Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vendim i drejtė i GJND
Publikuar më 24 korrik, 2010 nė orėn 22:26 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata ndėrkombėtare e drejtėsisė me seli nė Hagė tė Holandės bėri sot publik vendimin e saj nė lidhje me ligjshmėrinė ose paligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Republika e Kosovės, me pėrkrahje ndėrkombėtare dhe nė njė proces tė drejtė dhe demokratik shpalli pavarėsisnė e saj nga Sėrbia hegjemoniste mė 17 shkurt 2008. Qė atėherė shpallja e kėtillė e nėjanshme e pavarėsisė sė vendit ėshtė kontestu
Si mė tė zėshme nė kėtė drejtim kanė qenė fuqi tė tilla globale si Federata Ruse, Spanja apo Republika popullore e Kinės, kurse nė pėrmasa lokale vende tė tilla fqinje si Rumania apo Greqia.

Shkruan: Valon Kurtishi

Nė kundėrshtimin e pavarėsisė sė Kosovės, vende tė caktuara janė nisur nga motive tė ndryshme qė mund tė ndikojnė sipas tyre nė integritetin e tyre territorial. Kėshtu, Spanja p.sh e ka kundėrshtuar fuqishėm pavarėsinė e shpallur mė 17 shkurt, duke iu frikėsuar njė precedenti tė tillė tė mundshėm me krahinat e saja problematike tė Katalonias dhe sidomos tė Baskisė.

Rumania nga ana tjetėr pėrpos lidhjeve emocionale (aksi ortodoks) qė ka me Sėrbinė si dhe lidhjeve tė fuqishme ekonomike (kujto hidrocentralin e Gjerdapit), nė kundėrshtimin e pavarėsisė ėshtė nisur edhe nga problemet e e mundshme territoriale nė Transilvani (pakica e madhe dy milionėshe hungareze). Edhe Sllovakia pėrtej lidhjeve miqėsore me Sėrbinė, ėshtė motivuar nga mosmarrėveshjet territoriale etnike me Hungarinė nė kundėrshtimin e interesave shqiptare.

Qiproja greke nuk ka njohur pavarėsinė shkaku i konfliktit tė njohur qė nga viti 1974 prej tė cilit vit ishulli ėshtė de fakto i ndarė mes veriut dhe jugut, turk dhe grek pėrkatėsisht. Qiproja greke nė mosnjohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės ėshtė nisur edhe nga funksionimi i aleancave tė saja me regjimin e Millosheviqit si dhe nga politikat tradicionale antishqiptare tė aksit Beograd – Athinė.

Rusia nga ana tjetėr mė tepėr se shkaku i ndjesive pansllave, nuk e njeh dhe e kundėrshton pavarėsinė pėr arsye tė rivaliteteve globale me SHBA dhe botėn perėndimore nė pėrgjithėsi. Madje nė njė akt gati gati tė dėshpėruar dhe shumė jonormal, Federata Ruse duke shfrytėzuar sipas saj “precedentin e Kosovės” ka njohur pavarėsinė e krahinės rebele osetiane tė Gjeorgjisė.

Megjithatė pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se rasti i Kosovės dhe rethanat ballkanike ndryshojnė katėrcipėrisht nga rrethanat politike, historike, juridike dhe shembujt e tjerė tė mosmarrėveshjeve dhe kontesteve tė ndryshme territoriale-etnike nė Spanjė, Rumani, Qipro apo edhe Gjeorgji- Rusi. Krahina socialiste autonome e Kosovės nė bazė tė kushtetutės sė fundit tė ish Republikės socialiste federative tė Jugosllavisė nga viti 1974, ka qenė njė element konstituiv i federatės me tė drejtė tė plotė pėr tu shkėputur nga kjo federatė nė rast shpėrberjeje tė kėsaj tė fundit. Vetė kushtetuta ka pasur mė tepėr tendenca konfederative sesa federale. Sipas ekspertėve tė ndryshėm europianė, kjo kushtetutė nė fakt e ka transformuar vendin nė njė konfederatė “par excellance”.

Kufinjtė mes tetė njėsive kanė qenė interfederalė d.m.th shtetėrorė. Kėtu dhe nė formulime tjera juridike si ajo pėr “popullin punues tė Kosovės si bartės tė sovranitetit” ėshtė bazuar edhe rezoluta e Parlamentit Europian nga viti 1991, e cila i bėnte thirje Kėshillit Europian qė tė njohė qė tė tetė njėsitė federale, pra pėrveē gjashtė republikave socialiste edhe dy krahinat autonome socialiste.
Kjo nga aspekti ligjor. Pėrveē tij, heqja me dhunė e autonomisė sė Kosovės, pra degradimi juridik i njė njėsie federale si Kosova nga njė njėsi tjetėr federale si Sėrbia nė vitin 1989, ka qenė krejtėsisht antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik i bazuar vetėm nė ligjin e mė tė fortit.

Nga ana tjetėr, qė nga viti 1989 deri nė vitin 1999, si rezultat i pėrdorimit tė dhunės sė shfrenuar shtetėrore kundėr njė populli tė tėrė dy milionėsh nė Kosovė, regjimi sėrb e ka humbur edhe argumentin e fundit nė favor tė vazhdimit tė kontrollimit tė territorit tė kontestuar mes dy palėve nė fjalė. Pėrdorimi i dhunės nė shkallė tė gjerė si dhe tentim- gjenocidi i vitit 1999, legjitimon pėrfundimisht tė drejtėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr vetėvendosje si e paraparė me kartėn e OKB dhe tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje nė tė.

Vendosja nė Kosovė e forcave tė NATO-s si dhe e misonit tė pėrkohshėm tė OKB - UNMIK bazuar nė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB nė vitin 1999, krijon njė gjendje cilėsisht tė re dhe interesante nga aspekti juridik. Vazhdimi i procesit demokratizues dhe insistimi i aleates sė madhe dhe historike, shtetit mik dhe vėlla amerikan si dhe Gjermanisė, Britanisė e Francės nė Bashkimin Europian, ēuan nė pėrfundimin e gėzuar tė procesit tė nisur mė 17 shkurt 2008, kur pavarėsia e Kosovės u shpall nė bashkėpunim dhe bashkėrendim tė plotė me demokracitė mė tė zhvilluara tė planetit.Qė atėherė pavarėsia e vendit ėshtė pranuar nga mbi 60 shtete (69) kurse Kosova ėshtė bėrė anėtare e organizatave tė tilla me peshė si Banka Botėrore apo Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Bashkimi Europian ka ndėrmarė njė numėr tė veprimeve nė mėnyrė qė Kosova tė mos mbetet njė vrimė e zezė nė rajon duke punuar nė drejtim tė heqjes sė vizave pėr qytetarėt kosovarė si dhe nė drejtim tė dhėnies sė njė perspektive tė qartė e tė fuqishme pėr anėtarėsim tė plotė nė BE.

E pakėnaqur nga vendimi i kėtillė si dhe e frikėsuar nga numri i madh i njohjeve tė shpejta tė shtetit tė ri, diplomacia sėrbe ndėrmori njė aksion tė gjerė kundėrshtues dhe bllokues i cili kulmoi me paraqitjen e kėrkesės nė lidhje me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė para panelit tė gjykatėsve tė Gjykatės ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, e pranuar nga asambleja e pėrgjithshme e OKB. Nė ēuarjen e rastit para gjykatave ndėrkombėtare, Sėrbia ka luajtur nė kartėn e pėrēarjes, ndasive e rivaliteteve globale mes demokracive perėndimore nga njėra anė dhe njė numri tė vendeve ish komuniste dhe tė atyre tė botės sė tretė, qė kanė divergjenca tė theksuara gjeopolitike, ideologjike, ekonomike dhe sistemore me tė parat.

Kėtyre lojėrave politike dhe makinacioneve strategjike sėrbe sot u erdhi fundi i pashmangshėm. Sipas agjencive ndėrkombėtare tė lajmeve, 10 nga 15 gjykatėsit kanė votuar nė njė mėnyrė nė favor tė interesave tė Republikės sė Kosovės, njė ka abstenuar dhe vetėm katėr tė tjerė kanė votuar pro interesave tė Republikės sė Sėrbisė. Kjo i ka befasuar edhe proshqiptarėt apo prosėrbėt mė tė mėdhenj. Sipas vendimit tė sotėm, tė lexuar nga presidenti i GJND, Hisashi Ouada, “Gjykata konsideron se e drejta ndėrkombėtare e pėrgjithshme nuk pengon shpalljen e pavarėsisė. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk e ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare tė pėrgjithshme”. Kjo deklaratė dhe ky vendim ėshtė njė fitore e madhe nė rrugėn e forcimit dhe konsolidimit gjithnjė e mė tė madh tė shtetit tė ri shqiptar nė Ballkan.
Vendimi i sotėm i Gjykatės ndėrkombėtare tė sė drejtės nė Hagė ēel mundėsinė pėr shtimin e njohjeve tė pavarėsisė sė vendit nga 69 qė ėshtė sot nė 120, shifėr qė hap rrugėn pėr njė pranim tė mundshėm tė Kosovės nė OKB si anėtari i 193 i saj. Rruga e mundimshme e Kosovės drejt OKB, BE, NATO-s, dhe organizatave tjera ndėrkombėtare si i barabartė mes tė barabartėve po bėhet njė realitet i dukshėm, i prekshėm dhe i pakthyeshėm. Merita historike pėr kėtė i takon popullit shqiptar tė Kosovės nga njėra anė si dhe aleatėve tanė tė mėdhenj historikė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Gjermanisė e Britanisė sė madhe nga ana tjetėr. Rruga drejt bashkimit tė krahinės shqiptare tė Kosovės me shtetin amė – Republikėn e Shqipėrisė sot mer njė kuptim tė ri, bėhet mė konkrete dhe duket opcioni i vetėm i realizueshėm nė praktikė. Tė shkohet me radhė dhe me kujdes nė drejtim tė faktorizimit pėrfundimtar tė elementit etnik shqiptar nė Europėn juglindore.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 413 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 03:28
Barometri Diplomatik *** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi