| Pėr (mos)unitetin politik shqiptar |
| Publikuar më 15 qershor, 2010 nė orėn 23:38 ( ) |
Mr. Iljasa Salihu | Opinion | |
|
|
|
Ide fisnike, por jokredibile, ndaj sė cilės nuk bėnė dot tė heshtėt! Kėto ditė patėm rastin ta lexojmė njė artikull, prej deputetes Ermira Mehmeti, esenca e sė cilės ishte sa fisnike aq edhe e dėmshme, besa fillim e mbarim ishte e dėmshme.
Teksa po e lexoja artikullin e kėsaj deputete, nė kėtė rast tė kėsaj publiciste tė nderuar, mu kujtua pėrralla, Shtatė thuprat, nė brendėsin e tė cilės plasohet njė qėllim, motiv dhe shembull shumė fisnikė pėr tė gjithė neve dhe pėr tė gjitha kohėrat, ku babai pėr tia bėrė me dije shtatė djemve tė tij se, kėshtu tė pėrēarė e tė ndarė, i ngjani shkopit i cili kur ėshtė vetėm shumė lehtė mund ta thyejė ēdokush, ndėrsa kur tė bashkohen kėto shtatė shkopinjtė, ėshtė vėshtirė qė dikush tė paktėn ta provon qė ti thyejė, duke aluduar kėshtu nė shtatė vėllezėrit e bashkuar. Kėsisoji kėtė shkrim e fillova, marrė parasysh tė kaluarėn e zonjės Ermira Mehmeti, si udhėheqėse e dikurshme e njė emisioni tė shkėlqyer pėr fėmijė. Besoj qė tė paktėn nė pėrgatitjen e atij emisioni ka pas rastin qė ta lexojė nė tėrėsi pėrrallėn, Shtatė thuprat nė mos diku tjetėr!
Ndonjė herė neve na vjen shumė e shijshme buka e furrės, qoftė edhe nėse nuk e dimė se kush e ka pėrgatitur atė bukė, mund tė jetė e pėrgatitur edhe prej ndonjė bukėpjekėsi, i cili me ditė tė tėra tė ketė harruar larjen e pėrparėses dhe pastrimin e duarve. Thirrjen pėr unitet tė faktorit politik shqiptarė, nė bazė tė artikullit, Pėr unitetin politik shqiptar shohim se zonja nė fjalė ėshtė marrė mė tepėr me ofertuesin, se sa me cilėsinė dhe efektin e produktit. Madje, pėr hir tė historisė sė zymtė ndėrmjet partive politike shqiptare, si dhe pėr fajet dhe dėmet e shumta qė partia tjetėr ia bėri BDI-sė, nė vend tė flakjes sė kėtyre inateve politike brenda shqiptare, nė bazė tė ideve tė zonjės nė fjalė qenka mirė qė njėherė ofertuesit tė pastrohen prej mėkateve, pra tė deklarohen dhe dėnohen haptas pėr pėrgjegjėsit qė i kanė para popullit, e tek pastaj tė mendohet nė jetėsimin e ndonjė ideje tė tillė fisnike, por jo edhe besnike. Nėse ėshtė ashtu siē pohon zonja e nderuar, atėherė pėrgjegjėsi dhe llogari duhet kėrkuar prej gjitha partive politike shqiptare, tė cilėt e privuan qytetarin shqiptar drejtė njė jete tė dinjitetshme dhe reale. Pėr hir tė asaj se, populli nuk ka dėshirė qė nė vazhdimėsi tė merret me vajtimin dhe mallkimin e shkaqeve, por nė vend tė kėsaj populli shqiptar ėshtė fort i interesuar qė tė besuarit e tyre, dhe vet ata tė fillojnė tė merren me eliminimin e pasojave, pra shndėrrimin e shkretėtirės nė lulėzim, kėtė dėshirė tė kėtij populli tė shumėvuajtur, si duket dikush pėr hir tė inateve tė tyre ditore e banale, paska vendosur deri nė fund qė ta rrėnojnė, edhe atė, pikėrisht ata qė janė zgjedhur pėr tė ndėrtuar e jetėsuar mirėqenien e po kėsaj shoqėrie.
Nėse pėr hir tė sė kaluarės sė zymtė mes partive politike shqiptare, qenka e pamundur bashkimi dhe bashkėveprimi i tyre si njė tėrėsi, atėherė po na del njė e kaluar shumė e pastėr ndėrmjet partive politike shqiptare dhe atyre maqedonase, sepse partitė politike shqiptare dhe maqedonase po tė kishin acarime, mosmarrėveshje dhe tradhtia ndėrmjet veti, atėherė as nė tė kaluarėn, e as sot e mot nuk do tė funksiononte si duhet koalicioni ndėrmjet kėtyre partive. Megjithatė, po funksionon partneriteti me partitė maqedonase nė mėnyrė tė shkėlqyer, thuajse kėta shqiptarėve nuk i paskan bėrė asgjė tė keqe, besa as vetė partive shqiptare, por habitem se si zonjusha nė fjala kaq shpejtė harroi se nė vitin 2006, po kjo partnere e shpėrfilli vullnetin e votuesve shqiptarė, po nga ministria e kėsaj partnere u realizua aksioni i suksesshėm nė Vaksincė, Brodec dhe Radushė me shumė shqiptar tė vrarė, tė plagosur dhe tė prangosur. Nė mos mė shumė, nėse pra, pėr hir tė sė kaluarės sė zymtė dhe dashakeqe me partitė tjera shqiptare nuk e keni ndėrmend tė pajtoheni, atėherė partnerja juaj ju duket serioze dhe e sinqertė pas atyre katastrofave qė i shkaktoi nė familjet dhe nė opinionin shqiptar, i harruar sulmet e llahtarshme kundėr shqiptarėve, e harruat eksodin e tmerrshėm nė komunėn e Likovės, pasoj kjo, jo e agjencive turistike, por e partive aventuristike. Ėshtė mirė tė lexoni, edhe literaturė ndėrkombėtare, madje veē e keni lexuar armiqėsinė historike ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė, ndėrmjet Japonisė dhe Amerikės, ndėrmjet Kinės dhe Japonisė, etj., tanimė pikėrisht po kėto shtet dhe shumė shtete tjera pėr hir tė interesave politike dhe ekonomike, pas njė tė kaluar tejet tė zymtė, prapė filluan bashkėpunim e tyre, ndėrsa kur armiqėsinė tuaj e krahasojmė (edhe pse ėshtė banalitet tė bėjmė krahasime tė kėtilla) me vėllezėrit e juaj tė partisė tjetėr, atėherė nuk mund tė aludojmė gjė tjetėr, pos dėshirės sė juaj qė sa mė shumė tė mbahet peng populli shqiptarė i kėtushėm, edhe atė pėr asgjė tjetėr, pos pėr hir tė interesave tė juaja ditore dhe karrieriste. Mendoj se keni tė lexuar diēka edhe prej historisė sonė shqiptare, qė pasojat e mendėsive tė tilla primitive dhe tė trashėguara na sollėn nė kėtė gjendje tė sotme, ku Arbėreshėt edhe pse ishin pasardhės tė Ilirėve, ata nuk deshėn qė ta kenė vetėm njė Arbėri tė pėrbashkėt, por deshėn shumė principata arbėrore, pastaj shumė shqiptarė partizanė dhe shqiptarė ballisto-zogistė qė luftuan kundėr njėri tjetrit, mandej konfliktet ideologjike mes Skėnderbeut e Hamzė Kastriotit, Moisi Golemit e Lekė Dukagjinit, Ali Pashė Tepelenės e Hoxhollėt e Tepelenės, Abdyl Frashėrit e Iljaz Pashė Dibrės, Ismail Qemalit e Esat Pashė Toptanit, Fan Nolit e Ahmet Zogut, Enver Hoxhės e Mehmet Shehut, Sali Berishės e Fatos Nanos, Ibrahim Rugovės e Hashim Thaēit, Ali Ahmetit e Arbėr Xhaferit, Ramush Haradinajt e Hashim Thaēit, etj., pėrēarje kėto qė mė sė shumti i pagoi populli civil shqiptar, viktimė e sė cilėve ishte vet atdheu jonė, sllavėt dhe armiqtė tjerė si askush tjetėr fituan marramendėsish prej kėsaj situate dhe mendėsie tė ēuditshme shqiptare, pra krejt kjo si rrjedhojė e mungesės sė kompromisit shqiptaro-shqiptar, dhe lėshimit skajshmėrisht pe kur ishte dhe ėshtė fjala pėr palėn tjetėr jo shqiptare.
Kėsisoj nė kronologjinė historike tė lartcekur, gjithsesi historia do tju evitoj dhe rendisė edhe juve, si rrėnues tė kėtij muri tė ndėrtuar dikur edhe prej vet juve, dhe prej atyre qė sot quhen dėshmorė.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
| Lexuar:
763 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|