Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TROJET SHQIPTARE SHTRIHESHIN NGA PREVEZA NË TIVAR E DERI MBI NISH
Publikuar më 05 gusht, 2010 në orën 14:10 ( ) Isuf B. Bajrami | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” Bajroni

Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjëja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht edhe sot. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë : “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë
.(1.”Korrespondence de Lord Byronë”,Paris,1825).

Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70.000 km2 2. Sami Frashëri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886 ). ). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75.000 km2’’ (3. L. Uelavitch, ”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80.000 km2”. ”.(4. T. Selenica,”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5).


Kufijtë e vërtetë etnik të Shqipërisë




































Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri prej Prevezës e në Tivar,në lindje të Vrajës deri mbi Nish. (5. ”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr.20,8 dhjetor1991,fq.1). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londrës më 1913 i plotësuan ëndrrat e tyre shtetet fqinje, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë (6. Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtim i jugosllav i Kosovës”,fq.7).

Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 (7. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979,fq.11-20,). Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5.000 km2 të tokës Shqiptare. (8. ”Dielli”, nr.21/27,1979). Pas luftës së vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia i dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave Shqiptare. (9 Mr.Kolë Krasniqi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”,Vjenë 1996, fq. 56-58 ). Në fund të shekullit XIX Toka e Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80.000 km2 me 2.5 milion banorë (10. Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të pranonte se tokat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë. 11. Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). ). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit “Paqës” të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2 (12. Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6). Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e Shtetit shqiptar është 28.748 km2. (13. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12 ).

Gjilan, 05. 08. 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf B. Bajrami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 86 vizitorë
Lexuar: 6,489 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi