|
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė e dha mendimin e vet pėr legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė. Mediet e informimit i dhanė shumė rėndėsi, por edhe ishte pėr ti dhėnė. Pėr herė tė parė, pas sinjalit tė dhėnė nė Kėshillin e Evropės me nxjerrjen e Rezolutės qė u bėhet thirrje shteteve tė Bashkėsisė Evropiane, atyre qė nuk e kanė njohur, tė bėjnė njohjen e Kosovės si shtet, kemi njė mendim tė drejtė. Ky mendim i dhėnė, peshėn e vet e ka nė arsyetimin se Kosova ishte e robėruar para lufte.
Nuk e kam ndėrmend tė flas mė tepėr nė kėtė shkrim pėr kėtė, por vetėm tė ndalėm nė analizat e analistėve qė mbushnin pamjen e ekraneve televizive dhe faqet e gazetave pėr mendime tė arta. Po tė njėjtit analitik u gjenden edhe mbrėmė nė televizion. Kėtu diēka nuk ėshtė nė rregull. Ose udhėheqėsit e debateve (moderatorėt) nuk janė nė nivel tė mbamendje si ēfarė thoshin ata njė e dy ditė mė parė, pėr mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe parashikonin kėta analist se si duhet hyrė nė bisedime me Serbinė, ose janė tė detyruar qė tė njėjtin njerėz tė jenė pėrsėri mysafirė tė nderuar.
Nuk ėshtė hera e parė qė kėta analist oborrtar, qoftė tė subjekteve politike, politikave qė udhėhiqen nė mediet e informimit, apo edhe tė ndonjė qendre jashtė truallit kombėtar, tė dėshtojnė nė dhėnien e mendimit. Kjo ka ndodhur edhe para lufte, po thuaj me tė njėjtit njerėz por orientimet e politikave me ngjyrė tė verdhė, kur djemtė dhe vashat e UĒK pėrballeshin me armikun mė barbar qė ka njohur historia nė kėtė Gadishull.
Ndoshta pritni tė ndėrgjegjėsohen vet pėr orientimet e politikave tė rrezikshme pėr tė futur kokėn si stuci nė rėrė, mirėpo kėta e dinė se nuk u kanoset kurrfarė rreziku pėr tė bėrė njė veprim tė tillė, qoftė edhe nga turpi pėr dėshtim nė dhėnie mendimi dhe nuk do tė largohen derisa u pamundėsohet tė jenė akter kryesor pėr orientimin e e drejtė tė politikės kombėtare.
Po tė rikthehen filmat televiziv dhe po tė rilexohen faqet e gazetave do tė shihen dėshtimet me apo pa qėllim tė kėtyre analitikėve dhe orientimet e politikeve tė tyre nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Por ėshtė njė fat i madhe se ata qė marrin erė nė politikė mė nuk u lėnė pėrshtypjet e tyre pėr analizat qė bėjnė, kjo u pa edhe nga intervistimet i qytetarėve rreth dhėnie sė mendimit tė kėsaj Gjykate.
Analistėt e tillė duhet marrė tė drejtėn e dhėnies sė mendimit, madje edhe nėse depėrtojnė diku, duhet pėrcjell me vėmendje se nė cilin mulli po e dėrgojnė ujin, se nė atė kombėtar kurėn e kurės, dėshmitar tė sė cilės jemi ne vet. Kur e them kėtė kam parasysh edhe orientimet e politikave sllave dhe pansllaviste, tė cilėt i marrin pėr bazė kėto mendime tė arta, i modifikojnė dhe pastaj krijojnė edhe platformė veprimi. Me siguri edhe mendimi i kreut politikės sė jashtme tė Serbisė nuk e tha rastėsisht se do tė kėrkojė nga KS tė OKB qė tė bėjė tė mundur bisedimet pėr statutin e Kosovės. Po nga kėta analist nxorėn edhe pėrfundimin Abramoviqi me tė tjerėt pėr tė hyrė nė bisedime pėr ndėrrim meritorėsh. Po nga kėta analist dalin mendime nė ēarqet ndėrkombėtare pėr njė autonomi pėr Veriun e Kosovės. Po nga kėta anlist doli edhe mendimi i Fejthit dhe Kushnerit pėr njė lloj federalizmi tė Kosovės. A nuk janė kėto mendime analitike kundėr interesit kombėtar?! Dhe pėrsėri u jepet e drejta e fjalės pėr orientimin e kėtyre politikave. Mjerim!
Kėtij mjerimi intelektual duhet dhėnė fund, duke u thėnė troē, se nė tė gjitha analizat e derisotme pėr ardhmėrinė e kombit, pėr fenomenet qė kanė ndodhur deri sot, veē se kemi harxhuar kohė dhe se kemi orientuar popullin me politika tė gabuara. Ju keni yshtur politikat antikombėtare tė manovrojnė pėr tė ardhmen tonė, ju jeni shkatrra tė ngecjeve politike kombėtare, ju keni orientuar politika antikombėtare dhe pėrmes jush ėshtė nxjerr edhe mendimi i eks territoreve.
Por pėr tė marrė njė hap tė tillė duhet guximi i politikave redaktuese, guximi i bėrėsve tė politikave, kėrkim falje e tė dyjave qytetarėve pėr mashtrimin qė ua kanė bėrė pėrmes kėtyre analistėve dhe pasojat qė po vuajmė nga tė tillėt. Madje dikush edhe duhet ndėshkuar pėr hapėsirat e krijuara pėr kėtė lloj sorollopi analistėsh
Jam i vetėdijshėm se nuk ka disponim politik nga tė gjitha kėndvėshtrimet e politikės zyrtare si zbatues tė kėtyre mendimeve tė arta pėr politika institucionale dhe qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare pėr shqiptarėt, qė tė ndėrmarrin veprime tė tilla pėr analistėt e derisotėm, prandaj na mbetėt qė ne vet ti pėrkushtohemi analizave dhe ta orientojmė drejtė ēėshtjen kombėtare dhe bashkė me kėtė edhe popullin pėr tė ardhmen dhe tė mos hezitojmė qė politikave tė tilla tiu pėrgjigjemi flakė pėr flakė.
Prishtinė, 23.07.2010
|