Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GJND-JA VĖRTETOI TAPINĖ MBI KOSOVĖN
Publikuar më 23 korrik, 2010 nė orėn 23:12 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mendimi pozitiv i GJND-sė pėr legalitetin e pavarėsisė sė Kosovės ka ndryshuar zhvillimet politike pėr 360 shkallė, si nė rajonin e Ballkanit, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Ky opinion kėshillues i njė organi tė drejtėsisė mė tė lartė ndėrkombėtare ishte njė grushtė i rėndė ndaj pėrpjekjeve tė politikės serbe, tė cilėt vetė e kishin inicuar, por qė vetė kishin rėnė kėtė greminė. Vendimi i GJND-sė se Kosova kishte tė drejtė nė pavarėsinė e saj, pėrfundimisht duhet tė ndikojė qė politika e shtetit serb tė ndryshojė shumė, tė pėrjetojė njė katarsis politik e shpirtėror dhe qė njėherė e pėrgjithmonė tė futet nė binarėt e arsyes, duke lėnė skemat e vjetra hegjemone pėr nėnshtrim dhe okupim ndaj territoreve tė huaja.

Ky vendim i GJND-sė mund tė llogaritet si tapi e vėrtetur pėr Kosovės, e cila ka krijuar kushte shumė tė favorshme pėr shtetin e ri tė Kosovės, qė tė punojė nė formė tė urtė, demokratike dhe shumė tė qetė, nė mėnyrė qė tė vazhdojė funksionimin e saj dhe shtrirjen e autoritetit shtetėror nė ēdo cep tė kėtij vendi. Po ashtu, kjo tapi e vulosur me gjygj ka mundėsuar qė tė forcohet pozicioni i Kosovės nė arenėn ndėrkombėtarer, sidomos pėr njohjet e reja dhe inkuadrimin e saj nė OKB dhe mekanizma tjerė ndėrkombėtar.

Tapia e GJND-sė pėr Kosovės ka mundėsuar qė tė ketė njė pozicion tė barabartė karshi Serbisė, si dy shtete qė nė tė ardhmen do tė bisedojnė pėr zgjidhjen e problemeve kontestuese.

Pas kėtij mendimi, pozicioni i shtetit tė Kosovės ėshtė i fortė dhe mė i qėndrueshėm pėr faktin se integriteti i kėtij vendi nuk guxon tė lėviz, ndėrsa modaliteti pėr jetėn e qytetarėve tė saj mund tė jenė objekt shqyrtimi.

Pas vendimit tė GJND-sė, shteti i Kosovės nuk ka kurrfarė obligimi tė bisedojė me Serbinė, por vetėm pėr ēėshjte teknike, si pėr tė pagjeturit, dokumentacionin e vjedhur, targat e automjeteve, qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave, krimin, drogėn, etj por kjo bisedė duhet tė zhvillohet nė nivele ekspertėsh dhe hiq mė shumė. Dihet botėrisht se bisedimet me Serbinė gjithmonė kanė dėshtuar dhe do tė dėshtojnė edhe nė tė ardhmen, nėse nė skenėn politike tė kėtij vendi nuk ndodh njė shpėrlarje e trurit tė politikanėve tė tyre. Me kėta politikanė nacionalistė dhe primitivė nuk do tė duhej tė bisedohej, sepse kėta paraqesin skemėn e sė kaluarės politike tė kėtij vendi. Prandaj, kėto bisedime nuk kanė kutpim dhe nuk duhet tė mbahen, ndėrsa me Bashkėsinė ndėrkombėtare duhet bashkėpunuar nė formė tė vazhdueshme.

Prishtina me Beogradin nuk duhet pėrjashtuar mundėsinė e bisedimeve pėr ndryshim kufijshė, por kjo duhet tė bėhet nė suaza tė barabrta dhe vetėm pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Beogradi. Kjo duhet tė bėht vetėm pasi qė Prishtina tė vlerėsojė se ėshtė nė interes kombėtar tė saj dhe kjo ka tė bėjė sidomos me dy komunave veriore tė saj, Leosaviqin dhe Zubinpotokut me tri komunat e Luginės sė Preshevės (PMB). Kjo do tė mund tė bėhet vetėm nė rast tė inicimit nga Beogradi, por nė kushte tė cilat Prishtina do tė pranonte. Tashmė, ky pozicion duhet tė ēimentohet dhe nuk guxon tė ndryshojė pėr shkak tė efekteve tė mėvonshme. Me vendimin e GJND-sė, padyshim se ėshtė forcuar edhe pozicioni i Luginės sė Preshevės, sepse ēdo forcim i shtetit tė Kosovės ėshtė nė dobi tė ēėshtjes sė tyre, por kjo ėshtė edhe nė interes tė shqiptarėve tė Maqedonisė.

Diplomacia serbe nuk ka ndryshuar fare, ajo ėshtė njė diplomaci qė sheh me syza mesjetare dhe kjo do t’i kushtojė shumė kėtij vendi. Lidhjet e tyre me shtetet qė sot njihet si “dele tė zeza” tė kontinentit tregojnė qartė orientimin e tyre antidemokratik.

Edhe pas vendimit tė GJND-sė nė Hagė tė deklarosh “se kurrė nuk do tė njihet pavarėsia e Kosovės”(V.J), kjo tregon pėr verbėrinė e saj politike dhe antidemokratike duke kundėrshtuar rendit dhe ligjit ndėrkombėtar. Kjo politike ėshtė pėr gjynah tė popullit tė saj, i cili ėshtė duke pėrjetuar krizė tė thellė ekonomike dhe shpirtėrote. Kjo politikė iracinonale serbe ka ndikuar qė rajoni tė ketė krizė permanente dhe nė vend qė tė projektojnė ardhmėrinė e tyre mė tė mirė dhe tė mos humbin kohė pėr gjėra tė kota. Tashmė, kjo politikė ėshtė duke paguar haraēin e mbjelljes sė saj, por edhe duke dėmtuar edhe popujtė tjerė.

Tashmė, me Beogradin mund tė bisedohet vetėm pėr pranimin e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa bashkėpunimi me miqtė ndėrkombėtar, si me SHBA-tė, BE-nė dhe tė tjerėt duhet tė jetė i pėrhershėm, sepse kėto vende nė vendimin e fundit tė GJND-sė kishin dhėnė kontributin e tyre vendimtar.

Politika e Beogradit duhet tė zbresė nga qielli nė tokė, tė merren vesh me Prishtinėn, sepse janė fqinjė tė parė dhe nuk kanė alternativė tjetėr, ose tė vazhdojė rrugėn e saj tė bashkėpunimit me Rusinė, Venecuelėn, Nikaraguan, Iranin, Korenė e Veriut, etj dhe tė politikės sė saj dezintegruese tė kėtij shteti nė copėza edhe mė tė vogėla.

Me kėta politikanė nė Beograd nuk duhet tė humbet shumė kohė, por Kosova duhet vazhdojė pėrpjeket e saj pėr zhvillime demokratike dhe ekonomike, por edhe pėr integrime evropiane, si dhe tė dėshmojė se ėshtė faktor i pėrhershėm i paqes dhe stabilitetit afatgjatė nė rajonin e Ballkanit.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 452 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 03:28
Barometri Diplomatik *** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi