| AVANCIMI I TĖ DREJTAVE FETARE-NDIHMESĖ PĖR DEMOKRACINĖ NĖ KOSOVĖ |
| Publikuar më 14 korrik, 2010 nė orėn 22:18 ( ) |
Fehmi Ramadani | Tė ndryshme | |
|
|
|
Protesta kundėr shkeljes sė tė drejtave tė besimtarėve myslimanė
Kosova ky vend me mbi 93 pėr qind tė popullsisė sė besimit myslimanė, nga e kaluara okupuese ka trashėguar njė gjendje tė rėndė nė tė gjitha sferat e jetės sė saj. Njė situatė e tillė i kishte pėrcjell pjesėtarėt e besimit islam, tė cilėt trajtoheshin si faktor diskriminimi. Pėrkundėr dhunės sistematike dhe diskriminimit nacional dhe fetar komuniteti mysliman kishte arritur ti pėrballojė sfidave tė kohės. Besimi islam nė masė tė duhur kishte ndikuar nė ruajtjen e qenies kombėtare tė kėtij populli, sidomos rrezikut tė asimilimit kombėtar e fetar. Kjo popullsi, jo vetėm myslimanėt kishin rezistuar ndaj okupimit sllav, por edhe shqiptarėt e pėrkatėsive tjera fetare. Shumica e kėsaj popullate, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre ishin kundėr okupimit tė kėtij vendi.
Tani, pas periudhės sė lirisė sė Kosovės shpresa ishte mė e madhe nė zhvillimin dhe avancimin e tė drejtave tė kėtij komuniteti, tė cilėt pėr dekada ishin tė diskriminuar, si nė regjimin komunist tė Titos, por edhe tė periudhės sė mė vonshme. Kosova, pas shpalljes sė pavarėsisė ėshtė nė rrugėn e shtet-ndėrtimit dhe pėr synim kryesor ka qė tė bėhet njė shtet laik me demokraci dhe vlera perėndimore. Vlerat e shoqėrive tė zhvilluara janė objektiv kryesor i Kosovės, por edhe procesi i integrimit rajonal dhe euro-atlantik.
Por, tashmė shtrohet pyetja, a mund tė anashkalohet fakti se ky vend ka njė shoqėri tė kamotshme me shumicė tė besimit mysliman dhe civilizim islam? Vetė pėrkatėsia fetare e shumicės sė kėtij populli ka bėrė qė nuk mund tė iket lehtė nga vlerat e njė civilizimi tė tillė. Askush nė kėtė vend nuk ėshtė kundėr demokracisė, lirisė sė fjalės, besimit, etj, por, vėrtet sa kjo kulturė dhe kėto vlera universale njerėzore respektohen dhe mbėshteten nė radhė tė parė nga institucionet e kėtij shteti dhe tė tjerėt.
Po ashtu, mund tė thuhet se askush nė Kosovėn e pasluftės nuk ka pritur qė me shkop magjik brenda natės tė zgjidhen problemet e grumbulluara qindvjeēare, sepse kjo nuk ėshtė e mundur. Por, nė sensin racional dhe obligativ duhet tė shtohen pėrpjekjet, nė radhė tė parė institucionet e kėtij vendi, qė mė nė fund sė paku tė ndalet diskriminimi ndaj tyre, i cili ėshtė ende prezent dhe tė trajtohen si tė barabartė me komunitet tjera fetare. Hiq mė shumė dhe as mė pak nuk i nevojitet kėtij komuniteti.
Edhe pse ka kaluar njė dekadė pas lirisė sė kėtij vendi, si institucionet ndėrkombėtare, por edhe vendore shumė pak kanė ndihmuar kėtė komunitet. Pjesėtarėt e besimit islam mė shumė janė ndihmuar nga shoqata tė ndryshme tė shteteve islamike, si nė ndėrtimin dhe rindėrtimin e objekteve fetare(tė shkatėrruara nga lufta), spitaleve, ambulancave, shtėpive, rrugėve, kanalizimeve, por edhe ndihma nė ushqim dhe mjete financiare pėr popullsinė myslimane tė Kosovės. Manipulimi i ndonjėrės prej tyre mund tė konsiderohet si rast i izoluar dhe kjo nė radhė tė parė ishte dėnuar nga vetė komuniteti mysliman duke u larguar nga ky vend.
Prandaj, kohė mė parė nė Prishtinė u mbajtėn protesta tė besimtarėve mysliman kundėr vazhdimit tė kėtij diskriminimi, me theks nė ndalesėn e mbulojės myslimane nėpėr institucione shtetėrore, por edhe kundėr padrejtėsive tjera fetare. Njė pjesė e politikanėve tė kėtij vendi, por edhe disa mediokritetet publike ishin shqetėsuar pa masė dhe nuk kishin reshtur kritikat ndaj tyre nėpėr disa mediume vendore. Kėta kishin njė panik tė theksuar nga reagimi nė mbrojtje tė drejtave tė tyre.
Injoranca e institucione ndėrkombėtare dhe vendore
Vlen tė theksohet, se nė Kosovėn e pas luftės nga komuniteti ndėrkombėtar janė derdhur miliona euro nė emėr tė ndihmės ndaj kėtij vendi, por pėr ēudi asnjė cent nė emėr tė ndihmės ndaj komunitetit mysliman. Pas vitit 2004, donatorėt evropian ndihmuan rindėrtimin e kishave ortodokse, por nė asnjė rast nuk ndihmuan nė ngritjen e ndonjė objekti fetar islam, apo sė paku tė investojnė nė ndėrtimin e ndonjė biblioteke islame. Kjo do tė paraqiste njė simbolik se kėta kanė konsideratė ndaj kėtij komuniteti, por realiteti kishte treguar se kėto institucione, si ndėrkombėtare dhe vendore nuk kishin treguar njė injorancė tė pashembullt ndaj tyre dhe nuk kishin ndonjė interesim pėr tė ndihmuar dhe mbėshtetur kėtė komunitet.
Nė Kosovė, kinse pėr qėllime humanitare kishin ardhur dhjetėra shoqata tė ndryshme perėndimore, por ato jo vetėm qė kishin qėllime humanitare, por edhe tė caktuara politike dhe fetare. Me ndihmėn e tyre janė zhvilluar shumė sekte tė ndryshme fetare, tė cilat pėr kėtė nėn-qiell ishin tė panjohura. Por, jo vetėm kaq, ato kishin qėllime tė caktuara tė ndihmės dhe pėrkrahjes sė humanizmit tė krishterė. Pra, si kontribut i saj, sot nė Kosovė kemi njė gjendje kaotike fetare. Kosova, tashmė ėshtė duke i paguar pasojat e saj, sidomos nė aspektin e degjenerim rinor, por edhe dukuri tė ndryshme devijonte tė shoqėrisė, si droga, prostitucioni, vetėvrasjet, papunėsisė, pa perspektiva, etj.
Vlen tė pėrmendet, se ky vend mė parė kishte rininė mė tė shėndosh nė Evropė, ndėrsa tani problemet e saj janė shtuar shumė. Moda dhe kultura nė kėtė vend po bėhet thjesht vetėm imitim i njė pseudo-vlere, apo pseudo-kulturė e tė ashtuquajtur evropiane dhe gjithēka po bazohet nė kiē dhe shund. Ndėrsa, vlerat e mirėfillta njerėzore e kombėtare, tradita dhe zakonet shqiptare shumė pak respektohen.
Rinia e kėtij vendi ka pėrparuar aq shumė, sa qė ēdo dizajnim i ndonjė veshje nė Londėr, Paris, apo Berlin brenda njė kohe tė shkurtė do tė merret si model i veshjes sė tyre. Vlen tė ceken, sidomos fanellat (maicat) pėr femra deri nė pufkė, tė cilat janė shndėrruar model modern i tė veshurit tė tyre. Kjo cullak hone, e cila ėshtė jo vetėm provokuese, por edhe kundėr morale pėr njė shoqėri ēfarė ėshtė shoqėria kosovare.
Shqetėsimi i disa mediokriteteve publicistike
Pas protestave tė besimtarėve mysliman nė Prishtinė aq shumė ishin shqetėsuar disa tė ashtuquajtur mediokritete publicistike, tė cilat pa ndėrprerė kishin renditur akuza ndaj tyre duke i trajtuar si primitivė dhe kundėr botės dhe vlerave perėndimore. Kėto mediokritete kishin shkuar aq larg sa qė tė drejta e tyre i mohonin dhe nuk shfaqin kurrfarė pendesė nė kėtė drejtim. Ata shfaqen si kundėrshtarė tė fesė islame duke denigruar femrat pėr mbulojėn e tyre islame, e cila pėr moralin dhe kushtet e kėtij vendi ėshtė shumė normale. Kėta ishin zakonisht qė nė radhė tė parė ose kishin qenė nomenklatura tė dikurshme komuniste jugosllave, ose tė paguar tė ndonjė organizate tė huaj, tė cilat kanė pėr qėllim tė fusin pėrēarjen dhe urrejtjen fetare nė kėtė popull, i cili kishte qėndruar stoik me shekuj i palėkundur dhe shumė tolerant ndėr besimet e tij. Kurrė nė historinė e tij nuk kishte pasur konfrontime fetare, por kjo rrugė duhet vazhduar edhe mė tej. Kėta tė ashtuquajtur publicistė properėndimorė , apo evropian dhe modernistkanė harruar shpejt se nėnat dhe gjyshet e tyre, jo larg kohė bartnin mbuloje; shall, apo shami nė kokė, ndėrsa tani shfaqen kundėr tyre. Kėta mediokritete dėshirojnė tė na paraqiten mė katolik se papa. Ata mirė e dinė se bota na donė vetėm me origjinalitetin e vėrtet fetar dhe kombėtar, ashtu siē jemi dhe jo nė ndonjė origjine tė rrejshme dhe tė kamufluar. Kėshtu, jemi mė tė respektuar se sa nė petkun e identitetit tė rrejshėm kombėtar e fetar.
Ndėrsa, pėr kėta kundėrshtarė tė islamit mbulesa e njė femre shqiptare qenka primitivizėm dhe asgjė mė shumė. Atėherė, pse nė shumė shtete tė Evropės dhe Amerikė me miliona gra nė moshė tė shtyrė vejnė ndonjė shall dhe mbulojnė nė kokėn e tyre. Sipas tyre, edhe kėto na qenkan primitive. Ta zėmė, nė Angli, Gjermani, Belgjikė, Francė, SHBA dhe vende tjera tė botės femrat myslimane me mbulesė nė kokė punojnė nėpėr vende tė ndryshme dhe tė larta publike si, administratė shtetėrore, polici, gjygjėsi, etj. Kėto femra, askujt nuk i pengojnė dhe janė tė barabarta me tė gjithė pjesėtarėt tjerė tė shoqėrisė. Vetėm nė Kosovė kjo gjė mohohet dhe kjo po krijon urrejtje, edhe pse kėtu ka raste tė radha tė mbulesės sė tyre, sidomos me ferexhe. Kėtu, nė Kosovė mbulesa ėshtė normale sikur nė vendet tjera dhe gjithēka duket nė rregull. Mbulesa islame nuk ėshtė kulturė e tė pėrshtaturit sipas traditės dhe zakoneve laike dhe shtetėrore, por ėshtė kusht dhe obligim fetar islam, ajo paraqet kulturėn dhe civilizimin islam. Njė citat nė Kuran thotė: Thuaju dhe besimtarėve ti ndalin shikimet e tyre, ti ruajnė pjesėt e turpshme tė tyre, tė mos i zbulojnė stolitė e tyre, pėrveē atyre qė janė tė dukshme, dhe le ti vėnė shamitė mbi kraharorėt e tyre. (En-Nur 31). Nė fund tė fundit, askush nuk ka tė drejtė tė mohoj origjinėn, fenė, kulturėn dhe civilizim tjetėr. Kjo ēėshtje ėshtė e patjetėrsueshme dhe garantuar me tė gjitha konventat ndėrkombėtare, ndėrsa vetėm nė Kosovė po shkelen tė drejtat e tyre. Kosova duhet shkuar nė binarė drejt vlera perėndimore, por nė asnjė formė duke anashkaluar vlerat dhe civilizimin e saj kombėtar dhe fetar.
Vazhdon shkelja e tė drejtave tė myslimanėve
Vetėm nė Kosovė ėshtė e mundur tė rrėnohet njė shkollė e vjetėr dhe historike dhe nė vend tė saj tė ndėrtohet njė Katedrale katolike mu nė mesin e 95 pėr qind tė besimtarėve myslimanė, edhe pėrkundėr kundėrshtimit tė tyre. Ky argument tregon se populli shumicė myslimanė nė Kosovė ka thyer rekordin e tolerancės sė saj fetare me tė vetmin qėllim tė ruajtjes sė raporteve tė mira ndėrfetare dhe ndėr-vėllazėrore. Njė shembull tė tillė nuk mund tė gjeni nė rruzullin tokėsor. Po ashtu, nė Prishtinė, nė vendbanimin mė tė madh tė besimtarėve mysliman shqiptarė, nė kompleksin universitar tė tij, okupuesi serb kishte ndėrtuar njė kishė ortodokse. Sot e kėsaj dite kjo kishė qėndron e pa prekur, edhe pse pjesėtarė tė kėtij besimi janė shumė tė paktė. Kjo kishė ishte ndėrtuar nė kohėn e regjimit okupues fashist serb dhe kishte krejtėsisht karakter politik.
Nė anėn tjetėr, nė Kosovė ėshtė mohuar tė ndėrtohet njė Qendėr Islamike, e cila ka karakter studimi dhe edukimi, ndėrsa kjo ėshtė kėrkesė e vazhdueshme e besimtarėve myslimanė. Ka disa vite qė ky projekt qėndron pezull dhe nuk lejohet edhe pse Arabia Saudite ka ndarė rreth 15 milionė euro pėr njė projekt tė tillė. Vetėm para disa ditėsh Beogradi kishte lejuar hapjen e njė qendre tė tillė mu nė mes tė kėtij qyteti duke investuar miliona euro.
Diskriminimi ndaj besimtarėve myslimanė nė Kosovė ėshtė duke vazhduar me mjete dhe metoda tė sofistikuara. Nė emėr tė njė demokracie fiktive dhe tė ashtuquajtura vlerave euro-perėndimore nuk lejohet qė femra me mbulesė myslimane tė punojė nėpėr shkolla dhe institucione tjera arsimore. Kohė mė herėt nga procesi edukativ shkollor janė larguar dy mėsuese qė mbanin mbulesė islame dhe nuk lejohen tė punėsohen pjesėtarėt e kėtij komuniteti.
Deri sa nė shtet e rajonit, por edhe nė shumė shtete tė Evropės dhe botės edukimi fetar ėshtė shndėrruar nė obligim arsimor, vetėm nė Kosovė kjo nuk ėshtė e mundur, sepse kėtė e ndalon shteti laik i Kosovės.
Besimtarėt myslimanė nė Kosovė, jo vetėm nė aspektin e arsimimit, edukimit, mungesės sė objekteve fetare pėr ti kryer ritet e tyre fetare, etj, ata janė tė diskriminuar edhe nė pagesėn e energjisė elektrike. Tė gjitha xhamitė obligohen tė paguajnė pėr rrymėn e shpenzuar, ndėrsa kishat ortodokse dhe katolike pėr 11 vjet pas ēlirimit tė kėtij vendi nuk kanė paguar asnjė cent. Nuk dihet a ka njė shembull tė tillė nė botė!
Nacionalistėt shqiptarė thonė se atdheu mbi tė gjitha, ndėrsa atdhetarėt e vėrtet pėlqejnė fenė dhe atdheun. Ashtu, sikurse kishin vepruar Naim Frashėri, Abdyl Frashėri, Faik Konica, Ali Pash Tepelena, etj, kėshtu duhet punuar dhe vepruar edhe nė tė ardhmen, por duke mos fyer dhe nėnēmuar asnjė besim tjetėr. Tri besimit e kėtij populli janė vlerė kombėtare, por edhe universale dhe asnjėra nga to nuk duhet tė jetė mė e privilegjuar se tjetra.
Shpifjet pėr rrezikun e fundamentalizmit islamik
Shpifjet e disa mediokėr patriotėve shqiptarė se pėrhapja e ashtuquajtur fundamentalizmit islamik, vehabizmit, apo selefizmit na qenka njė shqetėsim i madh pėr tė ardhmen e Kosovės , sepse do tė prishet krejt rendi botėror dhe marrėdhėniet me SHBA-nė. Ky shqetėsim i tyre ėshtė njė spekulim politik dhe mjaft paragjykues, nė radhė tė parė pėr njerėzit e Kosovės, por edhe pėr miqtė e saj tė cilėt e kanė tė qartė misionin e tyre nė Kosovė. Fundamentalizmi islamik ėshtė njė term i shpifur nga kundėrshtarėt e islamit pėr qėllime tė caktuara politike, por edhe pėr interesa tė grupeve tė caktuara. Ndėrsa, vehabizmi dhe selefizmi nė kėtė vend, jo qė nuk kanė ndonjė ndikim, por nuk paraqesin ndonjė forcė reale tė zhvillimit tė saj. Kėto janė vetėm spekulime tė kundėrshtarėve tė shtetit tė Kosovės dhe perspektivės sė saj euro-atlantike. Nuk mund tė mohohet fakti se nė ēdo religjion ka elemente radikal tė saj, por jo nė Kosovė, sepse ato nuk kanė ndonjė interes qė nė kėtė vend tė vogėl tė zhvillojnė veprimtaritė e tyre. Tani, nė Evropė dhe botė rreziku mė i madh nga fundamentalizmi ortodoks, i cili ėshtė duke investuar shumė nė krijimin e turbulencave tė ndryshme nė botė. Ky fundamentalizėm ortodoks qėndron pas gjakderdhjes sė pėrditshme nė Irak, Palestinė, Bosnjė, Iran, Korenė e Veriut, Veriun e Kosovės, etj, sepse ēdo gjė ēka ėshtė perėndimore paraqitet kundėr tyre. Pėr fat tė keq nė Irak dhe Iran kjo manipulohet me sekte tė ndryshme, sidomos tė sektit fetar shiit qė janė nė ndikim rus. Po ashtu, edhe nė Ballkan deri mė parė kishim njė ndikim tė madh tė kėtij ortodoksizmi fundamentalist sllav, tė cilėt ishin shkaktarė tė tragjedive tė mėdha njerėzore.
Pa dyshim, se kjo nuk nėnkupton se duhet liruar nga pėrgjegjėsia fundamentalizmin katolik, i cili kohėn e fundit ka marrė hov zhvillimi. Rritja e ndikimit tė tij ka krijuar, qė sot nėpėr disa shtete tė Evropės tė ndalohet me ligj bartja e mbulesės pėr femra myslimane, si nė Zvicėr, Belgjikė, Francė, etj. Kjo tregon shkallėn e tolerancėn sė tyre, por edhe nivelin diskriminues ndaj tė besimeve tė tjera. Kjo duhet tė mbetet punė e tyre.
Ndėrsa, sa i pėrket rolit tė SHBA-ve ndaj islamit dhe myslimanėve nė botė, jo rastėsisht tregojnė marrėdhėniet e tyre tė shkėlqyera me Arabinė Saudite. SHBA-ja nuk ėshtė kundėr islamit dhe myslimanėve, por kundėr keqpėrdorimeve tė saj pėr qėllime politike dhe pėr llogari tė interesave tė grupeve tė ngushta. Sot nė SHBA jetojnė rreth 3.5 milionė myslimanė, ndėrsa pas njėzet vjet do tė jetojnė rreth 25 milionė, atėherė si ėshtė e mundur qė njė shtet tė jetė kundėr fesė sė miliona banorėve tė saj.
Myslimanėt nė SHBA kanė mė shumė tė drejta se nė Kosovė, ndėrsa disa nga kėto mediokritetet publike shqiptare dėshirojnė tė hutojnė opinion pėr pėrfitime tė tyre personale. Sot, po tė mos ishte roli i SHBA-ve nė mbrojtje tė Arabisė Saudite, Irani do tė niste fushatėn e shkatėrrimit tė kėtij vendi, sepse pėr kėtė ka mbėshtetjen e Rusisė, e cila ėshtė nėna e fundamentalizmit ortodoks. Po ashtu, po tė mos ishte SHBA-ja ēfarė do tė pėsonin myslimanėt e Kosovės nga armiku i tyre shekullor sllav? Po tė mos ishin SHBA-tė ēfarė do tė ndodhte me myslimanėt e Bosnjės? A nuk janė kėto argumente tė mjaftueshme pėr raporte tė shkėlqyeshme nė mes SHBA-sė, Arabisė Saudite, Kosovės, Bosnjės dhe botės islame. Vetėm nė mendjen e kėtyre mediokriteteve imagjinohen rreziqe tė mėdha pėr kombin shqiptarė nė rast tė keqėsimit tė marrėdhėnieve me SHBA-nė. Ata shohin aq larg, sa qė nuk shohin as deri te hunda e tyre, sepse kjo ėshtė maksimė e tyre jetėsore. Frika ndaj zhvillimeve fundamentaliste nė botė nuk pėrjashton rrezikun e saj, por nuk duhet jetuar me frikė se bota do tė fillojė tė rrokulliset nga ne, sepse ne jemi tė vegjėl dhe tė pafuqishėm pėr shkatėrrimin e saj.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 26 vizitorë |
| Lexuar:
391 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| E vėrteta mbi Kumanovėn |
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 00:41 Sikurse, qytetet e ndryshme shqiptare qė sllavėt qė nga ardhja e tyre nė trevat autoktone shqiptare erdhėn dhe i deformuan etimologjinė dhe gjenezėn e emra... |
| KONTAMINIMI I MJEDISIT DHE USHQIMI I SIGURTĖ |
E martė, 07 shkurt 2012 - 16:36 Njė nga obligimet parėsore tė institucioneve tė Shtetit, tė parapara me Kushtetuii e me ligje, ėshtė krijimi i njė M JEDISI TĖ SHĖNDOSHĖ E TĖ SIGURTĖ. Kjo ... |
| JU FLET ZĖRI I AMERIKĖS |
E hėnė, 06 shkurt 2012 - 01:38 ME RASTIN E 70-VJETORIT TĖ THEMELIMIT
Washington, D.C. -- Nė 70-vjetorin e themelimit tė tij Zėri i Amerikės, njė zė ky qė njih... |
| Njė vajzė e thjeshtė rrafi me shpulla Fevzon |
E hėnė, 30 janar 2012 - 07:18 Kur je fėmijė, si gjithė tė tjerėt provon shijen natyrale tė pėrleshjes me bashkėmoshatarėt. Nė pėrgjithėsi fituesi thotė: e mbyta me grushta filanin. Hu... |
më shumë nga - Tė ndryshme » |
|
|
|
|
|