Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Publikuar më 26 korrik, 2010 në orën 17:43 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR
KËSHILLI MBARËKOMBËTAR
KRYESIA QËNDRORE

Nr. 0015 prot.

Drejtuar: Anëtarëve dhe sipmpatizantëve të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar,
Tërë opinionit publik shqiptar,
Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës,
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi,
Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu.

Sipas informacioneve të datës 26 korrik 2010, në në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, qytetarë civilë të nacionalitetit serb, kanë fyer dhe qëlluar me shishe dhe mjete të forta popullsinë civile të pambrojtur shqiptare. Sipas situatës në terren, disa qytetarë serbë me një automjet me targa franceze kanë fyer në mënyrë të shfrenuar fshatarët e Konçulit dhe kanë gjuajtur me shishe në drejtim të vajzave të fshatit. Këto provokacione të rënda dhe akte dhune barbarie, rezultojnë të pa publikuara, nën një terr informativ nga organet vendore shqiptare dhe nga autoritetet serbe, pasi raste të tilla janë të zakonëshme kundër popullsisë civile të pambrotjur shqiptare në hapësirën e Luginës së Preshevës.
Historikisht në çdo betejë të humbur politike dhe ushtarake, shteti serb me kokëfortësi dhe miopi politike i është drejtuar hakmarrjes mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur, duke nxjerrë mbi të zëmërimin ultranacionalist, pasojë e urrejtjes cinike shekullore ndaj një popullsie të pafajëshme. Në rastin konkret, prej këtyre akteve të dhunës dhe terrorit, mjaftë qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshëvës janë shumë të revoltuar dhe kërkojnë që organet vendore, ato të Serbisë dhe tërë organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë energjikish me masa konkrete kundër provokacioneve të rënda, duke sjellë në vëmendje faktin e pasojave që mund të sjellin zhvillime të mëtejëshme edhe më të rënda për krahinën. Qytetarët shqiptarë të revoltuar, deklarojnë se, “ata nuk ndihen më të sigurtë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për çështjen e pavarësisë së Kosovës”. Ata paralajmërojnë sulme më ekstreme të ultranacionalistëve serbë ndaj popullsisë së pafajëshme shqiptare.
Shpallja e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare dhe humbja që pësoi me këtë rast Serbia në planin politik, nuk ka kurrfarë arësye dhe nuk justifikon në asnjë rast që situata brenda shtetit serb të dalë jashtë kontrollit dhe forca paramilitare, reaksionare e radikale ultranacionaliste të dhunojnë të drejtat e popullsisë së pafajëshme e paqësore. Reagime të tilla mbartin brenda tyre rrezikshmëri të lartë me pasoja të rënda. Deklarata e ministrit të jashtëm të Serbise, Jeremiç, drejtuar me këtë rast popullsisë serbe, “për të ruajtur qetësinë”, mbeten një demagogji e hapur politike, dhe si në çdo rast, pushteti politik në Serbi përpiqet të mbulojë realitetin që vepron sot në Luginën e Preshëvës dhe terrorin policor psikologjik mbi popullsinë shqiptare me tendenca shpërthyese.

Organet qëndrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar dënojnë me forcë akte të tilla dhune dhe barbarie. Njëherazi ne i drejtohemi organeve vendore komunale të Luginës së Preshëvës, që me kurajo qytetare të mos frikësohen dhe të mos heshtin, por të denoncojnë në opinionin e shëndoshë përparimtar këtë akt barbarie. Ata do të kënë në çdo rast mbështetjen e fuqishme të forcave progresistë të angazhuara në lëvizjen kombëtare shqiptare.
Organet qëndrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar u drejtohen instancave të larta të shtetit të Serbisë, të distancohen publikisht prej vagabondëve politikë, të dënojnë ashpër shkaktarët, duke i çuar ata para drejtësisë. Nëse janë të interesuar, ju kujtojmë se vetëm kështu do t’i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon.
Organet qëndrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar i drejtohen tërë opinionit të shëndoshë shqiptar kudo, të reagojnë me forcë e vendosmëri pranë organeve dhe organizmave ndërkomëbatare, në mbrojtje të të drejtave njerëzore të bashkëatdhetarëve të tyre nën regjimin policor të Serbisë. Ky mbetet një angazhim kombëtar në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare.

Organet qëndrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar i drejtohen Parlamentit Shqiptar në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, të vlerësojnë këtë situatë kritike dhe të mbajnë qëndrimin e nevojshëm politik, duke dënuar me forcë ndërkombëtarisht këto akte barbarie. Ne gjykojmë me gjakftohtësi se, Parlamentet Shqiptare e kanë detyrim institucional që të dalin në mbrojtje të të drejtave të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila sot përjeton situatën më të rëndë politike dhe sociale në hapësirën etnike shqiptare.
Organet qëndrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar u drejtohen Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi, Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu, të reagojnë me të drejtën e tyre insitucionale për mbrojtjen e të drejtave të kësaj popullsie. Është një detyrim kombëtar dhe më tej, që të gjithë sëbashku, me një qëndrim të kthjellët politik në planin kombëtar, t’i shërbejmë paqes dhe stabilitetit në rajon.

Për Kryesinë dhe Këshillin Mbarëkombëtar të FDBK
Dr. SulejmaN Abazi (NESHAJ)
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM


Tiranë, më 26 korrik 2010


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 18 vizitorë
Lexuar: 661 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi