Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRON
Publikuar më 28 qershor, 2010 në orën 01:15 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ne Perkujtim te Masakres ndaj Shqiptareve
te pafajshem te Çamerise

Kjo jave shenon nje pervjetor te hidhur per historine shqiptare, ate te gjenocidit nga forcat greke ndaj popullsise civile e te pafajshme te shqiptareve te Çamerise. Mbarimi i Luftes se Dyte boterore solli tragjedi katastrofale humane per shqiptaret. Per njeren nga keto tragjedi, dmth. ate te masakres se Tivarit shkrova nje artikull para disa javesh. Nje tjeter katastrofe tjeter per shqiptaret ishte edhe masakra e popullsise se pafajshme civile te shqiptareve te Çamerise nga forcat e rregullta ushtarake te gjeneralit grek Zerva. Vrasja, kryesisht e grave dhe femijeve shqiptare nga Çameria, 66 vjete me pare, ishte nje gjenocid i planifikuar me qellim per te boshatisur krahinen shqiptare te Camerise nga popullata shqiptare, aspak ndryshe nga planet e Çubriloviqit per te detyruar largimin e popullsise shqiptare nga Kosova, ne fillim te shekullit te kaluar, per te vetmin "krim" se ishin shqiptare.

Gjate dy lufterave boterore te shekullit te kaluar, fqinjet tane ne ju jug greket, bene cdo gje per te eliminuar shqiptaret nga Çameria, duke perdorur dhune, duke djegur katundet e tyre, duke vrare e duke prere. Ne veri, fqinjet tane serbet vepruan njesoj -- me dhune e terror -- per te detyruar shqiptaret te largoheshin nga trojet e tyre. Ne fund te shekullit te kaluar, serbet pasuruan fjalorin boteror me fjalet "spastrim etnik", si rezultat i politikes se tyre cfarosese ne Kosove dhe ne Bosnje. Krimet e Serbise ne Kosove dhe ne Bosnje jane denuar nga mbare bota dhe shkaktuan nderhyrjen e aleances se NATO-s per te ndaluar vrasjen dhe shpernguljen me force te popullsise shqiptare nga Kosova. Masakra e shqiptareve te Çamerise, si edhe ajo e Tivarit dhe te tjera si keto, ende presin per drejtesi.

Fjala e deputetit dhe Kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Unitet, Zotit Shpetim Idrizi ne Kuvendin e Shqiperise para dy tri ditesh, si dhe shpallja e perkujtimeve te tjera me rastin e pervjetorit te masakres se shqiptareve te Çamerise, eshte nje fillim i mire drejte zbardhjes se kesaj tragjedie. Zoti Idrizi tha se "ne nuk do te rreshtim se kerkuari drejtesi, derisa te denohen ata qe kryen krimet e perbindshme qe njollosin cdo ndergjegje njerezore, pavaresisht kombesise." Guximi i deputetit Idrizi duhet duartrokitur dhe pershendetur. Nuk duhet patur frike nga perpjekjet per te zbuluar kete te vertete si edhe per te zbardhur krime te tjera ndaj kombit shqiptar. Jam i bindur se me kete nisme, deputeti Idrizi, si edhe shume te tjere te vullnetit te mire, si jashte ashtu edhe ane e mbane trojeve tona ne Balkan, nuk deshiron te shtoje inatet e huqet e vjetera dhe as te shkaktoje mosmarrveshje te reja me fqinjet tane. Por, sic thote fjala popullore, "Dielli me shoshe nuk mbulohet", prandaj ne emer te te drejtave te njeriut, te nderit dhe burrenise shqiptare, te perkrahet deputeti Idrizi qe "ceshtja came" dhe te tjera si ajo, nga jugu ne veri, te mos mbeten me ne heshtje.

Shqiptaret nga Çameria qe humben jeten nga dora mizore 66 vjet me pare, ishin bijet e bijat me te mira te atdheut, vellezer e motera te nje gjaku, sic ishin edhe viktimat e masakres se Tivarit. Nga menyra se si vdiqen, ata treguan nje heroizem vetmohues, duke i ndejte besnik identitetit dhe dinjitetit te tyre kombetar, si edhe beses, nderit e burrenise shqiptare.

Le te jemi te denje te sakrifices maksimale te ketyre heronjeve, pasi kujtimi i tyre dhe zbardhja e rrethanave te martirizimit te tyre do te frymezoje brezat e ardheshem te kryejne vepra te mira e te mbara per kombin shqiptar, per fqinjet tane dhe per mbare njerezimin. Viktimave te ketyre masakrave nuk u jane ndertuar permendore tek varrezat e tyre, pasi nuk dihet se ku jane varrosur eshterat e tyre, por ata kujtohen ne zemerat e gjithe Shqiptareve te mire.

Frank Shkreli


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 2,352 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi