| BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR |
| Publikuar më 02 shtator, 2010 nė orėn 18:56 ( ) |
Ramadan PLLANA | Intervista | |
|
|
|
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS
( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht nė tokėn mėmė qė aq shumė e deshi; -nė njė fatkeqėsi komunikacioni mė 6 gusht 2010 afėr Mitrovicės).
 Sabit Veseli (16.11.1958 06.08.2010) Nė muajin nėntor tė vitit 2007 bashkė me shkrimtarin Riza Lahi nga Tirana dhe me mikun tim prof. Destan Hajdini nga Kumanova intervistonim disa veprimtarė, mėrgimtarė tė ēėshtjes kombėtare, duke i pėrfshirė disa bashkėveprimtarė tė pishtarėve tė pavdekshėm, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gėrvalla, deri te veprimtarėt dhe luftėtarėt e UĒK-sė, me pėrqendrim tė veēantė te ata qė i shėrbyen UĒK-sė nėpėrmes Fondit « Vendlindja Thėrret » pėr tė pėrmbledhur nė njė libėr.
-Pėr arsye tė mospajtimit qė pata me Rizah Lahin, puna mbeti nė gjysmė dhe libri nuk u pėrgatit pėr botim.
Unė, i prezantoja veprimtarėt, me njė biografi tė shkurtėr, bashkė i intervistonim nė formė tė bisedave miqėsore.
Nga shėnimet qė i kam bėrė mė 17 nėntor 2007, nė banesėn e mikpritėsit, mikut tim tė nderuar, Bajram Krasniqit, nga Hoēa e Vogėl, e Rahovecit, me banim nė Zeiningen nė Zvicėr, ku kishim intervistuar edhe Bajramin, Sabit Veselin, Sabedin Thaēin nga Arbana e Prizrenit, ish-luftėtar i UĒK-sė, Fisnik Cukajn,veprimtar nga Peja, Isa Demirin, veprimtar nga Kėrēova etj.
Kėtu, tani po e publikoj bisedėn qė zhvilluam me Sabit Veselin, me rastin e njėmujorit tė vdekjes sė tij.
Biografia:
Sabit Veseli, u lind nė fshatin Broboniq tė Mitrovicės, nė skajin verilindor tė Drenicės Kreshnike, mė 16 nėntor 1958 nga njė familje me tradita patriotike, njė familje me tetė fėmijė, katėr vėllezėr e katėr motra. Qysh mė 1975, nga mosha 17 vjeēare fillon vendosmėrisht tė luftojė titizmin, kjo vetėdije e lartė kombėtare e kėtij djaloshi guximtar do ta pajis me njė shpirt revolucionar qė do ta pėrcjellė deri te krijimi i UĒK-sė, nė luftėn kundėr Serbisė vrastare dhe largimin i saj nga Kosova. nė qershorin e vitit 1999. Pėr idetė e tij atdhetare pėrjashtohet nga shkolla e mesme teknike nė vitin 1981. Po atė vit e marrin ushtar nė APJ, por e lėshojnė pas 20 ditėsh pasi qė nuk e jep betimin.
Nė demonstratat e mėdha tė vitit 1981 do tė jetė njėri nga organizatorėt kryesor nė Mitrovicė. Grupi i tij do tė gjykohet nė Mitrovicė dhe do ti merr kėto dėnime:
Xhelal Ferizi, Mitrovicė student i dėnuar me 8,vjet e 6 muaj burg tė rėndė
Ujkan Zeneli, nxėnės i vitit tė katėrt nė mbarim, Shipol, Mitrovicė 8 vjet burg.
Skėnder Hajredini, 7 vjet e 6 muaj burg ish-student, brigadier nė Fabrikėn e Akumulatorėve nė Mitrovicė, nga fshati Koshtovė, Mitrovicė.
Sabit Veseli, 7 vjet e gjashtė muaj burg student nga fshati Broboniq, Mitrovicė.
Nazmi Shaqiri, 6vjet e 6 muaj burg, poashtu student i shkėlqyeshėm.
Sabiti, burgun e ka kryer nė Mitrovicė dhe nė Pozharevc tė Serbisė. Si gjatė gjykimit, ashtu edhe gjatė vuajtjes sė dėnimit ka qenė shembull i sakrificės dhe i papėrkulshmėrisė. Nė burgun e Mitrovicės do tė njihet me shumė atdhetarė, si me Ilmi Muzaqin, Idriz Gėrvallėn etj.
Nė burgun e Pozharevcit do tė kalojė bashkė me dėshmorėt e kombit, Fadil Vata dhe Afrim Zhitia, me tė cilėt do organizohet nė kuadėr tė LPRK-sė.
Nė burgun « Zabela » tė Pozharevcit, me tė kanė qenė edhe kėta veprimtarė : Mehmet Bislimi, Smajl Haradinaj, Bardhyl Mahmuti, Nezir Myrtaj, Sherif Krasniqi, Pajazit Krasniqi, Ramush Krasniqi, Jakup Shyti, Ramadan Avdiu, Kadri Luzha, Halil Selimi, Murat Bytyqi,Taip Zeka, Sami Kurteshi, Beqir Beqa, Fehmi Berisha, Ibrahim Xhemajli, Adem Grabovci, Naim Shala, Halil Alidema, Mustafė Ademi, Hamėz Kryeziu, Imer Hasani, Bejadin Hasani, Nuhi Muhadri, Afrim Hoti, Reshat Avdiu, etj. Pas daljes nga burgu, aktivizohet nė LPRK. Nė organizatėn ilegale LPRK, si udhėheqės ishin shokėt e tij tė burgut, Fadil Vata, sekretar politik dhe Afrim Zhitia, sekretar organizativ. Kjo organizatė do tė jetė promotore e lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Gjatė demonstrative tė viteve 1988/ 89 do tė jetė njėri ndėr organizatorėt mė tė devotshėm , nė Mitrovicė, Prishtinė e gjetiu. Pas rėnies heroike tė Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut, mė 2 nėntor tė vitit 1989; Sabiti, do tė betohej se kurrė i gjallė nuk do tė dorėzohet nė duart e armikut, gjithnjė ishte i armatosur.
Ai, do tė bashkėpunojė me tė gjithė shokėt qė e kishte bashkėvuajtur dėnimin, do tė ketė lidhje me tė gjithė udhėheqėsit e LPRK-sė, qė mė vonė do tė quhet LPK, ndėr ta edhe me kushėririn e vet Kadri Veselin, pastaj me Hashim Thaqin, Shaban Mujėn, Bardhyl Mahmutin, Jashar Salihun, Mehmet Bislimin, Agush Bujėn, Rexhep Halimin, Fehmi Lladrovcin, Xhavit Halitin, Xhavit Hoxhėn, Ramadan Avdiun, Xheladin Gashin Plakun, Ismet Kadriun, e me shumė tė tjerė.
Me sugjerimin e shokėve, kalon ilegalisht nė Zvicėr , mė 1992, ku fiton strehim politik pas njė viti. Kėtu, do tė vazhdojė aktivitetin nė LPK, nė Fondin Vendlindja Thėrret dhe gjatė luftės, 1998/99 do tė jetė pėrgjegjės pėr mobilizim tė vullnetarėve nė UĒK, nėpėrmes klubit Pėrparimi nė Cyrih. Gjatė luftės i vritet vėllai i madh Bahriu, ende pa e veshur uniformėn e UĒK-sė, nė Vaganicė tė Mitrovicės, gjatė hapjes sė llogoreve tė luftės, po atė ditė qė kishin rėnė nė altarin e lirisė nė njė betejė tė pabarabartė me armiqtė, Fehmi e Xhevė Lladrovci.
Nė angazhim tė Fondit Vendlindja Thėrret i kishte aktivizuar edhe kėta veprimtarė tė zellshėm: Bashkim Rrahmanin, Qamil Agajn, Avni Arifin, Besim Pllanėn e shumė tė tjerė
Intervista, u bė mė 17 nėntor, 2007.
Pyetje : Sabit, do bėjmė pak bisedė nė lidhje me biografinė dhe veprimtarinė tėnde.
Kur dhe ku ke lindur?
Sabit Veseli : Me ty, shoku Dan, po bėj pėrjashtime, sepse, unė nuk jepi intervista.
-Jam nga fshati Broboniq, lindur mė 1958, komuna e Mitrovicės. Ti mė njeh, shkruaj ēka duhet!
Pyetje : Kur ke filluar tė merresh me veprimtari patriotike?
Sabit Veseli: Me veprimtari patriotike fillova qysh nė moshėn 17 vjeēare, konkretisht kur u shpallė aktgjykimi kundėr Grupit tė Adem Demaēit, mė 1975, prej asaj dite kur Fahredin Gunga, kryeredaktor, bėri njė koment nė RTP, me titull Grupit irredentist, i vėrtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonė kushtetues, iu shqiptua dėnime tė merituara(!!!)
-Nga ajo ditė e kam ndier vetėn se jam i robėruar nga okupatorėt serbo-jugosllavė. Jam betuar se do tė gjejė shokė dhe do tė luftojė deri nė vdekje kundėr pushtuesve dhe shėrbėtorėve tė tyre, titistėve shqipfolės...
Pyetje : I nderuar, je njėri nga organizatorėt kryesor tė demonstratave tė 81-it nė Mitrovicė, a mund tė na thuash se si u organizuan ato ngjarje historike, aq masive?
Sabit Veseli: Thashė se nga dėnimi i Bacės Adem dhe grupit tė tij, unė isha betuar qė tė luftojė me tė gjitha forcat e mia kundėr okupatorit serbo-sllav dhe kundėr shėrbėtorėve tė tyre, titistėve shqipfolės. Rinia shqiptare e asaj kohe ishte e flakėt kundėr ish-Jugosllavisė pėr ēdo ēast dhe mjaftonte njė kushtrim pėr tė dalė nė demonstrata, demonstratat e 81-it ishin heroike dhe masovike, si nė tėrė Kosovėn, ashtu edhe nė Mitrovicė.
Pyetje : Sa vite tė dėnuan dhe kush ishin shokėt tu qė u gjykuan me ty?
Sabit Veseli: Grupi ynė , qė u dėnua nga Gjykata e Qarkut tė Mitrovicės me kėto kohėzgjatje burgu : Xhelal Ferizi u dėnua me 8 vjet e 6 muaj burg tė rėndė, Ujkan Zeneli u dėnua me 8 vjet burg, Skender Hajredini 7 vjet e 6 muaj burg, unė Sabit Veseli 7 vjet e gjashtė muaj burg dhe Nazmi Shaqiri 6 vjet e 6 muaj burg. Kishte edhe shokė tė tjerė qė u dėnuan me kundėrvajtje. Qėndrimi ynė, ka qenė i pathyeshėm. Unė, nuk kam pranuar asnjė akuzė dhe nuk jam penduar kurrė pėrjetė, jam krenar qė i kam shėrbyer popullit tim pėr ēlirim nga robėria serbe.
Pyetje : Nė burgun famėkeq tė Pozharevcit si kalove dhe na i thuaj shkurtimisht kushtet dhe me cilėt shokė e ke vuajtur dėnimin?
Sabit Veseli : Me administratėn e burgut nuk kam pranuar asnjė kontakt. Nė shėtitje 15 minuta nė mėngjes, edhe ato shpesh mi ndėrprisnin gardianėt sepse flisja me shokėt.
Nė kėtė burg, vėrtet kushtet ishin shumė tė kėqija, tė papėrballueshme pėr shėndet, mirėpo morali i lartė i shokėve tanė na jepnin forca pėr njė qėndresė titanike. Sidomos shembulli burrėror i Fadil Vatės, i cili ishte edhe i sėmurė, ishte pėr ne njė shtysė e fortė pėr ti pėrballuar kushteve ēnjerėzore qė kishim aty. Aty, ishim nė qelia tė izoluara nga 3-4 vetė ku nuk depėrtonte rrezja e diellit, gjithė ditėn me drita elektrike, si pasojė kishim humbjen e tė pamurit.
-Po edhe mė keq ishim, kur na dėrgonin nė pavijonin numėr 7, ku mbaheshin kriminelėt serbė.
Aty, i patėn futur edhe shokėt tanė nė vitin 1985, Fadil Vatėn dhe Sami Kurteshin. Ne, bėmė grevė urie pėr ti nxjerrė nga pavijoni i kriminelėve dhe nuk i ndėrpremė derisa i hoqėn prej aty. Disa nuk mund ta pėrballonin grevėn urisė fizikisht, por kanė refuzuar deri nė fund ndihmėn mjekėsore. Morali dhe solidariteti midis nesh ishte shembullor. Pas shtatė dite grevė urie ia arritėm fitores, shokėt i hoqėn nga qelia e kriminelėve dhe i sollėn te ne, nė qelitė tona
Pyetje : Ti, ke qenė nė njė qeli me dėshmorėt e kombit, Fadil Vatėn dhe me Afrim Zhitinė, na thuaj pėrshtypjet tua pėr kėto dy figura tė ndritshme tė popullit tonė !
Sabit Veseli : Pėr dėmshorėt, Fadil Vatėn e Afrim Zhitinė, mund tė flasim ditė e net, ata kanė qenė shpirti i popullit dhe nuk do tė harrohen kurrė pėrjetė deri sa tė ekzistojė populli shqiptar. Ata, ishin, me mish e me shpirt, promotorėt e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar tė kohės, me njė fjalė Fadili e Afrimi u dėshmuan si pishtarėt kryesorė tė Lėvizjes, pas Jusuf Gėrvallės dhe Kadri Zekės, qė u vranė nga UDB-ja famėkeqe jugosllave.
-Pushka dhe pena pėr ata, ishin tė pandara.
Lexonin shumė, si literaturė kombėtare ashtu edhe atė botėrore. Ishin tė mahnitshėm me diskutimet, analizat dhe konkluzionet e tyre qė u bėnin literaturės qė lexonin, ngjarjeve kombėtare e ndėrkombėtare
Pyetje : Ju kishit arritur qė tė merrni nė burg edhe literaturė ilegale, si kishte mundėsi tė furnizoheshit me libra tė tilla, kur diheshin mbikėqyrjet dhe censurat e rrepta tė administratės sė burgut?
Sabit Veseli: Ėshtė shumė e vėrtetė se kemi futur dhe lexuar edhe libra tė ndaluara, madje edhe nga Shqipėria. Fadil Vata pasi qė doli nga burgu, mė 1987, na dėrgonte literaturėn nėpėrmes njė romi, quhej, Avdi dhe punonte nė burg; materialet na vinin nė mes kopertinave tė librave, tė shtypura nė « Rilindje ». Bardhyl Mahmuti i kishte lidhjet drejtpėrdrejt me kėtė rom. Ky rom na jepte edhe bukė kur i jepej mundėsia.
Pyetje : Na e pėrshkruaj pak ditėn kur dole nga burgu i Pozharevcit?
Sabit Veseli : Pas 7.5 viteve burg nė Pozharevac, nė zyrėn e administratės sė burgut mė mori nė pyetje njė udbash i Ministrisė sė Drejtėsisė sė RFFJ-sė.
« Ku do tė banosh, si tė dalėsh nga burgu , nė Jugosllavi?! »
« Nuk e kuptoj gjuhėn serbe!»
« Pse nuk flet serbisht, ti ?»
« Sepse ma lejon Kushtetuta e 74-it, lejon tė flas vetėm shqip, dhe unė do tė jetojė nė vendlindjen time, vetėm nė Kosovė dhe askund tjetėr!»
Pyete : A ėshtė e vėrtetė se ti ke qenė gjithnjė i armatosur, pas daljes nga burgu?
Sabit Veseli : Kjo, ėshtė shumė e vėrtetė. Kur kam dalė nga burgu e vazhdova veprimtarinė time pėr ēlirim e ribashkim kombėtar nė kuadėr tė LPK-sė.
-Tėrė jetėn nė rrugė kam qenė me njė pistoletė, kurse nė shtėpi kam fjetur me kallash nėn jastėk dhe me fishekė nė grykė.
Nga viti 1988, kur kam dalė nga burgu, e deri mė 1992, kur kam ikur nė Zvicėr, kam qarkulluar nėpėr krejt Kosovėn, kurrė nuk jam frikėsuar se po mė arreston policia serbe. Njėherė mė kishin arrestuar, mė kurrė, s“do t“i lejoja; o do t“i vrisja ose do t mė vrisnin, -i gjallė nė duar tė tyre, jo se jo.
Pistoletėn me dy karikatorė dhe 30 fishekė i kisha me veti, nė brez, gjithmonė.
Njė rast, nė Skėnderaj, pati njė kontrollim nga policia serbe, mua nuk mė kontrolluan, vetėm mė shikuan nė distancė, po tė tentonin pėr t mė kontrolluar, do t“i vrisja nė vend.
Pyetje : Sabit, thonė se je njė adhurues i flaktė i Enver Hoxhės, edhe pas kėtyre ndryshimeve tė sistemit monist ?!
Sabit Veseli : Sė pari, ēdo shqiptar ėshtė pėr njė ndryshim e pėr njė demokraci tė mirėfilltė qė e ēon Shqipėrinė pėrpara.
Sali Berisha, e shkatėrroi ēdo gjė qė kishte ndėrtuar i madhi Enver Hoxha; Ushtrinė Popullore, Ekonominė Popullore, Arsimimin Popullor, Shėndetėsinė Popullore. Krejt ēka ėshtė e keqe dhe e dėmshme pėr popullin lejohet sot nė Shqipėri : droga, gjakmarrja, prostuticioni, trafikimi me femra tė reja; sot, u mbushėn Italia, Greqia e shtete tjera evropiane me vajza tė reja shqiptare qė e shesin trupin rrugėve evropiane etj. Pastaj, Klani i Zemunit, me Fazlliqin me kompani, ėshtė i ulur kėmbėkryq midis Tiranės.
-Tė gjitha kėto mė shtyjnė qė ta adhuroj edhe mė shumė personalitetin e Enver Hoxhės. Ai, ka qenė shqiptar i vėrtetė qė vėrtetė e ka pas siguruar pavarėsinė dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Vetėm injorantėt politikė dhe tradhtarėt nuk e duan kėtė burrė shteti qė e shpėtoi Shqipėrinė nga pushtuesit e huaj, veēanėrisht nga tradhtari dinak, Tito
Pyetje : Kur ke ardhur nė Zvicėr, angazhimet tua patriotike dhe ēmendon pėr shtetin zviceran?
Sabit Veseli : Nė Zvicėr kam ardhur mė 1992, me dokumente false. Pas njė viti e kam fituar strehimin politik. Pastaj, e kam vazhduar aktivitetin tim tė pa ndėrprerė nė LPK. Organet e shtetit zviceran na kanė ndihmuar shumė, na kanė dhėnė asistencė sociale dhe nuk na kanė penguar nė organizimin tonė. Zvicra, ishte vendi kryesor nė Evropė ku mblidheshin ndihmat pėr UĒK-nė. Unė kam qenė si pėrgjegjės pėr mbledhjen e ndihmave nėpėrmes Fondit « Vendlindja Thėrret » si dhe pėr mobilizimin e vullnetarėve tė UĒK-sė. Kėto aktivitete i bėnim nė Klubin « Pėrparimi » nė Cyrih. Mė digjej zemra flakė pėr ti ndihmuar ushtarėt e Komandant Adem Jasharit, dhe nė kėtė detyrė mbi detyrat kisha shumė shokė nga tė gjitha viset shqiptare
Edhe tani i jem mirėnjohės shtetit zviceran, sidomos ndaj ministreshės sė Punėve tė Jashtme, e cila e para nga shtetet evropiane e njohu Pavarėsinė e Kosovės.
Pyetje: Sabit Rakia, i thashė duke qeshur; -ēka po na thua pėr nė fund tė kėsaj bisede?
Sabit Veseli: Ti e din shoku Dan, se unė nuk jepi intervista, po pėr hatėr tėnd pranova tė bėjė kėtė bisedė.
Unė: Rrofsh sa malet o shoku e bashkėvendėsi im i dashur!
Sabit Veseli: Rrofshin shokėt. bashkė me familjarėt e dėshmorėve!
Sabiti, ishte tėrė jetėn i pėrkushtuar, me mish e me shpirt, pėr ēlirim e ribashkim kombėtar.
Ishte shumė i dashur me shokė. Me kundėrshtarėt dhe me dallkaukėt ishte i gatshėm qė, aty pėr aty tė ballafaqohej me “ta.
I urrente pseudopatriotėt e titistėt e hapur e tė kamufluar.
Me armikun nuk bėnte kurrfarė kompromisi. Ishte, trim e i vendosur, gjithnjė i pari nė sakrifica e i fundit nė pretendime.
Mbrojtės i sė vėrtetės nė ēdo ēast e nė ēdo vend.
-Kishte respekt tė madh pėr trimat e njohur, Ahmet Delinė, Azem Bejtėn , Shotė Galicėn, Dan Dorocin, Shaban Polluzhėn, Adem e Hamėz Jasharin, Fehmi e Xhevė Lladrovcin e pėr gjithė dėshmorėt e kombit...
Rėnia heroike e Tahir Mehės nė Prekazin legjendar, mė 13 maj 1981, me babain, -plakun Nebih, qė kishin rezistuar 20 orė pa ikur nga pozitat e tyre dhe duke kėnduar: "O Shqipni mos thuaj mbarova, se bijtė e tu, o ende janė tė gjallė!" -i kishte dhėnė Sabitit vrull luftarak tė papėrshkruar.
-Gjatė kėsaj ngjarje; ai, ishte nė Burgun e Qarkut tė Mitrovicės, nė hetime, nė njė qeli me Ilmi Muzaqin dhe Idriz Gėrvallėn, me tė cilėt kalonte si me vėllezėr, po ja qė nė ēeli ia sjellin edhe njė serbo-malazez, pėr vepra ordinere, i cili i provokon duke u thėnė se si ka mundėsi qė tė vriten policėt nė shtetin e vet, ėshtė fjala pėr policėt qė i kishte vrarė Tahir Meha. Sabiti, pa njė pa dy, qe i gatshėm qė ta sulmonte provokatorin; i thotė rreptė, qė ta mbyllė gojėn se ta kėpus kryet si tė derrit! Falė tėrheqjes dhe heshtjes sė serbo-malazezit nuk u bė mė keq
Sabiti , ky atdhetar i flakėt, shumė i dashur e i ndershėm, militant i papėrkulur, trim mbi trima, ky hero i heshtur, tė kujton gjithė dėshmorėt e kombit qė e bėnė vdekjen si me le.
E dashura familje e Sabit Veselit!
Tė nderuar miq dhe tė afėrm tė Sabit Veselit !
Pėr ju, birin tuaj, shokun tuaj, babėn tuaj shumė tė dashur, mikun tuaj, humbja e tij ėshtė njė mungesė e madhe, por, edhe ne bashkėmendimtarėt e bashkėveprimtarėt e tij e ndiejmė thellė nė zemėr humbjen e Sabitit tuaj tė dashur, shokut tonė tė shtrenjtė e besnik, ashtu sikur na u ėshtė hequr njė pjesė e zemrave tona, ashtu siē shkėputet njė meteor nga qielli!
Si ju, ashtu edhe ne - heroin tonė tė heshtur do ta kujtojmė e nderojmė gjithmonė pėr veprėn patriotike e heroike tė tij!
Emri dhe vepra atdhetare e Sabit Veselit, pėr liri e ribashkim kombėtar, do tė mbetet gjithmonė nė kujtesėn dhe shpirtin e mbarė popullit shqiptar!
LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS TĖ SABIT VESELIT!
Zvicėr, 1 shtator 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 123 vizitorë |
| Lexuar:
2,361 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16 EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia... |
| Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri |
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12 Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|