Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Retorika e aventurave tė Serbisė
Publikuar më 08 gusht, 2010 nė orėn 21:58 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė Serbi ende ėshtė nė fuqi elektorati i Mllosheviqit, mbi teoritė e tė cilit akoma ekziston logjika e krijimit tė Serbisė sė madhe, ku Kosova shikohet si poligon i fitoreve ose i humbjeve tė pushteteve nė Beograd.

Kėrcėnimet e Serbisė kundėr Kosovės do tė mbarojnė vetėm atėherė kur Institucionet e Qeverisė sė vendit tonė (nėn koordinimin ndėrkombėtar) do tė shuajnė se ekzistuari praninė e mafisė serbe nė veri. Veriu i Kosovės vazhdon tė mbetet vija kontaktuese e pushteteve Prishtinė-Beograd. Prishtina duhet ta kuptojė se strukturat mafioze nė veri janė mbeturina tė majmura tė ish pushtuesit Millosheviq, timonin e tė cilit tashmė e mbajnė nė dorė pushtetarėt nė Beograd. Politikėbėrja e Serbisė vazhdon tė aplikojė retorika tė nxehta ‘patriotike’ vetėm pėr tregun e brendshėm, pėr faktin se ngritjet dhe rėniet e pushteteve nė Beograd, janė tė ndėrlidhura me qėndrimet e tyre ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Sondazhi i fundit nė Serbi se rreth 70 pėrqind e qytetarėve tė kėtij vendi vazhdojnė tė mendojnė pėr Kosovėn, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse sindrom i ēmendur kultivuar dekada me radhė nė makineritė famėkeqe tė Beogradit. Nuk ėshtė aspak e quditshme se njė pėrqindje e tillė ose edhe mė e madhe do tė dėshironin tė udhėheqėshin nga ish diktatori famėkeq (tashmė i vdekur), Sllobodan Millosheviq. Dhe kjo duket e pandryshueshme pėr njė kohė tė gjatė, pa marrė parasysh rėnien dhe ngritjen e sistemeve nė Serbi. Pavarėsisht kėrcėnimit serb kundėr Kosovės nė GJND, OKB., etj.,(e cila doli e lagur) tė gjitha kėto kanė tė vetmin qėllim: mbajtjen e pushteteve nė Serbi, parime mbi tė cilat ishte ngritur dhe kishte rėnė edhe vet diktatori famėkeq, Sllobodan Millosheviq. Nė Romėn e lashtė, gjykatėsi i ishte drejtuar prokurorit: "Daho mihi facta, dabo tebi ius", qė d.m.th. "M'i jep provat, ta ndaj drejtėsinė". Provat juridike, politike si dhe ato historike janė faktet qė mbrojnė (tash e pėrgjithmonė) qėndrueshmėrinė e shtetit tė Kosovės, pavarėsisht atyrė qe nuk dinė apo nuk duan ta kuptojnė hartėn e re tė Ballkanit, Evropės e tė botės. Qeveria e Kosovės duhet tė tregohet me syēelė dhe tė mos bie gjithmonė nė kurthin e ngrehur nga Serbia. Institucionet e Kosovės, gjithashtu duhet ti lėnė menjanė retorikat e politikave qiellore, pėr tu ndalur nė ato tokėsore:hartimi i politikave tė favorshme ekonomike, ndalimin e krizės sociale e gjer tė lufta e hapur kundėr korrupsionit tė shfrenuar, i cili tashmė ka zėnė edhe frymėn e Qeverisė.

Politikat hipotetike

Pas vendimit tė GJND-sė (pėr mbrojtjen e legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės), si dhe bartjes sė ‘kontestit’ nė OKB, e gjithė kjo dėshmon se Beogradi i udhėhequr nga politikėbėrėsit mafiozė, mė tepėr se nė realpolitikė janė pėrqėndruar nė mediadiplomaci (fushata hipotetike), duke iu shmangur realitetit ekzistencial (profili ballkanik me shtetin e Kosovės). Ėshtė paksa i ēuditshėm reagimi tepėr i ngathėt i Qeverisė sė vendit tonė kundėr kėrcėnimeve tė hapura tė Serbisė pėr ndarjen e Kosovės. Idetė e Tadiēit (dhe politikanėve tjerė nė Beograd), pėr ndarjen territoriale-etnike tė Kosovės, tregon qartė se sa e ēmenduar ėshtė mendėsia politikėbėrėse e Serbisė. A nuk ngjan ēmenduri edhe kėrkesa e klerikėve serbė pėr kthimin e policisė e ushtrisė serbe nė Kosovė, kinse pėr ruajtjen e manastireve sllave kėtu! Kush i trimėron kaq paturpėrisht thirrjet pėr kthmin e atyre (policisė dhe ushtrisė) qė vranė masakruan, vodhen e dogjėn nė Kosovė. Kultivuesit e retorikave tė tilla provokuese do duhej ndėshkuar me ligj. Ligji dhe kushtetuesja duhet tė dėshmojė pėr tė gjithė se Kosova njė, bashkė me mite e kulte, elemente historiko-topografike, etnike e qytetare, ashtu siē ėshtė garantuar edhe nga qendrat e diplomacisė mė tė lartė botėrore. Gjithashtu edhe politikėbėrja e Kosovės angazhohet pėr diplomaci qiellore (suksesi nė GJND, njohjet e reja qe ende nuk po ndodhin etj.,) duke iu shmangur krizes sė brendshme sociale, mosfunksionimit tė strukturave shtetėrore nė veri, kontrollit kufitar nė tėrė territorin e vendit etj. Ngjajshėm me kėtė ndodhi edhe me strategjinė pėr veriun e Mitrovicės, ku realisht kontrollin nė teren vazhojnė ta mbajnė strukturat mafioze dhe bandat e dirigjuara nga Serbia. Ndėrkaq, pėr Policinė e Kosovės dhe Eulex-in, mjafton tė ndihen rehat me rendin dhe qetėsinė (nėse nuk ka hedhje molotovi, bomba etj). Realisht qetėsia edhe ashtu e brishtė reflekton e dukshme deri nė ēastin kur ndonjė qytetar shqiptar nga jugu nuk vendosė tė udhėtojė nė veri, qoftė edhe pėr njė vizitė nė banesėn ose shtepinė e tij tė uzurpuara nga serbėt.

Dialogu Serbi-Kosovė

Dialogu i proklamuar mes dy shtetesh tė pavarura mund tė fillojė vetėm atėherė kur Serbia tė distancohet nga e kaluara e saj hegjemoniste dhe gjenocidale dhe tė njohe pavarėsinė e Kosovės. Nė kėtė kontekst nuk kėrkohet “ngrirja” e ēdo dialogu fqinjėsor, por fjala vjen se pėr ēka duhet dialoguar. Qeveria nuk duhet tė drejtojė natyren e bisedimeve (qoftė edhe tė imponuara), ku ēėshtjet teknike mos tė kalojnė nė ato politike. Serbisė nuk duhet lejuar tė bisedohet as pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Pra, as pėr manastiret, sepse kjo do ta faktorizonte Serbinė me praninė e saj nė Kosovė. Serbisė duhet kėrkuar qė tė zbardhė fatin e tė zhdukurve si pasojė e krimeve tė saja nė Kosovė (krimet dhe rasti i fundit i varrit masiv nė Rashkė dhe shumė e shumė varrmihje tė tjera). Edhe drejtori i institutit amerikan pėr paqe, Daniel Server, nenvizon se problemet nė Ballkan vazhdojnė tė jenė reale, qė kėrcėnojnė seriozisht stabilitetin. Ai thekson se problemet kryesore nė Kosovė janė ato territoriale, tė cilat mbesin problem real konfliktesh. Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje edhe minifashisti i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi pėrgjaku Kosovėn. Tashmė mbi ‘ēizmet’ e ish diktatorit, janė pėrqėndruar diplomatėt e tjerė nė Bograd (pasardhėsit e krajl Milloshit), tė cilėt ndarjen e Kosovės e shohin si fitore tė tyre dhe tė koncepteve millosheviqiane. Nė Romėn e lashtė, gjykatėsi i ishte drejtuar prokurorit: "Daho mihi facta, dabo tebi ius", qė d.m.th. "M'i jep provat, ta ndaj drejtėsinė". Provat juridike, politike si dhe ato historike janė faktet qė mbrojnė (tash e pėrgjithmonė) qėndrueshmėrinė e shtetit tė Kosovės, pavarėsisht atyrė qe nuk dinė apo nuk duan ta kuptojnė hartėn e re tė Ballkanit, Evropės e tė botės.

(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).



Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 985 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi