Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe nje luftė me Serbinė e pashmangshme
Publikuar më 18 qershor, 2010 nė orėn 00:34 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politikėbėrja terciale, krimi i organizuar(ekopolitik), korrupsioni tepėr i shfrenuar(duke prekur edhe instancat mė tė larta qeveritare), kanė shpėrqendruar vėmendjen nga rreziku real i ndarjes sė Kosovės (sindromi ekspansionist serb pėr krijimin e egoqendrave), pėr tė zbritur nė nivelin zero, nė atė tė maskimit tė krimit e tė korrupsionit brendashtetėtor.

Kosova dhe Serbia realisht ende janė nė luftw (beteja pėr territore). Dy shtetet fqinje, Kosova (shteti mė i ri nė botė) vazhdon tė hartojė strategji njėra pas tjetrės pėr tė shtrirė autoritetin e vet unikat edhe nė pjesėn e Mitrovicės veriore, duke u pėrballur kėshtu me forcat ilegale serbe (duke pėrfshirė edhe ato tė sigurisė MUP-i etj.), tė cilat janė funksionale qė nga dėbimi i forcave kriminale tė Millosheviqit nga Kosova. Se a jemi ende nė luftė me Serbinė, dėshmon vet ekzistenca e strukturave kriminale sllave tė udhėhequra nga Beogradi, tė cilat ende mbesin baromeri mė i saktė se nė Kosovė akoma ekzistojnė elemente pushtuese dhe kriminale, por tashmw mbeturina tė rafinuara millosheviqiane. Nuk ėshtė fare e rėndėsishme se si quhen ose cilwsohen kėto struktura (elemente ilegale, paralele, strumbullarė tė krimit, shėrbime sigurimi -MUP-i serb etj.), por e rėndėsishme ėshtė se elementet e pushtetit serb ende janė funksionale nė Kosovė. Dhe kjo uverturė do tė vazhdojė pėr aq kohė sa elemnetet e tilla ilegale nuk dėbohen nga territori i vendit tonė. Ndryshe, jetwgjatwsia e kwtyre sindromeve pushtuese, trimwrojnw Sėrbinw fqinje pwr tė vazhduar edhe mė tej me orekset pėr tė zhvatur sa mė shumė territor tė vendit tonė. Beteja serbe kundėr Kosovės nuk do tė pushojė as pas deklaratės sė GJND-sė.

Lufta me Serbinė ende nuk ka mbaruar

Politikėbėrėsit e Kosovės duhet ta kuptojnė se lufta me Serbinė ende nuk ka mbaruar, por ka ndryshuar vetėm termi dhe forma e veprimit. Njėmbėdhjetėvjetėt e lirisė qytetare nė Kosovė (dėbimit tė forcave pushtuese serbe): tė pranisė ndėrkombėtare (misioneve administrative dhe formula e shtetwsisw), po kaq kohė shėnohet edhe pėr ekzistencėn e strukturave kriminale tė Serbisė nė veri dhe enklavat e tjera serbe. As shpallja e Pavarwsisw sw Kosovws me 17 shkurt 2008, e as hartimi kushtetues javw mw pas, nuk kanw ndryshuar gjendjen nw terren. Kjo nwnvizon tw vetmin fakt se pa dėbimin e MUP-it serb dhe aktereve tjerw tė kėsaj natyre, nuk mund tė bėhet fjalė pėr integritet territorial, e nw kwtw kontekst as pwr dialog tw mundshwm me Serbinė. Serbia ende bazohet mbi parimet e rafinuara tė politikės millosheviqiane pėr tendenca ekspasioniste ndaj vendit tonė. Prandaj, ēfarwdo dialogu i trumbetuar nga analistw, diplomatw, politikanw etj., pwr bisedime me Serbinw, shtojnw rrezikun pwr legalizim tw strukturave ilegale dhe pwr depwrtim nw zemwr tw Kosovws tw pranisw serbe (ngritja e ēwshtjes sw kulteve dhe miteve sllave). Fytyrat e pėrgjakuara tė tė rinjve shqiptarė (tė rrahur nga kriminelėt serbė nė veri), janė pasqyrė mė reale e dėshtimit tė misioneve ndėrkombėtare dhe vendase nė veri.

Konteksti i ‘kontesteve’

Dialogu i proklamuar mes dy shtetesh tė pavarura mund tė fillojė vetėm atėherė kur Serbia tė distancohet nga e kaluara e saj hegjemoniste dhe gjenocidale dhe tė njohe pavarėsinė e Kosovės. Serbia nuk zgjon interes as edhe pėr zbardhjen e krimeve tė saja nė Kosovė (krimet dhe rasti i fundit i varrit masiv nė Rashkė dhe shumė e shumė varrmihje tė tjera), tregon se krimi millosheviqian jo vetėm qe nuk ėshtė dėnuar, por ai vazhdon tė maskohet nga Serbia e Tadiēit, duke pėrdorur teorinė famėkeqe konspirative e atė tė rafinimit tė krimit sllav nė Kosovė. “Ne tani, duhet tė shohim se si tė arrijmė nė fund tė kėtij procesi, qė nėnkupton ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tė shtetit tė Serbisė nė Kosovė", vlerėson Tadiē. Ky ėshtė vetėm njė sinjal nga shumė vėzullimet kėrcėnuese se Serbia, pavarėsisht metodave, do tė vazhdojė invazionin kundėr shtetit tė Kosovės. Nė kėtė kontekst tadiēėt (realisht millosheviēėt) mbėshtetjen kryesore nė Kosovė e kanė tek strukturat ilegale tė cilat janė tė menaxhuara e tė diktuara nga Beogradi. Kjo do tė thotė se pa dėbimin e forcave pushtuese serbe (MUP-it dhe strukturave tjera ilegale) nga veriu dhe pjesėt tjera tė Kosovės, institucionet tona shtetėrore (qoftė edhe nė koordinim ndėrkombėtar) nuk mund tė shtyjnė nė veprim asnjė strategji administrimi. Asnjė shtet unik nė botė nuk mund tė funksionojė pa perdorimin e forcės (mekanizmat e sigurisė) pėr vendosjen e rendit, ligjit dhe kushtueshmėrisė. Ndryshe, nuk e di pse duhet tė ekzitojnė ushtria, policia dhe shėrbimet e inteligjencės. Edhe drejtori i institutit amerikan pėr paqe, Daniel Server, nenvizon se problemet nė Ballkan vazhdojnė tė jenė reale, qė kėrcėnojnė seriozisht stabilitetin. Ai thekson se problemet kryesore nė Kosovė janė ato territoriale, tė cilat mbesin problem real konfliktesh. Strategjia mė e re pėr Sigurinė, tashmė e hartuar nė letėr nga institucionet e Kosovės, duke dhėnė tw vetmin sinjal miratimi, por jo edhe veprimi(shtyrja nė funksion) len pak pwr tw deshiruar. “Strategjia do tė bėjė tė mundur koordinimin e pėrgjigjeve ndaj sfidave tė brendshme dhe tė jashtme tė sigurisė pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės, luftėn kundėr trafikimit dhe korrupsionit”, citon kryeministri Thaēi. Serish duhet tė shprehėmi skeptik pėr faktin se jemi mėsuar me deklaratat plot siguri e integritet, transparencė e kundėrkorrupsion, por pėrgjakja e tė rinjve shqiptarė nė veri dhe shtrirja e korrupsionit gjer nė palcėn qeveritare dėshmon tė kundėrtėn.

Korrupsioni, ul efektet e strukturave shtetėrore

Udhėheqėsit e lartė tė Kosovės, duket se janė pėrqėndruar nė betejėn e luftimit tė korrupsionit vetėm pas aferave publike pėr korrupsion qė kanė pėrfshirė qeverinė aktuale (diktuar nga ndėrkombėtarėt). Kjo betejė ka filluar duke shkarkuar ministra tė korruptuar ose mė pak tė korruptuar, por rasti i “peshqėve” tė mėdhenj, sikur ka trimėruar lidershipin e vendit pėr tė treguar mė shumė muskuj. Por, dorėn nė zemėr, kryefjala e rendit tw ditės pėr ‘zero tolerancė ndaj krimit dhe korrupsionit’ ka hyrė nė agjendėn mediale, vetėm atėherė kur uji ka lagur kėmbėt e qeveritarėve. Po tė dukeshin kaq tė besueshėm (qeveritarėt tanė), se vėrtet do ta luftojnė krimin dhe kurrupsionit, ky “virus” shkatėrrues nuk do t’i prekte institucionet. Gjuha e mprehtė e autoriteteve qeveritare se do tė menaxhojnė vet luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit, dėshmon se “kabahatlinjtė” dėshirojnė ti vėnė vet “dorėzat” dhe “dryrėt” e sigurisė pėr tė luftuar “sovran” korrupsionin, pėrderisa misioni i EULEX-it duhet tė pėrqendrohet vetėm nė luftimin e krimit nė veri. Ėshtė paksa e quditshme se pėrse Qeveria e Kosovės nuk kėrkoi mėkaq muskuj, bashkėrenditjen e forcave policore (Kosovw-EULEX) pėr zhbėrjėn e elementeve kriminale tė Serbisė nė veri.
Apo ndoshta kėta “burrat e dheut” janė tė ndjeshėm vetėm kur preken paratė, por jo edhe atje ku preken ose digjen kufijtė. Beteja e misionarėve evropianė kundėr korrupsionit duket se janw vetėm tinguj alarmues, efektet e tė cilit duhet tė vlerėsohen nga shkaku nw pasojw. Kėshtu kishte nėnvizuar paraprakisht edhe zėvendėsshefi i misionit europian pėr sundimin e ligjit nė Kosovė, EULEX, Roy Reeve, duke alarmuar se “krimi i organizuar dhe korrupsioni pėrbėjnė kėrcėnimin mė tė madh nė Kosovė”. Edhe drejtori pėr Ballkanin nė GNK, Marko Prelec, vlerėson se ēėshtja e korrupsionit do tė jetė sfidė pėr EULEX-in dhe Qeverinė nė muajt nė vijim. Politikėbėrja terciale, krimi i organizuar(ekopolitik), korrupsioni tepėr i shfrenuar(duke prekur edhe instancat mė tė larta qeveritare), kanė shpėrqendruar vėmendjen nga rreziku real i ndarjes sė Kosovės (sindromi ekspansionist serb pėr krijimin e egoqendrave), pėr tė zbritur nė nivelin zero, nė atė tė maskimit tė krimit e tė korrupsionit brendashtetėtor.

(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 1,440 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
ZĖRI I FOLĖSIT TĖ PARĖ TĖ RADIO KOSOVĖS SĖ LI...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:52
Nė mėdyshje: nga t’ia filloj mė parė nė mėnyrė qė tė mos i futem nė hak zotit Pllana si krijues, si luftėtar i devotshėm i atdheut, por edhe si zė i parė i...
SI MUND T’I DILET KRAHĖ “IDESĖ” PĖR “KĖMBIM T...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:36
Ribotim, pėr hir tė aktualitetit Kėto ditė lexuam shumė qasje konstruktive dhe destruktive ndaj “idesė” sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongre...
Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32
Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ...
POLITIKA SERBE MĖ E LAZDRUARA NĖ EVROPĖ E KUD...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:18
Evropa mė nė fund po e “zbulon“ rrugėn reale tė Kosovės! Nė kohė tė fundit ka filluar tė flitet e tė pėrflitet, tė shkruhet e tė thuhet pėr heqjen e em...
Fshati Llojan pėrballė eksperimenteve dhe sfi...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 00:45
Si banorė i komunės sė Likovės, pėrjetojė herė ndjenja krenarie, e herė ndjenja dėshpėrimi qė fati mė rastisi tė jetojė nė kėtė komunė. Nė kėtė komunė ku s...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi