Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRBALLIMI!
Publikuar më 22 qershor, 2010 në orën 00:53 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
( Kushtuar, Albin Kurtit, me rastin e njëvjetorit të vizitës së tij në Skandinavi- si një kujtim madhështor, për qëndresën e tij, të shokëve dhe shoqeve të rezistencës sonë).

..Ata, e kuptonin që në fillim kur erdhën të ftuar nga Putha Thembërorët e tyre shqipfolës se, në tokën e djegur dhe të përgjakur të Dardanisë, nuk ishin ardhacakët e parë ”shpëtimtarë”, që me aq cinizëm e “bujari”, pabesisht, po i sillnin civilizime dhe kultura të mëdha “një kombi të vogël”-siç e quanin dhe i kujtonin me përçmim shqiptarët -me tepër ironizim...

-Kështu, kishin zhurmuar dikur, -edhe ardhacakë të tjerë lindorë e perëndimorë-kur, të verbuar dhe të dalldisur nga sukseset sipas planeve dhe elaborateve të tyre afat-shkurta dhe afat-gjata-herë me lule e herë me shpata, të zhytur herë në shpella e herë nën çadra -i kishin hapur siparet e ushtrive të tyre me flamujt e tyre -krejt të huaj për ne, dardanët shekullorë...

I kishin hapur gjithashtu, thellë e më thellë atje nën shpella; çadra dhe “def (e) teret” e tyre me vula shkronjash të larmishme e të sherrmishme, të cilat i kishin zhveshur lëkurat e dhëmbët si ujkonjat –sikur po fillonin ta përpinin gjuhën e lashtë të shqipes, me rrënjë indo-evropiane, me rrënjë të thella mijëvjeçare, me horizonte përtej evropiane, me përmasa gjigante botërore; që, me të drejtë kombi ynë, ka pse të jetë tepër krenar dhe në veçanti për genin e saj; -të trashëguar nga pellazgo-ilirjanët-arbëreshë-shqiptarë.

-Pa shih!...Edhe në këto hulli të zemrave ilirjane-arbereshe-shqiptare, kishin arritur t´i ofrojnë disa zvarranikë e pakurrizorë -t´ua lëpijnë kockat e tyre, që, "kosovarisht",- ta rrjepin e ta helmojnë gjuhën e lashtë shqipe, duke e ndarë në dy taborre folësish e shkronjëtorësh –krejt panevojshëm...

-Gjithçka në botë nëse duan këta bjerrakohës kokëshkretë, vetëm NJËSIMIN shqiptarisë se duan, pa se duan!
-Nuk e duan sepse, po u NJËSUA shqiptaria, vritet e keqja, kryeneçja, –tradhtia!

Kosova Dardane e përgjakur, kjo motër e Labërisë kaonike, qëndroi shekujve me pushkë e penë me këto armë diellore në dorë, me këto armë të sigurta shekullore drejt ardhmërisë, ardhacakët “e rinj” i kishte vështruar çuditërisht, krejt natyrshëm dhe habitshëm se, sa të egër dhe të marrë që janë; kur ata mendojnë se do ta mësonin kombin e lashtë dhe të ri-të saj; që të mësohet nga ata, si të visheshin fëmijët në çerdhe dhe nxënësit në shkolla!!!...

“Në kohëra të lashta, kur Kosova dhe Labëria e kishin përjetuar kulturën e civilizimit, të rruzullit të njerëzimit, ishin pikërisht këta ardhacakët e tanishëm që, atëbotë, ishin ushqyer me rrënjë në shpella dhe kishin kërcyer nëpër drunj”, -kishte thënë dikur në kohën e zgjimit kombëtar, një udhëheqës popullor, i quajtur, Abdyl Frashëri.

...Dhe, si për koincidencë-kërcimet e tyre në vende të ndryshme, si kolonialistë ishte bërë traditë e tyre, që, këta mund ta pranonin disi si ves të keq cubash dhe piratësh – e kishin vërshuar globin -nën maskën e ndihmave për popujt e robëruar që, në fakt ishin vet ata, që ua kishin kurdisur komplotet duke i bërë copë e grimë me fqinjët e tyre lakmitarë, të kokëfortë dhe mendje turbullt.

Ardhacakët e njëqind luleve gjembore dhe të njëqind flamujve cinikë, që me flatra gllabërimesh , sa ironikisht, qëndrojnë të heshtur, të palosur tinëzisht, të strukur si spiunët e tyre -përkrah flamurit shekullor me shkabën dykrenore -dhe të po aq gjuhëve, që do ta vërshonin Dardaninë e Labërinë me buzëqeshje prej laviresh dhe me ngërdheshje bushtrash-të shtira...

-Si rrallëherë më parë ata, kishin ardhur duke u rrokullisur, -si vetëtimshëm, ndër stuhi të moteve të rrëmujave e tërmeteve që, kohët e liga i sollën si kalbësirat pas shirave të mëdha, brigjeve të lumenjve të Lumbardhit, të Drinit, e të Llapit.

-Sikur, lumenjtë ishin bërë pika kufitare, sikur kishin paralajmëruar dhe paralajmërojnë aq shumë gjakderdhje, për ata kufi-zinj...

Ardhacakët e regjur e të stërkequr dinakë dhe njëkohësisht, mizorë e kishin filluar mbretërinë e tyre me receta forma moderne, sepse arkaizmi ballkanik i zëvendësimit të pushtimeve me dhunë, do t´ua thyente herët dhëmbët.

-Duke u betuar, duke u zotuar, duke shprehur dashuri “ndaj vendorëve”, fillimisht, dëshironin t´i përfitonin vendasit naivë, që t´i kenë krahët e lirë të “notonin” e të kafshonin si peshkaqenët e mëdhenj, të papenguar e aspak të rrezikuar nga askush, -pra, nga marinarët vendas në detin e paanë rreth të viseve të Adriatikut e të Jonit!

Ata derëzi, të harlisur të fryrë dhe të egërsuar; si pelat dhe bushtrat e lagura, nga gradat dhe ofiqet, harruan për pak kohë, se Dardania, nuk përbëhet vetëm prej Putha Thembrorëve, por frymon dhe jeton përjetësisht -prej atyre, Lisa Vendorëve, që, si kurdoherë gjatë shekujve më parë,- u dalin përballë mashtruesve dhe mizorëve!

-Që me shkeljen e tyre në viset shekullore të Dardanisë, vendasit shekullorë ishin habitur disi me emrat e tyre, me fermanët e tyre –dhe, si me ironi i pyesnin, Putha Thembrorët, “e mëdhenj” që pështjellonin e zezonin kohën, me ato vula e fermanë; -po, a janë këto uniforma bizantine, romake apo të otomane, –po, këta emra të përçudshëm, deri në marrëzi -a janë si konvertim i tyre, në gjuhë-gjatë transformimeve shekullore?!

A janë dhe betimet, zotimet dhe dashuria e tyre e stisur si ato paraardhësve të tyre, atëbotë?!
Jo! Jo! Jo! Larg qoftë kjo!... Betoheshin, nën hundë dhe në flamurin e “shenjtë” Aht Isarit , soji i Putha Thembrorëve! Këta miqtë tanë aleatë, që po vinë nga çdo anë e botës, ia duan vetëm të mirën Kosovës! Mos janë vërsulur në Kosovë me ushtri dhe fermanë me diplomaci, def (e) ter- e- sh; -këta dinakë- Ndërkombëtarë të na e bëjnë ndonjë pabesi apo sherr ore, pyesnin njerëzit e thjeshtë, sigurisht të nxitur nga mospajtimet e fëshfërimave të Lisa Vendorëve -pyesnin më tej dhe dyshonin... -Erërat s´ po kanë të ndalë -si dikur, stuhi po bien përsëri mbi malet dhe qytetet tona -thoshin - me shumë pasiguri!
-Shpatat po vringëllojnë në heshtje, përballë flamujve të huaj, si lecka të dështimeve të kësaj kohe të pabesive të mëdha-dyshonin përsëri!
Qytetet dhe katundet tona shqiptare, po marrin ngjyra të errëta nga hallakatjet e tyre, ecejakjet, manovrimet dhe kamuflimet “diplomatike” –siç i quajnë ata...
Aht Isari, së toku me pleqërinë e tij të qetë, po e do edhe Kosovën plakë dhe të qetë; -pa çka se, ajo po ricopëtohet, nga veriu dhe brendia e saj –si dukur nga lindja me tri komuna, që iu hoqën nga trupi atëbotë në kohën e Tifos!

I thoshin atij krajli Tito- por, në fakt më mirë do të ishte ta thërrisnim me kohë, Tifo!

-Kështu, e shprehnin revoltën njerëzit e thjeshtë, duke e trajtuar e ndryshuar dhe emrin e mbretit apo të kasapit “ të ri “ nga Finlanda , Aht Isari!

Krajli dhe mbretëri po na ledhatojnë, pastaj po na ricopëtojnë! -Paralajmëronin, Lisa e Vendorët.

...Kanë shkruar dhe po shkruajnë, kanë folur dhe po flasin gjeneratat e mëparshme –(sepse, ne Lisa Vendorët e rinj, pak e mbajmë mend): -ata, dhe ato që i kanë përjetuar dikur ato përcëllime zjarresh në trupat e tyre se, edhe Titoja apo Tifoja- më mirë t´i themi; atëbotë, i paska pasur përkrah Putha Thembrorët shqipfolës.

-Edhe atij, sherramani dinak i paskan kënduar himne, e madje, madje e paskan quajtur edhe “profet”!!!

-Po, ani kujt se; një xhelati që, pas fitores mbi fashizmin italo-gjerman - i paska vrarë e mbyllur burgjeve qindra e mijëra shqiptarë.
-Mos vallë, tani po na përsëritet “e njëjta këngë”, që, të huajt bashkë me Putha Thembrorët, po na mashtrojnë -e nesër edhe mund të na vrasin e burgosin, nëse nuk u shkojmë pas si ata, e kanë qejfin për t´i realizuar planet e veta mbi ricopëtimet e trojeve shqiptare?!
-Pyesnin kështu të shqetësuar dhe dyshonin në sinqeritetin e uniformave dhe të fermanëve të huaja, njerëzit e thjeshtë.

...Dhe, betimet e Putha Thembrorëve dhe zotimet e tyre e mbuluar me dashuri të rrejshme për shtet- s´kishin të ndalë!...
A jemi ne, që ju kemi prirë në paqe?!
A jemi ne, që ju kemi prirë në luftëra?!

E, si kujtoni ju,që ne do të lejojmë që Dardania të mbetet pa diell, -pra pa Flamurin Kuqezi -në institucionet e saj; si do të lejojmë ne që, Dardania të ricopëtohet, si do të lejojmë ne që, Dardania të mjerohet në varfëri; si do të lejojmë ne që, Dardanisë t´i shiten pasuritë e saj të paanë; si do të lejojmë ne që, Beogradi përsëri të dominojë në enklavat e ardhacakëve, kur ne jemi “të pavarur dhe sovranë”, lidhjet do t´i kemi vetëm me Tiranë?!...

-Këto premtime e betime, sikur i freskonin ca, mendjet e njerëzve të thjeshtë- ndonëse , në horizonte të viseve shqiptare, po shiheshin re të zeza dhe dielli jo pak e kishte harruar përhapjen e rrezeve, drejt tyre...

...Koha po kalonte, robëria po sfidonte; -liria kishte ngecur rrugës, dhe po vendnumëronte!
E tmerrshme dhe shumë e keqe je, o tradhti!
Kështu, foli hapur një ditë i pari i Lisa Vendorëve, Albiliri.

...Dhe, si kurdoherë gjatë kohërave të stuhishme, nuk i munguan përkrahësit rreth tij.
-Gjendjen po e dimë, gjithçka po shihet si në dritën e diellit, por si të dilet nga kjo situatë që na sollën Putha Thembrorët me Ndërkombëtarët –thanë, njëzëri...
I pari i tyre Albiliri, me gjenialitetin dhe vendosmërinë që e karakterizon –tha:

Vëllezër e motra!
Qëndresa, besa dhe sinqeriteti të bashkuara me moralin e lartë shqiptar -të jetojnë përherë në zemrat tona!
Vetëm rruga e përballimit të madh me të keqen që po na kanoset - për vetëvendosje, deri në fitore- na shpëton nga kjo situatë kritike.
E dimë të gjithë -shtoi Ay, se përballë nesh janë vënë në veprim një makineri e tërë e huaj dhe ajo e Putha Thembrërorëve, mirëpo, makineria e tyre do të thyhet keq, përballë klimës së “motit të lig” me stuhi e rrokullisje të “uraganit popull”.

Ne, s´kemi çfarë të humbim më shumë se zinxhirët e robërisë dhe të kolonizimit -do të thoshte një filozof i madh.

Filizat e Lisa Vendorëve, që prej atij çasti vendimtarë, që sot e pesë vite më parë u betuan në Flamurin Kuqezi: VETËVENDOSJE, DERI NË FITORE!

-E kujtuan me këtë rast solemn, kushtrimin e “Anteut Shqiptar”, që kishte deklaruar me solemnitet dhe vendosmëri se: “Për vetëvendosjen e meriton, të vdiset njëqind herë”!

-Dhe, si kurdoherë i pathyeshëm, Flakadan Diellori, u kishte prirë në ballë, në demonstratë.

-Të gjithëve, iu vloi ndër deje gjaku rinor shqiptar, të gjithë e ndien vetën më të fortë se shkëmborë!

Filloi beteja e rëndë, me përballjet, dertimet dhe shkëmbimet e vjetra...

Më e rëndë njëra se tjetra...

Më e poshtër e reja, se e vjetra!

Të errëta si netët në robëri, si njëra si tjetra!

Kur turmat kujtojnë se është jona- dhe hidhet në sulm - si rrufeja.

Tymi i lotsjellësit e kundërmoi ajrin e qyteteve dhe të katundeve tona!

-Gjaku vërshoi si në kohët e rënda të robërisë, dy yje lirie ranë në qendër të Dardanisë; Arbeni dhe Moni... -më tej e tutje e tëhu...

Gjëmat dhe kërcënimet ndër betejat e diplomacisë gjakatare dhe tinëzare po ndihen dhe po i ngulin dhëmbët mbi trupin e njomë të atdheut nga përgjakjet kudo.

Ato si lubitë, përsëri po i kanosen ta prangosin Dardaninë, ashtu siç e prangosën, dikur, Flakadan Diellorin, për 29 vj, burgjeve të “pejngamer-djallit” Tifo.

Ashtu, siç e prangosën sa e sa herë krajli të Serbisë e mbretëri të Evropës, Albilirin e Lisa Vendorëve të pathyeshëm...

Përballimi heroik, -përballë forcave të liga, prej të këqijave që po na vinë në viset tona shekullore; andej nga vendet armike; po me ato përmasa të rrufeshme po vazhdon, i furishëm si dallgët e detit Jon; -duke vepruar e shpresuar -agimet e ditëve të vërteta, me diellin e kuq, drejt ribashkimit të shqiponjave të horizonteve, -brenda dhe jashtë atdheut.

Sot, kur po trandet toka shqiptare, kur malet shqiptare po qerthullohen nga istikamet e tyre, kur kalatë shqiptare po i ulin kokat nga goditjet dhe kundërgoditjet e këtyre sulmeve armike, EU... -Lisa Vendorët i kemi në ballë- fytyrat tona të “plakura” nga koha e gjatë e fillim-betejave, sikur po rinohen për ardhmërinë tonë...
Lum ata dhe ato që do ta presin atë kohë diellore!
Ajo kohë me rrezore të gjithë do t´i ngrohë pakufishëm, sa të ketë toka shqiptare drithëra dhe sa të kenë detet tona ujë!

Jo, kurrë s´do lejojmë të na shkelin ato këmbët “e bardha me miell”, të zagarëve që i rrëzon një stuhi-shkuj, por as ato të ujqërve të zbritur nga çdo vend i huaj.

Suedi, 20 .06.2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 1,362 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi