Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova po rritet nė prehėrin e SHBA-sė
Publikuar më 26 korrik, 2010 nė orėn 23:08 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Retorika politike e stėrpėpėrsėritur, mė shumė ideologjike, e nėnės Shqipėri ka filluar tė zbehet, ngase realiteti historik dėshmoj se aleat i njėmendėt i shqiptarėve ishin dhe janė amerikanėt, ata ndihmuan Shqipėrinė tė inkuadrohet nė NATO, ashtu siē ndihmuan Kosovėn tė ēlirohet dhe tė pavarėsohet. Ndihma e vllaut tė madh nuk ėshtė e kufizuar, ata ndihmuan Evropėn tė ēlirohet nga ēizma e Hitlerit, ashtu siē ndihmuan atė tė kėndellet ekonomikisht pėrmes planit ekonomik Marshall, pra ndihma ėshtė parimore, ndihmė e cila mbėshtetet nė parimet mė tė larta demokratike.

Kosova e cila shpesh ėshtė shigjetuar si shtet qė lėkundet nga valėt e krimit tė organizuar dhe korrupsionit po rikthehet nė arenėn ndėrkombėtare si njė vend i perspektivės dhe stabilitetit rajonal, qė pėrveq arritjeve tė shumta nė shumė lėmi, fitoi nė pėrmbajtje me fitoren bindėse nė GJND, duke mėnjanuar dyshimet e deritanishme tė shumė shteteve qė kishin skepticizėm nė validitetin e aktit tė shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. Sigurisht qė pranimi diplomatik i Kosovės do tė pėrshpejtohet dhe se arka e njohjeve do tė mbushet shumė mė shumė se numri 69 i njohjeve tė deritanishme. Ē'ėshtė mė e rėndėsishme do tė ketė edhe ngjeshje tė brendshme politike, risi e cila sipėroi menjėherė pas kėthimit tė kryeminstrit Thaēi nga SHBA, se dalėngadalė UNMIK-u mė heret tash edhe EULEX-i duhet tė pėrgatiten pėr tė paketuar valigjet pėr kėthim mbrapa, pėr ta lėnė Kosovėn (me SHBA) vet tė pėrballet me tė ardhmen e saj shtetėrore, kėto fjalė tė kryeministrit tė Republikės sė Kosovės u bėnė edhe mė tė fuqishme pas prononcimit tė Filip Gordon, ndihmėssekretar i Shtetit pėr ēėshtjet evropiane dhe tė Euro-Azisė i cili tha "Duam ta shohim Kosovėn tėrėsisht tė pavarur, qė nuk ka nevojėn e pranisė ndėrkombėtare". Ky referim diplomatik ėshtė shumė i ēmueshėm, hap njė kapitull tė ri nė arenėn e re ndėrkombėtare, duke shėrbyer si shembull i veēantė i arritjes sė synimeve shtetėformuese pėrmes njė partneriteti tė jashtėzakonshėm politik dhe diplomatik disavjeēar tė Kosovės dhe SHBA. Nė tėrė kėtė konglomerat ndryshimesh dhe krijimit tė njė aleance tė fuqishme tė kėtyre dy shteteve tė miqėsisė sė pėrbotshme tė "Davidit dhe Goliatit", mund tė shėrbej si model i ndryshimeve politike dhe diplomatike nė botė, duke hapur shtigjet e tolerancės dhe mirėkuptimit edhe nė shtetet e Lindjes sė Mesme, pėr t'i lėnė anash hasmėritė e deritanishme tė luftės, pėr tė zgjedhur rrugėn e bisedimeve dhe paqes, pėr t'i dhuruar popujve perspektivėn dhe zhvillimin. Mbylljet dhe politika izoluese u ka sjellur njerėzve nė botė shumė padrejtėsi, filluar nga Shqipėria e cila sipas renditjes alfabetike ishte nė krye tė listės sė shteteve me njė tė kaluar izolacioniste e deri nė ditėt e sotme duke pėrfshirė Kubėn, Venezuelėn, Koren e Veriut...deri te shteti qė u prin listės sė shteteve sipas listės sė OKB-sė Afganistanit, i cili ishte shteti i parė qė pranoi vullnetin e popullatės shumicė nė Kosovė, pranoi subjektivitetin shtetėror politik dhe diplomatik tė Kosovės. Nuk ishte edhe aq i rastėsishėm fillimi i mbarė i konslodimit shtetėror tė Kosovės, meqė e mbara filloi nga njėshi nė alfabetin e shteteve qė fillojnė me shkronjėn A, me tė cilėn zanore fillon belėbėzimi i fėmijėve, fillojnė alfabetet e tė gjitha gjuhėve botėrore. Sigurisht qė pas verdiktit tė 15 gjykatėsve tė GJND-sė 10:4 nė favor tė Kosovės, me njė abstenim, e ardhmja e Kosovės dhe qytetarėve tė saj do tė jetė krejt ndryshe; qeveria e Kosovės fitoi tė drejtėn e tapisė mbi te, Kosova do tė shėrbej nė praktikėn gjyqėsore ndėrkombėtare si shembull i veēantė i zgjidhjes sė problemeve ndėrkombėtare, i njė pėrpjekjeve me dekada tė durueshme pėr tė realizuar pėrfundimisht ėndėrrėn e shumė gjeneratave tė kaluara. Edhepse kjo gjeneratė e politikanėve dėshiron t'i privon tė gjitha meritat politike, nuk ka tė drejtė, ngase lufta titanike e popullit ka filluar shumė heret e sidomos me hapjen e Universitetit tė Kosovės, pastaj me punėn dhe angazhimin e ēmueshėm tė shumė gazetarėve, tė RTP-sė, mė heret..., ashtu si nuk kanė tė drejtė disa sish qė t'ua shpėrfillin meritėn kėsaj plejade fatlume tė politikanėve qė rrumbullaksuan shtetėsinė e Kosovės, duke marrė mbi vete guximin e pėrgjegjėsisė historike. U pa hapur se shumica e kritikuesve tė nėnėshkrimit nė Paris dhe tė bisedimeve nė Ramboulliet nuk kishin tė drejtė, as ata qė shpėrfillnin deklarimin e qytetarėve nė vitet 90-ta tė Deklaratės Kushtetuese, tė Kushtetutės sė Kaēanikut, tė referendumit pėr pavarėsi, as tė atyre qė avansuan statusin e Kosovės nė rang tė autonomisė territoriale, por as tė tjerėt qė hatroheshin nga lėshimet e Pakos Ahtisaari, edhepse me tė drejtė shumėēka ishte sfilatė e organizuar nga SHBA dhe partnerėt tjerė, nė tė cilėn parakalonin politikanėt e kėsaj gjenerate, duke mos bėrė as njė vėrejtje mė tė vogėl nė tekstin e prezentuar, ndoshta me tė drejtė, ngase ishin buzėqumsht dhe tė papėrvojė, por dosido punėt-shkuan ashtu si shkuan, ata fituan ndeshjen, e cila pėrfundojė me njė rezultat goxha bindės nė favor tė shqiptarėve, rezultati 10:4 ėshtė bindės, shumė bindės.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 377 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM: MIKU I RI I SERBISĖ, SALI BERISHA ,...
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:39
TIRANE- Kryeministri Berisha kėrkon “ridimensionalizimin e figurės historike tė ė Ahmet Zogut" nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 28 nėn...
Pavarėsia e decentralizimit
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:33
Decentralizimi pėr serbėt nė Kosovė i mirėmban negociatat e Kosovės me Serbinė pėrmes sė cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndo...
VEPRIMET QĖ STAGNUAN NDĖRTIMIN E KATEDRALES S...
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:30
Shkruan: Shefqet DIBRANI 1. Feja nė shoqėri gjithmonė ėshtė trajtuar si ēėshtje personale, si ēėshtje individuale dhe si njė pėrcaktim individual qė ...
I gjalli i pa vend nė politikėn e vdekur
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:27
Njeriu qė i mungon shum poltikės kombėtare ėshtė pa dyshimė lideri i saj shpirtrorė Mr.Ukshin Hoti. Vizionarė nė politkėn kombėtare dhe ndėrkombėtare ide...
Njė kortezh i paparė dhe enigmat pse u fsheh ...
E merkurė, 08 shtator 2010 - 17:39
Gramshi, qyteti qė shtrihet nė luginėn e Devollit, 50 kilometėr larg Elbasanit, qyteti qė mbushi 50 vjet, por qė nuk u kujtua kush pėr t’ia festuar kėtė p...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi