|
Kosova ėshtė kryefjala e axhendės sė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm Europianė.
Pas shpalljes sė mendimit nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė se deklarata e pavarėsisė sė Prishtinės nuk shkel tė drejtėn ndėrkombetare dhe qendrimit tė pandryshuar tė Beogradit pėr tė mos njohur shtetin e ri, Brukseli po mundohet tė gjejė njė mėnyrė tė pranueshme pėr tė dy palėt pėr tė lehtėsuar bisedimet mes tyre nė emėr tė perspektivės europiane.
Mirepo jo te gjitha vendet antare mbeshtesin qendrimin e perfaqesues se Larte te BE-se Catherine Ashton. Rumania dhe Qipro jane shtetet e para qe kerkojne nga BE te mos shprehet ne favor te Kosoves.
"Opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ėshtė shumė i limituar dhe i kufizuar vetem ndaj njė pyetje tė veēantė kur ėshtė fjala pėr pjesėn procedurale te shpalljes se pavarėsisė. Nė tė njėjtėn kohė, ne besojmė se ēdo gjė qė ndikon nė integritetin territorial tė njė vendi duhet tė trajtohet pėrmes negociatave dhe diskutimeve dhe jo nepermjet deklaratave te njeanshme te pavaresise. Pra qendrimi yne mbetet i njejti dhe ne i ftojmė tė gjitha palėt qė tė angazhohen nė negociata pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pėrbashkėt e tė pranueshme, tha ministri i Jashtem i Qipros, Markos Kyprianou.
Edhe ministri i Jashtem spanjoll Moratinos, megjithese me nje gjuhe me te bute, argumentoi ne fillim te mbledhjes se vendi i tij nuk do te ndryshoje qendrimin, pra nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Nderkohe shumica e vendeve qe e kane njohur Kosoven si shtet vleresojne se tashme eshte hyre ne nje faze te re ku statusi i Kosoves nuk mund te permendet.
Njohja e pavaresise se Kosoves varet nga vete shtetet antare. Italia e ka bere punen e saj. Tashme situata eshte me e qarte se ne te kaluaren. Mendoj se Serbia e Kosova duhet te angazhohen ne nje dialog shume te sinqerte, duke perjashtuar natyrisht ceshtjen e statusit. Europa duhet t'i dergoje nje mesazh pozitiv Serbise ne pershpejtimin e integrimit, vecanerisht duke transferuar dosjen e kandidatures nga Keshilli tek Komisioni. Nje fakt eshte i qarte, ne nuk mund t'i kerkojme Serbise parakusht per antaresim njohjen e Kosoves, sepse ka shume vende, antare te plota ne BE, qe nuk e njohin Kosoven, deklaroi ministri i Jashtem i Italisė, Franco Frattini.
Te njejtin qendrim shprehu dhe ministri i Shtetit gjerman Werner Hoyer, sipas te cilit tashme eshte koha per dialog mes Prishtines e Beogradit. Burime diplomatike rrefejne se javen e kaluar, Perfaqesuesja e Larte Catherine Ashton u ka derguar nje leter autoriteteve serbe dhe atyre ne Kosove, ku i fton te dy palet ne Bruksel per te nisur direkt bisedimet nen ndermjetesimin e BEse.
|