|
Pas shpalljes sė vendimit tė GJND-sė rreth legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės, Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim lėshon kėtė:
DEKLARATĖ PĖR OPINION
Vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė rreth legjitimitetit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė nė vazhdėn e rregullimit tė padrejtėsive tė mėdha historike ndaj popullit shqiptar. Ky vendim vjen nė njė periudhė kur Kosova po kalon nėpėr sfida e procese delikate ndėrkombėtare dhe ėshtė njė motiv mė shumė pėr tė synuar drejt idealit tonė kombėtar.
Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim shpreh bindjen se vendimi pozitiv pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės do tė ndikojė nė rritjen e fuqisė ndikuese tė popullit shqiptar si faktor stabiliteti nė rajon. Ky vendim do tė krijojė rrethana mė tė favorshme pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve nė Ballkan, duke bėrė qė shqiptarėt tė ndjehen zot nė trojet e tyre etnike.
Inkurajojmė tė gjitha grupet politike, shoqatat dhe organizatat kombėtare qė tė vazhdojnė me jetėsimin e idesė sė bashkimit tė trojeve shqiptare, gjithnjė duke shfrytėzuar tė drejtėn historike dhe aktuale pėr tė jetuar nė paqe e mirėqenie nė njė shtet tė vetėm shqiptar nė Ballkanin e trazuar nga luftėrat dhe gjakderdhjet shekullore.
Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim
Kryetari Smajl Latifi
23 korrik 2010
|