| AMERIKĖ, TĖ PAĒIM PĖRJETĖ! |
| Publikuar më 23 korrik, 2010 nė orėn 23:26 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė tė Holandės, mė 22 korrik tė vitit 2010, e konfirmoi ligjshmėrinė juridiko-ndėrkombėtare tė Deklaratės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008.
Pėr kėtė, meritat kryesore i pėrkasin Amerikės dhe aleatėve tė saj evroperėndimorė, qė krahas UĒK-sė, luftuan dhe u angazhuan drejtpėrdrejt pėr shpėtimin dhe pėr pavarėsimin e Kosovės nga Serbia hegjemoniste dhe militariste.
Ndaj, moralisht dhe njerėzisht jemi tė obliguar, qė Amerikėn ta falenderojmė dhe urojmė me betimin e perzemerte jetėgjatė, - Amerikė tė paqim pėrjetė! Drejtėsia vjen nė shprehje, por vetėm atėherė, kur i forti e ēon pėrpara atė, sikurse Amerika dhe partnerėt e saj tė BE-sė dhe tė NATO-s, qė si nė kohė lufte, ashtu edhe kohė paqeje, e mbėshtetėn pa asnjė rezervė tė drejtėn dhe drejtėsinė e Kosovės, qė tė jetė shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale(1912-1999).
Ndryshe, pa UĒK-nė, pa ndihmėn e Amerikės dhe tė NATO-s, drejtėsia pėr Kosovėn, do tė ishte vetėm njė nocion abstrakt dhe, njė ėndėrr e parealizueshme pėr shqiptarėt, sikundėr kėtu e 100 vjet tė shkuara (1912-1999).
As Amerika, e as Evropa Perėndimore nuk lejojnė, qė Kosova tė jetė koloni e Serbisė nė zemėr tė Evropės demokratike dhe paqėsore, sepse kolonializmi serb mbi Kosovėn ishte vepėr penale ndėrkombėtare!
Prandaj, Serbia, duhet tė pajtohet me vendimin kėshilldhėnės tė GJND-sė pėr Kosovėn, sepse nuk ka mė kurrfarė force ekonomike, politike, e as ushtarake, qė edhe nė kėtė shekull, ta mbajė Kosovėn si koloni tė vetėn. Tanimė, qė nga pėrfundimi i luftės sė ftohtė (1990) kanė ndryshuar raportet e sferės sė interesit tė fuqive tė mėdha evropiane perėndimore dhe tė SHBA-ve, jo vetėm nė Ballkan, por nė tėrė hapėsirat e Evropės Juglindore.
Zatėn, ky edhe ėshtė kompromisi i vetėm politik paqėsor pėr Kosovėn dhe pėr Serbinė. Tjetėr kompromis nuk mund tė ketė ndėrmjet shtetit kolonizues tė dikurshėm serb dhe shtetit tė ri tė pavarur tė Kosovės.
Nėse barėsit dhe drejtuesit e politikės zyrtare tė Beogradit duan tė shpėtojnė pa pasoja dhe, pa sanksione nga bashkėsia ndėrkomėtare, si dhe nga vetė populli i tyre, seriozisht, duhet ta respektojnė dhe ta marrin nė konsideratė vendimin e GJND-sė pėr Kosovėn, sepse ky ėshtė shpėtimi i vetėm i tyre ngase e kanė mashtruar dhe e kanė gėnjyer si opinion e brendshėm, ashtu edhe atė ndėrkombėtar se, kinėse shpallja e pavarėsisė unilaterale e Kosovės, ishte shkelje flagrante e normave dhe e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare(!)
Mirėpo, kėtė akuzė tė pabazė nė kuptimin juridiko-ndėrkombėtar tė qarqeve politike dhe juridike tė Beogradit zyrtar, e hudhi poshtė Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, mė 22 korrik 2010. Kėtė e bėri tė ditur pėr opinionin publik ndėrkombėtar Kryetari i GJND-sė Hisashi Ovada, se: Deklarata e pavarėsisė sė Kosovės nuk e ka cenuar tė drejtėn ndėrkombėtare, pėr shkak se kjo e drejtė nuk pėrmban ndalimin e deklaratave tė tilla.(http://www.b92.net/info//).
Ndėrrimi i tezave, shpėrfytyrimi dhe improvizimi i kritereve tė sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė i papranueshėm pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė sė OKB-sė.
Nė asnjė mėnyrė qoftė morale, qoftė juridike shkencore, nuk mund tė vihet simetria e terrorit dhe e gjenocidit serb nė Kosovė (jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Kroaci dhe nė Bosnjė) me luftėn e drejtė vetėmbrojtėse ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė.
Republika e Kosovės nuk ėshtė krijuar me terror, me vrasje tė civilėve serbė, me gjenocid, me masaskra dhe me varreza masive, ashtu siē ėshtė krijuar Republika srspska nė Bosnjė, por me rrugė paqėsore, demokratike dhe ligjore. Prandaj, forma e krijimit tė Republikės sė Kosovės, ėshtė plotėsisht e pranueshme dhe legale sipas tė gjitha normave dhe kritereve tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė dispozitave e neneve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Dokumentit Pėrfundimtar tė Helsinkit tė KSBE-OSBE-sė (1975) etj.
Ndėrkaq, krijimi i Republika srpska ėshtė nė kolozion me tė gjitha instrumentet ligjore tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Dokumentit Pėrfundimtar tė Helsinkit (1975), sepse ėshtė krijuar me forcė dhe me gjenocid. Kėtė formė tė njohjes sė shtetit tė entitetit serb nė Bosnjė, nuk e njeh e drejta dhe ligjet ndėrkombėtare. Pėrkundrazi, republika srpska ėshtė njė produkt me pėrmbajtje politike, pa mbėshtetje historike dhe juridike ndėrkombėtare.
Ky status arbitrar dhe ilegal i Republika srpska, ėshtė dashur tė jetė objekt shqyrtimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė dhe i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, e jo Deklarata e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė mėnyrė paqėsore, legale dhe demokratike (17 shkurt 2008).
Serbia nuk ėshtė e detyruar ta njohė Republikėn e Kosovės!
Pėr ne, nuk ėshtė fare me rėndėsi se, a e njeh dhe, kur do ta njohė Serbia Republikėn e Kosovės. Kryesorja ėshtė qė Shtetet e Bashkuara sė bashku me 22 shtete tė Bashkimit Evropian (me pėrjashtim tė Greqisė, Sllovakisė, Rumanisė, Qipros dhe Spanjės, tė cilat janė rreshtuar nė anėn e Serbisė) dhe me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės (22 korrik 2010) e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Vendimi i GJND-sė mbi konfirmimin e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė nė favor tė mbrojtjes sė normave dhe tė parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare, jo tė doktrinės dhe tė praktikės sė derisotme tė politikės dhe tė sė drejtės vendore tė Serbisė nė sundimin dhe pushtimin kolonial dhe gjenocidal tė Kosovės shqiptare.
Serbia nuk duhet ta fajsojė GJND-nė, por vetėvetėn pėr shkak tė sundimit tė saj kolonial dhe gjenocidal mbi Kosovėn e Shqipėrisė Etnike (1912-1999).
Shkėputja (secesioni) i Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare!
Derisa Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė e ka konfirmuar pavarėsinė e Kosovės, nėnkuptohet se, sipas sė drejtės ndėrkombėtare ėshtė e lejueshme dhe e pranueshme shkėputja (secesioni) e Kosovės nga varėsia e sovranitetit kolonial tė Serbisė. Kėshtu qė nė kėtė rast konkret, kryetari i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Hisashi Ovada fare nuk ka pasur nevojė, qė krahas nocionit pavarėsi, ta theksonte, edhe tė drejtėn e shkėputjes (secesionin), sepse juridikisht ėshtė shumė e qartė, derisa GJND-ja ka njohur pavarėsinė e Kosovės, e drejta e shkėputjes sė saj nga Serbia fare nuk ėshtė e diskutueshme pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse mbi kėtė bazė ligjore, ėshtė ndėrtuar edhe koncepti i pavarėsisė. Ndryshe, sikur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, ta kishte hudhur poshtė pavarėsinė e Kosovės, atėherė, do tė vihej nė pikėpyetje e drejta e shkėputjes (secesioni) sė Kosovės prej Serbisė.
Pas kapitullimit nė Hagė, ēfarė tash kėrkon Serbia?!
Si rregull e pėrgjithshme, ai qė humb ka tė drejtė ankese. Mirėpo, me shkėputjen e pėrgjithmonshme tė Kosovės, tė cilėn e verifikoi edhe Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė sė OKB-sė nė Hagė, mė 22 korrik 2010, Serbia as serbėt nuk kanė humbur asgjė, pėrpos interesit dhe sovranitetit tė tyre kolonial nė Kosovė.
Mirėpo, pėr kėtė Serbia dhe serbėt nuk kanė tė drejtė tė hidhėrohen, as tė shokohen, ngase Kosova historikisht dhe ligjėrisht u pėrket Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kėtė fakt historik dhe, kėtė provė materiale pėr gjyqin, pėr drejtėsinė dhe pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, Boris Tadiq (president i Serbisė) dhe ministri i Jashtėm i tij, Vuk Jeremiq sė bashku me qeverinė, me parlamentin, me Kishėn dhe me Akademinė e tyre serbe, duhet ti mbajnė parasysh, duke mos i harruar dhe anashkaluar kurrė, sepse titullar legjitim i Kosovės ėshtė populli shqiptar dhe Shqipėria Etnike, jo Serbia, as serbėt. Kėtė tė vėrtetė historike dhe juridike kombėtare dhe ndėrkombėtare, sė fundi (pas 100 vitesh padrejtėsie), e vėrtetoi edhe vendimi historik i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, me ērast kryetari i saj, Hisashi Ovada deklaroi se Pavarėsia e Kosovės, e shpallur mė 17 shkurt 2008 ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare.
Veē kėsaj, ky vendim i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, nxori nė shesh tė vėrtetėn e pamohueshme se tė drjetėn ndėrkombėtare nė Kosovė e respektuan dhe e mbrojtėn SHBA-tė, BE-ja, NATO-ja, jo kursesi Serbia, ashtu siē deklaronte paraprakisht, edhe kryetari i Serbisė, Boris Tadiq se kinėse nė Kosovė mbrohej e drejta ndėrkombėtare nga ana e Serbisė.!?
Ēfarė hipokrizie dhe cinizmi moral, politik, diplomatik dhe juridik i Boris Tadiqit, kur, tanimė, tėrė bota ėshtė nė dijeni se, Serbia ishte vetė ajo, qė me terrorin dhe me gjenocidin e saj nė Kosovė, nė mėnyrė barbarike i shkeli tė gjitha normat dhe ligjet ndėrkombėtare, gjė qė kjo, edhe ėshtė njė nga arsyet kryesore pse Kosova sot ėshtė e pavarur dhe sovrane.
Tadiqi dhe Jeremiqi mund tė vazhdojnė luftėn diplomatike tė Serbisė, edhe nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork, mirėpo, edhe atje, do tė pėsojnė debakėl sikurse nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, sepse shumica dėrrmuese e shteteve anėtare tė OKB-sė, do ta mbėshtesin dhe do ta votojnė Vendimin e drejtė dhe tė ligjshėm tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila ka konfirmuar pavarėsinė e ligjshme tė Kosovės.
Pėr mė tepėr, tanimė, vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė favor tė pėrligjjes juiridike ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, ka njė peshė tė madhe, dhe se, pa dyshim, do tė ndikojė pozitivisht edhe te njė numėr i madh i shteteve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat deri tani (si pasojė e lobimit negativ tė diplomacisė zyrtare tė Beogradit) kanė qenė tė rezervuara lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, tani, pas shpalljes sė vendimit tė GJND-sė nė tė mirė tė mbėshtetjes sė pavarėsisė sė Kosovės, ēdo gjė ėshtė bėrė e qartė ngase janė mėnjanuar dyshimet dhe dilemat se, pavarėsia e Kosovės ėshtė nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, jo nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare tė Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), e cila, nė rastin e Kosovės ka thyerė tė gjitha ligjet, rregullat dhe normat e sė drejtės dhe drejtėsisė ndėrkombėtare.
Prandaj, duke mbajtur parasysh shkeljen e obligimeve ndėrkombėtare tė Serbisė, edhe Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, do tė nxjerrė Rezolutėn nė bazė tė Vendimit pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tė njohtuar mė 22 korrik 2010.
Shikuar, nė aspektin faktik dhe juridik ndėrkombėtar, Haga, pėrgjithmonė, ia vuri gurin nė qafė hegjemonizmit dhe kolonializmit shekullor serb nė Kosovė (1912-1999)!
Kjo, do tė thotė se, as nė mėnyrė paqėsore, as me dialog demokratik, as me luftė, Serbia kurrė mė nuk ka asnjė gjasė reale, qė ta rikthejė Kosovėn shqiptare nėn sundimin dhe nėn sovranitetin e saj tė pėrgjkashėm kolonial (1912-1999), sepse ēdo luftė Serbia e ka tė humbur ngaqė shqiptarėt e kanė mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja), si dhe mbrojtjen e ligjshme sipas sė drejtės ndėrkombėtare.
Pra, duke qenė se Serbia e ka humbur koloninė e saj njėqindvjeēare, shtrohet pyetja e logjikshme, ēfarė kėrkon ajo mė tepėr, - kėrkon beteja dhe luftra tė reja diplomatike pėr ti gėnjyerė dhe mashtruar edhe mė tej qytetarėt e saj, ashtu sikurse deri tani-Kosova ėshtė Serbi!?
-Pėrkundrazi, kjo ėshtė tragjedia e tyre, tė cilėn, edhe pas njė shekulli, serbomėdhenjtė nuk janė nė gjendje ta kuptojnė realisht, ashtu, sikurse i ka porositur Dimitrije Tucoviq: Derisa serbėt nuk kuptojnė se janė nė truallin e huaj, kurrė nuk do tė kenė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me shqiptarėt.!
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
| Lexuar:
359 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| REAGIM: MIKU I RI I SERBISĖ, SALI BERISHA ,... |
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:39 TIRANE- Kryeministri Berisha kėrkon ridimensionalizimin e figurės historike tė ė Ahmet Zogut" nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 28 nėn... |
| Pavarėsia e decentralizimit |
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:33 Decentralizimi pėr serbėt nė Kosovė i mirėmban negociatat e Kosovės me Serbinė pėrmes sė cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndo... |
| I gjalli i pa vend nė politikėn e vdekur |
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:27 Njeriu qė i mungon shumė poltikės kombėtare ėshtė pa dyshimė lideri i saj shpirtėror Mr.Ukshin Hoti. Vizionar nė politkėn kombėtare dhe ndėrkombėtare, idea... |
| Njė kortezh i paparė dhe enigmat pse u fsheh ... |
E merkurė, 08 shtator 2010 - 17:39 Gramshi, qyteti qė shtrihet nė luginėn e Devollit, 50 kilometėr larg Elbasanit, qyteti qė mbushi 50 vjet, por qė nuk u kujtua kush pėr tia festuar kėtė p... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|