Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sevdije Rexhepi – „BETWEEN RIVERS OF BABYLON – MES LUMENJËVE TË BABILONISË“
Publikuar më 15 korrik, 2010 në orën 19:46 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas përmbledhjes në gjuhën shqipe “BALADË MBI BALAD”, të cilën e botoi sivjet, poetesha Sevdije Rexhepi ka publikuar edhe një përmbledhje tjetër në gjuhën angleze.

Siç e kemi theksuar edhe në shënimet e më hershme, kjo poetesh që momentalisht punon dhe jeton në Irakun Qendror shkruan poezi origjinale në të dy gjuhët: shqip dhe anglisht. Përmbledhja me poezi „BETWEEN RIVERS OF BABYLON - MES LUMENJËVE TË BABILONISË“, plotëson edhe më tej gamën e saj krijuese në gjuhën angleze, kurse libri është përmbledhja e saj e dytë në këtë gjuhë, ku bashkë me tri përmbledhjet tjera në gjuhën shqipe kjo autore duket se e ka profilizuar stilin e saj krijues.
Redaktorë të librit janë, poetesha e mirënjohur Mirela Sula që jeton në Tiranë dhe poeti Kreshnik Ndreu i cili jeton në qytetin New Jersy në Amerikë. Përgatitjen teknike dhe ballinën e librit e ka realizuar Skënder Hajdari i cili jeton në Zvicër. Botues i librit është shkrimtari i mirënjohur nga Kosova Nazmi Rrahmani i cili drejton Shtëpinë Botuese “Faik Konica” në Prishtinë.
Kur të kihet parasysh se vet autorja jeton në Irak, ky lloj kompletimi i bashkëpunëtorëve të librit duke kap hapësirën shqiptare është interesant dhe i menduar mirë, sidomos shtrirja gjeografike e vendeve ku ata gjallërojnë, sikur lë të nënkuptohet se edhe “lumenjtë shqiptarë” rrjedhin e gjallërojnë kudo e kahdo që janë.
Kreshnik Ndreu, njëri nga redaktorët e librit për poezinë e Sevdije Rexhepit, në esenë e tij të shkurtër “SHPREHJA MË E THELLË E JETËS” shprehet kështu: “Në librin me poezi “Mes lumenjëve të Babilonisë” Sevdije Rexhepi ka krijuar në realitet poezinë e së vërtetës, optimizmit, besimit dhe dashurisë. E bukura e miqësisë është gjetur në momentet e qeta ku s’ka nevojë për fjalë, por dashuria është ndier sinqerisht. Nga ana tjetër, mbajtja gjallë e vlerës së miqësisë është përfshirë në të gjitha poezitë për jetën në Irakun e sotëm ku autorja qëndron përkohësisht.
Të gjitha poezitë njëra pas tjetrës janë vargje plot jetë, ngase ato përmbajnë vitalitet, janë të lira në formë dhe stil, që është e njohur gjithmonë si shprehja më e thellë e jetës. Jepni këtë libër si një dhuratë të bukur për mikun/miken. Rigjallëro shpirtin përmes fjalëve që flasin drejt e në zemrën tuaj, duke e lexuar ti vetë.
Mbajeni një për vete, në thesarin tuaj të kujtimeve.”

Përmbledhja me poezi „BETWEEN RIVERS OF BABYLON “, është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë 2010, kurse libri i ka 92 faqe dhe është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë me shenjën: ISBN 978-9951-06-313-5.

Shefqet Dibrani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 1,908 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi