Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
Publikuar më 26 qershor, 2010 nė orėn 00:06 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
KUJTIME NGA BURGU

(PJESA E KATĖRT)

“Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue,
E zemrėn ta forcon;
Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue,
Mjer’ ai qė nuk qindron!”

(Luigj Gurakuqi)

-Si u prite nga drejtoria e Burgut tė Nishit, kėtij burgu barbar pėr shqiptarė?

-Vėrtetė, burgu i Nishit ka qenė njė skėterrė fashiste.

Qysh nė hyrje tė oborrit tė brendshėm tė kėtij burgu famėkeq, e pamė se kushtet ishin shumė tė rėnda dhe tė padurueshme, kur na futėn nė njė vrimė muri me grilla, si njė kafaz majmuni, duke na kėrcėnuar edhe me jetė...

Pas gjysmė ore dy gardianė e morėn Avdiun dhe e shtinė nė njė ndėrtesė tė madhe, pas njė ēerek ore erdhėn dhe mė morėn edhe mua. –Shpejt, shpejt ! ulėrinin dy gardianėt, njėri ecte para meje kurse tjetri prapa, sa hapeshin e mbylleshin dyer e mėdha tė metalta duke i pėrplasur me sa fuqi kishin. Kjo ishte e ashtuquajtura « Bela Kuēa »(« Shtėpia e Bardhė »), e bardhė jashtė, e zezė brenda, me gardianėt shpirtzi ; dhe pas kalimit tė « nėntė rrathėve e Ferrit tė Datės » u gjenda nė zyrėn e pranim tė burgosurve me tretman tė izoluar. Aty, mė pritėn, me provokime shoviniste, njė epror dhe dy gardianė tjerė. – Ti je nga ata qė e donė « Shqipėrinė e Madhe », mė shtronte pyetjen njėri nga ata. – Jo, ky do edhe Serbinė deri te Molla e Kuqe, -provokonte tjetri. – Na thuaj pse e mbanė mbiemrin Pllana, pėr tė thėnė se je me origjinė nga Toplica, ju jeni falsifikues tė historisė, tė gjithė shqiptarėt jeni ardhacakė nė tokat serbe gjatė kohės se sundimit turk, tė gjithėve njė ditė do t’ju pėrzėmė nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės !...

– Nuk ėshtė e vėrtetė se, ne jemi ardhacakė nė trojet tona, e vėrteta qėndron krejtėsisht ndryshe, ju jeni ardhacakė nga Karpatet nė shekullin e VII-tė, -iu pėrgjigja , sepse nuk munda tė durohesha mė me ēmendurinė e tyre serbomadhe.

Pas pak minutash eprori i urdhėroi gardianėt qė t’ mė vendosnin nė njė qeli. Gardianėt mė urdhėruan qė t’i vishja teshat e burgut, njė lloj uniforme e vjetėr ushtarake, dhe mė futėn nė njė qoshe tė zyrės. Pikėrisht nė ēastin kur i desha teshat civile dhe i zgjata duart pėr t’i marrė rrobat e burgut, papritmas, nė mėnyrė tinėzare mė qėlluan dy gardianė me shufrat e tyre prej gome, nuk mė mbetej tjetėr vetėm ta mbroja kokėn qė mos t’ mė dėmtonin, mė lėnduan njė lyth tė madhe qė e kisha nė anėn e djathtė tė qafės…Pastaj, pas shfryrjes sė tyre shoviniste, mė urdhėruan qė tė vishesha dhe mė dėrguan nė tė njėjtėn qeli me Avdiun. – Sa herė qė tė ēelet dera, ju duhet tė qėndroni, nė kėmbė, me shpinė nga ne e me duar tė lidhura pas shpine, e qartė ! - U gėrvall njėri gardian dhe ikėn…

-Hė, Dan, tė dėmtuan shumė, tė rrjedhė edhe gjak nė qafė !

– Po, kjo ėshtė « mikpritja » e tyre, kurse kėtė tė rrahur e kisha si « shpėrblim » pėr llagapin tim « Pllana » qė e mbajė, sepse kam origjinėn nga njė fshat i Toplicės, familje muhaxhire, tė shpėrngulur me dhunė, si familja jote, nga ushtria serbe mė 1978… - Tė ēoroditur janė kėta, ma ktheu Avdiu, edhe mua m’i dhanė disa grushta, pėr « arsye » se kisha qenė drejtor dhe i kisha lėnė « tė mirat » qė kisha fituar!...Pas pak orėsh na i prunė nga njė pjatė alumini, nga njė lugė, nga njė peshqir dhe nga njė letėr e njė laps pėr t’u shkruar familjeve. Kishim tė drejtė njė vizitė nė muaj, vetėm nga anėtarėt familjes, ato ishin tė mbikėqyra nga gardianė qė kuptonin shqip, gjithashtu bisedat regjistroheshin nė shiritat e njė magnetofoni. Na i dhanė edhe numrat e regjistruar nė tesha dhe kur kishim vizita apo ndonjė ftesė zyrtare, na thėrrisnin vetėm me numra tė regjistrimit. Disa ditė mė vonė filluan tė na qesin edhe nė shėtitje, duart i mbanim mbrapa, tė cilat zgjatnin 15 deri nė 20 minuta. Rojet e burgut na pėrcillnin nga karakolli duke na e ndaluar bisedėn nė mes veti, nganjėherė hynte nė shėtitore edhe ndonjė gardian pėr t’ na pėrcjellė edhe mė mirė…Me Avdi Kelmendin qėndruam, afėrisht, njė muaj nė atė qeli. Bisedonim tema tė njėjta qė kishim pasur disa herė, si jashtė dhe nė burg, dhe tani kishim kohė tė ngjallnim edhe mė shumė kujtimet historike tė popullit tonė tė shumėvuajtur ndėr shekuj, pra bisedonim pėr Naissusin, dikur qendėr e Dardanisė ilire, pėr Bizantin, pėr Toplicėn, Sanxhakun e Nishit etj. etj….Sa shumė ishte tkurrur Iliria jonė e madhe, nga qyteti ilir, Trieste (Tergeste, vend tregu) -e pėrtej saj e deri te qyteti dardan, Byzance ( Buzė, anės), tė cilin, pėr hir tė perandorit romak, me origjinė dardane, nga Naissusi, Konstatinit i Madh , mė 330 i vėnė emrin Konstantinopol, Stambolli i sotshėm ; tani, nga Kongresi i Berlinit e kėndej, po copėtohej e zvogėlohej edhe Shqipėria Etnike nga sulmet e grabitjet barbare, pėr ironi edhe me bekimin e Fuqive tė mėdha evropiane qė hartojnė , themelojnė e shlyejnė shtete tė reja, sipas interesave tė tyre politike, ushtarake, ekonomike, gjithmonė me synime hegjemoniste duke mos i pėrfillur aspiratat e drejta juridike e natyrore tė popujve tė shtypur…Kjo pjesė e Shqipėrisė Verilindore, pavarėsisht pushtimeve tė pjesshme tė saj, do tė mbetet shqiptare deri me pushtimin nga Serbia, mė 1878, me zbatimin e projektit famėkeq, tė « Naēertanija » tė Garashaninit, e cila i pushton 736 vendbanime shqiptare tė rrethit tė Nishit, Vranjės, Leskovcit, Prokuplės, Kurshumlisė etj.

Anton Duoda, mė 1758, zėvendės konsull venedikas nė Shkodėr, dėshmonte se: Nishi, ishte qyteti mė lindor i Shqipėrisė. Ja pra, tani nė kazamatet e kėtij qyteti tė pushtuar shqiptar, po vuanim si skllavėt, tė mbyllur e tė persekutuar vetėm pse donim tė jetonim tė lirė nė trojet tona qė i kishim trashėgim nga stėrgjyshėrit tanė. Nė kėto kushte mizore, ku nuk kishte asnjė sjellje njerėzore, na mbetej vetėm njė alternativė, o i fortė e i panėnshtruar, o i ligė e i nėnshtruar, rrugė tė tretė apo tė mesme nuk kishte…

Treguat se, me Avdiun qėndruat vetėm njė muaj nė tė njėjtėn qeli, ku tė dėrguan pas njė muaji dhe me kė kishe rastin tė bashkėvuaje burgun?

Po, neve tė dėnuarve pėr ndėrgjegje kombėtare, na mbanin nėpėr izolime, unė isha nė kushte tė tilla deri nė fund tė vitit 1984. Pasi na ndanė me Avdiun, mė futėn nė njė qeli me Murteza Nurėn-Xajėn, me Hysen Gegėn dhe me Abdullah Lohajn. Kushtet ishin tė njėjta, vetėm « cimerat » ishin tjerė. U gėzuam shumė qė ishim tė katėrt shqiptarė nė njė dhomė. Nė qeli kishte katėr krevate, me dy kate, njė WC, njė dritare e vogėl, nė derė ishte njė vrimė me kapak, e quanin « Spiunka », tė cilėn gardianėt e hapnin shpesh sa pėr tė na lėshuar ndonjė fjalė provokuese. Neve, na detyronin edhe ta pastronim korridorin e madh , me rend, sipas dhomave dhe nga « Spiunkat » , mund tė shihnim tė dėnuarit tjerė duke pastruar me ruba tė lagura korridorin e izolimit. Tani, do t“ua pėrshkruaj, shkurtimisht, personalitetet e bashkėvuajtėsve tė mi nė qelinė numėr 3, ishte e para, afėr zyrės sė gardianėve, afėr shkallėve qė qonin nė shėtitore dhe nė podrumin e burgut, ku kalonim shpeshherė nė dėnime edhe mė tė rėnda…

Murteza Nura, i njohur si “Xaja”, i lindur mė 1936 nė Pejė nga njė familje e njohur atdhetare. Kishte kryer shkollėn fillore dhe tė mesme nė Pejė. Pas LDB, e kryen Shkollėn Normale nė Gjakovė dhe nė Prishtinė. Kishte punuar dhe jetuar nė Gjakovė deri mė 1964, kur zbulohet dhe dėnohet nė « Komitetin e Gjakovės », nė organizatėn LRBSH tė Adem Demaēit, bashkė me Kadri Kusarin, Asim Vulėn, tė cilin e kishte mik, Hyda Dobrunėn, Avni Lamėn, Nuredin Spahiun e Teki Dervishin. Pas daljes nga burgu, nga njė amnisti e cunguar, me largimin e Rankoviqit, kishte vazhduar studimet nė fakultetin juridik dhe kishte punuar si jurist nė njė ndėrmarrje ekonomike. Aktiviteti i tij prej atdhetari, kishte ndikuar shumė nė mesin shoqėror dhe ndikimi i tij shihej nė ēdo rreth ku punonte e jetonte. M“u pėr kėtė edhe ishte i pėrcjellur nga udbashėt shqipfolės kudo qė lėvizte. Nė vitet 80-ta, bashkė me shokė, kishin kontaktuar me « Komitetin e Deēanit » tė LNĒKVSHJ-sė qė e kishte formuar Jusuf Gėrvalla, e qė udhėhiqej nga Smajl Haradinaj, dhe kishin formuar « Grupin e Gjakovės ». U zbuluan gjatė demonstratave tė 81-it dhe u dėnuan, nga Gjykata e Qarkut nė Pejė, Murteza Nura-Xaja, me 9 vjet burg, Muhamet Rogova, me 9 vjet burg, Sokol Meta, me 6 vjet burg dhe Hysen Kusari, me 3 vjet burg. Ishte njėri nga intelektualėt mė tė njohur qė kishte organizata jonė.

Hysen Gegaj, i lindur mė 1950 nė Sallagrazhdė tė Therandės, ish-Suharekė, nga njė familje me tradita patriotike. Kishte punuar lloj–lloj pune, si punėtor krahu, pėr arsye se ishte djali mė i madh nė familje dhe kushtet ekonomike i kishte tė rėnda. Nė vitet 70-ta, kishte shkuar nė Gjermani, nė qytetin e Shtutgardit, ku kishte rėnė nė kontakt me pjesėtarė tė organizatave ilegale, si me Ibrahim Kelmendin etj, -dhe, mė 1980 ishte njohur edhe me Jusuf Gėrvallėn. Edhe pse nuk kishte pasur mundėsi tė shkollohej kishte lexuar shumė dhe nuk mbetej mbrapa nė shumė fusha tė diturisė. Njihte mirė historinė kombėtare, letėrsinė, artin dhe ishte shumė i afėrt nė biseda. Ishte arrestuar nga Organet e Sigurimit Shtetėror tė Kosovės, nė shtėpinė e tij, nė Sallagrazhdė, mė 31 dhjetor 1980, -nė vigjilje tė Vitit tė Ri, kishte rėnė nė kurthin e pėrgatitur nga rrjeti i udbashėve me damkė, Selim Broshės dhe Jusuf Karakushi dhe nga veglat e tyre, Sadik Blakaj dhe Riza Salihu. Ishte torturuar nė mėnyrė shtazarake nga udbashėt shqipfolės, Mehmet Lumi e Lorenc Antoni, kurse si hetues e kishte pasur edhe gazetarin e « Rilindjes », Jusuf Buxhovin, i cili ishte si korrespondent nė Gjermani. U dėnua nga Gjykata e Qarkut tė Prizrenit, me 12 vjet burg tė rėndė. Qėndresa e tij e papėrkulur, pėrgatitja morale dhe fizike, edhe kur ishte me sėmurje tė papėrballueshme nga pasojat e torturave, ishte bėrė shembull sakrifice e heroizmi pėr tė gjithė tė burgosurit qė kishin pasė rastin tė bashkėvuanin dėnimin me tė. Hyseni, ishte njė legjendė e gjallė ! Nė burgun e Nishit e kishin sjellė nga burgu « CZ » (Burgu Qendror) i Beogradit, bashkė me shokėt, Gani Krasniqin, nga Caralluka e Malishevės dhe Muhamet Rogovėn, nga Gjakova. Nė « CZ » kishin mbetur edhe kėta tė dėnuar : Fehmi Berisha, Gani Koci, Bajram Gashi, Merxhan Avdyli, Ramadan Bunjaku etj. Kishte bėrė greva urie nė « CZ », kjo qe, -e vetmja e drejtė e tė burgosurve. Nė Nish do tė jetė njėri nga grevistėt mė tė mėdhenj, ēdoherė i gatshėm dhe i pari pėr t’u pėrballur me xhelatėt e ferrit tė burgut tė Nishit. Pėr Hysen Gegėn, kėtė dėshmor tė gjallė, meritojnė tė shkruhen libra , tė xhirohen filma e tė thuren kėngė…

Si kalove me kėta bashkėvuajtės dhe sa qėndruat bashkė nė tė njėjtėn qeli?

Koha e jetuar bashkėrisht nė tė njėjtėn dhomė, me kushte tejet tė vėshtira, nuk harrohet kurrė, po datat nuk mund t’ na kujtohen, pėrveē ndonjė datė e veēantė festive apo historike qė nuk tė hiqet nga mendja. Ishte njė kėnaqėsi tė bisedoje me “Xajėn” e me Hysenin. Ata, ishin shumė tė kėndshėm nė biseda dhe mund tė shtroje tema tė shumėllojshme, pa u bėrė tė bezdisshme asnjėherė. Pėrveē ngjarjeve aktuale tė kohės, si demonstratave, dėnimeve e jetės familjare e shoqėrore, tė cilat i bisedonim, si gjithherė, me shokėt qė kishim rastin t’ ishim nė tė njėjtat qelia, gjithsesi bisedonim pėr historinė e kulturėn shqiptare. Hyseni, interesohej pėr historinė e lashtė, pėr mitologjinė e popujve nė pėrgjithėsi, pėr kėto tema, ai, nuk e lente tė qetė, “ Xajėn” duke i shtruar pyetje pas pyetjeve.- “Ore « lopar », i drejtohej nganjėherė duke e pėrqafuar, po ti qenke Homer e pėrtej Homerit, ku po i din ti personazhet nga « Iliada » e « Odiseja »?!... – “Baba Xajė edhe Baci Dan”, -na drejtohej shpesh tė dyve, me pyetje interesante, -mua, nuk po mė mbushet mendja se Homeri, Troja e lashtė, Aleksandri i Madh, e shumė personalitete e vende historike qė janė nga historia greke, ata na e kanė marrė edhe historitė, bashkė me trojet ilire, pse nuk i ēelin sytė historianėt tanė e tė dalin me zbulime shkencore pėr tė argumentuar para botės se, ato janė tonat” ?!...

-Hyseni ishte i mahnitshėm me zgjuarsinė e vet. Mirėpo, kėtė hormoni e kėto biseda tė pėrzemėrta na i prishte, nganjėherė, Abdullahu i neveritshėm me ndėrhyrjet e tij nė bisedat tona, ai, pupuriste lidhje e pa lidhje, duke filluar t’na i tregonte taksiratet e tij prej aventurieri tė rrezikshėm…

- O, kohėra, o zakone! Nuk besonim dot, se ka poshtėrues tė tillė nė mesin e popullit tonė !...

Abdullahun, nuk e mbajtėn shumė nė qelinė tonė, njė ditė e hoqėn nga qelia jonė dhe nė vend tė tij e sollėn Ali Selmanajn, student i Fakultetit Filozofik, dega e Historisė, nga Gllogjani i Deēanit i cili ishte dėnuar me 5 vite burg, djalė i urtė dhe i sjellshėm, si anėtar i grupit tė « Komitetit tė Deēanit ».

A dinit se nė kėtė burg,- izolim, kishte edhe tė dėnuar tė tjerė dhe si informoheshit?

Po, nga pėrvoja qė kishim fituar vinim deri te informimi pėr shokėt qė ishin nė qelitė tjera, madje dinim edhe pėr disa shokė tė dėnuar se nė cilat kazamate serbo-jugosllave gjendeshin… Kishim « parullat » ritmike, me trokitje nė mur « Parti - Enver, jemi gati kurdoherė ! Ndėrsa, pas demonstratave tė “81-it edhe « parullėn » e re « Republikė-kushtetutė, ja me hatėr, ja me luftė ! ». Pasi qė u siguronim se ishin shokėt tanė, atėherė bisedonim nėpėrmes dritareve, njėri fliste, kurse tė tjerėt gjithnjė duke ndenjur nė kėmbė pėrballė « Spiunkės » qė mos tė diktoheshim nga gardianėt. Nga shokėt e mi nga ata tė qelive tjera dhe nga shokėt e qelive tė pėrbashkėta, mbaj mend se, gjatė qėndrimit tim, nė kėtė burg kanė qenė edhe kėta tė dėnuar politikė : Xhavit Hoxha, Nasim Haradinaj, Ismajl Smakiqi, Hasan Ukėhaxhaj, Sylė Mujaj, Ujkan Zeneli, Ramadan Nika, Daut Rashani, Enver Dugolli, Sejdi Elezi, Naim Statovci, Qerim Syla, Nagip Bllaca, Rifat Avdiu, Nexhat Tėrstena, Naim Ramadani, Isuf Lipovica, Selim Zhubi, Afrim Qerimi, Naim Fetahu, Xhevdet Syla, Sejdullah Kadriu, Njazi Kadriu, Refik Kadriu, Eshref Jakupi, Kadri Batusha, Musli Kosumi, Bajram Kosumi, Nebih Sejdiu, Qenan Mehmeti, Asllan Dibrani, Nazmi Hyseni, Xhavit Nuhiu, Sali Sefa, Senad Rama etj. Nė gjysmėn e vitin 1985 i kishin sjellė aty, edhe kėta tė tė dėnuar pėr organizimin e demonstratave tė 81-it, natyrisht nė izolimin e tmerrshėm, Hydajet Hysenin, Gani Kocin, Sejdi Veselin, Fehmi Berishėn dhe Rexhep Maqedoncin, -kėtė tė fundit nuk e mbajtėn shumė nė izolim. Mė vonė, do tė vinin edhe kėta persona : Martin Ēuni, Ali Lajēi, Gursel Sulejmani, Kadri Osmani, Emin Krasniqi, Myslim Dobruna, Saqip Zymberi etj., pėr tė cilėt nuk jam i sigurt se nė cilėn kohė…

Unė, i kam ndarė tė mirėn e tė keqėn, vėllazėrisht, nė tė njėjtat qeli, pėrveē shokėve qė i pėrmenda mė lart, gjatė izolimit, edhe me kėta shokė : Muhamet Rogovėn, Salih Salihun, Berat Luzhėn, Selim Gecin, Esat Ahmėn, Hasan Abdullahun, Ramadan Gashin (atėherė quhej me mbiemrin, Dobra) dhe me Agim Bllacėn.

Si trajtoheshit nga gardianėt kur, nga padrejtė e mėdha aty, hidheshit nė greva urie?

-E theksova mė lart se, greva e urisė ishte e vetmja e drejtė, qė nėpėrmjet saj mund tė shprehnim kundėrshtimet dhe kėrkesat tona pėr kushte mė tė mira apo trajtim tė njerėzishėm, ne gjithnjė i kėrkonim Drejtorisė sė « KPD » tė Nishit qė tė na ēonin nė Kosovė, ku edhe ishim dėnuar. Megjithėse, Organet e Jurisprudencės sė Kosovės informoheshin pėr maltretimet dhe kushtet e rėnda jashtė ēdo norme tė rregullave e tė njė « shtėpive ndėshkuese pėrmirėsuese », siē quheshin burgjet e tilla jugosllave, me fjalorin juridik, njoftoheshin nga familjarėt tanė, ata nuk e merrnin mundimin kurrė, pėr t’na kthyer nė Kosovė, bile-ble, asnjė vizitė nuk lodheshin tė na e bėnin…

-Trajtimet qė na bėheshin nga gardianėt, ishin tejet ēnjerėzore.
-Po e pėrshkruaj vetėm grevėn e pėrgjithshme tė cilėn e bėmė nė fillim tė muajit mars, tė vitit 1984.

Kisha qenė njė muaj i dėnuar pėr shkak se shpalla grevė urie nga se ma ndėrprenė njė vizitė familjare, -preteksti qe, gjėja se nuk flisnim me zė tė lartė pėr t’u regjistruar biseda jonė nė manjetofon.

-Kisha pasur maltretime psiqike e fizike por mė dukej se isha bėrė mė i fortė, moralisht e fizikisht, sepse u tregova barbarėve se nuk ua kisha frikėn. Ditėn qė u ktheva nė qeli, mė duket se ishte njė e diel marsi, shokėt ishin marrė vesh, nėpėrmes dritareve, qė, ditėn e nesėrme tė shpallnim grevė urie, me motivacionin kryesor : kėrkesė pėr kthim nė burgjet e Kosovės. Nė mėngjes, pasi e refuzuam ushqimin; gardianėt erdhėn tė tėrbuar dhe , mua mė morėn tė parin pėr t’ mė ēuar nė vetminė e podrumit, kur hyra nė korridorin e madh pashė kordonin e gjatė tė gardianėve, ishin rreshtuar aty, 15 deri 20 xhelatė tė zinj, tė cilėt vėrsuleshin mbi mua, si korbat mbi gjah, dikush me shkopinj gome, kush me shqelma e kush me grushte duke mos kursyer as kokėn e as pjesėt nė herdhet… -Kjo ėshtė Serbi, kėtu nuk ka Kosovė, as Shqipėri ! Nuk ke pėr ta parė mė diellin me sy ! « Udari ! »(Mėshoi), ulurinte njėri, « Sunce ti … » (Diellin ta…)…, e tė tjera sharje rrugaēėrie…

-Orvatesha qė t’u shmangesha disa gardianėve boksierė, tė gjatė gati dy metra, po mė nė fund njėri mė qėlloi nė hundė dhe mė plasi gjaku, ata, sikur nuk u ngopėn me gjakun e derdhur, mė qėllonin prapė derisa mė shtrinė pėr dysheme prej ēimentoje. Nuk mė kishte mbetur mė fuqi, dhe po t’ mė qėllonin edhe mė tutje, mund tė vdisja…-« Dosta ! »(Mjaft), u dėgjua zėri i eprorit tė tyre, i cili mė urdhėroi qė tė hyja nė vetminė qė ishte afėr, pėrballė oborrit tė burgut…- A po e di se ku gjendesh - mė tha me njė zė cinik eprori, kur mė futėn nė qelinė e podrumit. – Kėtu, nuk ėshtė Shqipėri !- vazhdoi ai, - duke mė dhėnė dackėn e fundit…

Pas meje i merrnin edhe tė tjerėt, i shikoja nga vrimat e « Spiunkės » shokėt duke i rrahur, sikur mua, -shokėt rrėshqitshin mbi gjakun tim tė njomė, mbi ēimenton e korridorit, disa i njihja, si Beratin Luzhėn, Hysen Gegėn, Sylė Mujėn, Gani Krasniqin, Salih Salihun, Kadri Batushėn, Esat Ahmėn, -tė cilin e quaja, “Kushė”, Muhamet Rogovėn dhe tė tjerėt qė nuk i njihja…

-Dikur filloi tė mė sillej koka vėrdallė, isha gjysmė i alivanosur, pothuaj, gati i paralizuar, u afrova afėr ēezmės, piva pak ujė, e lava fytyrėn dhe e freskova trupin, pastaj u shtriva nė dysheme prej ēimentos…Katėr ditė e kam refuzuar ushqimin, pastaj e pranova sepse, nuk kisha fuqi qė tė rrija pa ngrėnė, isha i dėrrmuar,(me nder lexueseve), urina dhe jashtėqitja ishin tė pėrziera me gjak…

- Edhe shokėt tjerė ishin dėmtuar rėndė nga torturat, sidomos Sylė Mujaj, Hysen Gegaj, Gani Krasniqi e Berat Luzha, por as tė tjerėt nuk kishin shpėtuar lehtė…Plaga qė e mora nė lythin e qafės mu shndėrrua nė tumor. Vetėm kur u lirova nga burgu u bėra operacion, mė 1986, nga dr. Abdyl Krasniqi, me librezėn shėndetėsore tė Xhemalit, vėllaut tim, dhe u rrezatova, pėr ta sosur rrėnjėsisht tumorin, te dr. Xhavit Bicaj, tė cilėve u jam mirėnjohės pėrjetė!...

Kur tė larguan nga izolimi, me ato biruca kaq mizore, dhe me kė tė ka rėnė qė tė kalosh vuajtjet nė kushtet, tė themi kushtimisht, pak mė tė mira?

Po, mė larguan me dhunė, nė pavijonin « B », njė ish-kazermė turke, me tre kate, aty, gjeta shokė tė mrekullueshėm, djem tė rinj, trima si petrita qė nuk i kishin shokėt, secili mė i dashur se tjetri, mė dukej se po ripėrtėrihesha nė praninė e tyre. Aty, gjeta Xhevdet Sylėn, profesor i fizikės, lindur mė 1950 nė Kopernicė tė Dardanės, ish Kamenicė, nga njė familje me tradita patriotike. Babai i tij, Shabani, jurist, kishte qenė shok e bashkėpunėtor i Metush Krasniqit. Xhevdeti, ishte dėnuar me katėr vite burg tė rėndė, i takonte OMLK-sė, grupit tė Hydajet Hysenit. Pėr qėndrimet e tij vetėmohuese nė burg kishim dėgjuar gjatė vuajtjeve tona nė izolim ; madje edhe baca Shaban, babai i tij, gjatė vizitave qė i bėnte djalit tė vet, ishte grindur shpesh me drejtorinė e burgut pėr keqtrajtimin e Xhevdetit dhe shokėve tė tij, saqė, njėherė, e kishin kėrcėnuar se do ta burgosnin edhe atė…Qysh nga dita e parė, kur u njohėm edhe pėr sė afėrmi, me tė lidhi njė dashuri vėllazėrore e cila nuk do t“ na shterronte, kurrė pėrjetė. Pėrvoja jetėsore, sjelljet e tij parimore dhe tė matura, me shokė tė idealit kombėtar, pėrvetėsimi i njerėzve, sidomos i tė rinjve, ishin mėsim udhėrrėfyes pėr ēdo shqiptar qė bashkėvuante me tė, nė atė burg famėkeq. Qysh nė ditėt e para, kur kishte dalė nė kėtė pavijon, ishte provokuar nga njė serb, nė sallėn katit tė parė dhe nė grindje e sipėr serbi, provokator i dirigjuar nga inspektori i burgut, Nasha, -ia shanė nėnėn shqiptare. Xhevdeti, duke mos e duruar kėtė ofendim, ia jep njė dackė tė fortė serbit, dhe i gatshėm qė tė pėrballet edhe mė tej me kriminelin. Serbėt, qė ishin shumicė, e rrethojnė Xhevdetin pėr ta sulmuar, por, pa njė pa dy, i dalin nė mbrojtje petritėt shqiptarė, Nagip Bllaca, Naim Statovci, ishin nga ata tė rinjtė, qė kishin ēarmatosur njėsitet speciale tė Serbisė nė Besi; Halit Shabani, i dėnuar pėr vepra tjera, njė djalė skifter, nga Beci i Gjakovės, i mposhtėn me turp, serbėt, tė cilėt ikėn dhe nga ky rast, “e kishin ulur bishtin” dhe u druheshin shqiptarėve…Burgu, pos "Shtėpisė sė Bardhė » kishte tre pavijone, « A », « B » dhe « C », ishte edhe shtėpia e pleqve dhe atyre qė nuk punonin, kishte shumė reparte, fabrikėn e shporeteve dhe tė bojlerėve « Deligrad », repartin e pėrpunimit tė drurit, repartin e rrobaqepėsisė, sallėn e rrobalarjes, etj. Mua, mė dėrguan nė repartin e drurit, nė sektorin e kornizave, ku ishte edhe Dedė Krasniqi, i dėnuar 20 vite me gjithė motrėn e vet, Marijen, qė kishte vrarė njė fqinj serb i cili i kishte provokuar e ofenduar nė baza kombėtare. Deda, ishte shumė i ndershėm, kishte respekt pėr ne, por druhej tė shoqėrohej me ne, gjė qė e kishim kuptuar, por sa herė kishte probleme, vinte e kėshillohej me ne. Nė pavijoni « B » , gjatė kohės sė qėndrimi tim , ishin edhe kėta shokė : Musli Kosumi, student i Fakultetit Ekonomik, nga Turgjevci i Dardanės, (vėllai i Bajram Kosumit), Sejdullah Kadriu, arsimtar nga Ramabuqa e Bujanovcit, Salih Salihu, nga Besiana, (ish-Podujeva), student i Shkollės sė Lartė Pedagogjike, Naim Ramadani, nga Ferizaji, Milaim Krasniqi, nga Kolovica e Prishtinės, Qerim Syla, nga Rimanishta, i dėnuar pėr ēarmatosjen e njėsive speciale tė Serbisė nė Besi, mė vonė kishte ardhur edhe Muhamet Rogova, profesor i Gjuhės Shqipe etj.. Me ne, vuante dėnimin dhe shoqėrohej edhe Jakup Sulejmani, nga Gjilani, komercialist, i akuzuar pėr tregti me drogė, ishte shumė i sjellshėm dhe i dashur. Ushqeheshim nė mensėn e burgut, e cila gjendej afėr pavijonit « A », ku kishim rastin tė shiheshim edhe me shokėt e pavijoneve tjera. Kohėn e lirė e kalonim nė shėtitje, nė sallė duke lexuar e luajtur shah, shkonim edhe nė kinemanė e burgut, ku skajoheshim nė njė qoshe e bisedonim me shokėt e pavijoneve tjera, pa i penguar, tė pranishmit. Aty, shiheshim e kėnaqeshim duke biseduar me Bajram Kosumin, Sylė Mujėn, Xhavit Nuhiun, me karrocėn e vet, (ishte i hendikapuar nga njė fatkeqėsi komunikacioni), pastaj, vinin shokėt e pavijonit « A », si Hasan Ukėhaxhaj, profesor i Gjuhės Shqipe, Njazi Kadriu, arsimtar nga Ramabuqa e Bujanovcit, bashkėvendasit e mi, tė dėnuar pėr demonstratat e 81-it, Nebih Sejdiu, familja e tė cilit kishte miqėsi familjare me familjen e Shaban Polluzhės, Nazmi Hyseni, nga Vushtrria, me origjinė nga Popova, nip i Hys Popovės, bashkėluftėtarit tė Azem Bejtės, me tė cilėt nuk ngopeshim sė biseduari…

-Desha tė shtoja pak mė shumė disa fjalė pėr Xhavit Nuhiun. I lindur nė Caravajkė tė Preshevės. Ishte pėr tu admiruar, sidomos qėndrimi krenar dhe i paepur i tij. Ky trim, ishte i dėnuar pėr se kishte shkruar parulla « Kosova Republikė ». Ky ishte invalid, ndoshta rast unik nė botė qė, ishte dėnuar pėr politikė, ecte me karrocė sikur njė hero i vėrtetė, e rrihte gjoksin dhe as qė i kėrkonte mėshirė apo ēfarėdo lloj kėrkesė adniminstratės sė burgjeve, tė cilėn e pėrbuzte haptas.

Pėrmendėt inspektorin e burgut, ēfarė kėrkonte ai nga ju, pasiqė, tashmė, ishit tė dėnuar?!

-Shumė pyetje me vend dhe interesante.

Inspektori i burgut, quhej Nesha, ishte katalizatori kryesor i provokimeve, pėrēarjeve, spiunimit, rrahjeve, deri te krimet qė mund tė ndodhnin nė mes tė dėnuarve nė burgun e Nishit. Sa ishim nė izolim na merrte, nganjėherė, nė tė ashtuquajturat « biseda informative », edhe mua mė ftoi dy herė, duke mė shantazhuar e kėrcėnuar pėr veprimet e mia, tė pazbuluara etj… Edhe tė tjerėt qė i merrte i shantazhonte, mirėpo, as ne nuk i pėrkuleshim pėr asnjė ēast.

- I vetmi ishte Rexhep Maqedonci qė ka pirė kafe me tė dhe ka vazhduar bisedat me tė pėr shumė kohė, pėr kėtė arsye edhe e kishte humbur besimin te shumė shokė tė dėnuar, pėr ēėshtje kombėtare…



-Gjatė izolimit, nė « Shtėpinė e Bardhė » ai Nesha -bir bushtre, sillte kriminelė ordinerė nėpėr qeli, pėr t’ na provokuar e dėmtuar fizikisht.

Dėme mė tė mėdha, nga njė kriminel serb, -pati Sylė Muja, i cili ishte sulmuar, tinėzisht, dhe nga pasojat e kėtij sulmi, kishte qėndruar disa ditė nė spitalin e burgut. Edhe Berat Luzha ishte dėmtuar nga njė kriminel i tillė. Hydajet Hysenit, ia kishin futur nė qeli, njė tė krisur. Mua, qė isha nė njė qeli me Agim Bllacėn, ma sollėn vrasėsin e njohur, quhej Faruk, ishte nga Novi Pazari (Tregu i Ri) -i cili ishte nė gjendje qė ta mbytė njeriun pėr dy fjalė, ai pastaj nėpėr burgjet serbe, kishte therrur disa tė dėnuar serbė, prej tyre, -dy pėr vdekje, dhe, pėr kėto vepra –ishte dėnuar me vdekje.

-Pėr fatin tonė, sillej mirė me ne dhe fitoi njė respekt dhe m“u pėr kėtė shkak e larguan… Mė vonė na e sollėn njė tė dėnuar pėr vrasje, nga rrethi i Pejės, O.SH., i cili ishte dėrguar pėr t’ na spiunuar.

-Nga shpifjet e tij u dėnuam nga 30 ditė vetmi….

-Ky farė inspektor, Nesha na pėrcillte, me anė tė shėrbėtorėve tė tij, edhe nė pavijone dhe nė reparte tė punės. Kishte siguruar edhe njė rrjet spiunėsh shqipfolės. Meqenėse, nuk ka pasė shumė pasoja dhe qė ua kemi falur pėr maltretimet qė na i sollėn, -nuk po ua pėrmendi emrat konkretė, por, po i marrė disa nofka tė sajuara. « Fytyrėzymti », i dėnuar pėr vrasje, kishte marrė instruksione nga Nesha, pėr t’ na pėrcjellur neve qė ishim pėr politikė nė pavijonin « B ». Nė fillim kishte bėrė orvatje pėr tė fituar besimin te ne, si njė atdhetar qė ishte i gatshėm tė bashkėpunonte me ne…Deri diku ia kishte arritur qė ta mashtronte Salih Salihun, mirėpo me vėrejtjet tona; tė Xhevdetit e tė miat, Salihu, u rezervua ndaj tij… Tani, nga dėshtimi pėr t’u futur nė mesin tonė, inspektori ia jep detyrėn « Fytyrėzymtit » pėr aksion konkret, u kishte siguruar mjete, thikė e shufra hekuri, pėr t’ na sulmuar tinėzisht, Xhevdet Sylėn dhe mua. « Zvarraniku », kushėriri i tij e kishte marrė urdhrin pėr ta sulmuar Xhevdetin dhe posa tė kryhej sulmi, tė lajmėrohej , « Fytyrėzymti» , nėpėrmes lidhjes sė « Dhunuesit » nė mėnyrė qė t’ mė sulmonin edhe mua, qė gjendesha larg repartit tė Xhevdetit. Vigjilenca dhe shkathtėsia e Xhevdetit e detyron tė dorėzohet dhe tė tregon gjithė planet e pėrgatitura… Xhevdeti, i lajmėron shokėt qė t’ mė ruajnė dhe i thotė « Zvarranikut » - Dėgjo mirė! O, tė mjerė, vetėm njė gėrvishtje ia bėni Ramadan Pllanės, asnjė i gjallė nuk keni pėr tė dalė nga reparti, me ditė t“sotme e treguat veten, se jeni tradhtarė!...

Aksioni i Neshės, dėshtoi me turp!

-Kėso lloj planesh e dinakėrish kishte pasur edhe nė pavijonet tjera, nė pavijonin « A » njė kriminel , i gjatė gati dy metra, e kishte provokuar Nexhat Tėrstenėn, ky, ia kishte futur njė grusht tė furishėm serbit, tė cilin e kishte palosur pėrtokė, pastaj njėfarė Lajqi, nga Novi Pazari, i njohur si provokator, i kishte provokuar e sulmuar edhe fizikisht shokėt e pavijonit « C », Eshref Jakupin, Refik Jakupin dhe Enver Dugollin etj…

Si e pėrjetuat ( e pritėt) vdekjen e Enver Hoxhės?

Vdekjen e Enver Hoxhės, e konsideronim njė humbje tė madhe pėr krejt kombin shqiptar. Ne, tė burgosurit politikė, e morėm lajmin nga radio stacionet jugosllave, me dhembje tė madhe shpirtėrore, ditėn e enjte, mė 11 prill tė vitit 1985. E ngushėllonim njėri tjetrin dhe bisedonim pėr personalitetin e tij, pėr ne Enver Hoxha ishte Skėnderbeu i dytė qė e kishte mbrojtur e shpėtuar Shqipėrinė nga gllabėrimet imperialiste, sidomos nga pretendimet tinėzare tė Jugosllavisė sė Titos. Tė shtunėn, mė 13 prill tė atij viti, ne tė burgosurit politikė mbajtėm njė mbledhje pėrkujtimore pėr vdekjen e tij, nė kopshtin e oborrit tė pavijonit « B », me ē“rast, unė, i ftova shokėt qė tė mbanim njė minutė heshtje pėr vdekjen e tij. Tė gjithė folėm me rend, kush aq sa dinte dhe pėrfunduam me njė kushtrim qėndrese apo motoje tė pėrbashkėt:
– Lavdi e pėrjetshme, jetės dhe veprės sė shokut Enver!

Nė fund, tė lutemi, - na trego pak se si e kalonit kohėn e lirė, si e sa merreshit me lexime, shkrime a ndonjė aktivitet tjetėr?

-Po, nė radhė tė parė ne lexonim literaturė me tematikė tė ndryshme, si romane nga shkrimtarėt shqiptarė e tė huaj, histori kombėtare e ndėrkombėtare, filozofi, psikologji etj. Sidomos, gjenim libra tė mira kur punonte nė bibliotekėn e burgut Xajė Nura. Tė dėnuarit politikė shqiptarė, qė kishin qenė para neve kishin lėnė libra tė shumta, nga literatura shqiptare dhe tė shkrimtarėve mė pėrparimtarė botėrorė. Mirėpo, Drejtoria e burgut, duke parė se ne po lexonim shumė, i hoqi nga biblioteka tė gjitha librat e botuara nė Tiranė, madje edhe shkrimtarėt rusė, francezė, amerikanė, etj.

-Disa shokė merreshin me muzikė dhe kėndonin kėngė tė bukura, si Musli Kosumi, Naim Statovci, Halit Shabani etj.

Me poezi merreshin, Xajė Nura, Bajram Kosumi, Berat Luzha, Salih Salihu etj. Mė vonė kur erdhi Hydajet Hyseni na i dėrgonte poezitė dhe pikturat e veta. Mua mė dėrgoi, nė shenjė respekti, figurėn e dėshmores gjakovare, Ganimete Tėrbeshi, tė cilėn e gdhendi nė dru, Muhamet Rogova.

Me pikturė dhe me poezi merrej edhe Sylė Mujaj. Pastaj, me ardhjen e shokėve tė tjerė, shtohen radhėt e poetėve e piktorėve tjerė, si Martin Ēuni, Gursel Sulejmani, tani dėshmor i kombit, -e tė tjerė…

I nderuar atdhetar, a mund tė na tregosh pėr lexuesit si veproi kur doli nga burgu shoku yt i devotshėm Xhevdet Syla, pasi atij ia bėnė njė provokim tė keq, udbashėt shpirtzinjė?!

-Eh! Thonė, ore tė nderuar se “pushka e trimit dhe dora e dorėlirit ( tė gjymertit), nuk ndalet kurrė, - kurdoherė dhe kudo qė gjendet?!

Pėr kėtė rast shumė shokėve dhe shoqeve tona u ka treguar vet Xhevdeti; por, meqė ju po kėrkoni, pėrsėri po iu pėrgjigjem:

-Ishte njė epilog interesant pas daljes sime nga burgu i Nishit, Xhevdet Syla, shoku im syshqiponjė, -lirohet nga burgu, njė muaj pas meje, inspektori Nesha e thėrret nė zyrėn e tij dhe, pos tjerash, e pyet, -a do tė shkosh pėr ta vizituar Ramadan Pllanėn, -ky, pa hezituar i thotė, po. Atėherė, udbashi i burgut i thotė: “Nėse ke ndėrmend tė shkosh te Ramadan Pllana, dije se ke pėr ardhur, sė shpejti, prapė nė kėtė burg”!

-Xhevdeti, i pėrgjigjet rreptė duke i thėnė: “Shiko, sipas traditės sonė kombėtare, shoku im, Ramadani, duhet tė vijė i pari tė mė vizitojė kur tė shkojė nė shtėpi, dhe jam i bindur thellėsisht, se, ai do tė mė vizitojė gjithsesi, pastaj, edhe unė do ta vizitoj atė dhe familjen e tij, ndėr tė parat nga miqtė e shokėt e mi.

–Ju, nėse vėrtetė keni marrė kėtė vendim, atėherė mos mė lėshoni fare, shantazhit tuaj nuk i frikėsohem aspak”!...

Falėnderime sa malet tona, pėr intervistėn!
Falėnderimet janė reciproke! Unė, pata kėnaqėsinė tė dėshmoja tė vėrtetėn para gjeneratave tė tashme e tė ardhshme!
Intervista, “Dėshmi tė kohės” – Kujtime nga burgu; pėrfundon me kujtimet e autorit nga burgjet, kjo do tė vijoj pastaj me kujtimet e veprimtarisė sė autorit pas daljes nga burgu dhe nė mėrgim, -gjatė luftės dhe qėndrimet e tij pėr rrethanat e sotme.

Intervistuan: Fadil Shyti –Kristina Rasi.


Zvicėr, 25. 06. 2010.


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 89 vizitorë
Lexuar: 1,699 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR...
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS ( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht...
Intervistė me poetin Tafil Duraku
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32
Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2 PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ...
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi