|
E enjtja e 22 korrikut pėr Kosovėn dhe shqiptarėt rreth saj, ska se si tė mos pėrmendet, si njė datė karakteristike pėr ardhmėrinė perspektive tė saj dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, mori vendimin pozitiv pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės e cila nuk shkelė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare tė krijimit tė shteteve.
Shkruan: Nexhmedin Saqipi, Bujanoc
Njė vendim i tillė i GJND-sė ėshtė njė shuplakė e nxehtė ndaj padisė sė Serbisė pėr kinse shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės.
Ky vendim i GJND-sė do tė ndryshoj qasjen ndaj Kosovės. Beogradi nuk do tė harxhoj energji vetėm rreth pengesave pėr njohjen e mėtejme tė Kosovės si shtet, por do tė angazhohet rreth ndarjes sė saj.
Pas kėtij vendimi historik, Beogradi do tė luaj nė kartėn mė mirė pak se hiq, duke u pėrpjekur qė tė shkėpus njė pjesė nė veri pėr tė lėshuar pe pak nė jugun e saj tė populluar me shumicė shqiptare.
Por, se si do tė zhvillohen negociatat mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike, varet nga lėvizjet politike mes dy shteteve, tė cilat deri dje janė shikuar pėrmes grykės sė pushkės e vazhdojnė edhe mė tej tė akuzojnė njėra-tjetrėn pėr provokime pėrgjatė zonave kufitare, tė cilat nė tė kaluarėn kanė qenė administrative e tashti shtetėrore.
Emocionet
Shqiptarėt e serbėt si dy popuj fqinj me njė tė kaluar tė hidhur janė tė pėrfshirė nga emocionet. Nostalgjia pėr tė kaluarėn dhe entuziazmi pėr tė ardhmen shpesh i bėnė ata tė shkelin vijėn e vetėpėrmbajtjes.
Shqiptarėt kanė arsye tė gėzohen dhe ti bien daulleve, meqė e drejta e tyre politike dhe historike po vuloset me tė drejtėn ndėrkombėtare pėr mėvetėsi, ndėrsa serbėt kanė tė drejtė tė hidhėrohen, por nuk kanė tė drejtė ti bllokojnė proceset demokratike nė rrugėn e integrimeve euroatlantike.
Nė ditėn e shpalljes sė vendimit nga GJND-ja shqiptarėt i pėrgatitnin daullet pėr ta festuar tė drejtėn historike, ndėrsa serbėt i binin kėmbanave tė alarmit dhe luteshin te Zoti pėr ta realizuar kėrkesėn e tyre kundėr shpalljes sė njėanshme tė Kosovės Republikė!
Revanshi
Beogradi i zhgėnjyer nga kėto procese ndėrkombėtare pozitive nė favor tė Prishtinės, do tė mundohet tė prodhoj destabilitet jo vetėm nė veri tė Kosovės, por edhe nė jugun e saj.
Kutia e Pandorės do tė hapet. Ska mė temė tabu. Ma jep njė pjesė nė veri, ta jap njė nė jug. Kosova Lindore e rrethuar me policė, xhandarė dhe ushtarė serbė pėrdoret nga Beogradi si monedhė pėr kusuritje. Kėtė kartė Beogradi do ta luaj nė momentin kur ti ngushtohen rrathėt.
Nėse nuk ndodh kėshtu, mund tė vijnė telashe dhe sherre tė reja tė papritura pėr tė dyja palėt. Do tė krijohet njė mosdurim serb nė veri dhe njė mosdurim shqiptar nė lindje tė Kosovės.
Revanshi serb nė Kosovėn Lindore do tė jetė nė fokus tė presioneve tė reja. Serbėt do tė hakmerren pėr atė qė po e marrin si shpagim nga faktorėt ndėrkombėtar. Shqiptarėt duhet sa mė shpejt ta unifikojnė potencialit politik nė luftė pėr ta mbrojtur bėrthamėn etnike nė kėto hapėsira. Nėse vazhdojnė tė pėrēahen dhe tė deziorentohen vėshtirė se mund ti pėrballojnė lėkundjeve nga vendi nė vend.
Reciprociteti
Ēka kėrkojnė serbėt e Kosovės, do tė kėrkojnė edhe shqiptarėt e Kosovės Lindore. Kėshtu dėgjohen zėrat nė Preshevė, madje edhe nė Prishtinė e Tiranė, por gjėrat dallojnė nė praktikė.
Derisa serbėt e Kosovės tė mbėshtetur fuqimisht nga Beogradi, po i bėjnė tė gjitha pėrgatitjet e mundshme pėr ta avancuar statusin e tyre politik, shqiptarėt e Kosovės Lindore nė mungesė tė pėrkrahjes sė dy shteteve: Shqipėrisė dhe Kosovės, kanė rėnė nė gjumin veror. Ata tė lodhur nga vapa e korrikut dhe tė molisur nga pėrēarjet ndėrpartiake si duket nė plan tė parė e kanė pushtetin, interesin, tenderėt e privilegjet, se sa projektet kombėtare.
Shqiptarėt e Kosovės Lindore duhet ti lėnė mėnjanė inatet politike, pėrēarjet dhe shantazhet pėr tu njėsuar rreth njė trupi tė pėrbashkėt qoftė Kėshill Integrues apo ndonjė formė tjetėr e organizimit, nė mėnyrė qė tė mbrohen nga ēorientimi total i korpusit politik. Vetėm tė bashkuar ata mund tė bėjnė diēka nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare, nė tė mirė tė ruajtjes sė bėrthamės etnike nė kėto hapėsira tė Kosovės Lindore. Tjetėr alternativė nuk ka.
(Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike Kombėtare nga Kosova Lindore)
Kontakti: nexhas@hotmail.com
24. 07. 2010
|