nė kėrkim nė 184 vende tė botės. Nė fundin e vitit 2003 u bė i mundur ekzekutimi i kėtij urdhėri pėr arrest ndėrkombėtar nė Kostancė tė Gjermanisė. Pas gjashtė muajė paraburgim, hetim e gjykim, jam ekstraduar nė Shqipėri. Kėtu, nė gjendje arresti, i jam nėnshtruar gjykimit nė tė tre shkallėt e gjyqėsorit shqiptar. Gjykata e Apelit Tiranė, e mė pas Gjykata e Lartė e Republikės sė Shqipėrisė, tė vėna nė lėvizje me apel dhe rekurs tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, mė kanė deklaruar tė pafajshėm. Madje pas vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė, jam dėmshpėrblyer edhe me 28 milion lekė pėr procedimin dhe burgosjen e padrejtė qė mė bėnė nė vitet 2003-2004.
Drejtėsia belge mė gjykoi rishtaz nė 3 qershor 2010 me tė njėjtat akuza, me tė njėjtat fakte, me tė njėjtat episode, e madje me tė njejtat citime tė “dėshmitarėve”, si atėhere ne vitin 2004 nė gjykimet qė u zhvilluan nė Shqipėri. Ēfarė fshihet pas kėtij procesi?-pyesni ju me tė drejtė. Fshihen shumė gjėra, tė ndėrvarura nga njėra-tjetra. Kryesorja janė motivet politike, por ka edhe aspekte tė rėndomta ekonomike.
Janė plotė 5 shtete tė BE qė ende nuk e kanė njohur Pavarėsinė e Kosovės. Vėrtetė paska kaq shumė “arsye” dhe kaq pak forcė politike dhe diplomatike BE qė tė mos i bind, e madje t’i detyrojė kėto vėnde tė BE qė t’a njohin Shtetin e Ri tė Kosovės? Aq mė shumė qė shqiptarėt janė kombi mė i vjetėr i Evropės, janė njė popull afro 10 milion nė trevat e tyre nė Ballkan, dhe pėr mė tepėr, Kosova ėshtė nė Evropė, ėshtė e martirizuar, e vrarė dhe e gjenociduar historikisht, por dhe pėrmes njė luftė tė padrejtė e me tipare fashiste qė bėri kundėr tyre Serbia, ky vend qė u ndėshkua ashpėr prej forcave tė NATO-s pėr kėtė gjenocid qė bėri ndaj shqiptarėve tė Kosovės.
Vallė rastėsi ėshtė qė EULEX-i nė Kosovė nėpėrkėmb si pa gjė tė keqe shtetin e ri tė Kosovės, institucionet e tij tė ligjėshme, udhėheqėsit e tij legjitim, duke u hyrė nė zyra e nėpėr shtėpira, duke i bastisur e duke i akuzuar pėr gjoja “korrupsion”? Rastėsi ėshtė qė po ky EULEX lejon udhėheqjen postmillosheviēiane tė Beogradit tė sotėm tė hyjnė me forca tė armatosura brėnda kufirit tė shtetit tė ri tė Kosovės, nė Mitrovicėn Veriore dhe tė bėjnė fushatė elektorale, sikur tė ishin nė Serbi?!
Pse ėshtė i interesuar ky EULEX qė shteti i ri i Kosovės tė mos bėhet vėrtetė shtet, por dėsgirojnė t’a mbajnė ende tė mbėrthyer pas qerres sė Serbisė?
Me qėnė se akuzat e Beogradit dolėn “slifjo” nė Gjyqin Ndėrkombėtar tė Hagės pėr Fatmir Limaj dhe udhėheqės tė tjerė tė shquar tė UĒK qė sollėn pavarėsinė e Kosovės, pėr fatin e keq, Serbia po ndihmohet nga EULEX pėr t’a realizuar kėtė “mision tė pamundur” tė saj. Nė kėtė kuadėr, dhe pikėrisht nė kėtė kohė, por me “fakte” qė u ka dal boja qysh nė vitin 2004, po zhvillohet edhe gjykimi i ēėshtjes kundėr meje nė Belgjikė.
Unė Belgjikėn e konsiderojė atdhe tė dytė timin, sepse nė momente jetike pėr mua dhe familjen time, ajo mė mori nė mbrojtje, mė dha azilin politik, e madje fėmijėve tė mi u dha mundėsinė financjare tė shkollimit e i ka bėrė shtetas belg. Pėr tė gjitha kėto unė i jam mirėnjohės Belgjikės. Por kurrsesi nuk mund tė pajtohem me “afeksjonin” qė ka njė pjesė zyrtare e Belgjikės pėr Serbinė, e cila arrinė deri aty sa “i fal” Serbisė luftrat gjenocidiste qė bėri nė Bosnje, Kosovė dhe Kroaci, qė buzėqeshin vesh mė vesh pėr “Serbinė e Madhe”, por nuk lėnė fjalė pa thėnė e mallkim pa bėrė kur vjenė puna tek Bashkimi i shqiptarėve nė Ballkan nė shtetin e tyre kombėtar.
Ėshtė puna e tyre qė pėr t’i shprehur dashurinė Serbisė duke emėrtuar edhe njė qytezė nė Namur tė Belgjikės me emrin Beograd (Belgrad), por nuk ėshte nė tė mirė tė drejtėsisė njerėzore, tė barazisė, tė lirisė, tė shtetit ligjor, tė pengojnė shqiptarėt nė realizimin e aspiratės sė tyre tė ligjėshme dhe natyrale.
Njė arsye tjetėr ėshtė edhe fakti se Belgjika ėshtė njė vend i vogėl i BE. Puna kryesore nė kėtė vend janė shėrbimet qė bėjnė nė institucionet e NATO-s dhe BE-sė qė janė me seli qėndrore nė Bruksel. Me sa duket, duke parė frymėn antiterroriste tė kohės, pėr tė siguruar ndonjė subvensjonim financiar nė emėr tė luftės kundėr “terrorizmit”, organet e drejtėsisė belge pas 7 vjetėve nga ikja ime nga Belgjika, e gjetėn “kurbanin” e vetėm tek mua!
Ka edhe disa arsye tė tjera qė nuk ia vlen t’i pėrmėnd.

Pyetje: Duke e parė nga ana juridike a ėshtė e mundur qė tė gjykohesh pėr tė
njėjtėn akuzė dy herė nė dy vende tė ndryshme?

Idajet Beqiri: Parimi i gjėsė sė gjykuar dhe i mos dėnimit tė askujt dy herė pėr tė njejtin fakt dhe pėr tė njėjtėn akuzė. Qė lidhet me kėtė fakt, ėshtė njė parim juridik universal, i nėnvizuar nė Konventėn Evropiane tė Lirive Themelore dhe tė Drejtave tė Njeriut. Gjykata e Shkallės sė Parė e Belgjikės nė datėn 3 qershor 2010 e shkeli rėndė kėtė parim universal me rastin e gjykimit tė ēėshtjes kundėr meje. Jam i bindur qė kėtė gabim fatal juridik tė gjykatės sė shkallės sė parė tė Namurit, do e koregjojė Gjykata e Apelit nė Bruksel.

Pyetje: Kur ėshtė hapur procesi ndaj jush nė Belgjikė, para apo pas procesit
nė Shqipėri?

Idajet Beqiri: Faleminderit pėr kėtė pyetje, sepse mė dhatė mundėsinė t’ju them njė fakt domethėnės. Kur mė arrestuan nė Kostancė tė Gjermanisė nė vitin 2003, unė i kam dėrguar njė letėr Mbretit tė Belgjikės dhe Ambasadorit tė Belgjikės nė Berlin tė Gjermanisė. Ju thosha se isha nėnshtetas belg qysh nga viti 1997. Nė se kam bėrė ndonjė veprim tė kundėrligjshėm, -vazhdoja nė letrėn time,- atė e kam bėrė duke qėnė qytetar i Belgjikės. Ndaj,-u kėrkoja,- ndėrmjetėsoni tė mė ekstradojnė nė Belgjikė, dhe ju, tė mė hetoni dhe tė mė gjykoni nė se kam kryer ndonjė vepėr penale. Mbreti i Belgjikės ngarkoi Ministren e Drejtėsisė sė Belgjikės, e cila pasi bėri verifikimet pėrkatėse dhe pasi e studjoi rastin tim, pėrmes njė shkrese zyrtare mė vinte nė dijeni se unė mbahesha nė paraburgim nė Gjermani pėr interesė tė shtetit shqiptar, pasi akuzat kishin tė bėnin me nxitje tė urrejtjes nacionale qė kisha kryer si udhėheqės politik shqiptar, kundėr Serbisė dhe Maqedonisė. Dhe pėr deri sa nuk keni kryer asnjė vepėr penale nė Belgjikė,- vazhdonte Ministria e Drejtėsisė sė Belgjikės,- ne nuk mund tė kėrkojmė ekstradimin tėndė nė Belgjikė. Dhe unė u ekstradova nė Shqipėri dhe u gjykova kėtu.


Pyetje: Kush ėshtė qėndrimi i shtetit shqiptar ndaj kėtij gjyqi, pasi ju jeni
njė shtetas shqiptar dhe shteti ka pėrgjegjėsitė e veta?
Idajet Beqiri: Nė vitin 2005 Prokuroria e Mbretėrisė sė Belgjikės kėrkojė ekstradimin tim nė Belgjikė pėr kėto akuza politike qė po gjykojnė sot. Shteti shqiptar u ktheu pėrgjigjen se unė isha gjykuar nė tė treja shkallėt e gjykimit nė Shqipėri, dhe kisha marrė pafajėsinė. Deri sa kemi tė bėjmė me tė njėjtat akuza,-nėnvizonte shteti ynė shqiptar, pėrmes Prokurorisė sė Pėrgjithshme,- nuk mund tė gjykohet e dėnohet ky person pėr sė dyti, pėr tė njėjtat fakte. E madje,-theksoi Prokuroria jonė e Pėrgjithshme, me Kushtetutė, Shqipėria e ka tė ndaluar tė ekstradojė shtetas tė saj pėr gjyqe e dėnime me karakter politik.

Pyetje: A i trembeni njė kėrkesė tė autoriteteve belge pėr riarrestimin tuaj?

Idajet Beqiri: Nuk i trėmbem pėr shumė arsye. Kam frik se duhet tė jenė autoritetet belge ato qė i trėmb shkuarja ime nė Belgjikė. Madje kėtė vendim tė pazbatushėm nga vet ata, autoritetet belge e dhanė edhe pėr shkak se trėmben nė se unė shkojė dhe jetojė pėrsėri nė Belgjikė. Me sa duket korespodenca ime prej 2800 faqe kompjuterike qė “sekuestruan” nga kompjuteri im dhe kanė lexuar e ka shtuar sė tepėrmi kėtė trėmbje.

Pyetje: Cili do tė jetė qėndrimi juaj ndaj kėtij procesi, a do t’i ndiqni
shkallėt e tjera tė gjyqėsorit belg?
Idajet Beqiri: Po pres tė mė dėrgojnė pėrmbajtjen e vendimit tė gjykatės sė shkallės sė parė tė Namurit. Pasi t’a studjojė, sė bashku me avokatin tim belg, do i drejtojmė Gjykatės sė Apelit nė Bruksel kundėrshtimin tonė. Kemi besim tė plotė, si unė, dhe posaēėrisht avokati im, qė do marrė pafajėsinė e radhės nė shkallėn e dytė. Nė tė kundėrtėn do t’i drejtohem Gjykatės sė Lartė tė Mbretėrisė sė Belgjikės...e mė pas Gjykatės Evropiane Pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 953 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi