Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sylejman Qyqalla - Poezi
Publikuar më 28 korrik, 2010 nė orėn 01:41 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
.













KUR U LINDE TI

Kur u linde ti, vajza ime
U gėzova shumė, pa fund;
Ishte dhjetor i acartė me borė,
Po nga gėzimi s'mė dridheshin gjunjėt.

Pėr emrin tėnd nuk kisha hall tė madh;
Ta pata zgjedhur pa dalur ti nė dritė:
SHQIPĖRI-mė tė bukurin e botės,
Pėr tė gjyshi yt mbylli sytė.

Emri yt, goca ime, Shqipėri
Mė jep zemėr, mė jep dritė,
Kujdes, dhe ti ke mbi supe...
Ta ruash nga ēdo pritė.

Bensheim, nėntor 2008

SHUMĖ SHEKUJ PRITA

Shumė shekuj prita e prita
Pėr njė agim tė bardhė buzėgaz,
Me sofėr bukekripe unė u rrita
Po s'tu ndava, tė ndoqa pas.

Shumė shekuj shkuan si ėndėrr,
Po gjaku mbeti po ai:
Ndjellabardhė ngrita grusht e ballė,
Veē tė tokeshim unė e ti.

Shumė shekuj prita te Molla;
Ngrita zėrin dhe n'Ēamėri,
Po malin me grusht do ta tundim,
Vito moj, nė shekullin e ri!

Je Prometheu, qė s'vdes kurrė,
Me mijėra plagė i durove;
Gjergj Elez Alia zemėrgur,
Vullkan, kombi im, qė s'u shove!

Shumė tė prita, Shekull i ri,
Kurorėn e lavdisė tė vėsh nė ballė;
Tė puqen Sharri e Tomori,
Kahdo ku Gjergji shkeli me kalė.

Bensheim, shkurt 2007

JU FLET TIRANA...
(kushtuar artistes dhe
folėses sė Radios, Vera Zheji)

Ē'mė josh, mė gėzon, mė jep zemėr
Njė zė i ėmbėl shprese, pa kufi...
Shfaqet vigane bijė e Nėnės,
Nė Radio-TIRANA, Vera Zheji.

Zėri i saj kaloi fusha, shkrepa e male
Zemrat shqiptare t'i freskojė:
Nga njė tufė fjalėsh NĖNE,
Neve tė robėruarve tė na dėrgojė.

"Ju flet TIRANA, ju flet SHQIPĖRIA!"
Zėri i Verės kumbonte pėrherė,
Nėna i fliste bijės sė plagosur...
Nė Kosovė pak PRANVERĖ.

Vinte zėri i ėmbėl me bubullimė,
Ai zė i bukur i gjuhės sonė;
Vinte dhe nė Bardh tė Madh:
"Ju flet TIRANA...."Vera jonė.

Bensheim, gusht 2006

THOSHIN PLEQTĖ
fabul

Thoshin pleqtė: "Dreqi pėrpara sheshazi ėshtė dukur,
Ėshtė dukur fushave, maleve, tejembanė,
Po mos pandehni se ėshtė zhdukur,
Paēka se uniformėn tash s'e mban."

Tash dreqi s'rri nė pėrrenj e male,
As nė shtazė tė hyjė, s'ka zėnė vend,
Se malet e pėrrenjtė e therėn me gurė e hale:
"Shko te njeriu, do bėsh aheng!"

Bensheim, mars 2007

FLOKU DHE BALLI
fabul

I paskėsh thėnė floku ballit njė kohė:
"Ec kah tė duash, fare udhė mos zgjedh,
Tė fsheh unė, tė bėhem cohė,
Tėrė njė shtėllungė pėrsipėr ta hedh!"

"Nuk mundem, jo, flok i uruar...
Ti mė mbulon veē kur s'ka stuhi;
Kush m'i fsheh,pastaj, njollat,
Kur do bėhesh qose, nė pleqėri?"

Bensheim, dhjetor 2008



Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,410 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fadil Shyti: Poezi
E martė, 07 korrik 2015 - 00:19
.
Ismail Simnica, - poet i vargut tė dhimbje...
E hėnė, 06 korrik 2015 - 04:45
(Vėshtrim rreth vėllimit poetik me titull ‘’Trojet kėrkojnė’’) Takimet e ndryshme qė zhvillohen herė pas here midis klubeve tė shkrimtarėve nga tė...
Pėr ate qė nuk po e krijojmė sot nė Atdhe
E dielė, 05 korrik 2015 - 06:29
.
Tafil DURAKU: Poezi
E shtunė, 04 korrik 2015 - 06:40
.
Depresioni i arsimit kosovar, alternativa dhe...
E shtunė, 04 korrik 2015 - 06:21
‘’Nxėnėsit janė edhe njerėz gjithashtu’’ pikė. Ajo ēfarė ėshtė moderuar nė legjislacionet dhe korrikulat’ arsimit tė mesėm nė Kosovė janė po thuajse vet...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2015 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi