| GAFURR ADILI: A TĖ KA NGJEL NDONJĖ PIKĖ GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI ! |
| Publikuar më 03 shtator, 2010 nė orėn 18:34 ( ) |
Lajme | |
|
|
|
Zoti Ali AHMETI !
Nuk mbahet mend, as nė kohėn e ish RSFJ-sė dhe as nė kohėn e ish kralevinės, qė ti e kupton mė mirė nė sllavisht se sa me ta thėnė shqip: Mbretėria Serbo Kroato Sllovene, kur shqiptarėt njiheshin si banorė tė Juzna Srbija (Serbia Jugore),
qė sllavėt pa identitet gjuhėsor, fetar, shtetėror dhe kombėtar, tė vetėquajtur sllavo-maqedonas, ta kenė ofenduar dhe denigruar kaq shumė Kombin Shqiptar, sa e kanė ofenduar dhe denigruar, fillimisht pėrmes Enciklopedisė dhe tani edhe pėrmes Gjografisė sė tyre, gjatė bashkėqeverisjes (kolaborimit) tėnd me Qeverinė e antishqiptarit Nikolla GRUEVSKI me Co.
Askush, as edhe ish Lidhja Komuniste e Jugosllavisė nė Maqedoni, dhe as Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD),
si dhe as Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tė cilat ti dikur i quaje parti tradhėtare, nuk e kanė denigruar popullin shqiptar tė Shqipėrisė Lindore (Lugina e Vardarit ILIRIDA) nėn Maqedoni kaq shumė, se e ke denigruar ti dhe partia yte, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (DUI), gjatė gjithė kėsaj periudhe tė kolaborimit tėnd dhe bandės tėnde, me emrin DUI (Demokratska Unija za Integracija), fillimisht me LSDM-nė e Branko CRVENKOVSKIT dhe tani edhe me VMRO-DPMN-nė e Nikolla Gruevskit.
Zoti Ali AHMETI !
Tė heshtėsh duke qėndruar edhe nė qeveri me sllavo-maqedonasit e ardhur nga Karpatet, kur fyhen shumė rėndė shqiptarėt e iliro-pellazgėve, duke na quajtur ne shqiptarėt edhe gabelė, nuk mund tė ketė asnjė arsye pėrveē se, sa mė poshtė vijon:
1. Edhe veprimtaria yte e mėhershme, nė kuadėr tė Lėvizjes Atdhetare (ilegale) tė Kosovės dhe trojeve tė saj, del shumė e dyshimtė, pėr ēka gjatė luftės sė Kosovės (nė korrik 1998) nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) je akuzuar pėr TRADHETI, me dy akuza:
a). Fajtor pėr rėnien e Luan HARADINAJT dhe
b). Fajtor pėr dėshtimin e Zonės Nr. 2 tė UĒK-osovės, qė ishte nė trojet shqiptare nėn IRJM, Komandant i tė cilės ishe ti,
por qė asokohe nga dėnimi dhe ekzekutimi me vdekje tė patėn shpėtuar Zoti Ramush HARADINAJ dhe edhe Bardhyl MAHMUTI.
Gjatė gjithė veprimtarisė tėnde nė kuadėr tė LPK-sė (Lėvizja Popullore e Kosovės), as ti dhe as e gjithė Kryesia e LPK-sė, me nė krye dajėn tėnd, Zotin Fazli VELIU dhe Zotin Musa XHAFERRI, asnjėherė nuk keni dhėnė llogari pėr rėniet (vrasjet) dhe arrestimet e bijve dhe bijave mė tė mira tė LPK-sė (para vitit 90-tė) dhe mė pas (pas vitit 90-tė) edhe tė UĒK-sė, gjė kjo qė dėshmon se nė krye tė ish LPK-sė, dhe me kėtė rast edhe tė ish UĒK-sė, kėmbėkryq ka qenė e ulur ish UDB-ja jugosllave dhe...
Gjithashtu, ėshtė folur dhe vazhdon tė flitet, bile edhe Gazeta SHQIP e Tiranės dhe Gazeta SHQIP e Tetovės, kanė pas shkruar se daja yt, Fazli VELIU (ish Kryetar i LPK-sė), ka qenė nė shėrbim tė UDB-sė dhe se nga njė kolonel serb (nė vitin 1994) ka marrė 8.000 USA dollarė pėr shėrbimin e tij ndaj UDB-sė.
Dhe, daja yt, Zoti Fazli VELIU, me imunitet (deputet) nė Sobranien (Parlamentin) sllavo-maqedonas tė Shkupit, nuk e paditi Gazetėn SHQIP tė Tiranės dhe Gazetėn SHQIP tė Tetovės.
Pse Zoti AHMETI...?!
Sepse atėherė edhe do tė dilte e vėrteta...
2. Edhe konfliktin e vitit 2001 e ke filluar me njė plan tė qarqeve antishqiptare.
Fillimisht (nė tetor tė vitit 2000) bashkė me dajėn tėnd, Zotin Fazli VELIU, keni shkuar nė Paris, ku bashkė me ju dy ėshtė dashur tė vinte edhe Shefit Xhaferri (Kravata) nga Gostivari, por qė ju nuk e keni marrė Kravatėn dhe nė Paris keni shkuar vetėm.
Pastaj, nė nėntor tė vitit 2000, pas kthimit tuajė nga Parisi, tė vilat rezidenciale nė Pogradec, ti je takuar mė Zotin Branko CRVENKOVSKI, kryetar i LSDM-sė, atėherė (nė vitin 2000) nė opozitė.
Dhe, pas takimit tė Pogradecit, pikėrisht nė dhjetor tė vitit 2000, nė Chikago tė SHBA-ve vdes (nga njė infarkt nė zemėr) Profesor Sulejman ELEZI nga Kėrēova, i burgosur politik qė nė kohėn e sundimit tė kriminelit Aleksander RANKOVIC
dhe edhe mė pas gjatė vitit 1981, sepse ju dy (ty dhe Fazliun) Sulejman ELEZI iu quante njerėz tė UDB-sė.
Por, para se tė vdiste veterani i ēėshtjes kombėtare, Profesor Sulejman ELEZI, nga njė aksident (me traktor) nė Itali vdes
edhe shoku e bashkėluftėtari i Tij dhe i Dėshmorit tė Kombit Rexhep MALAJ, atdhetari i shquar Avni ELMAZI nga fshati Sėrmovė i Gostivarit, i cili (nė vitin 1991) ty tė kishte dhėnė 100.000 marka gjermane (qė Avniu i kishte grumbulluar nga bashkėfshatarėt e tij nė Itali, Zvicėr dhe Gjermani) pėr armatim, por qė ti dhe banda yte ia grabitėt dhe...
Kurse, tė gjithė anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-ombėtare, pėrveē Zotit Fazli VELIU, Zotit Musa XHAFERRI
dhe agjentit tė KOS it, Zotit Gėzim OSDRENI, tė gjithė bashkėluftėtarėt e tjerė i likuidove fizikisht dhe politikisht...
Tė gjithė bashkėluftėtarėt, me tė cilėt e fillove konfliktin nė IRJM (nė vitin 2001) ose i vrave dhe ose po i kalb nėpėr burgjet sllavo-maqedonase, si vijon:
Zotin Ridvan NEZIRI (Kom. HOXHĖN) e vrave atėherė kur kolaboroje dhe e kaloje muajin e mjaltit me atė qė duartė e tij i ka tė lyera me gjakun e shqiptarėve tė Ladorishtės, tė Bit Pazarit, tė Gostivarit, tė Haracinės, tė Bicincės, tė Kondovės..., me Zotin Branko CRVENKOVSKI.
Kurse, Zotin Harun ALIU (Kom. KUSHTRIMIN) e vrave gjatė dashurisė tėnde tė pėrjetshme me kriminelin tjetėr Nikolla Gruevski, me tė cilin bashkarisht i lyet duartė tuaja me gjakun e Brodecit.
Zoti Ali AHMETI !
Nėse tė ka ngelur vetėm njė pikė gjak shqiptari dil para popullit shqiptar dhe rrėfeju para tij, se kush ke qenė dhe kush nė tė vėrtetė jė ti, kur dhe kush ta ka shkelur bishtin.
Dhe, tė jesh shumė i sigurt, qė ashtu si populli shqiptar edhe ne, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombėtar (FDBK), do tė marrim nė mbrojtje dhe as ty dhe as familjen tėnde nuk do ta gjejė asgjė e keqe, vetėm e vetėm qė ti tė mos e denigrojsh Kombin Shqiptar edhe mė shumė se sa e ke denigruar dhe je duke e denigruar edhe tani.
Nė tė kundėrtėn e kėsaj, Zoti Ali AHMETI, ne tė FDBK-sė, po tė paralajmėrojmė se do tė jemi tė shtrėnguar qė ta publikojmė: DOSJA E ZEZE E ALI AHMETIT...!; prandej, urgjentisht largohu nga kolaborimi me sllavo-maqedonasit e kriminelit Nikolla GRUEVSKI dhe pėrfundimisht jepi fund denigrimit tė shqiptarėve, se pėrndryshe shumė rėndė do tė ndėshkojė historia....
Sinqerisht;
Kryetari i FDBK-sė, Mr. Gafurr ADILI nga Kėrēova.
Tiranė, mė 02 shtator 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 39 vizitorë |
| Lexuar:
716 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TĖ POHUARA TĖ... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:51 DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TĖ POHUARA TĖ KUSHTETUTĖS DHE/APO INSTRUMENTEVE/DOKUMENTEVE NDĖRKOMBĖTARE MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT TĖ CILAT ZBATOHEN DREJTP... |
| Uniteti pėr kompromisin e madh |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:46 Nė vitin 2007 Lėvizja VETĖVENDOSJE! kundėrshtonte Planin e Ahtisaarit. Politikanėt e asaj kohe, disa prej tė cilėve edhe tė kėsaj kohe, i thonin popullit t... |
| LB: DEKLARATĖ PĖR MEDIA |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:41 Kosova tė mos heshtė!
Pas gjendjes dymbėdhjetėvjeēare nė veri tė Kosovės, pas dėbimit tė popullatės shqiptare nga kjo pjesė, pas rezistencės sė popullat... |
| Serbia tė heq dorė nga destabilizimi i rajoni... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:33 Ministri i Punėve tė Jashtėm, Enver Hoxhaj, duke folur para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, nė mbledhjen pėr Kosovėn, i ka bėrė thirrje Serbisė tė heq... |
më shumë nga - Lajme » |
|
|
|
|
|