Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PO NA DUKET LUM, MOS PO NA DEL PĖRRUA?!!
Publikuar më 28 korrik, 2010 nė orėn 20:20 ( ) Adnan Abrashi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sa ishin dikur mė tė shprehura restrikcionet e rrymės elektrike te ne (disa muajt e fundit puna qėndron pak mė mirė nė kėtė drejtim) , gjithnjė kurė kthehesha nga qyteti nė shtėpi, e lutja Zotin qė lagjen time ta gjeja pa rrymė. Veproja kėshtu, sepse e dija se, nėse nuk do tė ketė rrymė, ajo duhet tė vije sė shpejti. Pra, mė zbaviste pritja. Kėnaqėsia e shpresės nė mua se gjithmonė pas diēkaje tė keēe patjetėr do tė vjen e mira, dhe e kundėrta.

Pėrgjithėsisht, kėtė parim e kisha si moto nė jetė dhe atė e aplikoja jo vetėm me rastet e restrikcionit tė rrymės. Mė saktėsisht, kjo mėnyrė e pritje-ardhjes, nuk ishte vetėm njė shprehi e imja origjinale e rastit, por ajo mbėshtetej nė harmoninė e veprimit tė vazhdueshėm tė njė principi hyjnor tė ligjit tė tė kundėrtave nė natyrė. Andaj, jo rastėsisht, pėr krahasim, ky parim si shprehi e instaluar tek unė, mu kujtua pikėrisht tani: nė ēastin aktual tė publikimit zyrtar tė mendimit pozitiv kėshillėdhėnės tė GJND, nė lidhje me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Se sa ėshtė e madhe dhe e vlefshme pėr ne rėndėsia e vlerėsuese e kėsaj gjykate pro ligjshmėrisė sė pavarėsisė tonė tė shpallur si shtet i porsaformuar, nuk ka dyshim. Nė tė ardhmen, ajo patjetėr do tė prodhoj efekte pozitive, si nė planin diplomatik, ashtu edhe nė atė politik dhe moral. Por, nga ana tjetėr, sado qė me plotė arsye i gėzohemi dhe e kremtojmė kėtė fitore tė madhe pėr ne, tė gjithė e dimė se, e tėra ajo si sukses ėshtė kryekėput meritė e ndikimit atoritativ (fuqisė politike) nė prapavijė tė disa shteteve tona mike, e veēanėrisht tė SHBA-ve. Nė fakt, shpesh herė, jashtė qėndrimeve tė veta publike tė deklaruara si zyrtare, kėto shtete, me qėllim tė realizimit tė synimeve (interesave) personale gjeo-strategjike nė kėtė rajon, i kanė nė dispozicion edhe metodat tjera mė tė stėrholluara taktike afatgjate. Kėto mėnyra perfide tė veprimit tė tyre, i kemi hasur nė shumė rajonet e botės, dhe, aplikimi i ngjashėm me sukses, tashti po shihet qartė edhe nė kėtė hapėsirė tė Ballkanit tė trazuar.
Pas disfatės diplomatike dhe ushtarake qė ata ia bėnė Serbisė sė padėgjueshme dhe me tendenca mė tė shprehur tė orientimit politik pro rus, kjo e fundit me Kosovėn dhe gjykatėn ndėrkombėtare, ishte edhe njė grusht tjetėr i parapėrgatitur me mjeshtri kundėr saj. Grushti i rėndė komprometues, tė cilėn ajo, pa dyshim e meriton! Pra, ishte porosi e kamufluar qė njėherė e pėrgjithmonė Serbia ta kuptoj se ekuivokėve tė saja politike po i vije fundi i durimit ndėrkombėtarė, dhe, se, ajo , herėve tjera, patjetėr duhet ta “lidhi kalin, ku i thotė i zoti“
Gjersa komentet pozitive nė favorin ton rreth kėtij qėndrimi tė GJND-sė janė tė mėdha dhe aktuale kudo nė botė, nga ana tjetėr, tė gjithė ne, tė hipnotizuar me kėtė sukses tė arritur, me qėllim, apo nga mosdija, po sillemi heshtazi dhe nė mėnyrė aprovuese ndaj disa zėrave gjithnjė e mė tė shpeshtuara qė po na vijnė nga po kėta miq tanė meritor se, pas vendimit kėshillėdhėnės tė GJND pėr Kosovėn, janė tė paevitueshme bisedimet me Serbinė. Bisedime teknike, thuhet, por njė Zot e di se sa ato do tė jenė vėrtetė teknike. Pak kush po vėren se nė kėtė eufori momenti, si shpesh nga individ atoritativ ndėrkombėtar, herė po hidhen, dhe herė nga po ata po mohohen shumė teori, alla: “shkėmbim territoresh me Serbinė, “status special pėr veriun e Kosovės”… etj. E, nė kėto situata “blic-testuese”tė opinionit, politikanėt tanė naiv kosovar, (kėsaj here edhe tė joshur dhe tė mpirė nga ky sukses , i cili , realisht, aspak nuk ėshtė i tyre) vetėm e vėrtetojnė si papagall atė qė edhe pritej nga ta: “Bisedime po, por si dy shtete tė barabarta”, “Do tė bisedojmė me Serbinė pėr gjėra teknike, por nuk vjen nė konsiderim rihapja e ēėshtjes sė statusit dhe tė kufijve ekzistues … etj“
Jo, more! Hec e le ta thonė ndryshe! Sepse, pas “karotės” shpėrblim, atyre si “shkop” mbi kokė, po ju qėndron EULEX-i dhe lufta e saj e vendosur kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Kosovė. Ajo, edhe pse pat premtuar shumė pėr burgosjen e “peshqve tė mėdhenj”, ne gjithnjė hamendėsoheshim nė sinqeritetin e tyre, e, nė tė vėrtetė, me kėto vonesa, ata vetėm prisnin momentin e kurdisur dhe tė pėrshtatshėm politik pėr ta. Kjo ėshtė metoda kaherė e sprovuar e tyre, tė cilėn ne ende nuk po e mėsojmė. Ose, nuk dėshirojmė ta mėsojmė. Apo, mė saktėsisht, as qė guxojmė ta mėsojmė.
A thua, nė kėto rrethana tė trumbetimit tė negociatave tė reja qė seriozisht nga miqtė tanė po na pėrgatiten me Serbinė, dikush pak sa mė i arsyeshėm, mund tė shpresoj se, pas kėtij grushti tė rrėnd nė GJND, si balancim favoresh, bashkėsia ndėrkombėtare, tashti nuk do ta shpėrblej edhe Serbinė, duke e pėrmbushur kėshtu me sukses edhe atė parim tė vetin diplomatik: “Ujqit e ngopur, e delet nė numėr”?!!
Pėr kėto situata, populli turk e ka si zhargon njė thėnie sarkazmatike: “Gir da gyr” (Hyn dhe shihe), e cila, ndoshta edhe nuk do tė ishte aq kompatibile pėr rastin. Sepse, ajo si porosi e urtė, ėshtė e kuptimtė vetėm kur dikush hynė sė pari nė situatat e reja dhe tė panjohura. E, ne!? Ne e kemi ngrėnė kėtė karrem edhe mė parė! Besa shumė here mė parė . Andaj, nuk mund tė thuhet se jemi aq virgjėr nė kėtė drejtim. Prandaj, nė kėto bisedime “teknike” qė po na pėrgatiten (lexo: imponohen) me Serbinė, dyshoj se, edhe njė herė nuk do ta sprovojmė atė “Gir da gyr”-in turk.
E, pra, ja pse nė fillim tė kėtij artikulli unė si shembull e morra atė mesele me pritjen e rrymės. E bėra, vetėm pėr tė sqaruar sa mė afėr veprimin e ligjit tė tė kundėrtave si metaforė: mirė-keē, s’ka- do tė ketė, ėshtė dita - do tė vjen nata...Mbase, kėshtu do tė jetė edhe kjo puna e bisedimeve me Serbinė ku patjetėr do tė kemi balancim favoresh. Ku patjetėr pas humbjes sė rėndė me GJND-nė, kėtė herė, Serbisė, patjetėr do t’i jepet njė “asht qė edhe ajo ta hipi” . Gjithnjė nė dėm tė Kosovės, kuptohet?!
Ēka tė them pėr fund? Veēse, ta pėrfundoj kėtė artikull me atė fjali shpesh pėrmbyllėse tė ligjėratave tė presidentit tonė, Fatmir Sejdiu: “Zoti e bekoftė Kosovėn!”, Ama... ende nuk e di se, sa kjo uratė e bukur ėshtė origjinale e tija…?!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Adnan Abrashi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 879 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi