| Kinse vetėm me grekėt paskan problem! |
| Publikuar më 01 korrik, 2010 nė orėn 23:19 ( ) |
Mr. Iljasa Salihu | Opinion | |
|
|
|
Nė fund tė kėtij viti shkollor, profesori i gjuhės dhe letėrsisė shqipe e pyet njė nxėnės, ēėshtė emri, ēkuptojmė me tė? Nxėnėsi pa hezitim i pėrgjigjet se me emėr, pėrgjigjur figurativisht kuptojmė Maqedoninė, po me mbiemėr e pyet prapė profesori? Me mbiemėr nėnkuptojmė Greqinė, profesori ashtu i hutuar dhe i dėshpėruar del prej klasės, duke mos e notuar fare nxėnėsin. Vjen ora tjetėr e sociologjisė, ku profesori i kėsaj lėnde nė spontanitet pyet, ēka kuptoni me problemin si fenomen sociologjik?
Nxėnėsi i njėjtė, i cili kishte vendosur qė pėr njė ditė ta thyejė heshtjen vjetore tė tij, pa hezitim pėrgjigjet, me problemin si fenomen sociologjik, kuptojmė tė qenit i nėnshtruar ndaj shoqėrisė e cila me bollėk ėshtė e vėrshuar prej problemeve. Profesori i habitur me kėtė pėrgjigje sa filozofike aq edhe tė paqartė, i thotė nxėnėsit, mundėsisht kėtė definicion na qartėsoni pėrmes ndonjė shembulli praktik. Shumė thjesht profesor, shoqėria shqiptare nė kėtė shtet ėshtė inferiore dhe e nėnshtruar nė skajshmėri pėrballė shoqėrisė tjetėr, pra asaj maqedonase, e cila deri nė fyt ėshtė e mbėrthyer dhe e zhytur nė probleme tejet serioze. Njėjtė sikurse profesori paraprak, edhe ky del prej klasės, ashtu i habitur prej pėrgjigjes nė fjalė. Hy nė klasė profesori i gjeografisė, i cili ende pa u ulė mirė nė karrige, nė fakt nuk e kishte zakon tė ulej, i pyet nxėnėsit, ku gjendet Deti Egje? Nxėnėsi, i cili e kishte filluar atė ditė me pėrgjigje tejet interesante dhe sfiduese, edhe nė kėtė rast i njėjti pėrgjigjet duke thėnė se, Deti Egje gjendet nė Maqedoni, nė fakt Deti Egje, burimin e ujit e ka nė Vrutok, ujė i cili pėrmes lumit Vardar shkon dhe derdhet nė Detin Egje, pra meqė njė pjesė goxha e madhe e ujit burimin e ka prej kėtij vendi, atėherė vendi nė fjalė i takon gjenezės sė tij. Nga kjo pėrgjigje tejet e koklavitur, profesori pėr tė mos e zgjatur mė shumė, e lėshon orėn e mėsimit, duke mos e vlerėsuar as pėr tė mirė, e as pėr tė keqe pėrgjigjen e nxėnėsit.
Pėr atė ditė, i njėjti nxėnės ishte pėrgatitur edhe nė lėndėn e historisė, i cili nė gjysmė vjetorin e parė e kishte marrė njėsh vetėm pse kishte thėnė se, historia ėshtė pėrrall e cila tė lenė mbrapa(marrė parasysh pėrvojėn e shtetit tė tij). Kėsaj radhe, profesori i historisė ia dha shansin e fundit, duke ia miratuar kėrkesėn pėr vullnetar. Pėr ta kaluar sa mė lehtė qė tė jetė e mundur, profesori fillimisht e pyet se, kush ėshtė babai i historisė? Qė tė jeni mė i qartė i nderuar profesor, ėshtė mirė tė mė pyesni se, kush ėshtė babai i babait tė historisė? Mirė pra, pėrgjigju! Babai i babait tė historisė ėshtė Nikolla Gruevski. Po e marrim si nė rregull, po kush ėshtė babai i historisė, pyet prapė profesori? Gruevski, kėrkojė falje po emri nuk mė kujtohet. Profesori i historisė pėr dallim prej profesorėve tjerė, ishte kureshtarė ta dijė se prej nga i kishte marrė kėto informata tė ēuditshme, pėr tė arritur deri te kėto pėrgjigje tejet tė habitshme. Nxėnėsi ashtu guximtarė dhe i hapur ndaj secilės pyetje, fare thjeshtė i tregon profesorit se, pėr ēdo lėndė mėsimore, asnjėherė nuk pėrgatitet prej librave pėrkatėse, porse tė gjitha pėrgjigjet pėr tė gjitha lėndėt mundohet ti gjejė, duke i dėgjuar dhe i besuar lajmeve dhe politikanėve tė kėtij shteti, mbase kryesisht kryeministrit, tė cilin nuk e njehė se nė tė vėrtet ēfarė fakulteti kishte tė kryer, por njė ishte i sigurt se, ai ėshtė njė historian ekstremistė me kėshilltarė tė tillė, tė paktėn kėshtu pandeh veprimtaria praktike e tij.
Kėshtu pra, kėsi lloj informatash dhe faktesh mund tė plasojmė nėse u besojmė tezave tė politikanėve, kryesisht politikanėve maqedonas, sepse kėta tanėt janė vetėm transmetues tė gėnjeshtrave tė tyre, por tė gėnjeshtrave - tė merremi vesh! Ata shkruajnė, deklarohen dhe veprojnė, sikurse tė gjitha punėt nė kėtė shtet po shkojnė mbarė, pėrpos problemit tė emrit me Greqinė. Mbase si rrjedhoje e kėsaj si shenjė krenaria dhe bindjeje pėrpara popullit tė vet, njė deputetė maqedonas i partisė nė pushtet, fare pa doreza shkruan se, Maqedonia udhėheqė pikėrisht politik maqedonase autoktonė pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Vetė heshtja e faktorit politik shqiptar pėrballė kėsaj teze publik dėshmon se, shqiptarėt me ēfarė politikash autoktone udhėhiqen. Kėsaj nomenklature gėnjeshtrash, dukshėm po i ndihmon edhe faktori vėzhgues dhe kėshillues ndėrkombėtarė, duke pohuar se Maqedonia me tė zgjidhur ēėshtjen e emrit i ka zgjidhur tė gjitha problemet, pra e kristaltė dhe e gatshme pėr tu integruar nė strukturat euro-atlantike.
Harrohen problemet e shqiptarėve, nė fakt maqedonasit nuk paskan problem me shqiptarėt, por me grekėt, ndėrsa shqiptarėt paskan problem me maqedonasit, kėsisoj gjithsecili qenkemi nė lėkurėn e gjithsecilit, ku tė gjithė qenkemi tė mbėrthyer me esencėn e njėjtė tė problemeve. Nėse problemi qenka vetėm te Greqia, atėherė pse popullit shqiptarė fare nuk po i intereson ky problem, madje shpeshherė dinė tė jenė edhe nė krahė tė Greqisė nė ndonjė ndeshje sportive, jo qė Greqinė e duan, por njė gjė tė tillė e bėjnė vetėm pėr inat tė Maqedonisė (kjo ėshtė njė bindje e pėrgjithshme e shqiptarėve qė jetojnė nė kėtė shtet). Por, fatkeqėsisht politika e Maqedonisė kėtij fenomeni nuk i jep ndonjė rėndėsi tė veēantė, ajo si tregues se Maqedonia ka problem vetėm me Greqinė, i merr politikanėt shqiptar, politikan tė gjorė tė cilėt shumė shpejtė harruan se po ky shtet, nuk mori pjesė nė varrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, sado pak duke reflektuar dhe artikuluar mėshirė te popullata shqiptare, pra hapur duke na thėnė se, nuk ėshtė mirė tė merr pjesė nė varrim vrasėsi, sepse prezenca jonė mund tė shkaktojė ndonjė tollovi te popullata juaj, pra ne jemi kundėr tollovisė, sepse kemi probleme tjera shumė serioze me Greqinė.
Pėr kėta dhe faktorin ndėrkombėtarė, nuk ėshtė problem privimi i flamurit kombėtar dhe i gjuhės shqipe nė vende dhe institucione publike, nuk ėshtė problem vrasja e shqiptarėve tė pafajshėm, duke e thyer mitin e fjalisė hetimet vazhdojnė, sepse mjafton qė qarqet kompetente maqedonase menjėherė pas vrasjeve ta pohojnė si tė suksesshėm aksionin, dhe rastin nė fjalė ta mbyllin prore, raste tė dėnuara moralisht vetėm prej shoqėrisė civile shqiptare. Mbase nuk ėshtė problem, edhe mbushja e administratės publike me maqedonas, fillimisht si punonjės tė pėrkohshėm, e pastaj pėrmes konkurseve tė brendshme si punonjės tė pėrhershėm, ndėrkaq politikanėt tanė pėrlahen ndėrmjet veti, duke u bazuar nė shifra tė gatuara dhe tė pjekura prej punonjėsve maqedonas, se kush mė shumė paska punėsuar nėpunės shqiptarė nė administratė.
Nė kėtė rast po e pyetėm nxėnėsin vullnetar me notė se ēka kupton me problemin si fenomen tė pėrgjithshėm, ai do tė pėrgjigjet problemi i emrit ndėrmjet Greqisė dhe Maqedonisė, krejt kjo si rrjedhojė e shikimit tė lajmeve tė tepėrta, dhe besim tė pa rezervė ndaj politikanėve tanė.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 31 vizitorë |
| Lexuar:
547 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|