Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fenomenologjia dhe Ekzistencializmi
Publikuar më 26 korrik, 2010 nė orėn 22:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
( J. P. Sartre, M. Heidegger, S. Kirkegardi, E. Huserli etj.)

Fenomenologji (gr. phainomenon-i shfaqur, shfaqje, logos-dije, teori), rryme idealiste subjektive nė filozofinė e sotme borgjeze, e themeluar nga filozofi gjerman E. Huserl (1859-1938). Edmund Huserl u lind nė provincėn Prosnic. Studioi pėr fizikė, astronomi e matematikė. Tekstet e Huserlit janė: Filozofia e aritmetikės 1891, Hulumtime logjike 1900, Leksione mbi fenomenologjinė 1904-1905, Leksione mbi fenomenologjinė e vetėdijes sė brendshme tė kohės 1905-1910, Ideja e fenomenologjisė 1906-1907, Filozofia si shkence rigoroze 1911, vėllimi i pare i veprės Idetė 1913, Filozofia e pare 1923, Psikologjia fenomenologjike 1925, Logjika formale e transcendente 1928, Meditime karteziane 1831, Huserl shkroi dhe pjesėn e pare tė librit Filozofia dhe kriza e njeriut evropian 1936. Edmund Huserl vdiq nė moshėn 79 vjeēare nė Frajburg tė Brajzgaud.

Shkruan: Artan Kajtazi

Nė fillim interesi i Huserlit ishte logjika dhe matematika, pastaj ai zhvilloi njė version tė hershem tė fenomenologjisė duke u pėrqendruar kryesisht nė gnoseologji gr. gnosis-njohje, logos-dije, teori / teori e njohjes; pastaj kaloi nė pikėpamjen mbi fenomenologjinė si themeli universal i filozofisė dhe shkencės; se fundi ai hyri nė njė faze nė tė cilėn ideja e tij pėr botėn e jetės, Lebensėelt, u be tema me dominonte e fenomenologjisė se tij.
Filozofia e Huserlit zhvillohet nga bindja e tij e thellė, se kultura perėndimore e ka humbur drejtimin dhe qėllimin e saj tė vėrtetė. Sipas tij ajo, nga e cila duhet tė shpėtohet arsyeja njerėzore, krijon sfondin e fenomenologjisė sė tij. E. Huserli thotė sė “fenomenologjia duhet ta nderoje Dekartin si patriarku i vėrtetė i saj”. Huserl e formuloi kėtė frymė tė veēantė tė fenomenologjisė duke pranuar njė pjesė tė pikėnisjes sė Dekartit. Huserl thotė: “Kėshtu ne fillojmė secili pėr veten dhe brenda vetes me vendimin pėr tė mos e pėrfillur njohjen tonė tė tanishme”.
Ajo qė i jep E. Huserlit termin fenomenologji si term pėrshkrues i filozofisė se tij, ėshtė mospranimi i tij pėr tė shkuar pėrtej tė vetmes prove ose tė dhėnash tė pėrftueshme; domethėnė, tė dhėnat qė i jepen vetėdijes dhe tė dhėnat qė burojnė nga pamjet e jashtme-nga fenomenet. Fenomen gr. phainomenon-shfaqje / dukuri e thelbit tė sendeve, e kapshme nga organet e shqisave. Ēėshtja e tij ėshtė sė fenomenet, ose ēfarėdo qoftė, nė fund tė fundit pėrmbahen nė vete aktin subjektiv, me anėn e tė cilit ajo, qė ekziston, behet e pranishme nė vetėdije. Me njė fjalė, elementet e pėrvojės sonė, fenomenet, i kuptojmė me se miri duke zbuluar rolin aktiv tė vetėdijes nė synimin e fenomeneve dhe krijimin e tyre.
Lidhja midis ekzistencializmit dhe fenomenologjisė nuk ėshtė gjithmonė e dukshme, pasi njė pjesė e mire e filozofisė sė Huserlit shprehet me gjuhe teknike, madje gjuhė tė veēante shkencore, ndėrsa ekzistencializmi pėrqendrohet ne interesat e pėrditshme njerėzore tė ekzistencės sė pėrditshme tė njeriut. Mė tė drejte E. Huserl quhet babai i fenomenologjisė. Huserl llojin e tij tė ri tė filozofisė, e quante fenomenologji, e kishte pėrqendruar mbi individin duke thėne se filozofia e vėrtetė duhet t`i kėrkoje themelet e saj vetėm tek njeriu dhe, nė mėnyre mė tė veēantė, nė esencėn e ekzistencės se tij jetėsore konkrete.
E. Huserl mendonte sė, duke marrė si pikėnisje ndėrgjegjen e kulluar, tė shkėputur nga qenia dhe nga ndėrgjegjja konkrete e individit, mund tė krijohet njė filozofi neutrale nė trajtėn e fenomenologjisė se kulluar. Mbi kėtė bazė E. Huserli i shkėpuste ligjet e kategoritė shkencore nga realiteti, nga praktika dhe nga procesi historik i njohjes njerėzore. Teza themelore e fenomenologjisė ėshtė: s`ka objekt pa subjekt. Mbi kėtė bazė fenomenologjia parashtron dy kėrkesa:
1. Heqjen dorė nga ēdo lloj gjykimi qė ka tė bėjė me realitetin objektiv e qė del jashtė pėrvojės se kulluar, thjesht subjektive tė njeriut.
2. Marrjen e subjektit tė njohjes jo si njė qenie reale empirike e sociale, por si ndėrgjegje e kulluar e transcendentale.
Filozofinė si shkencė mbi thelbet e kulluara, fenomenologjia ia kundėrvė njohjes reale tė fakteve. Fenomenologjia ka shėrbyer e shėrben si baze teorike pėr filozofinė ekzistencialiste. Nė ditėt tona fenomenologjia, si njė rrymė filozofike irracionaliste, mbrohet e zhvillohet nga shoqėria ndėrkombėtare fenomenologjike me qendėr nė SHBA.
Jean Paul Sartre, personaliteti ma i njohur i rrymės ekzistencialiste, u pat influencua shumė prej librit tė Martin Heidegger Qenia dhe Koha ku gjinden shumica e motiveve karakterizuese tė ekzistencializmit si tensioni nė mes tė Personit dhe Publikut, deka, asgjasia, angsti, paranoia, refuzimi i shkencės dhe shpjegimit tė saje shkak-efekt, dhe paraqitja e Autencitetit si norma e vete-identifikimit e lidhur me idenė e vet-definitizimit nėpėrmjet lirisė, zgjedhjes, dhe pėrkushtimit, si edhe theksimi i tipareve rrethanore tė mendimit dhe arsyes.
Formulimi sistematik i Heidegger u pat influencua prej Fenomenologjisė nė njė mėnyre tė veēante. Sartre dhe Marleau-Ponty vazhduan nė gjurmėt e Heidgger dhe fenomenologjisė se tij nė zhvillimin e filozofisė se tyre ekzistencialiste, ndėrsa Jasper ishte njė prej atyre qė nuk u ndikua prej fenomenologjisė.
Sipas filozofit hebre, Husserl, Fenomenologjia e Konshiences nuk hulumton kompozimin metafizik apo gjenealogjinė kazuale tė gjanave, por strukturėn a kuptimit tė tyre. Heidegger pat menduar se Husserl gaboi duke mos ngrite ēėshtjen ma themelore-atė tė Kuptimit tė Qenies (Qenies si ekzistencė jo si Qenie e njė Personit). Kėshtu qė Heidegger ndėrroi kursin e fenomenologjisė duke e drejtue atė kah ēėshtja se “Ēka domethėnė me Qene”. Por kjo ēėshtje nuk duhet ngrite si njė hipotezė filozofike apo epistemologjike e ēfarėdo lloji. Me dite ēka domethėnė me qene, sipas Heidegger, ka kuptimin “ēka domethėnė pėr mua me qene”. Ai pretendoi me ngrite njė ēėshtje si hulumtim konkret qė ndodhe si rezultat i preokupimit tė personit mė ekzistencėn e tije. Personi duhet bėrė vetė i vetėdijshėm ndaj vetvetes si hulumtues i ekzistencės se vet.
Mė-qenė-nė-botė ėshtė njė prej termave tė Heidegger, tė cilin ai pėrdore me viza bashkuese, si shumė shprehje e fjale tė tjera. Sipas kėtij termi filozofia pėrpara tij ka gabuar ose ka lėne mbas dore ēėshtjen e Qenies duke u trete mbas vetėdijes dhe arsyes tė cilat nuk marrin parasysh sė qenia ekziston kryekreje, tue-qenė-nė-botė. Heidegger u be ati i pavullnetshėm i ekzistencializmit sepse ai mėsoi prej paraardhėsve tė kėsaj rryme, Kierkegaard dhe Nietzsche.

Ekzistencializėm (frengj. existence, lat. Exsistentia-tė qenet, ekzistencė; filozofi e ekzistencės), rryme irracionaliste nė filozofinė e sotme borgjeze, qė lindi pas Luftės sė Pare Botėrore nė Gjermani, e me vone, veēanėrisht pas Luftės sė Dyte Botėrore, u pėrhap gjerėsisht nė Francė, SHBA, e nė vende tjera kapitaliste. Nė fillim ekzistencializmi u shfaq si njė trill filozofik, e me pas ka dezertuar nė ēdo formė tė mendimit e tė shprehjes njerėzore. Ekzistencializmi ėshtė njė rrymė filozofike idealiste, madje dhe letrare, e kohėve moderne qė ka si objekt ekzistencėn njerėzore nė nivelin e individit tė padeterminuar nga kushtet reale historike, tė cilat konsiderohen absurditet i tėrė.
Ėshtė filozofi irracionale, qė i kundėrvihet racionalizmit. Sipas saj, njeriu nuk ėshtė diēka e dhėnė qė nė fillim, por njė hiē, gjė qė nuk vėrtetohet nga realiteti. Ekzistenca njerėzore sipas Sartit i paraprin esencės (thelbit tė saj). Njeriu nuk ėshtė kurrė diēka, por njė qenie qė lufton tė bėhet e tillė. Ai ėshtė ajo qė krijon, ai vetė i pakushtėzuar prej asgjėje dhe nė liri tė plotė. Njeriu gėzon tė drejtėn tė zgjedhė ēdo herė qė dėshiron dhe ėshtė i dėnuar me liri absolute. Por praktika dėshmon sė zgjedhja nuk ėshtė arbitrare por e kushtėzuar. Liria dhe absurdi sipas ekzistencializmit i krijojnė individit ankthe metafizike, pasiguri, vetmi e izolim dhe endje pa fund nė labirintet individualiste.
Ekzistencialistėt e mėdhenj, si: Kierkegard, Heidegger, Jaspers, Marcel, Sartre dhe tė tjerė, me idetė e tyre, pasqyruan dramėn e madhe tė njerėzve tė shekullit XX, tė shkaktuar nga konfliktet katastrofale ekonomike, sociale e politike tė kėsaj periudhe tė rėndė.
Sot ekzistencializmi ėshtė njė nga rrymat filozofike borgjeze me tė pėrhapura. Kjo, midis tė tjerash, shpjegohet edhe me faktin se ekzistencializmi propagandohet gjerėsisht jo vetėm nėpėrmjet traktateve filozofike, por edhe nėpėrmjet romaneve, poezive, tregimeve, poemave, dramave etj. Kėshtu p.sh., J. P. Sartri pikėpamjeve ekzistencialiste u kushton si veprat thjesht filozofike “Ekzistencializmi ėshtė Humanizėm”, “Qenia dhe hiēi”, “Situatat”, “Kritika e arsyes dialektike”, ashtu edhe disa nga dramat e tija si “Mizat”, “Duart e ndyra”, “Prapa dyerve tė mbyllura”, trilogjinė “Rrugėt e lirisė” etj.
Ekzistencializmi paraqitet si “filozofi e njeriut”, si filozofi humanitare, por nė realitet pasqyron frymėn e pesimizmit e tė shthurjes, krizėn e mendimit filozofik tė borgjezisė monopoliste. Pikėnisja e ekzistencializmit ėshtė individi i veēantė, i izoluar, gjithė interesat e tė cilit janė pėrqendruar tė vete ai dhe nė ekzistencėn e tij. Sipas eksiztencializmit, problemet me tė cilat duhet tė merret filozofia janė ekzistenca e individit, fundi i tij, vdekja, frika e pėrjetshme pėrpara vdekjes. Ekzistenca, thonė ekzistencialistet, nuk mund tė arrihet me njohjen racionale; e vetmja rrugė pėr tė hyre nė thelbin e saj ėshtė ta jetosh dhe ta pėrshkruash atė ashtu siē tė jepet nė emocionet e tua. Sipas tyre, nga tė gjitha emocionet, ai qė e zbulon mė qarte ekzistencėn ėshtė emocioni i frikės, qė nuk i ndahet njeriut qė nga lindja gjere nė vdekje. Prandaj, sipas ekzistencializmit, jeta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė hiē, qė na shfaqet nėpėrmjet emocionit tė frikės.
Pesimizmi nė kulm dhe frika pėr tė nesėrmen e pėrshkon fund e krye ekzistencializmin si botėkuptim tė borgjezisė sė sotme reaksionare. Nė kushtet e sotme historike ekzistencializmi del nen maskėn e filozofisė se lirisė. Por lirinė ekzistencialistet e marrin si diēka absolute, si liri shpirtėrore. Jashtė veprimtarisė sė vetėdijes, projekteve tė individit, bota, sipas J. P. Sartrit, ėshtė njė hiē, ėshtė pa kuptim. Duke e kuptuar lirinė jo si njė raport shoqėror real, jo si liri qė fitohet nė luftė kundėr skllavėrimit klasor dhe kombėtar, por si liri tė vullnetit, qė i jep tė drejte individit borgjez tė veproje sipas dėshirės se tij, ekzistencialistet thonė sė njeriu ėshtė i dėnuar qė gjithnjė tė dėshiroje atė qė ėshtė e pamundur; pra, ata e shpallin realizmin e lirisė si njė utopi / pėrfytyrim ideal i shoqėrisė njerėzore. Ekzistencialistet thonė sė shoqėria ( pa bėre dallim nėse ajo ėshtė kapitaliste apo socialiste) e shtyp dhe e shkatėrron individualitetin e njeriut, prandaj si rrugėdalje ata predikojnė shkėputjen, izolimin e individit nga shoqėria, ndarjen nga realiteti dhe mbylljen e tij nė vetvete.
Ekzistencializmi ushtron njė ndikim tė madh nė artin dhe sidomos nė letėrsinė e disa vendeve tė sotme imperialiste e revizioniste. Imperializėm / faza mė e lartė dhe e fundit e kapitalizmit. Revizionizėm (lat. revisio-rishikim), rryme ideologjike.
Fillimet e kėsaj rryme i gjejmė tė S. Kirkegardi (1813-1855), filozof fetar danez. I lindur nė Kopenhagėn, ai e kaloi jetėn e tij tė shkurtėr me njė karriere tė shkėlqyer letrare, duke nxjerre njė numėr tė jashtėzakonshėm librash deri nė vdekje. Pėr Kirkegardin termi ekzistence lidhej me njeriun si individ. Tė ekzistosh, shprehej ai, do tė thotė tė jesh njė lloj i caktuar individi, njė individ qė pėrpiqet, qė vlerėson alternativat, qė zgjedh, qė vendos dhe, mbi tė gjitha qė angazhohet. Tere karriera e Kirkegardit mund tė konsiderohet me tė drejte si njė revolte e vetėdijshme kundėr mendimit abstrakt dhe si njė tentative nga ana tij pėr tė jetuar sipas kritikes sė Fojerbahut: “Mos dėshiro tė jesh filozof krejt ndryshe nga tė qenit njeri...; mos mendo si mendimtar, mendo si qenie e gjalle reale...; mendo nė Ekzistencė”.
Pėr Kirkegardin tė mendosh nė ekzistencė, nėnkupton tė pranosh qė njeriu ndodhet pėrballė zgjedhjes vetjake. Njerėzit gjendėn vazhdimisht nė njė situate ekzistenciale. Ai bėri dallimin midis spektatorit dhe aktorit dhe argumentoi sė nė ekzistencė pėrfshihet vetėm aktori. Sigurisht, edhe spektatori mund tė thuhet sė ekziston, por termi ekzistencė nuk u pėrket tamam gjerave inerte ose joaktive, qofshin kėta spektatore apo gurė. Kirkegard ngulmon qė ekzistenca duhet tė tregoje njė cilėsi tė individit; domethėnė, pjesėmarrjen e tij tė vetėdijshme nė njė veprim. Vetėm drejtuesi i vetėdijshėm ekziston, prandaj, nė tė njėjtėn mėnyre njeriu, qė angazhohet nė veprimtari tė vetėdijshme vullneti dhe zgjedhjeje, mund tė thuhet sė ekziston vėrtet.
Ekzistencializmi i Kirkegardit mund tė pėrmblidhet nė thėnien e tij: “Ēdo qenie njerėzore duhet tė mendohet nė zotėrim esencial tė asaj qė nė thelb i pėrket tė qenit njeri”. Arritja tek ekzistenca autentike nuk ėshtė ēėshtje e intelektit; ajo ėshtė ēėshtje besimi e pėrkushtimi, njė proces i vazhdueshėm nga individi ekzistues nė prani tė situatave tė shumta o kėshtu o ashtu.
Shkurtimisht, disa fjalė mbi jetėn e M. Heidegger. Jeta e Heidegger ėshtė njė jetė e trazuar dhe do tė duhej tė shkruheshin libra tė tėrė mbi tė. Kėtu do tė mjaftohemi vetėm me njė vėshtrim tė pėrgjithshėm. Lindur nė Messkirch, mė 1889, nė rajonin e Bade, i biri i njė mjeshtri vozaxhi, nė njė familje katolike, Heidegger kryen studimet e tij tė mesme nga 1903 deri 1909 nė Kolegjin e Constance, pastaj nė liceun e Friburg dhe nisur nga viti 1909 studime tė larta teologjie (katėr semestra), pastaj filozofinė dhe shkencat nė Universitetin e Friburg ku ai mbron mė 1913 njė tezė doktorati nėn ndikimin e leximit tė tij tė Husserl. Heidegger vdes mė 1976, nė fshatin e tij tė lindjes Messkirch, nė moshėn 86 vjeēare.
Veprat mė tė rėndėsishme tė M. Heidegger: Traktat i kategorive dhe i domethėnies tek Duns Scot (1916), Interpretime fenomenologjike tė Aristotelit (1922), Qenie dhe Kohė (1927), Probleme themelore tė fenomenologjisė (1927), Interpretim fenomenologjik i “Kritika e arsyes sė kulluar” tė Kant (1927), Fenomenologjia e Mendjes e Hegel (1930), Mbi origjinėn e veprės sė artit (1935), Letėr mbi humanizmin (1946) etj.

M. Hajdegger niset nga fenomenologjia dhe pėrpiqet tė shmange pėrkufizimin e njeriut nė lidhje me cilėsitė ose vetitė qė e ndajnė njeriun nga bota. Pėr me tepėr, vetėm njeriu ka pėrjetime te tilla, aq tė pranishme si: ankthi, frika, halli dhe shqetėsimi pėr vdekjen. Kėto pyetje tė bėjnė tė mendosh se ēdo tė thotė tė jesh. Hajdegger nė veprėn e tij madhore Qenie dhe Kohė, qė mbėshtetet deri diku tek Kirkegardi dhe Huserli, shkruante se tė kuptuarit tone baze tė ēėshtjes se madhe Qenies arrihet me se miri nėpėrmjet analizės ekzistenciale tė njeriut.
Nė kaosin qė sundon nė kėtė jetė, njeriu ndjen frikė dhe kjo e shoqėron atė gjatė gjithė ekzistencės. Frika dhe shqetėsimi janė shenja tė pakėnaqėsisė dhe tė distancimit nga tė tjerėt. Ne ekzistojmė, sipas Hajdeggerit, jo pse lidhemi mė tė tjerėt, po sepse gjithė jetėn jemi tė shqetėsuar. Njeriu thotė ky filozof, ndjen vetėm vetminė e tij dhe faktin se ėshtė i dėnuar tė vdesė. Ngaqė njeriu ndjen vetėm shqetėsim e frikė, pėr te tė gjitha lidhjet me tė tjerėt janė vetėm iluzion.
Ekzistenca u quajt prej Heidegger Da-sein (me-ekzistue-atje), qė domethėnė sė ekzistenca kontrollohet prej kulturės tė cilės personi i pėrket. Ky person s`ka fuqi me kontrollua hjedhjen (gj. geworfen) (engl. throwness) personi s`ėshtė unik sepse ai bahet ashtu si dėshiron kultura nė tė cilėn ai ka le, dhe raca njerėzore s`ka gjė tė pėrbashkėt sepse gjithsecili rritet nė akordance mė kulturėn nė tė cilėn ai ose ajo ka linde, ose me pėrdore termin e Heidegger-it asht hjedhe ose ka ra. Prandaj njeriu s`ka ekzistencė tė mirėfillte jashtė kulturės se tij. Ideja e hjedhjes (throwness) e Heidegger u aplikua nė shume aspekte tė fragmentizimit, pasigurisė e lokalizimit tė koncepteve postmoderne. Hajdeggeri pėr kuptimin e fjalės greke fenomen e mori si diēka qė zbulon vetveten. Ai mendonte se, duke lėne pėrvojėn tone njerėzore tė zbuloje vetveten, ai kishte zbuluar diēka krejt tė ndryshme nga konceptimi ynė tradicional pėr njeriun.
Pėr kėtė arsye, Hajdegger sajoi njė fjale tė re pėr tė pėrshkruar me me saktėsi pėrvojėn e ekzistencės njerėzore: kjo fjale ėshtė Dasein qė nė gjermanisht do tė thotė thjesht “tė jesh atje”. Fjala Dasein pėrdoret pėr tė theksuar qenien e njeriut si njė fushė e gjerė. Ky dimension, i fushės se gjerė tė njeriut, ėshtė bota. Siē ve nė dukje Hajdeger: “Bota nuk ėshtė njė mėnyre e karakterizimit tė atyre entiteteve qė Dasein nė thelb nuk ėshtė; ajo ėshtė me tepėr karakteristike e vete Daseinit”. Daseini, pėrcaktimi i ekzistencės njerėzore nga Hajdeger, ėshtė vendi ku realizohet bota. Dasein zotėron njė strukture trefishe, qė bėn tė mundur projektimin e botės.
Struktura e parė ėshtė tė kuptuarit, struktura e dytė ėshtė gjendja shpirtėrore, struktura e tretė ėshtė analiza. Nė lidhjen e tyre tė ndėrsjellė, kėto tri struktura, se bashku, pėrfaqėsojnė strukturėn thelbėsore tė ekzistencės sė Dasein-it. Nė librin e tij Qenie dhe Kohė, Heidegger sjelle njė kuptim tjetėr, i cili pothuaj e bėn tė pavlefshėm idenė e kuptimit epistemologjik (Schleiermacher e Dilthey) dhe si rezultat zhvlerėson metodologjiken e kuptimit. Sipas atij, kuptimi i diēkaje lidhet shume ma pak me proceset kognitive sesa me nocione tė tilla si: me-dite-sesi, aftėsi, kapacitet, mundėsi. Tė gjitha kėto nocione lidhen me ekzistencėn e njeriut nė tokė. Kėshtu, me dite nuk dmth aq shumė mė zotnue nji dituni specifike, si p.sh. nocioni “Deka e Autorit” e Roland Barthes, sesa dmth mė qene i afte mė ushtrue nji aftesi praktike. Mė dite diēka atėherė dmth vet-kuptim, vet-njohje, vet-implikim nė kuptimin se vetvetja dhe kuptimi i diēkaje shkrihen nė njė entitet tė vetme, si p.sh. muratori dhe aftėsia e tij me gdhende gurėt nė njė mėnyre tė tille qė kur tė vehet ēatia, keq-vumja e gurėve mos tė shkaktojnė shembjen e shtėpisė.

Gadamer, njė pasues i Heidegger, veēanėrisht nė kėtė subjekt, pėrdore shprehjen aristoteliane phronesis, qė dmth kuptim praktik. Jo aq shume i preokupuem me ekzistencėn e Qenies, Gadamer ėshtė i interesuam me aplikimin e diturisė se fitueme dhe sesi ajo dituri vehet nė shėrbim tė Dasein / Qenies. Pėrveē kėsaj, Hajdeger thekson elementin e kohės nė ekzistencėn njerėzore. Ne e njohim kohėn, thotė ai, sepse e dimė qė do tė vdesim. Prandaj ekzistenca e njeriut ėshtė e pėrkohshme.
Jean Paul Sartre lindi nė Paris mė 21 qershor 1905. Shkollėn e mesme e kryen nė liceun Henri IV, ku njihet edhe me Paul Nizan. Nga viti 1922 deri nė 1924 ai vazhdon njė kurs parapėrgatitės nė liceun Louis-le-Grand, pėr tė pranuar mė pas nė Ecole Normale Superieure, nė 1924-ėn. Njihet me Simone de Beauvoir, me tė cilėn formojnė njė ēift tė pajisur me liri dhe bashkėfajėsi. Ajo ishte dashuria e nevojshme, nė kundėrshtim me dashurinė ngjitėse, qė mund tė ishte shkaku i njohjes sė tyre. Fillimisht dėshtoi nė provimin e pranimit nė filozofi, pasi ishte treguar mė shumė origjinal seē duhej, pėr t`u pranuar absolutisht i pari, njė vit mė pas. Pas pėrfundimit tė studimeve ai jep lėndėn e filozofisė nga viti 1936 deri nė 1939, nė Havre, Laon dhe Paris. Rekrutohet gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por bie rob dhe lirohet vetėm nė vitin 1942.
Disa e konsiderojnė si njeri tė rezistencė, por nė fakt filozofia e Vladimir Jankelevitch i ofroi pikėrisht versionin e kundėrt, atė tė mosangazhimit politik. Nė kėtė periudhė ai boton dhe esetė e tij filozofike si “Qenia dhe Hiēi” (1943), duke pasuruar dhe popullarizuar ndjeshėm rrymėn ekzistencialiste franceze, tė cilės i dha edhe njė pėrkufizim “Ekzistencializmi ėshtė humanizėm” (1946). Autoriteti dhe popullariteti i tij rriten ndjeshėm, ku romani i tij filozofike “Neveria” (1938), novelat “Muri” (1939), si edhe disa pjesė teatrale i lejuan atij jo vetėm tė shpėrndajė idetė e tij filozofike, por edhe tė prekė ndjeshėm mendimin e njė shtrese shumė tė gjerė tė publikut. Nė vitin 1956 ai ndėrpret ēdo lidhje me Partinė Komuniste franceze, pas ngjarjeve nė Hungari dhe kritikon po kaq ashpėr ndėrhyrjen e armatosur ruse nė Ēekosllovaki, nė vitin 1968.
Mbėshtetės i revolucionit kuban ai do tė shprehej pėr Fidel Kastron: “Ai mė pėlqeu shumė! Mė ndodh rrallė..., por ai mė pėlqeu shumė!”. Pas publikimit tė librit tė tij autobiografik Fjalėt, nė vitin 1964 atij i jepet ēmimi Nobel pėr letėrsi, tė cilin e refuzon, pasi sipas tij asnjė njeri nuk meriton tė ēmohet sa kohė ėshtė nė jetė. Nė vitin `73, sė bashku me Serge July, Philippe Gavi, Bernard Lallement dhe Jean-Claude Vernier, botojnė tė pėrditshmen “Libération”, nga e cila do tė tėrhiqet nė 21 maj tė '74-ės, pėr arsye shėndetėsore. Qė nga ky vit, sė bashku me Benny Levy, tė cilin e kishte njohur nė kohėn kur ky i fundit ishte drejtues i grupit maoist “E Majta Proletare”, ai punon nė njė refleksion mbi pushtetin dhe lirinė. Vdes mė 15 prill 1980, ndėrsa nė funeralin e tij morėn pjesė mbi 50 mijė persona. Filozofia e tij ndoshta mund tė pėrmblidhet me disa fraza tė marra nga librat e tij kryesorė, ku mund tė veēohet “... bota ėshtė “absurde”, pa arsye. Ajo ėshtė “me bollėk”.
Ajo thjesht ekziston, pa “themel”. Gjėrat dhe njerėzit ekzistojnė nga fakti dhe jo se kanė tė drejtė” Neveria, pėr tė vazhduar mė pas me disa nga mendimet e tij esenciale si “... njeriu ėshtė absolutisht i lirė: ai s`ka asgjė tjetėr pėr tė bėrė, veē jetėn e tij, ai ėshtė njė projekt. Ekzistenca paraprin thelbin. Angazhimi nuk ėshtė njė mėnyrė pėr tė qenė i pavarur, por ēfarėdo lloj ngarkese...” e pėr tė vazhduar mė pas me “njeriu ėshtė i dėnuar tė jetė i lirė: mosangazhimi ėshtė njė tjetėr formė angazhimi, ndaj sė cilės jemi pėrgjegjės... Pėr mė shumė Zoti nuk ekziston, pra njeriu ėshtė i vetmi burim moraliteti: ai ėshtė i dėnuar tė krijojė moralin e tij”.

Veprat e Sartrit janė: Imagjinata (1936), Pėrparėsja e Egos (1937), Neveria (1938), Muri (1939), I imagjinuari (1940), Qenia dhe Hiēi (1943), Rrugėt e lirisė (1945), Ekzistencializmi ėshtė humanizėm (1945), Duart e pista (1948), Djalli dhe zoti i mirė (1951), Kritika e arsyes dialektike (1960), Fjalėt (1964) dhe Shėnime pėr njė moral (botuar pas vdekjes nė `84).
Emri i Sartrit ėshtė identifikuar me ekzistencializmin. Si filozof, Sartri ishte i afte tė shkruante pėr ekzistencializmin me njė stil tė pėrsosur, nė veprėn e tij madhore Qenia dhe Hiēi (L`Etre et le Neant) 1943. vepra e tij madhore ėshtė Ekzistencializmi ėshtė humanizėm (L`Existencialism est un humaniste) 1946, etj.
Versioni i ekzistencializmit nga Sartri ėshtė produkt i njė pėrzierjeje tė veēante tė sė paku tre formave bashkėkohore tė mendimit, qė burojnė nga Marksi, Huserli dhe Hajdegeri. Sartri u preokupua pothuajse tėrsishte me ekzistencėn e individit. Prandaj formulimi klasik nga Sartri i parimeve baze tė ekzistencializmit; domethėnė, qė ekzistenca paraprin esencės, ėshtė njė pėrmbysje jo vetėm e synimeve tė Hajdeggerit, por edhe tė metafizikės tradicionale, e cila qė nė kohen e Platonit ka thėne sė esenca e paraprin ekzistencėn.
Tė thuash qė ekzistenca paraprin thelbin, do tė thotė, sipas Sartrit, qė njeriu, nė radhe tė pare, ekziston, pėrballet me veten, del nė botė dhe pastaj pėrkufizon vetveten. Pasoja me e rėndėsishme e vendosjes sė ekzistencės para esencės nė natyrėn njerėzore nuk ėshtė vetėm qė njeriu krijon vetveten, por sė njeriu ėshtė pėrgjegjės, pasi ekzistenca e tij varet kryekėput nga vete ai.
Sartri e pranon prononcimin e Niēes se Zoti ka vdekur dhe merr seriozisht nocionin e Dostojevskit qė nė rast sė Zoti nuk do tė ekzistonte ēdo gjė do tė lejohej. Ekzistenca e tij e paraprin esencėn e tij. Pėrveē kėsaj ekzistence ka njė hiē; ekziston vetėm e tanishmja. Nė veprėn e tij Neveria, Sartri shkruan se natyra e vėrtete e sė tanishmes zbulohet ashtu siē ekziston, se ajo qė nuk ėshtė e tanishme nuk ekziston.
Pėrfundimi i ekzistencializmit tė Sartrit ėshtė sė, nė rast sė njeriu shpreh huamnitetin e tij tė vėrtete nė tė gjithė sjelljen e tij, ai nuk do ta mashtroje kurrė veten dhe atėherė ndershmėria do tė behet jo ideali i tij, por me tepėr vete qenia e tij. Ekzistencializmi i pėrket kohėve tė ndryshme dhe pikėpamjeve tė ndryshme dhe shpesh definizohet nė mėnyra qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Si term fjala existencialist u pat aplikue sė pari prej filozofit / shkrimtarit Jean Paul Sartre.

J. P. Sartre konsiderohet si mendimtari ma popullor i kėsaj rryme e cila arriti kulmin e saje nė vitet 1940 dhe 1950. Disa figura kryesore pėrveē Sartre janė francezet Simone de Beauvoir, Maurice Merleau-Ponty, Gabriel Marcel, gjermanet Karl Jaspers dhe Martin Heidegger, spanjollet Hose Ortega y Gasset dhe Muguel de Unamuno, hebrejt Martin Buber dhe Karl Popper, dhe ruset Nikolai Berdiajev dhe Lev Shestov.(Disa prej kėtyre figurave tė ekzistencializmit, si p.sh. Martin Heideger nuk e pranoi klasifikimin si mendimtar ekzistencialist).

Ekzistencializmi nuk ėshtė kundėr filozofisė, por kundėr pikėpamjes sė zhvillimit e praktikumit tė filozofisė. Temat kryesore tė ekzistencializmit si tmerri, mėrzia, t`huajtja, absurditeti, liria, asgjasia, pėrkushtimi, kėrkojnė kategori tė reja nė pėrmirėsimin e domethėnies sė vetės.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 843 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 03:28
Barometri Diplomatik *** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi