| Shqiponja qė kėrkonte nevojtore |
| Publikuar më 29 gusht, 2010 nė orėn 05:28 ( ) |
Mr. Iljasa Salihu | Opinion | |
|
|
|
Pėrbrenda e dobėt, kryesisht e prapambetur, e pėrvuajtur nga tensionet e brendshme, e gjymtuar prej hajdutėve tė shumtė, si dhe nė gjithė kėtė vorbull e pleksje, shteti i Maqedonisė ēdo ditė e mė tepėr po e artikulon krizėn e brendshme pėrmes pėrditshmėrisė sė jashtme. Milionat po derdhėn nė objekte tė vdekura, gjersa objektet e vdekura po shikohen si shpėtimtarė tė vetėm tė kombit maqedonas. Nė kopshtin zoologjik tė Shkupit ka filluar tė paraqitet mungesa e luanėve tė gjallė, gjersa nė hyrje tė Qeverisė mund tė trishtohesh prej luanėve tė improvizuar, pesha e tė cilėve, herėt ose vonė mund ta mbron Shkupin sizmik prej dridhjeve tė tokės, pse jo edhe prej dridhjeve historike.
Porse, realiteti pėr kėtė tė fundit e thotė tė kundėrtėn. Pikėrisht si pasojė e dridhjeve tė shpeshta historike, kėto figura antike dolėn si kėpurdhat pas shiut, qėllimi i tė cilėve ėshtė afirmimi me ēdo ēmim i identitetit nė inkubator. Sigurisht se gjithsecili e ka parasysh se, nė inkubator ndihmohet vetėm zhvillimi dhe rritja e qenieve tė gjalla, pra roli i inkubatorit nuk ėshtė qė tė krijoi gjėra prej asgjėje. Mund ta futni njė guri brenda inkubatorit, por ai edhe pas dhjetė viteve do tė mbetet i njėjti guri me tė njėjtat pėrmasa, besa mund tė prishet edhe vet inkubatori (lexo: shteti).
Kreatorėt e kėtyre veprimeve, pėrpos qė haptas janė duke e manifestuar krizėn e identitetit tė tyre, ata janė duke pllakosur nėnēmime nga mė tė paskrupullta kundrejt shqiptarėve tė kėtushėm. Nėse vetėm formėn dhe pozitėn e vendosjes sė kėtyre luanėve shkurtazi e vėzhgojmė, do tė arrijmė shumė shpejtė tė kuptojmė se, sinqerisht ata menduan edhe pėr neve kėndej Lumit Vardar, duka na plasuar si peshqesh prapanicėn dhe bishtin e kėtyre luanėve, duka na treguar se ju shqiptarėt andej lumit jeni vetėm bisht i kėtij luanit tė madh, ndaj ne ju lėvizim kur tė duam dha nga tė duam. Po, po, mes tjerash edhe ky mesazh fshihet, mesazh qė mė sė miri duhet ta kuptojnė ata qė po trumbetojnė se, koalicioni partiak po ecėn mirė. Pranuesit nė heshtje tė kėtyre mesazheve nuk janė edhe pa arsye, sepse po i vėzhgove prej nė Qeveri luanėt e monarkisė sė Maqedonisė, nuk do tė shohėsh gjė tjetėr pos kokės sė tyre tė madhe, ndaj tė gjorėt mendojnė se edhe ata po i pėrkitkan asaj koke, ata kėshtu mendojnė, ngase nuk janė tė lirė tė mendojnė me kokėn e vetė. Kėshtu qė ne i kėshillojmė qė ato figura ti vėzhgojnė, edhe pasi tė dalin prej Qeverisė, pra kur tė shkojnė nė shtėpi, e ta shohin se prizmi paraprak do ti tradhtojė, ngase tashmė vendbanimet e tyre dhe tė popullit qė ua dha bekimin, do tė karakterizohen si vendbanime karshi prapanicės dhe bishtit tė luanėve. Kėshtu vetėm edhe ca ditė do tė identifikohet vendi i tyre, ngase shumė shpejtė nė po tė njėjtėn urė pritet tė vendosen edhe dy bisha tė kėtij lloji, bisha qė do tė na nderojnė me dhėmbėt e tyre trishtues.
Nuk mbarojnė vetėm me kaq kėto veprime tendencioze. Tė njėjtėt, vetėm me pamje njeriu mund ti shihni edhe te Ura e Gurit, ku nė fillim tė kėsaj ure fare lehtė mund ta kuptoni se, edhe nė kėtė rast pozita e Kirilit dhe Metodit, karakterizohet me njė provokim shumė tė haptė, ngase koka, kryqi, ca shėnime kishtare si dhe artikulimi i duarve qė tanimė janė tė kthyer nga shqiptarėt, pozita qė mbėrthehen me predikimin dhe promovimin e identitetit maqedonas, jo qė ata dikur kėtė e kishin pasur si qėllim, por kėta tė sotmit me ndihmėn e bronzit dhe skulptorėve bėn ēfarė kėta dėshiruan, e jo ēfarė ata (Kirili dhe Metodi) dikur menduan, pra, kėto dhe shumė artikulime tjera dėshmojnė qartė se, shqiptarėt kanė nevojė ende pėr leksione tė heronjve tė huaj, kėtė e dėshmon edhe heshtja vrastare e politikanėve biologjikisht shqiptarė. Kėta i venduan aty me libra nė dorė, sa pėr ti treguar botės se ne jemi pasardhės tė atyre qė mbajnė vetėm libra nė dorė, ndėrsa shqiptarėt heronjtė e tyre i nderojnė dhe i vendojnė nė kali e me shpatė nė dorė, me kėtė duke u rehabilituar, ku tashmė ballėhapur pohojnė pėrpara vetės dhe tė tjerėve se, pėr sojin e atyre heronjve tė vegjėl e nė bronz, ne tashmė i kemi luanėt, kafshė qė simbolizojnė forcėn. Ndėrkaq ata harruan se, edhe kryqi nė Vodno ėshtė shumė i madh, shihet pothuajse nga ēdo anė, por i tėri, kuptohet padijeninė e palės maqedonase, qartazi e tregon varrin e madh tė kėtij shteti, ngjashėm sikur luanėt e bronzit - kujdestarėt e kėtij varri. Sidoqoftė, ata qė duhet tė shohin, e qė janė zotuar se vėmendshėm do ti deshifrojnė kėto akte dhe pozicione, paraqiten sikur tė orientuarit e vetėm qė ta shpėtojnė kėtė shtet prej kthetrave tė multikrizave. Derisa tė zgjedhurit tanė kėshtu pozicionohen, krejt papritur mė paraqitet njė shqiponjė qė sillet vėrdallė kėtyre figurave, dhe me kureshtje e pėrcjellė deri nė agim, konsultohem me njerėz tė menēur e tė drejtė, dhe pas ca pėrpjekjeve serioze si duket arritėm qė kėrkesėn dhe krekosjen e saj ta deshifrojmė.
Ajo kishte nevojė pėr njė nevojtore, ku do tė glasonte lirshėm. Kėsisoj kėrkesa dhe dėshira spontane e saj ishte qė tė glasonė nė koka tė figurave, sigurisht figurat e rrumbullakėta po e impresiononin, dhe nė kėto orvatje ajo ishte tejet kėmbėngulėse, por edhe pse shpend, kishte respekt nė koka tė njerėzve, qofshin figura apo qenie tė gjalla. Ēuditėrisht, nė prag tė dorėzimit, duke e ulur avazin e kėrkesės, tė martėn nė mėngjes kėtė shpend autokton e shohim paksa mė tė gėzuar, se pėr ēfarė bėhej fjalė fillimisht nuk e dinim, gjersa shumė shpejtė arritėm ta kuptojmė dhe kristalizojmė kėrkesėn e saj tė disa ditshme, ku kjo dėshirė dhe lumturi pėrthekohej me atė se, shqiponja kishte pasur dėshirė, dhe do tė ishte ndier e lumtur qė nė vazhdimėsi tė glasonte nė kokė tė luanit, tashmė duke mos u mundur nė gjetjen e atyre figurave. Megjithatė, shqiponja e ka njė frikė, pra ajo frikohet se, udhėheqėsit politik shqiptar mund ta pengojnė nė kryerjen e nevojave nė kokė tė kėtyre luanėve te ri, por qė e tregojnė vjetėrsinė e kėtij shteti tė ri.
Pra, nė mos mė shumė, tė paktėn mos e pengoni kėtė shpend tė gjallė qė tė kryejė nevojė aty ku ajo ka dėshirė.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 21 vizitorë |
| Lexuar:
837 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|