Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
S’di me shkru as me lexu, drejt nė punė du me shku
Publikuar më 28 korrik, 2010 nė orėn 20:16 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E shfletova njė raport tė auditimit pėr Ministrinė e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės (MFSK). Veē tjerash, procesi i auditimit kishte konstatuar se janė mbi 70 pėrqind e punėsimeve qė ishin bėrė nė mėnyrė ilegale nė kėtė ministri, pra parregullsi totale nė punėsim. Tashti, paramendojeni se kush, mos e dhashtė Zoti, do tė na organizonte mbrojtjen nė rast tė ndonjė fatkeqėsie.

Njė ditė mė herėt, mediet raportonin arsyet e arrestimit tė Drejtorit tė Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK), Hashim Rexhepi. Ndėr arsyet kryesore raportohej ndikimi i tij nė punėsime jo vetėm nė BQK, por edhe nė organizata e institucione tjera.

Punėsimi nė institucionet e Kosovės ka shkuar dhe ashiqare vazhdon tė shkojė nė masė tė madhe nė bazė tė referencave personale, familjare dhe politike, pra “me tė njofshėm”. Kjo qė moti ėshtė kthyer nė sistem. Ėshtė normale kur ka garė mes konkurrentėve pėr pozitė pune, pra kur ka tė zgjedhet mes kandidatėve cilėsorė, por ky nuk ėshtė rasti nė Kosovė. Nė Kosovė ka ndodhur rrafsh e kundėrta – ėshtė punėsuar personi qė s’ka lidhje me punėn pėr tė cilėn ėshtė punėsuar/rekrutuar.

Kėtu mund tė merren shembujt nga Radio televizioni i Kosovės (RTK), Aeroporti i Prishtinės, PTK, KEK, etj. Personalisht, mė ka rastisur tė shoh duke u punėsuar prej 5 deri nė 7 persona nė ditė nė RTK pa konkurs fare. Besoj, e njėjta ka ndodhur edhe nė organizatat e lartpėrmendura.

Kėshtu, pas vitit 1999, punėsimi nėpėr organizatat dhe institucionet e Kosovės ka kaluar nėpėr disa faza tė arsyeshmėrisė. Fillimisht, punėsimi ėshtė trajtuar si skemė pėr raste sociale. Pastaj ėshtė trajtuar si domosdoshmėri, pra si diēka qė konkurrentėve natyrshėm u mungon cilėsia dhe kualifikimi pėrkatės i pėrvojės dhe shkollimit por qė pėr shkak tė situatės emergjente ėshtė dashur tė punėsohet dikush. Nė vijim, ministritė tona punėsojnė kryesisht vetėm studentė nga Universiteti i Prishtinės (UP) duke shpėrfillur cilėsinė e dobėt tė mėsimmarrjes dhe mėsimzėnies nga ky kuazi universitet. Pra, punėsimi “me tė njofshėm” ka kaluar nėpėr disa faza si arsye dhe mbulesė qė tė punėsohen vetėm njerėzit e kėrkuar nė baza personale, qė mė vonė, edhe njė herė, tė shndėrrohet nė sistem.

Kėshtu, si rrjedhojė, gjen pak profesionistė, pra persona tė arsimuar dhe me pėrvojė, nė punėn qė ata aktualisht e bėjnė nė vendin pėrkatės tė punės. Praktikisht, nė punėn qė ata/ato as atėherė e as aktualisht nuk e bėjnė. Nėse pyeten pse nuk e kanė mbaruar punėn, t’i qesin njėmijė arsye pėrpara. Dua tė them, sot ka punėtorė nė organizatat dhe institucionet tona qė as nuk dinė mirė tė lexojnė e tė shkruajnė. Ata/ato e kanė problem ta shkruajnė njė tekst 3 paragrafėsh pėr tė trajtuar njė problem ose edhe njė kėrkesė e ankesė tė mirėfilltė ose edhe ndonjė propozim a sugjerim.

Nga kėtu, ėshtė e kotė tė flitet pėr organizata dhe institucione, pra administratė profesionale, aktive, tė pėrkushtuar dhe, nė fund, tė paguar. Dua tė them, nėse nuk ke tė njohur, ti mund tė vdesėsh urie edhe pse je pjesė e administratės shtetėrore. Ose, edhe mė e keqja, nuk trajtohesh as si qenie njerėzore e lėre mė profesionale.

Dua tė them, me kėtė mėnyrė e sistem punėsimi, korrupsioni vjen i garantuar. Sepse punėsimi nė mėnyrė tė tillė nuk kalon vetėm me sigurimin dhe marrjen e njė rroge Punėtorėt e punėsuar nė mėnyrė tė tillė, mė besoni, kanė kėrkesa tė shtuara dhe tė vazhdueshme. Ka gjasė qė brenda 2 viteve njė i punėsuar i tillė tė pasurohet nga paratė e taksapaguesve dhe, nga kėtu, tė merr qėndrim filozofik e tė fillojė tė na tregojė se si duhet tė sillesh e veprosh.

Po i shkruaj kėta rreshta sepse, sido qė tė jetė, jam nga opinionistėt (mendimtarėt) e parė nė Kosovė qė kam bėrė zhurmė rreth punėsimit nė organizata e institucione publike. Edhe nga pėrvoja, edhe nga shkollimi kam mėsuar se punėtorėt janė ata qė pėrcaktojnė pėrfundimin dhe cilėsinė e njė prodhimi. Kur flas pėr punėtorė nuk flas vetėm pėr punėtorė administrate por edhe pėr drejtorė, si kategori pėrcaktuese, vendimmarrėse dhe vendimtare e njė institucioni, e njė prodhimi institucional.

Skėnder Limani

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 500 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi