| Na duhet një “LONDRA 2”, për fatin e shqiptarëve! |
| Publikuar më 15 korrik, 2010 në orën 14:23 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Shqipëria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes më së shumti, por edhe BE-së. Shumë Lëvizje dhe Parti dëshirojnë dhe punojnë në drejtim të Ribashkimit të Shqipërisë me trojet e veta të dikurshme. Ndër ta më i “zgjuari” pa dyshim është Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Siç po shihet nga paraqitjet e tyre publike, Ai e drejtoi sfurkun në disa drejtime: më kryesorja është ajo që synon ta sensibilizojë opinionin mbarëkombëtar shqiptar për t’iu bashkuar “luftës” për RIBASHKIM KOMBËTAR, kjo rrugë sipas tyre është e arritshme, këtë e kemi amanet nga të parët tanë, nga bashkëluftëtarët tanë, këtë do ta bëjmë sepse kjo është dëshira e shqiptarëve, thotë përfaqësuesi i lartë të FBKSH-së, z. Ibush Hetemi.Për këtë si edhe rreth deklaratës të sapo botuar në ueb faqen tonë, për lexuesit e albaniapress, zhvilluam një bisedë të shkurtës me Ibush Hetimin, përfaqësues i lartë i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
 Zotëri Ibush, ju po thuani se Shqipëria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes më së shumti, por edhe BE-së, a mund të na e shkoqitni pak këtë thënie?
Ibush Hetemi: Shikoni, fillimisht ju falënderojë atdhetarisht që keni shprehur dëshirë që ta zhvilloni një bisedë me mua lidhur me qëndrimet tona karshi shumë e shumë problemeve kombëtar shqiptare, falënderojë edhe menaxhuesin – editorin e ueb faqes albaniapress, një ueb faqe me orientime kombëtare dhe si e tillë shumë e lexueshme nga populli ynë. Shqipëria e bashkuar më së pari do t’i sillte vetvetes shumë të mira. E para do të bashkohej tërë potenciali njerëzor( profesionista të lëmive të ndryshme, ekspertë të ndryshëm, intelektual e akademikë) dhe me programe të caktuara do të angazhoheshin për mirëqenien e popullit, kjo është e para. Së dyti bashkëkombësit tanë kudo qofshin ata nëpër botë, posa ta kishin parë SHQIPËRINË MËMË duke “lulëzuar” me siguri se një numër i madh i tyre do të kthehej në atdhe për ta ndihmuar, kështu në mënyrë indirekte do ta ndihmonte edhe shtetin ku është aktualisht duke jetuar e punuar. Ka shumë e shumë dobia në këtë drejtim, mjerisht nuk mund tua them të tërën për shkak të natyrës së kësaj bisede, respektivisht të natyrës së mediumit tuaj.
Ju lëshuat një deklaratë për shtyp, në atë deklaratë, keni bërë thirrje: Ju bëjmë thirrje gjithë shqiptareve kudo që janë, që të dalin në mbrojtje të kësaj pjese shqiptare që është rrezikuar?
Ibush Hetemi: Po, rastësisht nuk kanë thënë: Bashkimi bën FORCËN, FBKSH-ja tashmë është duke vepruar publikisht, ajo mbanë shpresën se populli shqiptarë tashmë e ka kuptuar se vetëm bashkimi i tërë potencialit mbarë kombëtar, dhe qëndrimi dinjitoz i anëtarësisë tonë, bashkë me të gjithë ata që e kanë një dëshirë, një vizion, një qëndrim për mbrojtjen e kufijve administrativ të Kosovës, na bënë të fortë dhe të guximshëm që të kërkojmë RIBASHKIMIN E KOSOVËS, dhe trojeve tjera shqiptare, me Shqipërinë Londineze.
Ju në deklaratën që cituam pos tjerash keni thënë: “Pavarësisht nga zërat “zyrtar-institucional” apo jo zyrtar-jo institucional, për “shkëmbimin” e tokave ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, sipas Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar janë të papranueshëm,”, çka nëse ndodh ashtu siç po flitet?
Ibush Hetemi: Demokracia më e re botërore pretendon ta mbajë një kurs të përgjithshëm dhe të drejt për çdo shtet, e ajo është nuk ka dhunë në politikë, por me mjete paqësore çdo gjë arrihet. Ne jemi të sigurt se kemi një pozicion të qartë karshi propozimit të ndërrimit të territoreve, madje do të thosha shumë të moderuar. Nëse veç duhet të lëvizin kufijtë, atëherë le të lëvizin prej atje ku e kemi gurin, në RASHKË dhe në drejtim të Shqipërisë Londineze, këtë e kemi thënë edhe në deklaratë. Shqipëria e bashkuar i sjellë edhe Rajonit shumë të mira, përveç paqes, lumturisë njerëzore, ka edhe prosperitet të përgjithshëm. Evropa nuk ka pse të ngurojë që të organizojë një Londra 2, me të vetmin qëllim: T’i përmirësojë gabimet e bëra ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Me një SHQIPËRI të tillë, BE-ja do të ishte ekonomikisht më e fortë, politikisht gjendjen do ta kishte më të rehatshme. Hiç më pak nuk do të ishte edhe Amerika, Kanadaja, Australia si edhe shumë e shumë vende të tjera ku janë aktualisht shqiptarët duke punuar dhe jetuar. Me një Shqipëri të tillë, sigurisht që më së tepërmi do të përfitonte vetë shqiptari, sepse ai duke i parë resurset ekonomike të asaj Shqipërie asnjë shqiptar nuk do ta braktiste atë Shqipëri ( siç ndodhë sot në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri) për të kërkuar punë jashtë trojeve të veta. Këtë e themi me plotë përgjegjësi sepse jemi shumë të sigurt se shqiptari duke pasur parasysh tërë resurset ekonomike që do ti kishte ajo SHQPËRI, ai do të angazhohej me mish e me shpirt që ta ndryshojë standardin e qytetarit në të mirë, Çka do të thotë se edhe sikur EVROPA ta bënte fare të lirë lëvizjen e njerëzve në gjithë BE-në, të jeni të sigurt se përveç cilësisë së mysafirit disa ditësh, askush nuk do të qëndronte në vendet e BE-së më tepër. E pra duke i pasur këto dhe shumë e shumë gjëra të tjera që flasin në favor të kësaj del se një LONDRA 2 është e domosdoshme dhe shumë profitabile për gjithë shqiptarët si edhe BE-në.
Në njërën nga mbishkrimet e keni të shkruar: Gabimi, korrigjohet me varrimin e fajit dhe fillimin e korrigjimit të tij si – 1912, 1919..., në çka keni aluduar?
Ibush Hetemi: Prandaj themi duhet të mbahet një LONDRA 2, sepse aty janë bërë gabimet dhe aty duhet të korrigjohen gabimet. Shikoni gabimet që kanë ndodhur kanë kushtuar me qindra e qindra jetëra njerëzish, e të mos flasin sa vite burg kanë mbajtur shqiptarët që e kanë dashur DEMOKRACINË, ndoshta para shumë shteteve të sotme të Evropës. Tashmë është konstatuar se Shqiptarët qoftë në Shqipërinë e sotme, qoftë edhe në vise të tjera shqiptare, çdo herë kanë luftuar për këtë Demokraci që e gëzon sot Evropa, prandaj në këtë frymë duhet shikuar kërkesën tonë që të organizohet një LONDRA 2 dhe aty të vendoset për fatin shqiptar.
Çfarë kishit shtuar për fund?
Ibush Hetemi: Dëshirojë ta falënderojë stafin që e udhëheq këtë medium të fuqishëm, pra Faleminderit që ma dhatë mundësinë të shprehem në mediumin më të lexuar shqiptar në fushën mediatike-elektronike.
Intervistoi për Albaniapress: Cenë Pushkolli
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 75 vizitorë |
| Lexuar:
1,823 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|