Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodranin
Publikuar më 28 qershor, 2010 nė orėn 01:37 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ku ėshtė Shqipėria sot?!

Pas njėqind e tridhjetė vitesh nga botimi i poezisė “O moj Shqypi, e mjera Shqypni” e pash tė rrugės qė tė ulemi bashkė, pėr tė biseduar nė kontestin e sotėm pėr shqiptarėt, duke iu referuar kėsaj poezie, qė me pėrkushtim e ka kėnduar i ndjeri Riza Bllaca, duke e bart mesazhin e Juaj edhe te ata qė nuk dinin shkrim lexim. Pėr tė mos e zgjatur hyrjen po fillojmė menjėherė me pyetjet:

Morina:- Ju keni titullin Pashė, ēka do tė thotė kjo pėr Ju?

Shkodrani:- Po. Ky titull ushtarak mė ka mundėsuar qė tė shoh mė mirė jetėn e popullit tim nė relacion me Perandorinė Osmani. Ky titull edhe mė mundėsoi qė tė njihem mė pėr sė afėrmi me vėllezėrit Frashėri dhe me intelektualėt e kohės qė qėndronin e vepronin nė Stamboll. Pėr mes tyre u njoha edhe me intelektualėt tjerė shqiptarė ku do qė ishin.

Morina:- Nė atė kohė Perandoria Osmane ishte nė luftė edhe me Rusinė?

Shkodrani:- Po. Sulltani nė kėtė luftė pėrdorte djalėrinė shqiptare nė fronte, ndėrsa ne nuk kishim kurrfarė tė drejtash. Atėherė vendosėm qė nga tė gjitha kėndet ta vėshtrojmė situatėn politike e ushtarake nė kuadėr tė Perandorisė, tė faktorit shqiptar dhe atė Evropian. Rezultatet dolėn, se mė nuk guxonim tė pritnim, sidomos pas Traktatit tė Shėn Stefanit.

Morina:- Se si kaloi Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tashmė dihet. U krijua edhe ushtria kombėtare dhe nė vlugun e luftės Ju iu drejtuat kombit pėr njė mobilizim tė pėrgjithshėm. Pati jehon kjo?

Shkodrani:- Jo aq sa mund tė ketė pasur jehonė mė vonė, pėr vet faktin se tė paktė ishin ata qė dinin shkrim e lexim, por edhe atėherė ky mesazh ėshtė bartur pėrmes shpjegimeve nė ndeja e fronte lufte, por edhe duke e kėnduar.

Morina:- Keni menduar, se kjo poezi Juaja tė ketė kaq jetė tė gjatė dhe edhe sot tė kėndohet?

Shkodrani:- Tė them tė drejtėn, as qė kam dashur tė ketė kėtė jetėgjatėsi.

Morina:- Nuk po Ju kuptoj?!

Shkodrani:- Dėgjo. Kur e pata shkruar kėtė, kam menduar tė jetė njė thirrje kushtrimi pėr tė parė secili vetėn se ku gjendemi, e si jemi tė shkapėrderdhur si komb dhe tė mobilizohemi pėr tė krijuar shtetin tonė nė tokėn tonė, nėn flamurin e tė madhit Skėnderbe. Tragjedia e popullit tonė dhe mos zgjedhja e ēėshtjes kombėtare ka bėrė qė kjo poezi tė jetė aktualė edhe pas njėqind e tridhjetė vitesh. Nė kėtė kontest e thash, qė kjo poezi nuk ka qenė dashtė tė jetė edhe sot aktuale nėpėr oda, se pėr autorin ėshtė meritė kur njė vepėr e tij mbijeton kohėt, por tė kishte qenė vetėm pėr nxėnės e studiues atėherė do tė ishte gjithēka nė rregull.

Morina:- Po sot ku ėshtė Shqipėria?

Shkodrani:- Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe!

Morina:- Cilat janė shkaqet sipas Jush pėr kėtė gjendje?

Shkodrani:- Gjatė gjithė historisė, me vllazen jeni tuj u vra, ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda.

Morina:- Nuk po tė kuptoj?!

Shkodrani:- Bukur mirė po kuptoni. Ēka ju deshtė shqiptarėve t’i kenė tė gjitha kėto parti?! A nuk keni mundur qė pėr sy e faqe tė tjerėve tė jeni nė shumė parti, ndėrsa nė tjetrėn anė tė bėni luftė pėr tė ruajt ēdo pėllėmbė toke dhe tė mos shkapėrderdhen trojet tona nė Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni, e Greqi?! Edhe ne atėherė u deshtė tė luftonim kundėr tė gjithėve. Tė paktėn ju sot keni nė anėn e juaj Amerikėn, njė fuqi politike, ekonomike e ushtarake qė duhet respektuar. Se edhe ata i lidh interesi gjeostrategjik e gjeopolitik me tokat tona, mirėpo ata kėrkojnė njerėz serioz tė veprimit e tė fjalės. Kjo ua ka dhėnė mundėsinė pėr tė qenė nė pozita mė tė mira politike, ushtarake e ekonomike. Ne atė botė tė gjitha tė “mirat” qė na i ofronte Stambolli e Berlini i hodhėm pėr tė mirėn kombėtare, ndėrsa ju sot mashtroheni si taraku pas tramakut.

Morina:- Neve sot na ka ndihmuar e gjithė bota, nuk e shihni kėtė?

Shkodrani:- Po, gjithė bota! Nuk po e kuptojė kėtė “gjithė bota”!? Pėr mua kjo botė me kambė, tė shklet e njė fjalė t’ambėl askush s’ta flet. A nuk po e shihni kėtė?! Kudo nė tokat tona vjen njeri i huej e ju rri n’votėr, me ju turpnue me grue e motėr dhe ju krenoheni qė e keni sipri kėtė botė! Kėtė marre askush s’e do, kėtė faqe t’zezė gjithkush e dro!

Morina:- Ma merr mendje se jemi detyruar, qė pėr tė mirėn e gjithė kombit, tė jenė kėtu nga gjithė bota.

Shkodrani:- Jo, nuk qėndron ky arsyetim! Kam bindjen se kjo ka ndodhur e po ndodh pėr sa pare qi do t’fitoni, besėn e t’parėve t’gjith e harroni, baheni robt e njerit t’thuej, qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej! Edhe unė kur e kam shkruar poezinė ka pasur tė tillė, mirėpo atėherė nuk kemi pasur as abetare e alfabet nė gjuhėn tonė. Ndėrsa ju sot keni edhe akademi dhe me ra viktimė e kėsaj loje tė pistė nuk ua falim ne luftėtarėt e lirisė e bashkimit kombėtar, besa nuk do t’ua fali as historia!

Morina:- Qė nga koha e Juaj bota ka ndryshuar, prandaj ne jemi detyruar tė pranojmė rregullat e lojės demokratike.

Shkodrani:- Demokratike! pėr ēfarė demokracie flisni?! Me kėtė demokraci shqiptari u zu si zog ndėr leqe! Popujt e robėruar duhet tė dinė si tė veprojnė. Nė kėtė demokraci qė propagandoni s’tė ka mbetun as em’n as besė; Vet e ke prishun pėr faqe t’zezė! Kėtė e kanė dashur armiqtė tanė dhe ju ua keni plotėsuar dėshirėn. Nuk keni arritur ta kuptoni kohėn tonė edhe pse i keni pasur tė gjitha mundėsitė pėr kėtė. Nė Prizren nuk ka ardhur rastėsisht Avdyl Frashėri me shokė. Duhet ta kishit kuptuar kėtė! Po e pėrsėris edhe njė herė, ne kishim gjithė botėn kundėr nesh!

Morina:- Ne bėmė luftė dhe si rezultat i luftės tonė heroike jemi ku jemi

Shkodrani:- Ju lumtė! Edhe nė kohėn tonė kur kriste pushka si me shkrep moti, zogu i shqiptarit gjithmonė i zoti, ka qenė pėr luftė e n’luftė ka dekun e dhunė mbrapa kurr s’i mbetun. Mirėpo edhe para lufte keni qenė tė pėrēarė. Keni mundur tė keni njė platformė kombėtare. Nė mungesė tė saj nė luftė nuk i keni pasur tė varura pushkėt me njė vend.

Morina:- Kėtu keni tė drejtė, por nuk kemi pasur ēka tė bėjmė.

Shkodrani:- Arsyetim i mjerė! Edhe ne patėm Avdullah Pash Drenin, njė njeri i respektuar pėr Lidhjen. Madje nė kohėn tonė fisi kishte peshė tė madhe, mirėpo Ai morri nė mbrojtje Ali Pashė Maxharin dhe ne nuk ia falėm kėtė gabim. E dini si ka pėrfunduar. E ju keni falur gabime edhe mė tė mėdha, nė vend tė bashkimit pėr luftė, por tradhtia nuk falet kurrė. Ka qenė dashtė tė vritet tradhtia, pėr tė mos u pėrsėritur kurrė mė.

Morina:- Mendoj se ēėshtja shqiptare ėshtė avancuar dhe Kosovėn e pavarur e kanė njohur shumė shtete tė botės.

Shkodrani:- Kosova, po kjo ėshtė njė nga katėr vilajetet dhe thoni se ēėshtja shqiptare ėshtė avancuar. I dini ju kufijtė shqiptarė!? Nuk i dini! Kufijtė janė qysh prej Tivarit deri n’Prevezė, asht tok’ e jona, prind na e kanė lanė, pra ku janė kėto toka?! Ende nuk e kuptoni se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukė as mish, as zjarr nė votėr, as dritė, as pishė; as gjak nė faqe, as nder ndėr shok, por asht rrėzue e bamun trokė!

Morina:- Shqipėria pėr tė cilėn Ju po flitni, tė zgjedhurit e popullit e kanė hequr nga fjalori, ēfarė tė bėjmė?

Shkodrani:- Eni t’vajtojmė Shqypninė e mjerė, qi mbet’ e shkretė pa em’n, pa nder; ka mbet e vejė si grue pa burrė, ka mbet si nanė, qi s’pat djalė kurrė! E pėr kėta djem qė thoni se janė zgjedhur nga populli, unė nuk e besojė, pėrndryshe bijtė e Shqipėrisė nuk do ta kishin lėnė nė kėtė gjendjen nėnėn, e para dhe e dyta, kjo poezie imja, e shėndrruar nė kėngė, nuk do tė ishte kėnduar kaq shumė. Rapsodėt dhe populli po kėrkojnė bijtė e Shqipėrisė pėr ta nxjerr nga robėria e matrapazllėku.

Morina:- Mirėpo...

Shkodrani:- Kujt i ban zemra m’e lan’ me dekė, ket fare trimneshe, qi sot asht mekė? Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė, qi njei i huej ta shklasė me kam?

Morina:- Unė kam bindjen se...

Shkodrani:- Kėtė marre askush s’e do, kėtė faqe t’zezė gjithkush e dro! Para se t’hupet kėshtu Shqypnija, me pushkė n’dorė le t’desė trimnia!

Morina:- Bota sot nuk po lejon ndryshimin e kufijve dhe shumė vėshtirė e kemi pėr tė gjetur mirėkuptim pėr tė realizuar programin e Juaj!

Shkodrani:- Edhe nė kohėn time bota nuk lejonte tė ndryshonin kufijtė nė tė drejtė tonė. Edhe nė kohėn e Ismail Qemalit bota nuk lejonte tė ndryshonin kufijtė nė tė drejtėn tonė, por po harxhoni energji kotė kėshtu tė shkapėrderdhur dhe grupe njerėzish tė flasin nė emėr tė kombit. Ēoniu, shqyptar, prej gjumit ēoniu, tė gjithė si vllazėn n’nji besė shtėrngoniu dhe kėrkoni pėrnjėmend bashkimin e Shqipėrisė dhe do tė shihni se bota do tė kuptojė shumė mirė.

Morina:- Tė thash...

Shkodrani:- Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė, i ka shti dridhen gjithė Rumelisė. Kėtė keni mundur ta shihni edhe nė luftėn e lavdishme qė bėtė. Kur panė se gjithė shqiptarėt do tė hyjnė nė luftė, ndėrhynė pėr tė ju qetėsuar juve dhe pėr ta shpėtuar armikun tonė. E thash edhe mė herėt se pushkėt nuk i keni pasur tė varur me njė vend, e sot edhe mė tepėr. Ne kemi arritur tė bashkojmė fiset, e ju nuk po mundeni pėr t’i bashkuar intelektualėt, qė secili prej tyre duhet ta dijė se detyra ndaj Shqipėrisė nuk ėshtė kryer dhe duhet kryer.

Morina:- Tė falem nderės pėr interviste. Pėr fund ēka kishit pėr tė thėnė?

Shkodrani:- Kam dėshirė qė sa mė shpejtė t’i vije fundi kėndimit tė kėsaj poezie nėpėr oda. Le tė mbetėt pėr studiues, qė pėr mes saj tė studioj tė gjitha kohėt deri sot. Shqipėria ka qenė me burra trima, me gra tė dlira; ndėr gjitha shoqet ka qenė ma e mira! Le t’i kthehet ky dinjitet asaj dhe mos marrohna pėrpara Zotit.

Prishtinė, 25.06.2010


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 862 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR...
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS ( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht...
Intervistė me poetin Tafil Duraku
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32
Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2 PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ...
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi