| Intervistė me poetin Tafil Duraku |
| Publikuar më 10 gusht, 2010 nė orėn 01:32 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2
PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ BISEDĖ INFORMATIVE NĖ BEOGRAD, POR, MĖ THIRRI DREJTORI I EDICIONIT RILINDJA, NAZMI RRAHMANI
 Tafil Duraku Nė bisedė e sipėr me krijuesin tonė, shqiptarin e paepur, Tafil Duraku, kudo, takohemi me thjeshtėsinė e tij, me njerėzoren e tij shqiptare, me guximin e mė tė guximshmit, me njeriun e tokės sonė tė pėrgjakur e tė tradhėtuar sa e sa herė gjatė historisė, si dhe mėsojmė pėr pėrgjakjen e pėrbaltjen qė iu bė dhe po i bėhet kėsaj mė tė resė. Kėtu, njeriu i ynė, i mėson edhe skutat mė tė errta tė patriotizmit paranojak e shqiptaro-titist, qoftė nė kulturė, qoftė nė politikė, qoftė nė gjyqėsi, qoftė nė organet e tjera shoqėrore e shtetėrore... Lexuesi mėson shumė, sepse, ai, flet bindshėm pėr jetėn e tij, tė kaluar tehut tė shpatės patriotike tė shqiptaro-titistėve tė pėrbetuar jugosllavė, tė cilėt e kėrcėnuan edhe gjatė punės sė tij tė palodhshme nė Edicionin e Librit Rilindja... Sapo nisi tė punojė nė Rilindja, mė 1984, u pėrball me kėrcėnimin se ishte burgosur, kėrcėnim qė e kishte burimin nė atė Redaksi patriotike... Kėrcėnimi tjetėr qė iu bė tėrthorazi, ndodhi nė Tiranė, mė 1998, e, po ashtu, e kishte burimin tek patriotėt e Rilindjes, tė cilėt e kishin krijuar krahun e tyre tė UDB-sė edhe nė Tiranė, prej tė cilit krah patriotik kėrcėnohet edhe sot e gjithė ditėn, sepse, po ai krah qė e manipuloi luftėn e UĒK-sė, poetin, shkrimtarin dhe veprimtarin shqiptar, Tafil Durakun, e la pa bukėn e gojės, pa pagėn qė i takon me ēdo ligj dhe rregullim tjetėr njerėzor e kombėtar... Duke e parė se jeta e tij krijuese, artistike e atdhetare i ngjet njė drame tragjike, shumaktėshe, e pamė shumė tė arsyeshme qė tė mėsojmė edhe mė shumė pėr jetėn e tij, pėr sakrificėn madhore pėr tė mirėn e Kombit e tė Atdheut Shqiptar, Shqipėrisė... Prej kėtij krijuesi shumėdimensional, do mėsojmė, nė vazhdimin e bisedės sonė, edhe shumė gjėra ekskluzive, tė pathėna deri mė sot, pėr jetėn e tij, pėr krijimtarinė, rrethanat, kurthet, pengesat, pėr luftėn e lavdishme tė UĒK-sė...
Tafil Durakun, pas shumė sakrificave qė i solli jeta, si ndodhi qė valėt e saj ta ēojnė, pikėrisht, nė Kroaci ?
T. Duraku: Me Kroacinė dhe Zagrebin, si dhe me Slloveninė e Lubjanėn, ne, shqiptarėt, kemi pasur lidhje njerėzore e shpirtėrore, sepse, edhe ata, e, edhe ne, si pasardhės tė ilirėve, kishim tė njėjtat qėllime kundėr pushtuesve serbosllavė lirimin pėrfundimtar prej zgjedhės sė tyre barbare. E, Spliti bregdetar, si qytet i njohur turistik i Kroacisė, asokohe, quhej Amerikė, pėr Jugsllavinė. Lidhjet me Splitin mi krijoi dhe forcoi, daja im, tash, i ndjerė, Halil Xhemail Selimi, i cili, edhe si nxėnės, gjatė pushimeve shkollore, mė siguronte tė punoja punė verore pėrmes Student Servis-it (Shėrbimit Studentor), i cili siguronte punė zonale pėr nxėnės tė shkollave tė mesme dhe pėr studentė. Daja, asokohe, mė pat mundėsuar tė punoja nė anijendėrtimtari, nė Lorė, ku ishte edhe reparti ndėr mė tė mėdhenjtė i ndėrtimit tė anijeve, dhe, ne, kush nxėnės e kush student, i pastronim anijet dhe xhamat e tyre, pasi pėrfundonin sė ndėrtuari. Pėr mua, asokohe, ishte shumė interesant kur bėhej pėrurimi i anijeve...
Ēfarė mund tė na thoni pėr jetėn e njė studenti shqiptar, nė Kroaci, nė kohėn kur ajo republikė ishte pjesė e ish-Jugosllavisė?
T. Duraku: Mund tė them lirisht se shqiptarėt mė me sy tė mirė shikoheshin nė Kroaci, Slloveni e gjetkė, sesa nė Kosovėn e pushtuar shqiptare. Nė Kosovėn e pushtuar, na vėzhgonin dhe na pėrcillnin dy e mė shumė parė sy antishqiptarė, e, ata sy ishin edhe sy tė rafinuar UDB-asho KOS-istė e patriotėsh tė njohur shqiptaro-titistė, dhe, po tė shikoheshim me sy tė tillė edhe nė Kroaci e Slloveni dhe kudo tjetėr nė botė, vėshtirė se do ia dilnim, shumė prej nesh, tė kryenim ndonjė shkollim e tė pajiseshim me dije tė mirėfilltė. Por, kėtė herė, flas pėr Splitin, ku isha student i dalluar, dhe, njėherit, isha edhe anėtar i Institutit tė Francės, e, edhe udhėheqės i grupit tė recituesve. Drejtor i Institutit ishte z. Gilbert des Lyons. Nė Split, nė gjiun e dalmatėve ilirė mėsova sesi duhej trajtuar njeriu, si NJERI, pavarėsisht se cilit grup etnik i takon. Atje, ftohesha nė ēdo solemnitet kulturor qė e organizonte Instituti i Francės dhe institucionet e tjera tė kulturės sė kryeqytetit dalmat...
Si kaloi Tafil Duraku nė Radio Sarajeva 202?
T. Duraku: Kushtet e vėshtira ekonomike, ne, shqiptarėve, na ēuan kudo, na shkapėrderdhėn anekėnd botės, e, edhe nė Sarajevė, siē po ndodhė, fatkeqėsisht, edhe sot e gjithė ditėn, po prej politikave tona patriotike... Atje, u njoha me shkrimtarin kroat, Mirko Petroviēin, i cili mė propozoi, mė rekomandoj dhe mė kėshilloi sesi mund tė punėsohesha nė Radio Sarajeva 202, udhėheqės dhe redaktor i emisionit nė gjuhėn shqipe Kronika... Atje, nė Radio Sarajeva 202, kalova shumė mirė, me pėrjashtim tė disa kurtheve qė orvateshin tė mi bėnin shkiet dhe aleatėt e tyre...
Kthimi nė Edicionin e Librit Rilindja dhe ēmendim kishte asokohe Tafil Duraku pėr intelegjencėn shqiptare tė Kosovės?
T. Duraku: Kthimi ose fillimi im me punė nė Edicionin Rilindja, ndodhi, pikėrisht, mė 1 shtator 1984, pėr ditėlindjen time. Isha shumė i gėzuar pėr faktin se, mendoja, do e kaloja me punė mė mirė se kudo tjetėr, por, jo. Nuk mė dolėn, pėr herė tė parė nė jetė, parashikimet e mia, sepse, intelegjencėn shqiptare, nė Prishtinė, e mendoja tjetėr, por, doli se ajo ishte shumė mė e zezė se UDB-a dhe KOS-i jugosllav, antishqiptar. Disa prej patriotėve mė tė zėshėm, pėrpiqeshin tė mė fusnin nėn kėmbėt e tyre tė LKJ-sė jugosllave, madje, duke bėrė presion tė vazhdueshėm qė tė bėhesha edhe anėtar i LKJ-sė, sepse, iu duhesha, gjė qė nuk kishin mundur ta arrinin as gjatė shėrbimit tim, si ushtar, nė APJ. Presioni sa vinte e shtohej, dhe, krahas atij presioni patriotik, bėhej edhe njė presion tjetėr, i kombinuar, i forcave patriotike pėr tė mė mbajtur nėn kėmbėt e tyre tė UDB-sė dhe tė KOS-it shqiptaro-titist, gjithnjė, patriotik, por, kur nuk arritėn, as me ato metoda tė krimit tė organizuar e tė ftoftė, ta kishin pėrkrahjen dhe mbėshtetjen time, zgjodhėn kėrcėnimet dhe sulmet fizike, pėr tė mė futur nėn ēizmet e tyre patriotike e shqiptaro-titiste... Mund ta merrni me mend, njerėzit qė mė kishin pėrkrahur pėr hir se, ndoshta, kishin menduar, mė vonė, do tė bėhesha krah i fortė i tyre, kur nuk arritėn tė mė bėnin pėr vete, mė sulmuan fizikisht, dhe, edhe pse kisha ushtruar vetėmbrojtje tė detyrueshme, mė dėnuan me 30 ditė burg, ndėrsa, sulmuesin, Abdullah Q(Z)eneli, e dėnuan me 40 ditė... Kjo ishte drejtėsia e gjyqėsisė dhe milicisė sė patriotėve tė Kosovės sė pushtuar, tė pavarur e demokratike, shqiptare, siē po shihet tashmė...
Pse pikėrisht, ndodhi sulmi ndaj jush?
T. Duraku: Po, sulmi ndodhi, si e shpjegova mė parė, sepse, nuk arritėn tė mė nėnshtronin dhe tė mė bėnin tė mendoja siē mendonin shqiptaro-titistėt mė tė rafinuar. Sulmi ndodhi, sepse, nuk pajtohesha mė asgjė qė shihja se ndodhte aty, nė Redaksinė e Ndėrmarrjes Botuese Rilindja, punonjės i tė cilės isha. Aty, dominonin dy e mė tepėr klane tė zeza, gjithsesi, antishqiptare, qė imponoheshin, vazhdimisht, me projektidetė e tyre patriotike e kulimoklanore, dhe, fatkeqėsisht, imponohen edhe sot, sepse, u ėshtė dhėnė mundėsia ti vazhdojnė politikat e tyre patriotike e kombėtare...
Po, ato vite qe pėrhapur edhe njė lajm i keq pėr ty personalisht, se, kinse, ishit arrestuar dhe burgosur, edhe pse, vėllain tjetėr, Fadilin, e kishit nė burg. Pse kishte ndodhur kjo, dhe, sipas mendimit tuaj, kush mund tė qėndronte pas atij sulmi politik, kriminal e diversant?
T. Duraku: Po, kush tjetėr do tė mund tė qėndronte pas atij sulmi, siē e quani ju, kriminal e diversant, pos kuadrove tė rafinuara patriotike e shqiptaro-titiste tė Edicionit tė Librit Rilindja, pos UDB-asho KOS-istėve tė njohur kudo nė pushtetin antishqiptar tė Titos, tė cilat kuadro, fatkeqėsisht, nuk ishin tė pakta as nė Edicionin e Librit tė Rilindjes... Madje, mund ta merrni me mend, se, gjatė njė vizite rutinė, nė Prishtinė, nė deponė e librit tė Rilindjes, kishte ardhur trupa Diplomatike e Ambasadės Shqiptare, nė Beograd, dhe, thirri nė telefonin e Redaksisė, shefi i deposė, Fuat Jahja, i cili mė njofoti pėr vizitėn, dhe, pasi qė askush nuk ishte nė vendet e tyre tė punės, e, qė, kishin vajtur ta shihnin njė ndeshje futbolli tė ekipit Prishtina... Thėnė tė vėrtetėn, Fuati, kėrkoi drejtorin, Nazmi Rrahmani, ose, dikė tjetėr nga shefat, por, meqė nuk ishte askush nė katin e IX, mė luti mua qė tė shkoja dhe ti shoqėroja gjatė qėndrimit tė tyre tek ne... Tė nesėrmen, herėt, mė tė filluar orari zyrtar i punės, mua, mė thirri nė zyrėn e tij, drejtori, Nazmi Rrahmani... Natyrisht, vajta, por, qe aty nga goja e tij kuptova se ai mė kishte thirrur nė bisedė informative, pėr ti ditur rrjedhat e asaj vizite tė papritur... Natyrisht, qė, unė, nuk i thashė asgjė, pos faktit se diplomatėt e Ambasadės Shqiptare, kishin ardhur, thjesht, pėr tu njohur me afėr me botimet e Rilindjes... Merreni me mend, pra., mua, nuk erdhėn nga Beogradi tė mė marrin nė bisedė informative, por, mė mori drejtori i pėrjetshėm i Edicionit Rilindja, Nazmi Rrahmani... Dhe, ėshtė fatkeqėsi qė sot po kultivohet kultura e tyre patriotike... Pavarėsisht tė kėqijave dhe tė kėqinjve qė mė shoqėruan aty, emri RILINDJE, pėr mua ka njė kuptim tjetėr, dhe, duhet tė vihen pėrpara pėrgjegjėsisė penale e morale tė gjithė ata qė e kanė keqpėrdorur emrin tonė tė shenjtė shqiptar, atė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, dhe, qė kanė bėrė e po vazhdojnė tė bėjnė krime nė kurriz tė atij emri tė ndritur tė Kombit... Por, sot, ata kriminelė qė i pėrmendėm mė lart, i kanė ndėrruar vetėm emrat dhe janė duke punuar edhe mė nė kurriz tė Kosovės sė pushtuar shqiptare dhe nė kurriz tė tagrapaguesve shqiptarė tė Kosovės sė trepushtuar shqiptare... Kėtė gjė tė pamirė, fatkeqėsisht, po ua mundėson edhe njė pjesė patriotike e Tiranės shqiptare... Kulturė, se jo mahi!...
Si reaguat, kur kuptuat se ishit arrestuar e burgosur?
T. Duraku: Po, tu them tė drejtėn, isha shumė stabil nė qėndrimin tim tė pafajėsisė shqiptare. Asokohe, reaguan, menjėherė, spiunėt, duke mė kėshilluar qė tė arratisesha jashtė shtetit, sepse, mund tė mė burgosnin. Reagimi im ishte i qetė: Nuk kam bėrė asgjė dhe nuk e kam ndėr mend tė shkoj askund!... Lansimi i atij sihariqi qe bėrė pėr tė mė testuar mua, nėse do provoja tė ikja, apo, jo. Unė qėndrova dhe po qėndroj nė shqiptarizmėn time familjare, duke hedhur valle nė gojė tė shumė ujqve antishqiptarė, njėkohėsisht, por, vallja mė e vėshtirė ėshtė ajo qė hidhet nė gojėn e njerėzve nė tė cilėt mashtrohesh se janė shqiptarė dhe e luajnė shqiptarin dhe patriotin pėr mrekulli... Sidomos, tė atyre shqiptarėve qė i ka stėrvitur e ushtruar Tita pėr tė qenė antishqiptarė tė rafinuar e recidivistė tė papėrmirėsueshėm... Tė tillė ka shumė, madje, sipas disa shėnimeve e informatave, kalojnė numrin e 80 mijė patriotėve me letra... E, tė tillė, nė Kosovėn e pushtuar shqiptare, kanė qenė, duke filluar prej shefave, redaktorėt dhe drejtorėt e zėvendėsat e tyre, por, ka pasur tė tillė edhe nga punonjėsit e thjeshtė, kudo... Ata, shpeshherė, kanė provuar tė na testojnė, por, fatmirėsisht, kanė dalė tė testuar prej nesh, shqiptarėve...
Po pengesat tjera, si i keni kapėrcyer?
T. Duraku: Njeriu, duhet tė dijė dhe duhet tė jetė i pėrgatitur pėr tu pėrballur me pengesat, kurthet, etj. dhe pėr ti kapėrcyer ato, sidomos, ato politiko-patriotike tė tė rafinuarve nė pushtetin kuisling tė Beogradit, nė Prishtinė, tė cilėt, ne, shqiptarėt, i kemi quajtur dhe i quajmė shqiptaro-titistė, minj tė tallave, kėlyshė tė Beogradit... Mjafton, qė, secili njeri i yni, ta shfletojė Monografinė e Rilindjes 1945-1985, dhe, qe aty do tė bindet se nuk ka nevojė tė hapėn dosjet e ushtrisė dhe tė partizanėve shqiptaro-titistė, tė policisė sekrete e kriminale tė UDB-sė e tė KOS-it shqiptaro-titist, sepse, tė gjithė i ke nė tė... Asokohe, jam i vetmi njeri qė nuk kam pranuar tė fotografohem me kolegėt e mi tė punės, sepse, nuk mund tė pajtohesha me politikat e tyre patriotike e kombėtare, me politikat e kosovarizmit tė sotėm shqiptar... Herėt kam parashikuar se kėshtu do ndodhė me luftėn dhe me lirinė qė e kemi sot!... Jam njeriu i vetėm qė, asnjėherė, sa kam punuar nė Rilindja, nuk kam marrė pjesė as nė ahengjet qė organizoheshin pėr data tė rėndėsishme historike dhe pėr pėrvjetorėt e Rilindjes sė shqiptaro-titistėve...
Si arrinit tė depertonit me shkrimet dhe krijimtarinė Tuaj, kur dihej se ēcensurė ushtrohej asokohe?
T. Duraku: Mendoj qė, pavarėsisht prej censurės qė bėhej e bėhet edhe sot, vlerat kanė depėrtuar, sado me vėshtirėsi, kanė ēelur, sikurse lulet qė ēelin nė pranverė, sepse, ėshtė hetuar e parė vlera e tyre e njėmendtė. Unė, sė pari, depėrtova nė Split, nė Kroaci, qoftė nė Institutin e Francės, qoftė nė revista letrare si Vidik (Horizonti), ku respektoheshin vlerat, dhe, pastaj, mė vonė, mėzi arrita tė depėrtoj nė Prishtinėn patriotike, nė shtypin e kohės, por, jo edhe me libėr... Ato vlera, po depėrtojnė, disi, edhe sot, por, pengesa kryesore e vlerave ėshtė truri dhe trungu shqiptaro-titist i shqiptarėve mė tė mėdhenj nė pushtet, jo vetėm nė sferėn e kulturės, sidomos, kjo hetohet, padiskutueshėm, nė tė ashtuquajturėn Ministri e Kulturės, e cila, kėshtu, si sillet e siē vepron sot, shihet se i ka vėnė vetes detyrė qė ti ruaj, kultivojė e avansojė vlerat kulmore tė shqiptaro-titistėve, vlerat mė antishqiptare nė historinė e re tė shqiptarėve, nė historinė e pasluftės sė lavdishme tė UĒK-sė shqiptare...Qe dymbėdhjetė vjetė tė pasluftės sė lavdishme tė UĒK-sė, fatkeqėsisht, nė Ministrinė e Kulturės ndėrrojnė vetėm fasadat e zyrave, mobiliet dhe tepihėt, e, edhe tepihėt e korridoreve, etj., me ēmimet mė tė shtrenjta nė botė, truri ka mbetur i njėjti, shqiptaro-titist... Kjo ėshtė pėr turp tė kohės e tė botės! Ne, jemi shqiptarė, kėtė duhet tia themi dhe tia imponojmė botės, pėr tu zgjidhur fati i ynė shqiptar, padiskutueshėm, pėrjetėsisht. Por, me ata qė na pėrfaqėsuan e na pėrfaqėsojnė, me instiutcionet dhe institucionalistėt e viteve tė 90-ta dhe me pasardhės tė tyre patriotikė, as umin prej kavaēi nuk mund ta nxjerrim!... Jo vetėm nė kulturė!...
A keni pasur pengesa, sa, dhe, a mund tė na e kujtoni ndonjėrėn nga to?
T. Duraku: Pengesat kanė qenė konstante, tė pėrditshme. Thjesht, kanė qenė pengesa politiko-patriotike tė shqiptaro-titistėve tė njohur e tė panjohur, shumė tė rafinuar, nė krye tė sistemit mė antishqiptar, serbo-jugosllavo-titist, nė historinė e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė trojet e tyre tė pushtuara. Prej strukturave tė organizuara shqiptaro-titiste, nuk kemi pritur pėrkrahje, kurrė, por, ka dalė dhe, fatkeqėsisht, po del se gjithēka ėshtė kontrolluar dhe po kontrollohet prej tyre, madje, pėr fat tė keq tonin, edhe Tirana shqiptare, qė ėshtė me plot faje. Pėr mua, mė e rėnda ka qenė mosbotimi i analizės sime politike, me titull Komunistėt Demokratė, pikėrisht, nga Z. Adem Demaēi, i cili, asokohe, mė 1992, erdhi nė krye tė Zėrit. Analizėn nė fjalė e kisha shkruar njė vit mė parė, por, nuk ishte botuar, edhe pse ua kisha ofruar pėr botim tė gjitha gazetave e revistave, pėr shkak tė ndalimit dhe tė persekutimit politiko-patriotik e shqiptaro-titist qė i bėhej mendimit ndryshe... Kur pashė se nuk shkonte analiza ime askund, ia ofrova pėr botim DeA-s sė z. Ukshin Hoti, pėrkatėsisht, redaktorit tė asaj gazete, z. Beqir Berisha. Ai, pasi e kishte lexuar shkrimin, nė tėrėsi, mė tha: Shkrimi ėshtė marrė pėr botim dhe botohet nė numrin e ardhshėm, sepse, numri ekzistues ėshtė pėrgatitur pėr shtyp!. U ndava shumė i kėnaqur me qėndrimin korrekt tė z. Beqir Berisha, dhe, kur prisja numrin vijues tė DeA-s, ajo u ndalua pėrfundimisht, pikėrisht, prej strukturave patriotike tė LDK-sė ibrahimrugoviste. Vajta te z. Beqir Berisha, i cili, pasi mė sqaroi ndodhinė me gazetėn, mė propozoi qė tia ofroja Zėrit, pasi qė, nė krye tė tij kishte ardhur Baca, Adem Demaēi, dhe, mė tha: Ėshtė njė rast i mirė, bile, edhe pėr ta provuar Bacėn! Baca, nuk ka arsye pėr tė mos e botuar kėtė shkrim!...
Si vepruat mė tej, a ia ofruat Bacės, shkrimin nė fjalė?
T. Duraku: Natyrisht, e respektova mendimin e z. Beqir Berisha, mora shkrimin dhe ia ofrova, Bacės, nė Redaksinė e Zėrit, nė katin e shtatė tė Pallatit tė Shtypit, siē quhej asokohe Pallati i Mediave. Baca, ēėshtė e vėrteta, mė priti mirė dhe mė tha: Lėre shkrimin, ta shohim njėherė dhe eja pas njė jave!... Natyrisht, pas njė jave, vajta te Baca, sipas kėrkesės sė tij. Mua, Baca, mė befasoi me pritjen e mirė qė mė bėri, mė priti edhe mė mirė sesa e mendoja. Dhe, natyrshėm, ajo kishte ndodhur pasi Ai e kishte lexuar analizėn time politike, pėr punėn 50-vjeēare tė komunistėve demokratė... Por, pėr ēudinė time, fare nė faqen e fundme tė shkrimit tim, Baca, e kishte shkruar me dorė dhe nėnshkruar fjalinė: Mund tė botohet, maksimum, dy ose tri faqe e dorėshkirmit!, qė nėnkuptonte se duhet tė mos botoheshin fare edhe 6 faqe tė tjera... Dhe, kur e lexova atė, Baca, ndėrhyri, duke mė thėnė: Kisha pasė qef me tpasė ntim temin!... - Jo, kurrė!, i thashė, nė tim tė vetin mė kanė vetėm Atdheu dhe Kombi Shqiptar!... Nuk pranoj ta ndryshoj as edhe njė gėrmė, asnjė presje tė vetme tė analizės sime, e lėre mė tė hiqen gjashtė faqe e tepėr, siē keni kėrkuar Ju!... Ju, nė Zėri botoni edhe gjėra fare tė parėndėsishme, nga Rajoni e bota!... E mora shkrimin tim dhe u pėrshėndeta me tė, e, dola, i pakėnaqur, sepse, me mosbotimin e shkrimit tim, Baca, asokohe, tregoi qartė se nuk ishte i gatshėm tė konfrontohej me kastėn mė antishqiptare nė histori, me komunistėt-demokratė, shqiptaro-titistė, tė cilėt i kisha vėnė nė thumb tė kritikės, pamėshirshėm, ashtu siē e meritonin dhe e meritojnė!... Shikoni, pra, sot, ēfarė na sollėn rehabilitimet e atyre kastave pozitive, patriotike e kombėtare!... Dikush duhet tė skuqet e tė turpėrohet pėr kėtė gjendje!...
Ēka mund tė na thoni pėr Drenicėn?
T. Duraku: Ēfarė tė thuhet pėr Drenishtėn?! Ēfarėdo qė tė thuash, ėshtė pak. Drenishta meriton mė shumė, meriton trajtim tjetėr shoqėror, kombėtar e ndėrkombėtar. Ndėrkaq, pėr Drenicėn, sigurisht, sot, nuk do tė shkruaja libėr me titullin qė e ka shkruar njė shok imi, nė fillim tė luftės sė UĒK-sė: Drenica nė stinėt e UĒK-sė, edhe pse, asokohe, ai, por, edhe unė, mendonim ndryshe... Por, po tė shkruaja sot pėr Drenishtėn, do ta shkruaja njė libėr me titull Drenica nė stinėt e UDB-sė(Sic!)... Shumė ngjarje e rrjedha mė kanė bėrė tė kuptoj se si do tė rrjedhin gjėrat e si do tė shkojnė punėt, por, tre raste kanė qenė shumė dalluese dhe mė kanė bėrė tė kuptoj saktėsisht se ku do pėrfundojė Lufta e lavdishme e UĒK-sė. E, ato janė: 1. Fėrkimi i disa qarqeve patriotike tė institucioneve dhe tė institucionalistėve tanė tė viteve tė 90-ta me Komandantin Legjandar, Adem Jashari, 2. Emėrimi i Jakup Krasniqit, zėdhėnės i UĒK-sė dhe 3. Emėrimi i Tahir Deskut, tash i ndjerė, reporter lufte. Apo, nuk ėshtė kėshtu. Shikoni, sot, janė me plot luftėtarė tė lirisė e tė Shqipėrisė burgjet e Kosovo-Serbo-UNMIK-EULEX(SH)-(f)istanit, dhe, madje, as shteti Amė, sikur nuk e ēanė kokėn fare, pėr kėtė gjendje tė krijuar, sepse, fatkeqėsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė, ka njė emėr tė pėrbashkėt tė kėsaj gjendjeje katastrofale: Sali Berisha&Ibrahim Rugova me Co-tė e tyre patriotike!...
Pse Tafil Duraku, nuk arrijti tė punojė e tė punėsohet nė Drenicė, ta zėmė, nė Skėnderaj, kur dihet se Drenica ka pasur shumė nevojė?
T. Duraku: Po, mė duhet ta them, gjithsesi, me keqardhje, se e tėrė Lagjja e Durakėve tė Burojės ka qenė e papėrshtatshme pėr pushtuesin jugosllav, dhe, janė tė vetmit Durakėt qė e kanė pasė tė ndaluar tė punojnė nė Skėnderaj. Ne, kemi qenė, dhe, duket sheshit, kemi mbetur mė tė papėrshtatshmit, ideo-politikisht, atėherė dhe tash. E, sot, po pėrndiqemi prej argatėve shqiptaro-titistė dhe veglarive tė tyre patriotike... Po, si mund tė rezonohet ndryshe, logjikshėm, me logjikė tė pastėr dhe tė shėndoshė njerėzore e shqiptare, kur, ta zėmė, njeriu qė shanė e pėrshanė secilin pas shpine, me pėrkrahjen e atyre qė i shanė, tė dalė disa mandate nė krye tė mediave!?!... Absurd mbi tė gjitha absurdet, ė! Prandaj, punėt i kemi, kėshtu, siē i kemi! Pėr ti ardhur keq gurit e drurit!...
Na trego pak pėr rrethin, shoqėrinė, sjelljet e atyre qė punonit, sė bashku, nė Rilindje?
T. Duraku: Ēfarė tė them. Rrethi ku nisa tė punoja, ishte njė rreth i rafinuar, i egėr dhe i hekurt, njė rreth kriminal, nė esencėn e tij, plotėsisht, shqiptaro-titist. Shpeshherė, nga tė gjitha katet dhe strukturat e organizuara tė UDB-sė e tė KOS-it patriotik e shqiptaro-titist, nė Pallatin e Shtypit, asokohe, vinin njerėz, me porosi, si patriotė qė ishin, dhe, mė provokonin, madje, duke mė thėnė: Grahi, Tafil, grahi!, sepse, unė, isha i vetmi qė nuk pajtohesha me ato struktura tė organizuara politike e patriotike... Kjo, pėr mua, asokohe, pėrbėnte kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė. Por, si i papėrtueshėm qė isha dhe i drejtpėrdrejtė nė pėrgjigjen time, ia ktheja, si prej topi: - Grahini, ju, shqiptaro-titistėt, grahini!... Dhe, ata njerėz, kur pėrballeshin me pėrgjigjen time tė prerė, iknin me bisht nėn kėmbė, e, sot, ku mė shohin, mė pėrshėndesin dhe zgėrdhihen!... Sot, shihet mėse miri se kush kanė qenė dhe kush janė ata njerėz tė Rilindjes, tė cilėt, nė vend se tė mbesin shqiptarė, tė kthehen te rrėnja e tyre shqiptare, ata, me vetėdije, sajuan kosovarizmin shqiptaro-titist, dhe, kėsisoji, dolėn hapur krah projektideve antishqiptare tė Titos dhe tė kishės sė Shėn Savės, me seli nė Beograd!...
Ērrezik shihni, Ju, prej kosovarizmit, dhe, nga e ka bazėn gjithė ky antikosovarizėm i Juaji?
T. Duraku: Vetė projektideja e Kosovės sė Pavarur, Kosovės Republikė dhe kosovarizmi, janė, nė esencėn e tyre, thellėsisht, antishqiptare. Kosova e Pavarur dhe Kosova Republikė, shikuar nė rrėnjėt e tyre, janė antishqiptare, sepse, ne, asokohe, mendonim dhe vepronim qė tė shkėputeshin nga Jugosllavia, ta mundim zgjedhėn serbo-jugosllave, duke u bėrė Republikė mbrenda kufijve ekzistues, nė federatėn artificiale ekzistuese. Ndėrkaq, shqiptaro-titistėt, tash, punėn dhe veprimtarinė tonė kombėtare, pėr tu shkėputur nga Jugosllavia dhe Serbia, po duan ta kthejnė nė drejtim tė kundėrt, po duan ta shkėpusin Kosovėn nga Ama e saj, Shqipėria, pikėrisht, duke e shfrytėzuar Shqipėrinė dhe politikėn e saj kombėtare, pėrmes disa veglave antishqiptare nė pushtet. Janė antishqiptare, sepse, kanė dy qėllime shumė tė rafinuara dhe shumė tė sofistikuara, qė mbartin nė vete rreziqe tė mėdha, dhe, si tė tilla, janė tė mbuluara trash, me zhgunėn e patriotizmit ibrahimrugovist e shqiptaro-titist, (pro)jugosllav.
- E para: Me atė projektide, mashtruese e dinake, janė hedhur nė letėr vijat e trasha tė copėtimit tė Shqipėrisė dhe tė pėrēarjes sė Shqiptarėve, qė ka qenė synim i politikės konstante dhe antishqiptare tė Beogradit, dhe, si i tillė, do tė realizohej mėse miri me anėn e patriotėve shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt i kishte pėrgatitur dhe stimuluar pėr njė shekull rresht, Beogradi!...
- E dyta: Ata patriotė, tė njohur e tė panjohur, shqiptaro-titistė, brenda e jashtė Atdheut, e kanė vėnė nė lajthitje Tiranėn shqiptare, duke i pėrēarė edhe shqiptarėt atje, duke e pėrēarė edhe politikėn shqiptare atje, pėr tė vetmet qėllime tė tyre patriotike, pėr tė mbetur nė pushtetin qė ua ka lėnė amanet dhe ua ka premtuar Titoja... Sepse, Titoja, ka ditur ku dhe kur ti stimulojė patriotėt shqiptarė, dhe, kur e ku ti godasė patriotėt shqiptarė... Dhe, politika e tyre patriotike e shqiptare, e, edhe pozitivizmi i tyre shqiptar, hetohen menjėherė, sepse, sipas logjikės sė tyre, nėse nuk je sikurse ata, dhe, nėse nuk je me ta, nuk je shqiptar! (Bah!)... Kėtė veprim antinjerėzor, ndaj shqiptarėve, qė po e bėjnė patriotėt shqiptarė, sot, nuk e ka bėrė as Jugosllavia, e, as Serbia pushtuese! (Sic!)...
Si e shihnit dikur, si e shihni sot dhe si e shpjegoni gjendjen nė Edicionin e Librit Rilindja, para, gjatė dhe pas okupimit serb? Si u bė qė ai institucion tė mos funksionojė dhe tė mos ruhet emri i shenjtė i Rilindjes, pas pėrfundimit tė luftės?
T. Duraku: Kėtė pyetje do tė duhej tia shtronit dikuj tjetėr, ndonjė zyrtari tė lartė, patriot, nė pozita tė pėrjetshme shtetėrore e kosovariste... Rilindja, ashtu siē ėshtė realisht dhe siē e kam parė, e, e shoh unė, ėshtė njė emėr pėr respekt shqiptar, por, ata qė e kanė manipuluar emrin e saj tė shenjtė, pėr ēfarėdo interesash qoftė, duhet tė pėrgjigjen moralisht e penalisht para popullit shqiptar. Por, ta shtrojmė njė pyetje konkrete, kėtu: Si do tė funksiononte Rilindja pas pėrfundimit tė luftės sė UĒK-sė?... Si, pra?... Duke i ndėrruar patriotėt shqiptaro-titistė nė krye tė saj, apo, duke bėrė prerje mė tė thella kombėtare, duke e ndėrprerė kontrollin e shqiptaro-titistėve dhe duke mos e lėnė timonin e saj nė duart e tyre pozitive e patriotike!?!... Gjithsesi. Por, ēfarė ndodhi pas lufte? Pikėrisht, timoni u la nė duart patriotike tė shqiptaro-titistėve, si dhe fushat e tjera tė shoqėrisė shqiptare, dhe, derisa u la nė ato duar, deri nė shkurt 2006, funksionoi disi, duke i matur forcat mendore e kreative njerėz tė bashkimit kombėtar aty, nė njėrėn anė, dhe, shqiptaro-titistė tė rafinuar, nė anėn tjetėr... Funksionoi disi, derisa drejtorit tė emėruar nga Tahir Desku, tash i ndjerė, Daut Demakut, i thashė dhe e luta pėrfundimisht qė ta hiqte thikėn nga shpina ime, sepse, nuk mund ta duroja mė atė thikė perfide e patriotike shqiptaro-titiste, siē e durova pėr katėr-pesė vjetė rresht, pas luftės sė UĒK-sė , atė thikė pozitive e patriotike, tė cilėn ia prehnin shqiptaro-titistėt e tjerė, Nazmi Rrahmani, Ali Podrimja, Abdullah Zeneli dhe qarqe tė tjera patriotike, tė afėrta me ta (Sic!)...
Kush ishin udhėheqėsit e Rilindjes, qė, sipas jush, e shkatėrruan atė emėr tė shenjtė shqiptar?
T. Duraku: E, kush tjetėr do ta shkatėrronte Rilindjen, pos strukturave tė organizuara patriotike e shqiptaro-titiste ?... Ata qė e shkatėrruan Rilindjen, janė: Deputeti i pėrjtshėm federativ jugosllav, Nazmi Rrahmani, Sabri Hamiti, Abdullah Zeneli, Ali Podrimja, etj. Por, majėn, atij shkatėrrimi, ia vuri patrioti Daut Demaku, i cili, pas largimit tė tij tradhtar, bėri dallavere nė Ministrinė e Kulturės, dhe, emėroi pėr drejtor sharėsin mė tė madh tė UĒK-sė dhe tė luftės titanike tė UĒK-sė, njėfarė Sylejman Aliun. Daut Demaku qe dhe mbetėt dorė e djathtė e patriotėve tė njohur shqiptaro-titistė, tė cilėt i zumė ngoje mė lart. Daut Demaku, mendonte se, ne, nuk marrim vesh fare nga politikat e tyre patriotike e kombėtare, dhe, te tė gjithė njerėzit qė mė dėrgonte zyrtarisht, pėr ta kryer ndonjė projekt, kuptova me kohė se ata ishin njerėz tė tij, dhe, pėr shkak e pasojė tė tij, tė veprimit prapa krahėve e pas shpine, nuk kryhej asnjė projekt i Rilindjes dhe nuk ndodhte asnjė pėrkrahje pėr Rilindjen... Pėr tė gjitha veprimet plaēkitėse e patriotike tė tyre, policisė dhe gjyqėsisė sė Kosovės i kam ofruar prova tė mjaftueshme pėr ti prangosur, por, pėr fat tė keq, ata avansohen nė pozita edhe mė tė larta shtetėrore dhe ndėrrojnė pozitat kur tė duan e sa herė tė duan, ndėrsa, neve, punonjėsve tė Rilindjes, pa asnjė vendim ligjor na lanė pa tė ardhurat tona tė garantuara me ligj dhe pa vendet tona tė punės, prej shkurtit tė vitit 2006...
Kush e emėroi atė nė krye tė Rilindjes, dhe, sipas jush, pėr kė punonte ai njeri?
T. Duraku: Menjėherė, pas lufte, u bė presion i madh pėr ti ruajtuar pozitat e tyre nė Rilindje... Atė presion e bėnė forcat e njohura patriotike, si Nazmi Rrahmani, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Abdullah Zeneli, etj. Pėr presionin e bėrė nė Tahir Deskun, nga ata persona tė papėrgjegjshėm dhe tė pandėrgjegjshėm, mė ka rrėfyer vetė Tahir Desku, sepse, qėllimi ishte qė pėrmes njerėzve qė ēonin ata me porosi, ti ruanin pozitat e tyre, me larvat e tyre qė impononin nė Rilindja... Prandaj, pėr ato qėllime patriotike, propozuan dhe zgjodhėn pėr drejtor njėfarė Daut Demakun... Unė, i vetmi isha kundėr emėrimit tė Daut Demakut drejtor i Edicionit Rilindja, dhe, pėr atė qėllim vajta te Ministri i Kulturės nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės, z. Sabit Gashi, tė cilit ia ēova listėn e punonjėsve tė Rilindjes, tė plotė, dhe, nė zyrėn e tij i thashė qė ai ta emėronte kė tė donte, pos atyre qė kishin qenė nė pozita udhėheqėse gjatė monizmit jugosllav e antishqiptar, duke ia treguar emrat e tyre, por, njeri tė jashtėm, jo, dhe, Daut Demakun, assesi. Ministrit Gashi, i thashė ta zgjedhte kė tė donte ai, por, vetėm nga lista e punonjėsve tė Rilindjes... Daut Demakut, i kishte shkuar nė vesh qėndrimi im, dhe, mė takoi duke shkuar nė punė, nė Pallatin e Mediave, dhe, pa pritur as tė afrohemi me njėri-tjetrin, mė drejtua: Ku je, se, po tkėrkoj pėr qielli, e tgjeta pėr toke!?!... Unė, jam njeri i kėsaj toke dhe nuk ke nevojė tė mė kėrkosh nė qiell!... Ndėrsa, ai, mė luti qė tė dilnim dhe ta pinim nga njė kafe, nė afėrsi tė Pallatit tė Mediave, gjė qė pranova... Sapo u ulėm dhe porositėm kafetė, Dauti, mė tha: Kam dėgjuar qė ke shkuar te Ministri i Kulturės dhe ke kėrkuar qė unė tė mos bėhem drejtor i Rilindjes! - Po, ashtu ėshtė, sepse, nuk pranojmė tė bėhet dikush i jashtėm drejtor, derisa ne kemi njerėz tė tillė, me aftėsi tė jashtėzakonshme, nė Redaksinė tonė. Biseda zgjati goxha kohė, dhe, ai, Daut patrioti, pra, mė luti qė: Vetėm tė bėhem unė drejtor, e, do tė bėhet si tė thuash ti, asnjė vendim nuk do ta marrė pa miratimin tėnd paraprak!... Kėshtu, thuaja, pėrfundoi biseda me Daut Demakun. Dhe, njė ditė, o, dy mė pas, mė takoi Tahir Desku dhe mė tha: Tafil, e di reagimin qė ke bėrė te Ministri i Kulturės kundėr emėrimit tė Daut Demakut, drejtor, por, mos harro se edhe ai ėshtė i Drenicės dhe ėshtė mė i moshuar se ti e ka pėrvojė mė tė madhe, dhe, pėr kėtė kam biseduar edhe me Rexhėn (R. Selimin), dhe, nuk e ka kundėrshtuar emėrimin e Dautit, drejtor... - Nėse ka thėnė Rexhepi, lė tė bėhet ashtu, por, mos harro se nuk jeni duke vepruar mirė... Kėshtu, unė, mbeta njeriu i dytė nė Rilindja...
Thoni se Rilindjen e shkatėrruan ata njerėz, apo, edhe e privatizuan, duke vjedhur e plaēkitur atė institucin, mund ti thoni, me emėr e mbiemėr, kush janė ata dashamirė tė Edicionit Rilindja ?
T. Duraku: Po, emrat dhe mbiemrat e tyre dihen, janė lakuar disa herė, madje, nė organet e policisė dhe tė gjyqėsisė, janė ofruar prova konkrete tė plaēkitjeve e keqpėrdorimeve qė kanė bėrė, si dhe tė abuzimeve me detyrat zyrtare... Ata, janė udhėheqės qė nė emėr tė Rilindjes e kanė plaēkitur Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės, dhe, sot, po ata plaēkitės institucionalė e zyrtarė, vetėm kanė ndėrruar emrat e bizneseve tė tyre, dhe, njėsoj, e plaēkisin Buxhetin e Kosovės, madje, pėr interesa tė tyre tė ngushta e grupore kulimoklanore, vendosin nėpėr pozita tė ndryshme, nė ministri e resorė tė caktuar tė atyre ministrive, njerėz qė, nė vend se ta mbrojnė e zbatojnė ligjin dhe ligjshmėrinė, pėr ēka i obligon edhe Kushtetuta e ligjet, ata, u mundėsojnė dhe lejojnė po tė njėjtėve njerėz tė avansohen nė pushtet dhe tė bėjnė keqpėrdorime e abuzime edhe mė tė rėnda, ti kurdisin vetes tendere, etj., duke shkaktuar koflikt interesi publik ... Ne, ua pėrmendėm emrat dhe mbiemrat, ua kemi pėrmendur vazhdimisht, por, ēe do kur ata, lėre qė nuk ndėrmerret asgjė kundėr tyre, por, edhe avansohen nėpėr pushtetet e njėpasnjėshme patriotike e demokratike...
Ju thoni se i keni informuar tė gjitha institucionet dhe u keni ofruar prova tė mjaftueshme, pėr veprimtarinė e tyre subversive, nė kurriz tė pasurisė sonė kombėtare, a ka ndėrmarrur ndonjė institucion diēka konkrete kundėr tyre?
T. Duraku: Jo. Asnjė institucion, deri mė sot, nuk ka ndėrmarrur asgjė konkrete nė zbardhjen e atyre keqpėrdorimeve dhe abuzimeve, qė janė bėrė nė emėr tė shtetit e tė ligjit, gjithmonė, nė kurriz tė pasurisė dhe tė interesit kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Madje, ēėshtė edhe mė e keqe, ata persona janė avansuar dhe po avansohen pėrditė, sepse, ata, e kanė rrjetin e tyre patriotik e demokratik, tė organizuar, kudo nėpėr institucione, qė u japin insturksione edhe gjykatave e policisė sesi duhet vepruar nė raste konkrete, sidomos, kundėr personave si Tafil Duraku. Institucionet, kėtu, reagojnė vetėm kur bėhet fjalė pėr shqiptarė dhe pėr njerėz tė UĒK-sė, por, jo edhe kur bėhet fjalė pėr patriotėt shqiptaro-titistė...
Sipas jush, ku duhet tė ishte Rilindja sot?
T. Duraku: Jo vetėm sipas meje, por, sipas ēdo logjike tė shėndetshme shqiptare, Rilindja, do duhej tė ishte aty ku e ka vendin nė historinė shqiptare, nė ballė tė oxhakut shqiptar, por, pa shqiptaro-titistėt nė krye. Dhe, kjo qė kėrkoj e them unė, i pengon vetėm disa struktura patriotike, tė patriotizmit tė pėrjetshėm shqiptaro-titist, tė cilat duan ta shuajnė emrin e Rilindjes, e, bile, nė pėrmasat e atij pėrshkallėzimi qė shihet publikisht, edhe duan ta vėnė veten e tyre patriotike mbi emrin e saj, duke bėrė qėllimshėm qė ai emėr i ndritur shqiptar tė harrohet e tė shuhet, dhe, atė, ta mbulojė pluhuri i harresės, sa mė parė qė ėshtė e mundur... Rilindja, sot, do duhej tė ishte nė ballė tė veprimtarive kulturore e botuese dhe ta gėzonte edhe njė statut mė tė avansuar shoqėror, gjė qė ėshtė edhe pikėsynim imi kombėtar dhe i tė gjithė shqiptarėve shqiptarė.
Sė fundi, Ju, jeni zgjedhur drejtor i Edicionit tė Librit, ju kanė pėrzėnė nga Pallati, ėshtė shkatėrruar gjithēka qė ishte dhe ėshtė e Rilindjes, ua kanė mbyllur edhe zyrėn qė u ėshtė dhėnė nė lokalet e Galerisė sė Ministrisė sė Kulturės, nė Kompleksin Qafa, si ia arrini ta mbani gjallė emrin e shenjtė tė Rilindjes? A keni kėrkuar nga organet e drejtėsisė qė ta zgjidhin ēėshtjen e Rilindjes?
T. Duraku: Kur u bindėm se drejtorėt qė emėronte pėrdhunshėm Ministria e Kulturės, siē e emėroi Daut Demakun, u desh tė bėjmė diēka. Pasi dha dorėheqje ai, unė, thirra Tubimin e punėtorėve, i cili mė zgjodhi mua drejtor, por, Daut Demaku kishte vepruar pas shpine, dhe, me lidhjet kriminale qė kishte nė Ministrinė e Kulturės, sidomos, me njėfarė Hasan Zekėn, Fetah Bakinė, etj., kishte emėruar drejtorin tjetėr tė dhunshėm, njėfarė Sylejman Aliun, sharėsin mė tė madh tė UĒK-sė. Dhe, pasi ata nuk e arritėn objektivin e tyre patriotik e kombėtar, qėllimin e instalimit tė drejtorit tė dytė tė dhunshėm, pas luftės sė UĒK-sė, Sylejman Aliut, nisėn tė mė sulmojnė, me sajesa e intriga tė ndryshme nė mjetėt e tyre tė informimit publik, sidomos, nė gazetėn e pėrditshme patriotike e kombėtare, Lajm, etj. Unė, duke i parė rrjedhat skandaloze, ngrita ēėshtjen nė tė gjitha institucionet e Kosovės, e, edhe te Kryeadministartori i Kosovės, z. Soren Petersen, i cili, pėrmes Zyrės sė Tij pėrkatėse, na njoftoi se kompetencat i kishte kaluar te Ministria e Kulturės, dhe, nėse ajo nuk do kryente punė, synimet tona tė drejta ti realizonim pėrmes Zyrės sė Ombudspersonit tė Kosovės. Vepruam, plotėsisht, sipas rekomandimit tė Zyrės sė Petersenit. Dhe, shpejt kuptuam se sherri fshihej e ēerdhonte diku tjetėr, e, pėr fat tė keq tė punonjėsve tė Rilindjes, ai sherr udhėhiqej dhe nuk ka pushuar tė udhėhiqet nga politikat patriotike tė shqiptaro-titistėve mė tė rafinuar, si Nazmi Rrahmani, Daut, Demaku, etj. dhe bandat e tyre patriotike nė Ministrinė e Kulturės dhe nėpėr institucionet e shtetit tė Kosovės.
Pėr ēėshtjen e Rilindjes janė informuar, me shkrim, tė gjitha instiutcionet e Kosovės. Por, do thėnė kėtu, se, vendimi i MK, i nėnshkruar nga Astrit Haraēia, ėshtė puro politiko-patriotik, dhe, nėse jo gjyqėsia, i takon ēdo politike shqiptare qė ta zgjidhė ēėshtjen e Rilindjes dhe tė punonjėsve tė saj shumėvjeēarė. Me qėllim qė tė marrė udhė tė mirė e tė mbarė ajo zgjidhje, kam trokitur nė tė gjitha dyert. Jam takuar disa herė me ish-ministrin Valton Beqiri dhe me kėshilltarėt e tij. Z. Beqiri, nė prani tė kėshilltarėve tė tij ka premtuar se ai ėshtė problem i vogėl dhe se do ta anulojė vendimin politik tė Haraēisė, bile, edhe e ka theksuar se atė Do ta anulojė me dy fjali. Por, nuk ka vepruar sipas asaj qė mė ka thėnė nė zyrėn e tij tė ministrit dhe nė prani tė kėshilltarit e sekretarit tė tij permanent... Madje, ajo Ministri ka marrė vendime edhe mė skandaloze, duke e vėnė para pushkatimi jo vetėm Tafil Durakun, por edhe Rilindjen dhe punonjėsit e saj, tė cilėt, pa fajin e tyre, ka mbi katėr vjetė qė kanė mbetuar pa tė ardhurat e tyre tė garantuara me ligj.
Tė gjitha kėtyre punėve tė pamira patriotike u ka paraprirė politika skandaloze e LDK-sė dhe e punėdhėnėsve tė saj tė fshehtė, Nazmi Rrahmanit dhe Daut Demakut&Co. Kėta janė individėt qė po i manipulojnė edhe organet e drejtėsisė, tė policisė dhe tė shtetit... Por, shpresojmė, se, mė nė fund, ēėshtja e Rilindjes dhe e punonjėsve tė saj shumėvjeēarė do tė zgjidhet drejt, sepse, lėnda, tashmė njė vit, ėshtė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, nėse edhe atje nuk kanė dorė kriminelėt e njohur, politiko-patriotikė, shqiptaro-titistė. Mund ta merrni me mend ēdrejtėsi ka nė Kosovė. Rilindja, ligjėrisht, ėshtė nė rregull, dhe, sivjet, pėr rregullsinė e saj ligjore, e mori ēertifikatėn e numrit fiskal, e, politikisht, ose, thėnė shqip, shqiptaro-titistēe, nuk ėshtė nė rregull, sepse, mė, nė emėr tė saj, nuk mund tė mbllaēisin shqiptaro-titistėt, siē kanė mbllaēitur pėr 50-vjetė rresht, nė krye tė saj, madje, pa u pėrgjigjur pėr asnjė lloj krimi qė kanė bėrė. As politik, dhe, as ekonomik!...
Rilindjen arrij ta mbaj gjallė, tė frymojė, nė saje tė vullnetit tim, duke punuar nė shtėpinė time dhe me mjete tė mia private, sepse, mjetet e punės sė Rilindjes, pa asnjė prani tonėn, i ka konfiskuar Ministria e Kulturės e Astrit Haraēi Vathaxhisė dhe e bandave tė tij patriotike e kriminale... Botoj, me vetėsponsorim tė autorėve tė interesuar, pėr ta mbajtur gjallė emrin e shenjtė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, atė tė Rilindjes sė pasluftės sė lavdishme tė UĒK-sė, ndėrsa, ata qė e kanė shkėrryer deri dje buxhetin e saj, botojnė te shkėrryesit e atij buxheti, tė cilėt, edhe sot e shkėrryejnė Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės shqiptare, me emra botuesish tė tjerė.
Ku janė sot, punonjėsit shumėvjeēarė tė Edicionit tė Librit, RILINDJA?
T. Duraku: Qe katėr vjetė e gjysmė, rresht, antiligjėrisht, tė gjithė punonjėsit e Rilindjes janė nė rrugė. Rrugėn ua ka dhėnė politika antishqiptare e disa ministrave tė Ministrisė sė Kulturės... Por, shpresojmė, po e pėrsėrisim edhe njė herė, te njė vendim i drejtė i Gjykatės Supreme tė Kosovės, e cila ėshtė e obliguar ta vė ligjin dhe ligjshmėrinė nė vend. Nėse ka ndonjė boshllėk paligjshmėrie, le tė pėrgjigjen udhėheqėsit paraprakė tė saj, dhe, tė mos pėsojnė punonjėsit e pafajshėm... Fajet pėr kėtė gjendje skandaloze tė Rilindjes, i ka edhe krahu i luftės sė UĒK-sė, dhe, i emėruri i tij, Tahir Desku, i cili, ka vendosur edhe shumė njerėz me biografi tė dyshimtė nėpėr vende e sektorė kyēė tė kulturės...
I nderuari Duraku, faleminderit pėr intervistėn!
Faleminderit edhe prej jush!
Intervistoi: Dibran Fylli
Burojė, korrik 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
1,237 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri |
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12 Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin... |
| Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun |
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16 Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik
BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM
- thotė ... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|