| Shtetet nuk krijojnė kombe! |
| Publikuar më 13 korrik, 2010 nė orėn 23:02 ( ) |
Mr. Iljasa Salihu | Opinion | |
|
|
|
Gjumi ёshtё imazh i vdekjes, i ngjanė vdekjes, ka lidhje tė ngushta me atė, por sidoqoftė nuk ёshtё vdekje. Mbase njeriu i cili e zbuloi Amerikėn, nuk e diti asnjė fjalė anglisht, por ia mundėsoi qė pasardhėsve tė tij tė shkruajnė pėr atė nё gjuhėn angleze. Nё kohėn kur vepronte dhe plasonte menēuri filozofike Sokrati, nuk ekzistonte fjala intelektual, por sidoqoftė ai ishte i tillė.
Ndėrkaq sot ndodh e kundėrta, mund tė plasosh dituri, mund ta kuptosh fjalėn intelektual, fjalė e cila rrjedh prej gjuhės latine, nga fjala intelectus, qė do tė thotė kuptim, ide, koncept, por nuk ёshtё kusht qė edhe tė jesh i tillė, mjafton disi tė krijosh famė nё opinion, pėr ta krijuar pastaj imazhin tek tė tjerėt si i ditur, ndėrsa ne mė lartė thamė se, edhe gjumi ёshtё imazh i vdekjes, por si i tillė nuk ёshtё vdekje. Kėshtu njė ditė peshkatari kishte shkuar nё peshkim, por nga pamundėsia dhe mosdurimi qė peshqit njė nga njė ti pretė qė tė bien nё kurthin e grepit mashtrues, e nxjerrė bombėn e dorės e aktivizon, dhe ashtu i entuziazmuar pėr bollėkun e peshqve qė do ti sigurojė si ushqim pėr vete, pa njė pa dy, bomba i pėlcet nё dorė, duke u bёrё kėshtu vetė ai ushqim pėr peshqit. Pёrafёrsisht ndėrmjet kėtyre paradokseve gjendet shteti i Maqedonisė, i cili trumbeton se, imazhi i brendshėm dhe i jashtėm e pёrcaktonё identitetin e vėrtet kombёtar, por imazhi i vdekjes thamė qė nuk ёshtё vetё vdekja, mbase ky shtet pandeh se i pėrket lashtёsisё, duke pohuar praktikisht e aktualisht se shteti i Maqedonisė ngushtėsisht ёshtё i lidhur me kombin maqedonas (Maqedoni-maqedonas, ndėrse ne edhe pse jemi realisht shqiptar-Shqipėri, por fatkeqėsisht jetojmė nё Maqedoni), duke harruar se shteti nuk e krijon kombin, por kombi shtetin, kombi pra ёshtё mirėqenia fillestare, ndėrsa shteti ёshtё ai i cili duhet ta ndёrtojё dhe rregullojė mirėqenien ekonomike, por fatkeqėsisht ky shtet nё mёnyrё tё tёrthortё, me veprimet e tanishme shihet qartė se ende ёshtё nё konsolidimin e kombit, ndėrsa dihet mirėfilli se, ēdo gjė qė qёllёmisht pėshtjellohet, nuk ёshtё gjё tjetёr pos manifestim i jashtėm i artificialitetit tė tij, si dhe tё njėjtėt pėshtjellime mundohet ti arsyetojė duke ndėrtuar figura, artefakte, infrastrukturė antike, por nё kohėn e tanishme, pra nga tatimpaguesit e sotėm, qё pėrdoren si hamallxhinjё tё antikitetit.
Mbase Amerikėn nuk e ndёrtojё zbuluesi i saj, as nuk e zbuluan ndėrtuesit e saj, por gjithsecili e bėri punėn e cila natyrisht i pėrkiste. Ndёrkaq nё Maqedoni ndodh e kundėrta, ku lashtёsinё kėta zbuluesit e nёntokёs, jo asaj kriminale por asaj kinse historike, dёshirojnё qė me ēdo kusht ta paraqesin mё tё vjetёr se vetё lashtėsia, pra gjoja se lashtėsia fillet i paska nё Maqedoni, duke dalė kėshtu mė qesharakė se vetė ata tё cilёt kanё dёshirё tё bёhen humoristė.
Teksa njėri me krenari tёrё ditёn po e pёrsёriste maksimėn e dua qiellin e dua detin, por kurrė nuk e ndёrrojё identitetin, tjetri po mundohet ta imagjinojė detin joekzistent nё Maqedoni! Fundja, edhe pse kёtij shtetit i mungon deti, ky pra ёshtё njё limit gjeografikё i saj, nё anёn tjetёr Maqedonisё nuk i mungon qielli, pёrbёrja e sё cilёs qartё dhe hapur na tregonё se, edhe pas pas nėntorit vjen dhjetori, por kujdes, dhjetor me pasaporta tё ndryshėm, ose fare pa pasaporta, ngase nё kohёn e izolimeve shtetėrore prej mekanizmave tё jashtėm, fare nuk tё vyen dokumenti i udhėtimit. Duke menduar dhe shpresuar qё politika dhe diplomacia e Maqedonisė do ta ngadhёnjejё Greqinė, me pavetėdijen e sajė ёshtё duke e imituar peshkatarin i cili nё vend qё tё kёnaqёt duke i ngrёnё dhe i shitur pak ato peshq, vetė ai u bė ushqim i tyre, ngase gėzimin dhe krenarinė e kishte vendur pėrpara realizmit dhe realitetit natyral. Kėta duke e mbrojtur me ēdo kusht emrin, duke u frikuar skajshmėrisht se me ndėrrimin e emrit me automatizėm do ti ndryshohet edhe identiteti i tyre kombėtar, hapur me kёtё lloj tё mendёsisё janё duke na nėnēmuar neve shqiptarėve qё jetojmė nё kёtё vend, jetёgjatёsinё e sё cilit as Oktapodi nuk mund ta parashikojė. Kėtyre pra, i ka hyr frika nё palcėn kurrizore! Nėse eventualisht lėshojnė pe nё ndryshimin e emrit, atёherё kėta mё nuk do tё quhen maqedonas, por maqedonas tё veriut, apo tё vardarit, apo diēka tjetėr, pėrpos maqedonas. Nё pėrsiatje tё kёsaj pakuptimёsie, pse jo edhe tё njё realiteti qё padashje maqedonasit po na e kristalizojnė neve, po del se, shqiptarėt nuk meritojnė tё jetojnė nё njё shtet i cili nuk ndėrlidhet me emėrtimin e identitetit tё tyre kombёtarё, pra meqė jemi shqiptar, atёherё shteti legjitim nё tё gjitha aspektet duhet tё jetё Shqipėria (jo ajo londineze, por ajo natyrale) duka na hapur edhe neve shtigje, rast dhe alternativa qё tё mos pajtohemi me ndonjė emėr qё nuk ndėrlidhet me pёrkatёsin tonё tё identitetit kombėtar. Kёtё tezё tё maqedonasve, pra qё shteti duhet ta krijoi kombin, duke devijuar nё prejardhjen sllave, janё duke e pėrdorur, edhe disa qarqe tejet tё dyshimta nё Kosovė, duke pretenduar nё identitetin kosovar, ngase emri i shtetit tё tyre qenka Kosovё, tezё kjo, edhe e Marksit ku thoshte se, shteti e krijon kombin, ku me automatizėm del se, Ushtritė Ēlirimtare paskan luftuar vetėm pёr shtetin, mbase nё atё kohё shqiptarėt paskan qenė pa komb, sepse tashmė shteti i Kosovės po e krijon kombin e ri kosovarm, njashtu edhe Maqedonia kombin e maqedonas, duke gabuar edhe njėri edhe tjetri, ngase dihet mirėfilli historik, ku kėta tė ashtuquajtur maqedonas kanė prejardhje sllave, kurse kėta tė ashtuquajtur kosovar janė shqiptar tė pastėr, pėrpos disave qė nuk po duan tė jenė si tė tillė. Por, e vėrteta ёshtё se, populli (lexo: kombi si nocion mė i ri dhe mė i konsoliduar nё identifikimin e pёrkatёsisё nacionale) e krijon shtetin si mekanizėm udhёheqёs, i udhёhequr dhe i barabartė pёr tё gjithё pjestarёt e tij.
Pra, nёse maqedonasit duan qё me ēdo kusht tё mos e ndryshojnė emrin, nga shkaku se po i preket edhe identiteti i tyre kombёtarё, atёherё edhe ne shqiptarёt duhet qё me ēdo kusht ti kundёrpёrgjigjemi si masė mbrojtėse tё qenies sonė kombėtare, duke u thirr nё kombin shtet, pёrdryshe unё me emёr e mbiemёr me domethėnie joshqiptare (edhe pse jam shumė i kėnaqur me emrin dhe mbiemrit tim) me shtetėsi Makedonsko, Maqedonisё dhe Macedonian nё nivel ndёrkombёtarё nuk do tё njihem si shqiptar, nuk do tё dallohem prej italianėve me prejardhje shqiptare, amerikanėve me prejardhje shqiptare, turqve me prejardhje shqiptare, e kosovarėve me prejardhje shqiptare.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 35 vizitorë |
| Lexuar:
532 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|