Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SERBIA DO TĖ PĖSOJĖ “NOKAUT KLASIK” EDHE NĖ ASAMBLENĖ E PĖRGJITHSHME TĖ OKB-SĖ!
Publikuar më 29 korrik, 2010 nė orėn 01:34 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, e konfirmoi pavarėsinė e ligjshme tė Kosovės, mė 22 korrik 2010, mirėpo politika dhe ligjet e brendshme tė Serbisė atė e kanė hudhur poshtė si tė “paligjshme”, sepse nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės, pikėrisht pse ėshtė legjitime dhe legale nė pėrputhje me tė gjitha normat dhe me kriteret e sė drejtės ndėrkombėtare.

*** Me kėtė Rezolutė pėrfundimtare nė OKB, Serbia vullnetarisht ia ka mbyllur dyert vetes edhe nė Bashkimin Evropian, edhe nė Kosovė, sepse edhe Asambleja e Pėrgjitshme e Komebeve tė Bashkuara, ashtu sikurse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, do ta konfirmojė pavarėsinė e ligjshme tė Kosovės, tė shpallur nga Kuvendi i Kosovės, mė 17 shkrut 2008.

Siē njofton Ministria e Punėve tė Jashtme tė Serbisė, “Sot, mė 28 korrik 2010, Misioni i Serbisė pranė Kombeve tė Bashkuara ia ka dorėzuar Rezolutėn Asamablesė sė Pėrgjithshme me tė cilėn kėrkohet konkluzioni lidhur me mendimin kėshillėdhėnės tė GJND-sė pėr Kosovėn. Duke konsideruar se GJND-ja nuk e ka konfirmuar tė drejtėn e shqiptarėve qė tė shkėputėn nga Serbia. Nė Rezolutė theksohet se shkėputja e njėanshme (secesioni) nuk ėshtė formė e pranueshme pėr zgjidhjen e ēėshtjeve territoriale.” (http://www.b92.net/info/vesti/index/).

Pavarėsisht nga “vėrejtja juridiko-ndėrkombėtare” e Beogradit zyrtar nė adresė tė GJND-sė, kinėse mendimi kėshillėdhėnės i saj ka karakter tė njėanshmėm ngase “nuk e ka konfirmuar tė drejtėn e shkėputjes sė shqiptarėve nga Serbia”, GJND-ja nuk ka pasur nevojė qė tė thotė asnė fjalė pėr drejtėn e shkėputjes, sepse kjo, si formė juridike-formale nėnkupton realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes nė bazė tė sė cilės ėshtė shpallur dhe ėshtė njohur pavarėsia e Kosovės.

Pra, nė kuptimin juridik-formal, shpallja e mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė ligjshme tė Kosovės, ėshtė plotėsisht e drejtė dhe e pranueshme, edhe pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, edhe pėr Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, si dhe pėr sistemin pozitiv juridik ndėrkombėtar.

Si rrjedhojė, qarqet qeveritare (ekzekutive dhe legjislative) tė Serbisė, sė bashku me titullarėt e saj, pa tė drejtė e akuzojnė vendimin e GJND-sė, Deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mbėshtetjen dhe njohjen e saj nga ana e Amerikės e BE-sė, si dhe e shteteve tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare (deri tash Kosovėn e pavarur e kanė njohur 69 shtete), kinėse Kosova nuk ka pasur tė drejtė tė shkėputet pa pėlqimin e Serbisė!?

Kjo ankesė e Beogradit ėshtė e pathemeltė si mbi bazėn historike, ashtu edhe mbi atė juridike ndėrkombėtare, sepse Kosova nuk ka shkėputur kurrfarė pjese tė territorit etnik tė Serbisė, por vetėm se ka rikthyer tė drejtėn historike dhe sovrane mbi territorin e vet indigjen tė Shqipėrisė Etnike, e cila ėshtė titullare e Kosovės, jo Serbia kolonialiste, aneksioniste dhe hegjemoniste, e cila e okupoi dhe e kolonizoi Kosovėn me agresion dhe me gjenocid (1912-1999).

Rikthimi i territorit shqiptar titullarit shqiptar, nuk quhet shkėputje e territorit tė Serbisė, por rintegrim i territorit tė Shqipėrisė Etnike, korrigjim i padrejtėsisė njėqindvjeēare ndaj popullit shqiptar.

Pavarėsimi i Kosovės nga Serbia kolonialiste, nė asnjė formė qoftė faktike, qoftė formale-juridike, nuk nėnkupton grabitjen e ndonjė pjese territoriale tė saj. Pėrkundrazi, shqiptarėt nė saje tė luftės antikoloniale tė UĒK-sė dhe tė ndihmės sė Amerikės, tė NATO-s dhe tė Bashkimit Evropian (me pėrjashtim tė “zorrės sė verbėr” tė BE-s:Greqia, Spanja, Sllovakia Rumania dhe gjysmė Qiproja greke) kanė rikthyer vetėm njė pjesė tė territorit tė Shqipėrisė Etnike (Kosovėn), duke i lėnė jashtė pjesėt e tjera territoriale tė saj, siē janė Presheva, Bujanoci dhe Medvegja etj.

Si pasojė e sėmundjes psikopatologjike e politikės dhe e praktikės sė sundimit kolonial serb mbi Kosovėn dhe mbi territoret e tjera shqiptare (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), krerėt drejtues tė Serbisė: Boris Tadiq, kryetar, Vuk Jeremiq, ministėr i Jashtėm, Mirko Cvetkoviq, kryeministėr, Ivica Daēiq nėnkryeministėr dhe ministėr i Policisė dhe Sllavica Dejanoviq kretare e Kuvendit, edhe pas shpalljes sė mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė se shpallaja dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare, prapė kanė hartuar Rezolutėn pėr kundėrshtimin e njė vendimi tė tillė pozitiv tė GJND-sė, tė cilėn pėrmes pėrfaqėsuesve tė diplomacisė serbe nė Nju-Jork, ia kanė proceduar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. http://english.blic.rs/News/6713/Pristina-offered-special-status-for-north

Me gjithė “krrokatjet” dhe me zhurmėn monotone tė propagandės dhe tė politikės ditore tė Beogradit kundėr pavarėsisė sė Kosovės, kundėr Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, kundėr sė drejtės ndėrkombėtare, kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, kundėr Bashkimit Evropian, kundėr NATO-s se “Kososva ėshtė Serbi”, se “Serbia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės”, edhe kjo Rezolutė serbe e Vuk Jeremiqit, drejtuar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuar, qė ta “revidojė” mendimin kėshillėdhėnės sė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, sipas tė cilit u konfirmua pavarėsia e Kosovės, nė thelb nuk do tė sjellė asgjė pozitive pėr interesat e politikės, tė diplomacisė dhe tė sė “drejtės ndėrkombėtare serbe” veē edhe njė kompremetimi dhe konfrontimi frontal mė shumė tė Serbisė me bashkėsinė ndėrkombėtare ngase kjo nuk njeh, as nuk pėrfill ligje dhe norma tė sė drejtės ndėrkombėtare me karakter universal pėr sistemin shtetėror tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por vetėm ligjet dhe kushtetat e saj tė brendshme me bagazh diskriminues, gjenocidal dhe kolonial ndaj vendeve fqinje, sikurse qė ėshtė Kosova shqiptare.

Kėtė kosntatim tonin, fatkeqėsisht e kanė vėrtetuar edhe tre agresionet dhe gjenocidet e fundit tė Serbisė kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės (1989-1999), ku pėr kėto vepra penale ndėrkombėtare, ende nuk ka dhėnė kurrfarė llogarie para bashksėsisė ndėrkombėtare, me pėrjashtim tė dėnimit dhe burgosjes sė disa kriminelėve serbė, tė inovlvuar direkt dhe indirekt nė krimet e luftės nė hapėsirat e shteteve tė theksuara. Mirėpo, shikuar nga aspekti i gjithanshėm juridiko-formal, pėrgjegjėsia e Serbisė gjenocidale pėrpara Tribunalit Ndėrkombėtar nė Hagė, ėshtė vetėm njė “farsė” absurde dhe e papranueshme pėr drejtėsinė ndėrkombėtare ngase mė tepėr ka karakter politik sesa juridik. Vetėm, kur Serbia tė pėrgjigjet kolektivisht pėr tre gjenocidet e kryera nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė (1989-1999), atėherė, drejtėsia ndėrkombėtare do tė flinte e qetė dhe me ndėrgjegje tė pastėr ndaj tė gjitha viktimave, ashtu sikurse pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur bashkėsia ndėrkombėtare me plotė tė drejtė e ndėshkoi nazi-gjenocidin e Hitlerit ndaj popujve tė Evropės dhe tė botės.

Sė pari, nė sesionin e ardhshėm tė shtatorit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, duhet tė vihet nė “rend dite”, sovraniteti kolonial i Serbisė mbi Kosovėn (1912-1999);
sė dyti, e drejta ilegale e shkėputjes sė Kosovės nga tėrėsia territoriale e Shqipėrisė Etnike nga ana e Serbisė dhe e Malit tė Zi(1912-1999);
sė treti, Rezoluta mė e re e Serbisė qė hudh poshtė vendimin e ligjshėm pozitiv tė konfirmimit tė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė;
sė katėrti, Rezoluta e palės shqiptare nga Kosova, e cila, nė kuadėr tė pėrmbajtjes sė saj, patjetėr, do tė duhej tė pėrfshinte klauzolėn e domosdoshme tė sė drejtės historike dhe juridike ndėrkombėtare, se Kosova nuk ka shkėputur asnjė pjesė tė territorit shtetėror tė Serbisė, por vetėm se ėshtė shkėputur nga varėsia dhe vasaliteti i sundimit kolonial dhe gjenocidal 100-vjeēar i Serbisė (1912-1999).

Ashtu sikurse veproi Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė favor tė njohjes sė pavarėsisė sė ligjshme tė Kosovės, edhe Shqipėria, duhet ta ngerjė zėrin fuqishėm nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, se Kosova ishte vetėm njė koloni ilegale e Serbisė. Ky ėshtė shansi historik i Shqipėrisė, qė botėrisht, ta thotė tė vėrtetėn e pakundėrshtueshme historike se, Kosova nuk ka shkėputur kurrfarė territori tė Serbisė, por vetėm se, nė mėnyrė tė ligjshme, nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare (tė cilėn e vulosi edhe Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, mė 22 korrik 2010), ka riktheyer territorin e saj nėn sovranitetin e titullarit shqiptar.
As Prishtina e as Tirana zyrtare nuk kanė pse tė frikėsohen nga Rezoluta e theksuar e Serbisė, tė parashtruar AP-sė sė Kombeve tė Bashkuara, sepse nuk ka kurrfarė baze tė vlefshme historike, as juridike ndėrkombėtare, sepse argumentet janė nė anėn e pėrligjjes tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, ashtu siē ka konkluduar edhe Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, nė pėrputhje me normat dhe me rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.

Nuk ka dyshim se, sesionin e ardhshėm tė rregullt tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, duhet ta kuptojmė si shans oportun nė favor tė pėrshpejtimit tė njohjes sė subjektivitetit ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės, sepse shumica dėrrmuese e shteteve anėtare tė OKB-sė me votėn e tyre, do ta pėrfillin vendmin e drejtė dhe meritor tė Gjykastės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė llogari tė pavarėsisė sė Kosovės.
__________

Boston, mė 28 korrik 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 379 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM: MIKU I RI I SERBISĖ, SALI BERISHA ,...
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:39
TIRANE- Kryeministri Berisha kėrkon “ridimensionalizimin e figurės historike tė ė Ahmet Zogut" nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 28 nėn...
Pavarėsia e decentralizimit
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:33
Decentralizimi pėr serbėt nė Kosovė i mirėmban negociatat e Kosovės me Serbinė pėrmes sė cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndo...
VEPRIMET QĖ STAGNUAN NDĖRTIMIN E KATEDRALES S...
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:30
Shkruan: Shefqet DIBRANI 1. Feja nė shoqėri gjithmonė ėshtė trajtuar si ēėshtje personale, si ēėshtje individuale dhe si njė pėrcaktim individual qė ...
I gjalli i pa vend nė politikėn e vdekur
E enjtė, 09 shtator 2010 - 06:27
Njeriu qė i mungon shumė poltikės kombėtare ėshtė pa dyshimė lideri i saj shpirtėror Mr.Ukshin Hoti. Vizionar nė politkėn kombėtare dhe ndėrkombėtare, idea...
Njė kortezh i paparė dhe enigmat pse u fsheh ...
E merkurė, 08 shtator 2010 - 17:39
Gramshi, qyteti qė shtrihet nė luginėn e Devollit, 50 kilometėr larg Elbasanit, qyteti qė mbushi 50 vjet, por qė nuk u kujtua kush pėr t’ia festuar kėtė p...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi