Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE ЁSHTЁ NЁ KRIZЁ GREQIA
Publikuar më 11 korrik, 2010 në orën 08:49 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qё sistemi ekonomiko-financiar i kapitalizmit ёshtё diçka si njё platformё e brishtё, kёtё e vёrtetojnё krizat e pёrsёritura botёrore, pёr shpeshtёsinё dhe dhe pёrshkallёzimin e tё cilave sot askush nuk mund tё verё dorёn nё zjarr. Kjo brishtёsi duket e lidhur me faktin se ky sistem ёshtё me sa duket i paaftё tё kontrollojё spontanitetin dhe manipulimet financiare brenda tij.

Shkruan: Artan Mullaj

Duket sikur kёtij sistemi i mungon njё sistem i brendshёm pёr shkak tё anarkisё qё e karakterizon lojёn e ashpёr financiare, lojёn e lirё, pa rregulla, pa kushte, pa arbitёr, qё kryesisht imponohet nga babёzia nё teren pёr fitime tё protagonistёve aksionerё. E shprehur sponatanisht, kjo brishtёsi e kapitalizmit po vёrtetohet sot edhe nё kurizin e popullit grek, i cili ёshtё edhe ky mjaft i brishtё pёr tё qёnё i zgjedhuri i njё prove tё tё tillё tё vёshtirё, dhe ёshtё shumё i vogёl gjithashtu pёr eksperimente tё tilla kaq tё mёdha, siç ёshtё rentabiliteti i dyshuar i sistemit kapitalist.

Ajo çka ndodhur nё Greqi nё formёn e njё krize kёrcёnuese pёr identitetin kombёtar, dhe qё rrezikon edhe vende tё tjera me qasjen e njё epidemie shkatёruese, ёshtё pasojё e drejtpёrdrejtё e kёsaj brishtёsie tё sistemit, qё, ndёrsa pёrsёritet gjithnjё e mё shpesh, mund tё shndrohet nё njё vrimё tё zezё jo vetёm pёr ekonomitё e vogla, por edhe pёr ato tё mёdha.

Nё se analizojmё Greqinё, shkaku thelbёsor i krizёs ekonomike qё ka asfiksuar atё, pёrfaqёsohet kryesisht nga:

1. kapja e qeverive greke tё deritanishme prej monopoleve, e cila ka degjeneruar nё njё korrupsion tё kamufluar e gjithpёrfshirёs.

2. revanshi i kompanive aksionare për fitime tё mёdha, flluskat e tyre tё fryra nё bursё dhe stimulimi politik i kёtij revanshi.

3. injoranca spektakolare ekonomike e masёs sё gjerё, e cila pёr shkak tё ngutjes sё saj pёr tё fituar lehtё, ra viktimё e projekteve gjigande tё mashtrimeve dhe vjedhjeve qё tё pushtetshmit, bёjnё zakonisht edhe pёr hobi nё çdo vend tё botёs.

4. Mungesa e transparencёs publike, e cila e mbuloi gropёn e zezё tё borxheve pёr njё periudhё tё gjatё, duke vonuar marrjen e masave drastike nё kohёn e duhur.

Raportet ndërmjet këtyre parametrave përcaktojnë edhe shkallën apo fiziognominë e krizёs falimentuese tё fqinjёve tanё.

1-Kur themi kapja e qeverive greke qysh nga viti 1974, kemi parasysh blerjen e kamufluar tё votёs(sponsorizimet pёr pushtetin e rradhёs) prej monopoleve ekonomike, me qёllim pёrfitime tё mёdha, nga pёrdorimi pastaj i pushtetit nё kuriz tё buxhetit shtetёror. Qysh nga viti 1974 qeveritё e ngazёllyera tё Greqisё, qё s’kanё qёnё gjё tjetёr veçse kukulla nё duart e monopoleve ndёrkombёtare financiare, i kanё shёrbyer sistematikisht interesave ekonomike tё kёtyre monopoleve. (Tё gjithё kemi parasysh korupsionin spektakolar dhe kapjen e qeverive tё tё dy krahёve nga kompania interkontinentale SIEMENS).

Kapёsit apo kompanitё sponsorizuese tё paligjshme tё njёrёs apo tjetrёs qeveri, nё kёmbim tё monopolizimit tё investimeve nё teritorin grek, kanё patur kёshtu privilegjin e akordimit të rrjetit investitor tё Greqisё, teorikisht të kontrollushëm nga shteti, por praktikisht të monopolizuar nga kёto kompani tё mёdha.

U duk e gjatё periudha kur tё votuarit grekё nё pushtetdo tё mund tё udhёtonin tё parrezikuar nё parajsat e premtuara nga pushteti, me rryshfetet prej ёndre qё afronin kёto kompani tё mёdha, deri sa plasёn skandalet njёra pas tjetrёs, ndёrsa borxhi publik rritej nga viti nё vit. Njё pjesё e politikanёve grekё tё korruptuar duket se depozituan rryshfetet e marra nё shtetet offshore, nё bankat e tё cilёve ruhet anonimiteti, duke i shpёtuar kёshtu telasheve tё drejtёsisё me mungesё faktesh apo llogarish bankare tё publikuara nё emёr tё tyre. E vёrteta ёshtё se sot Greqia nuk vuan thjesht pasojat e krizёs financiare tё botёs, si gjithё vendet e tjera, por edhe pasojat e shkatёruese tё manaxhimit tё keq qё i kanё bёrё qeveritё vendit tё tyre 20 vitet e fundit, pikёrisht pёr shkak tё kapjes inteligjente, apo pёr shkak tё korrupsionit tё kamufluar tё tyre.

2-Revanshi i kompanive aksionare ёshtё njё dukuri karakteristike e strategjive primitive tё vendeve tё vogla por tё zhvilluara, qё kanё krijuar bursat e tyre. Nё kёto bursa, tё ngritura si instrumenta selsksionimi e testimi pёr bizneset mё tё fuqishme nё vend, ndodh zakonisht mashtrimi financiar: flluska e tregut të aksioneve, rritja e paarsyeshme dhe e parregullt e çmimeve tё tyre. Kjo rritje artificiale, si njё lojё e aksionerёve mё tё mёdhenj, ju paraprin krizave ekonomike. Njё flluskё aksionesh nё bursёn e Athinёs ndodhi nё vitin 2000, kur, pas rritjes maramendёse tё vlerёs sё aksioneve, euforinё e provokoi vetё ishkryeministri grek Kostas Simitis. Nё mes tё delirit helen pёr parajsёn ekonomike, ndёrsa aksionet e kompanive nё bursё rriteshin pёrditё me vlera tё mёdha, Simitis atёhere deklaroi se treguesi i pёrgjithshёm i bursёs greke, pas vlerёs sё lartё prej 6000 pikёsh, ku ndodhej aktualisht, do tё rritej edhe mё nё vazhdim drejt kuotёs 8000. Kaq mjaftoi qё qytetarёt tё suleshin drejt sporteleve pёr tё blerё aksione tё ndryshme tё shoqёrive aksionere. Por si nё shumicёn e rasteve, kёto rritje pёrallore tё aksioneve nuk korrespondonin me fitimet reale të kompanive nё bursё, dhe për këtë arsye, ndryshe nga ajo pёr tё cilёn janё krijuar, nuk kanё të bëjnë me aftësitë financiare të tyre dhe nuk pёrfaqёsojnё potencialin real ekonomik qё kanё. Deklarata e Kosta Simitisit solli njё furtunё tё re babёzie nё Greqi pёr fitime tё lehta, tё ngjashme me atё tё firmave piramidale nё Shqipёri, pas sё cilave shpёrthyen protestat popullore nё vitin 1997. Grekёrit mbyllёn masivisht bizneset madje shitёn edhe shtёpitё pёr tё blerё aksionet e kompanive qё rriteshin marrёzisht, deri sa erdhi shpejt kthesa e rёnies, e cila do tё qe fatale pёr ta. Brenda njё kohe tё shkurtёr treguesi i bursёs greke ra menjёherё nё vlerёn 1300-1400 pikё, duke shkaktuar njё tёrmet nё perceptimet e njerёzv, shumica e tё cilёve kishin humbur kursimet por edhe pasuritё e tyre pёr shkak tё kёsaj rёnieje. Nё fakt, jo vetёm nё Greqi, por edhe nё vendet e tjera me ekonomi mё tё stabilizuara, nё çdo rast qeveritё tregohen tё paafta tё krijojnё struktura juridiko-financiare qё do mund tё shmangnin krijimin e kёtyre flluskave, tё cilat, si njё problem serioz i sistemit tё kapitalit, mund tё quhen edhe kёmbana tё krizave ekonomike.

3-Injoranca ekonomike e masёs sё gjerё, ёshtё njё faktor tjetёr nё krizёn e Greqisё. Nuk ёshtё hera e parё qё njerёzit bien nё kurthin e operatorёve financiarё, qё bёjnё gjithçka mund tё bёhet pёr tё fituar, pa llogaritur pasojat. Rrёnia kolektive nё kurthin e bursёs tё qytetarёve grekё para disa vitesh shpjegon edhe vёrteton kёtё gjё. Kjo masё, megjithёse nuk ka kulturёn e nevojshme ekonomike pёr tё operuar nё treg, duke synuar verbёrisht fitime tё mёdha, operon thjesht pёr tё humbur nё tregun e aksioneve. Varfёrimi i qytetarёve pёr shkak tё kёtyre humbjeve masive, krijon njё psikologji kolektive e cila e pёrkeqёson akoma mё shumё krizёn, ndёrsa, ashtu si ata preken nga epidemia e fitimit dhe rrёmbehen nga babёzia e parave tё lehta, pёr fat tё keq, me tё njёjtёn mёnyrё tёrhiqen nga rutina e shpenzimeve, ndёrsa kriza i ka bёrё tё jenё tё pasigurtё pёr tё ardhmen e tyre. Kjo po ndodh edhe sot nё Greqi. Njerёzit kanё frikё tё shpenzojnё, tё sigurtё se e keqja ende s’ka erdhur. Nё kohё krizash njerёzit zakonisht bёjnё tё kundёrtёn e asaj qё kёrkon zgjidhja apo dalja nga kriza. Firmat prodhuese ulin prodhimin, çka do tё thotё rritje e çmimeve nё treg, pra edhe rёnie e fuqisё blerёse pra edhe papunёsi dhe probleme sociale. Kёto fenomene janё pikёrisht kapilarёt qё ushqejnё krizat ekonomike dhe i mbajnё ato sa mё gjatё.

4. Mungesa e transparencёs publike ёshtё shndruar tani nё njё infeksion ndёrkombёtar. Por ashtu si virozat e stinёve komplikojnё mё shumё njerёzit e dobёt, ky infeksion shkatёron kryesisht ekonomitё e vogla dhe sidomos demokracitё e brishta.. Pasojat shkatёrimtare tё mungesёs sё gjatё tё transparencёs nё ekonominё Greke, borxhet e frikshme tё sё cilёs u ndriçuan vetёm me ardhjen e Jorgo Papandreut nё pushtet, janё si njё kambanё zie edhe pёr vendet e tjera tё rajonit, sidomos pёr Shqipёrinё. Nё Shqipёri po ravijёzohet njё kapitalizёm vulgar qё kushtёzohet nga primitiviteti i klasёs politike dhe mentaliteti i rrezikshёm i saj pёr privatёsinё e shtetit dhe drjtёsinё, qё realisht mungon.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 1,247 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi