| POLITIKA E KRIMINALIZUAR SERBE DHE SHTENDOSJA E RAJONIT |
| Publikuar më 14 gusht, 2010 në orën 00:04 ( ) |
Fehmi Ramadani | Opinion | |
|
|
|
Pas “Bager revolucionit” serb të vitit 2000 bota demokratike shpresonte shumë në çmontimin total të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe shtendosjen e këtij rajoni dhe për këtë qëllim kishte ofruar nduhmë të jashtëzakonshme. Por, përkundër saj dhe përpjekve të tyre për ta ndihmuar Serbinë, politika e këtij vendi nuk po mund të lirohet nga ndërlidhja e tyre me mafien dhe grupet kriminale, të cilat kanë një shtrirje ende të madhe në këtë shtet, por edhe jashtë tij.
Se vërtet politikanët e Ballkanit, veçmas ata serb janë ende në lidhje me këto grupe, tregon rasti i presidentin Mesiq, i cili më herët e kishte parlajmëruar presidentin serb Tadiq për mundësinë e vrasjes së tij nga mafia e cigareve. Pas kësaj, homologu i tij serb Tadiq e kishte lajmëruar Mesiqin për autorët e vrasjes së dy gazetarëve kroat në Zagreb, Ivo Pukaniq dhe Niko Franiq. Atëherë, në formë krejt logjike del pyetja se si kishin arritur këta dy presidentë të marrin vesh për ngjarje të tilla? Kjo tregon se shërbimet e tyre kishin lidhje të forta me këto grupe kriminale.
Misha Gleni një analist i mafias në Ballkan dhe Europë thotë se mafia në Ballkan është produkt i bashkëpunimit kriminal dhe të nacionalzmit primitiv të këtyre vendeve, të cilët në mungesë të insitucioneve të mirëfillta dhe kredibile të shtetit u kanë mundësuar këtyre grupeve të bëjnë rregullat dhe ligjin. Ai thotë se një pjesë e nacionlistëve serb që kishin dorë në vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjig ishin pritur dhe strehuar nga nacionalistët kroat. Vlen të përmendet, se gjatë krizës së ish-Jugosllavisë shumica e këtyre grupeve kriminale kishin krijuar monopole ekonomike dhe të bisnesit dhe kishin vazhduar lidhjet ndërmjet veti.
Dhe, më vonë luftën filluan ta drejtojë nga ekonomia kriminale dhe jo nga nacionalizmi i tyre. Në një deklaratë të CIA-së thuhet se Millosheviqi nuk ishte nacionalist sa kishte dëshirë për pushtet dhe përfitime. Ose, rasti i Qeverisë së djathtë shqiptarë me në krye Aleksandar Meksi, i cili përkundër nacionalizmit të deklaruar verbal e dogrmat kishte thyer embargon me naftë ndaj Jugosslavisë prej periudhës 1992-1995 duke përfituar para të majme.
Jo më larg, se këtyre ditëve mafia serbe kishte kërcënuar vetë Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daciq për kidnapimin e djalit të tij nëse nuk ndalet në ndjekje të disa kriminelëve të kërkuar. Po ashtu, nga ish-lideri i radikalëve serb Vojisllav Sheshel që gjendet në Hagë kishte ardhur kërcënimi për vrasjen e Tomisllav Nikoliqit, liderit të tanishëm të Partisë Përparimtare Serbe. Kërcënimet e politikanëve serb ndaj njëri tjetrit janë të përditshme, sepse pas tyre qëndrojnë gupe të ndryshme të interesit, por edhe kriminelë të theksuar.
Si mund të shpjegohet fakti i një Qeverie që në krye të një minstrie shumë të rëndësishme siç është Ministria e Punëve të Brendshme të caktohet njeriu i dytë i partisë së Millosheviqit, të cilin krejt bota e ka gjykuar, ndërsa ky tani del sikur lufton krimin dhe zbaton ligjin.
Qeveria e këtij vendi nuk është demokratike, por është e kriminalizuar dhe një formacion ushtarako-policor. Kjo Qeveri, para botës në njërën anë shtiret se po bënë përpjekje kundër krimit, ndërsa në anën tjetër bashkëpunojnë në formë të shkëlqyeshme me grupe kriminale dhe kriminelë të ndryshëm.
Serbia është i vetmi vend nga ish-republikat e Jugosllavisë ku qytetarëty e saj ende ikin dhe kërkojnë strehim politik, si për shkaqe politike, por edhe për vepra të rënda kriminale. Familja e diktatorit Millosheviq një kohë të gjatë ka marrë azil politik në Rusi, ndërsa këtyre ditëve një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Bogolub Kariq, një biznismen dhe politikan serb. Këto dy famiulje kanë një të kaluar politike kriminale dhe tashmë gjenden jashtë këtij vendi.
Duke mos i ndërlidhur ndjekjet e shumë të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët ishin pjesëtarë të UÇK-së, ose të UÇPMB-së dhe veprimtarë të ndryshëm kombëtar dhe ky shtet nuk respekton kurrfarë të drejta elemetare njerëzore. Shumë të rinjë nga ky vend jetojnë në Kosovë si të “strehuar politik’, po redhe nëpër shumë vende të botës, Ky shtet ndaj shqiptarëve zbaton një politikë të veçantë, “sui generis”, ndërsa bota demokratike deri më tani nuk ka ndërmarrë asgjë.
Sipas mediave, shumë pjesëtarë të grupeve të mëdha dhe të vogla të mafies serbe veprojnë dhe kanë shtrirë aktivitein e tyre në të gjitha vendet e BE-së dhe të botës.
Mafia serbe tani gjendet në vendin e tetë të “top listës” së mafias ndërkombëtare. Ajo është krah për krah me “kartelet” e Kolumbisë, “jakuzët” e Japonisë, “triadët” e Kinës, dhe “Koza Nostran” italiane.
Politika serbe në bashkëpunim me mafien e saj dëshiron ende të mbajë ndikimin e saj në Ballkan. Por, tashmë pas katër luftërave nuk ka forcë dhe kapacitete ekonomike, përkundër mbështetjes nga disa qarqe evropiane. Evropa me politikën e saj të “tolerimit” ndaj Serbisë dhe shikimit të saj si mbrojtëse të krishtenizmit karshi islamit është shumë e gabueshme dhe destabilizuese. Këto qarqe retrograde në Europë dëshirojnë ta shohin Serbinë si mbikëqyerëse dhe kontrolluese të shteteve të vogla të dala nga ish-Jugosllavia.
Serbia mund të shndërohet në një shtet normal vetëm nëse futet në NATO dhe BE dhe pranon një mbikëqyrje ndërkombëtare. Vetëm kështu ky vend mund të bëhet një shtet demokratik dhe funksional, pa krim të organizuar dhe pa ndonjë kërcënim për stabilitetin e rajonin.
Ndërsa, politika shqiptare në Ballkan duhet të jetë shtyllë e fortë e stabilitetit dhe në të ardhmen duhet të arrihet ekuilibri shqiptaro-serb, si garancion më i mirë i këtij stabiliteti të këtij rajoni. Kjo duhet të bëhet, sepse konstelacioni i forcave është duke ndryshuar radikalisht. Shqiptarët dhe serbët duhet të merren vesh për interesat e tyre gjeostrategjike
në Ballkan, pse jo edhe për ndryshimin e kufinjëve.
Ky rajon do të ketë transformim të tillë, mu ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti Bush i ri, i cili gjatë vizitës së tij në Tianë në 2008 tha se për stabilitetin e këtij rajoni në të ardhmen duhet të vendos trekëndshi Beograd-Tiranë-Athinë. Kjo do të ndodhë, por jo me këta politikanë të korruptuar dhe të kriminalizuar serb, por me politikanë të rinj serb që kanë vizion të qartë për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre. Vetëm me politikanët të mirëfilltë, si serbë, shqiptarë dhe të tjerë do të niset një faqe e re e historisë së rajonit dhe do të hapen mundëditë e pajtimit ndërmjet këtyre popujve, por dhe do të bëhen garanci të forta për stabilitetin e sigurtë dhe afatgjatë të këtij rajoni.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 18 vizitorë |
| Lexuar:
1,023 herë
|
|
|
|
|
|
|