Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
... E THEM ME DHËMBJE TË MADHE...TURP PËR QEVERINË TONË!!!...TURP PËR UDHËHEQËSINË E SOTME TË KOSOVËS....!!!
Publikuar më 03 shtator, 2010 në orën 18:42 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të dashur e të respektuar lexues, të faqes më atdhetare e patriotike, më korrekte dhe shumë të dashur për Ju e për mua ALBANIAPRESS…dua t’u them se unë në këtë faqe, kam gjetur një copëz Atdhe, që më ngroh shpirtin e hidhur e të helmuar të mërgimtarit, që me mendje e zemër, me mall të pashuar dhe me kujtime, parreshtur, jeton e mendon, pa shkëputje për vendin e të parëve, për Shqipërinë, Kosovën shqiptare, për të gjitha trojet etnike të copëzuara në shekuj e të ndara nga trungu amë, Shqipëria, ku ende edhe sot e kësaj dite po vuan ky populli im nga mosinteresimi, nga indiferenca, nga heshtja, për këtë çështje, më madhorja e trojeve etnike shqiptare, të mbetura nën republikat sllave të ish-Jugosllavisë, por dhe të Çamërisë të mbetur edhe ajo nën regjimin grekofashist!?.
Në “Albaniapress” e gjej veten time në mes Jush o patriotët e mi atdhetarë, o bashkëkombasit e mi atdhedashës, në mes të analistëve të njohur e të palodhur, të penave të ndritura e të guximshme, që shkruajnë drejtë e qartë për çështjen Mbarëkombëtare, për problemet e mbarë shqiptarisë!!!.

Ndaj o miqtë e mi të mirë, nuk mundem të mos përmend Dr. Mehdi Hysenin, profesor i nderuar, analistin e zot të çështjes Mbarëkombëtare shqiptare, Koço Danaj, kryeredaktorin e albaniapress Faik Smajli, Arben Dervinën dhe Beqir Elshanin!...Por “takohem” edhe me Zeqir Gërvallën, Afrim Morinën, Albin Kurtin, Adnan Abrashin, Fadil Shytin, Kristina Rasin, Xhemil Beqirin, Tafil Durakun, Avdi Ibrahimin, Ramadan Pllanën, Xhevat Bislimin, e shumë e shumë të tjerë!!!

Edhe te “ Pashtriku” i Sheradin Berishës, apo te faqja “Shqipëria e Bashkuar” lexoj me kënaqësi shkrime të atdhetarëve patriotë dhe të bashkëkombasve të mi, ndaj gëzohem që janë shumë dhe më vjen keq që, unë nuk mundem t’i përmend të gjithë, por duhet ta dinë se i respektoj dhe i nderoj në heshtje...ju them me krenarinë e shqiptarit “Ju lumtë dora dhe mendja!”.

Ndaj me dëshirë të madhe, i nxitur nga ndjenja atdhetare, dua të shpalos para Jush, në faqen atdhetare “ Albaniapress”, i bindur se vetëm Ju do të më kuptoni drejt mua, në brengën time të madhe e të kahmotëshme ( që prej 28 vitesh!?!), brengë, që kurrë s’më ka lënë të qetë, e cila e ka zanafillën e saj, që nga dita ogurzezë e vrasjes famëkeqe të tre Yjeve të Shqiptarisë, më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, pranë Heilbronit në Gjermani, ku dora e Zezë e UDB-së gjakatare, e ndihmuar nga tradhëtarët shqipfolës, vrau Jusufin e Madh, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën!!!

...... Kaluan plot 28 vite dhe vrasësit kriminelë ende nuk janë zbuluar!? Me siguri janë në mes nesh... ecin lirshëm ditën për diell, pa ju frikësuar asgjëje!!! Nuk janë zbuluar!?... Eh... kush do t’i zbulojë??? Kjo qeveria jonë inekzistente!??... Këta qeveritarët tanë, kukulla të ndërkombëtarëve ??? Kush??? Cilët??? Nuk kanë si interesohen këta qeveritarë kukulla... se.. se....ata... që ndihmuan në këtë krim të shëmtuar, ata soji i lig spiunësh e tradhëtarësh... me siguri mund të jenë... jo or jo... janë në këtë qeveri...në qeverinë Thaçi!?!

Jusufi, Kadriu, Bardhoshi, ishin bij të këtij populli, ishin TRIMAT, që u flijuan për këtë popull, ishin Yjet e lirisë, që farkëtuan rrugën drejt LIRISË e PAVARËSISË, drejt çështjes Kombëtare Mbarëshqiptare!!!

E pra Ky Popull i shumëvuajtur duhet ta dijë se, kush ja vrau djemtë e tij...??? Kush i tradhëtoi YJET E SHQIPTARISË.???...Cila qe ajo dorë vrastare, që preu jetët e TRIMAVE në mes???

Si atdhedashës patriot, kam qenë i bindur se, posa të pavarësohet Kosova, kriminelët vrastarë e të pabesë, do të dalin para drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar!!! Por.. paskam qenë gabuar....ende joooo....asgjë nuk është bërë!!!...

........Jusufi ishte i Madh... Aftësitë intelektuale, inteligjenca, guximi dhe largpamësia e Jusufit i vuri në “hall” armiqtë dhe këlyshët e tyre, e “shqetësoi” shumë UDB-ën, e cila e ndoqi deri përtej kufijve të atdheut, për ta asgjesuar me vdekje, bashkë me shokun e vëllanë e tij, sepse shihte tek ai një kundërshtar të “rrezikshëm” për regjimin e Titos!...

Si bashkëveprimtar dhe shok i ngushtë i TRIMAVE, Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, unë kurrë nuk kam qenë i qetë për këtë vrasje makabre...Kam shkruar në librat e mi për TRIMAT, për veprimtarinë e tyre patriotike e atdhetare, për ato vite të stuhishme, ku fati i jetës, të cilit i falenderohem, më njohu e më lidhi ngushtë me Ta, duke u bërë bashkëveprimtari më i afërt i Vëllezërve Gërvalla!....

Shokëve të mi të idealit, TRIMAVE, do t’u qëndroj besnik deri në fund të jetës sime! ...Dhe duke qenë përherë me brengën e madhe, për mosgjetjen ende të kriminelëve vrastarë, vendosa të ngre zërin tim të revoltës( jo se nuk e kam ngrit dhe më herët, por jo në këtë mënyrë!?...), duke u nisur, që këtu, ku jam në mërgim, Gjermani, vendi ku u krye ai atentat makabër!

Ndaj, për zbulimin e kësaj vrasje, me dt..........., në emrin tim, i dërgova një letër Kancelares së Gjermanisë Dr. Angela Merkel! Po në të njëjtën ditë, një letër të tillë, pra për zbulimin e vrasësve, i dërgova edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaçi, i cili me “pompozitet” të madh përherë deklaron ...”se tash Kosova është shtet sovran, i lirë e i pavarur....!?”

Nga shteti gjerman, nga zyra e Kancelares Angela Merkel, brenda 8 ditëve e morra përgjigjen e letrës time, ku më dhanë premtimin se, do ta marrin parasysh kërkesën time, të cilën ata vetë, si zyrtarë korrekte, e kishin dërguar në ministrinë përkatëse, ku edhe prej atje m’u përgjigjën me shkrim brenda 6 ditëve, duke më dhënë adresën e saktë, se ku të drejtohem më tutje. Ju shkruajta edhe atyre... përsëri korrektësi ....m’u pergjigjën me shkrim (letër), duke më sqaruar se, do ta analizojnë këtë çështje dhe do të më informojnë edhe më tutje, nëse do të ketë diçka të re…!?

Prita përgjigje edhe nga këta tanët...deri më sot asgjë! E pra ku është korrektesa e qeveritarëve tanë.... e këtij shteti?! Krahaso o popull.! Gjithë ai shtet Gjermania, me miliona e miliona banorë, jo vetëm që nuk neglizhoi t’i përgjigjej një letre të dërguar nga një i huaj, nga një emigrant, por me korrektesën më të madhe e dërgoi shkallë, shkallë deri në destinacionet e duhura, për një përgjigje më të saktë!

E këta tanët... as që i brejti ndërgjegja, qoftë edhe për dy gisht letër-përgjigje!?!.... Këta tanët, e them me plot gojën, por me dhëmbje... nuk kanë dert e turp!!! Prandaj kurrë nuk kanë për të qenë korrekt, ky soj i ligë i qeveritarëve të Kosovës së (pa)varur!!!

...Dhe...duke parë edhe gjendjen në të cilën ndodhet populli im sot... vetvetiu më del një ofshamë:”... Mjerë ti o popull kë ke në ballë!?”... E di, që ju zotrinj keni punë të tjera, të “shumta”....jeni në “ hall” se, doni që, gjatë mandatit tuaj në qeverisje (ashtu si kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme) të pasuroheni mirë e mirë, të merreni me hallet e minoritetit serb, apo të minoriteteve të tjera, dhe nuk keni kohë të merreni me problemin dhe përgjigjen në fjalë!?!... Pa dyshim, që kjo çështje për ju është e “vogël”.... dhe ju me “vogëlsira” nuk merreni...kështu që me siguri, ajo letra ime, ka përfunduar në ... në...koshin e plehrave!? Por ama, ju “të nderuar”qeveritarë .kurrë mos harroni se, vepra e të Madhit Jusuf, Kadri e Bardhosh, asnjëherë nuk do të zbehet, ... por do të ngrihet e do të lartësohet e do jetojë në përjetësi, doni apo nuk doni ju, dëshironi apo nuk dëshironi ju!!!. Vepra e tyre do të rrojë sa vet populli ynë!!!

.....Edhe në këtë prag të 65 vjetorit të ditëlindjes Tënde o Jusuf Gërvalla, po të them, se Ti vetëm ditëlindje ke...se je i gjallë në mes të të gjallëve bashkë me veprën Tënde të pavdekëshme, e cila edhe sot është tepër aktuale, mëse e nevojshme se kurrë për këtë popull, për Kosovën Tënde, për mbarë shqiptarinë!.. Rron or rron.vepra Jote O JUSUF GËRVALLA... dhe dije mirë, se ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite, t’ju vrasë sytë atyre, që nuk ja duan të mirën këtij populli, për të cilin Ti NUK U KURSEVE KURRË......POR DHE JETËN TËNDE!!!



Të dashur Lexues!

Ashtu si e ceka në shkrimin tim, po ju jap më poshtë edhe letrat e mia, dërguar Kancelares Angela Merkel dhe shtetit gjerman, me kërkesën time, për zbulimin e vrasësve të TRIMAVE, të shokëve të mi të Idealit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, si dhe përgjigjet e këtyre letrave nga zyrat qeveritare gjermane ( të përkthyera edhe në gjuhën shqipe) Gjithashtu edhe dy letrat e mia, po për këtë çeshtje, dërguar Kryeministrit Thaçi, në Prishtinë, por....të mbetura deri më sot pa përgjigje nga ai!?...





Letra drejtuar Znj.Merkel



Sehr geehrte Frau Merkel,

Kanzlerin der Bundesrepublik Deutschland!



Zuerst bitte ich Ihnen um Entschuldigung in Bezug auf die Störung und die Zeit, die ich Ihnen nehme.

Ich heisse Faridin Tafallari. Ich bin geboren am 01.02.1951 in Struzh bei Prisren, in Kosovo. Ich bin in Deutschland gekommen im März 1973, als vorläufiger Gastarbeiter, wo ich noch heute mit meiner Familie, meiner Frau und meinen vier Kindern weiterlebe, in der Umgebung von Stuttgart, Heiterbach mit der Adresse Horber Str. 37, 72221 Heiterbach.

Ich bin sehr dankbar Ihrem Staat und Ihrem Land, das in schlechte Zeiten der Arbeitslosigkeit in meiner Heimat Kosovo, mir und meinen Landsleuten erlaubt hat dort zu arbeiten und hat mir ermöglicht hat dort zu arbeiten und zu leben mit meiner Familie. Ich, meine Familie und meine Landsleute sind sehr dankbar dem Staat Deutschland auch für die allgemeine Hilfe, de runs geleistet hat vor und während des Krieges in Kosovo, als Deutschland die Tür geöffnet hat und Unterkunft den Kosovaren geboten hat.

Deutschland ist ein Staat, der die Unabhängigkeit von Kosovo anerkannt hat.

Wie es bekannt ist, später in Bundesrepublik Deutschland sind auch viel von meinen Landsleuten von Kosovo gekommen um zu arbeiten und um politisches Asyl zu verlangen, weil sie von jugoslawischen UDB verfolgt worden sind. Ein von ihnen war auch Jusuf Gërvalla, der verfolgt von damaligem serbischen Regime und gewann politisches Asyl in der Bundesrepublik Deutschland im Jahre 1979.

Jusuf Gërvalla gehörte der Generation der Kämpfer, die gegen das serboslawische Regime für die Freiheit ihres Volkes gekämpft haben. Im 17 Januar 1982, in Untergruppenbach, in Heilborn, warden Jusuf Gërvalla, sein Bruder Bardhosh Gërvalla und ihr Freund Kadri Zeka getötet. Drei ehrfürchtige Söhne von Kosovo und der albanischen Nation, Kämpfer der Freiheit!

Es sind 28 Jahre vergangen und es ist nichts erhellen worden, wer die Mörder von ihnen waren!

Es ist gesagt, dass jugoslawische UDB sie ermordert hat!?? Also UDB war fähig auch jenseits der Grenzen die Söhne von Kosovo zu ermorden, die für die Kosovos Freiheit kämpften!?



Sehr geehrte Kanzlerin!



Wir haben lange erwartet, weil Kosovo von Jugoslawien besetzt war, aber heute sind wir frei und verlangen die Erhellung dieser furchtbaren Ermordung. Das war ein grosser Verlust für unsere Nation, aber das geschah in Ihrem Land!

Unsere Bitte besteht darin, dass Sie als eine fähige Poltikerin und eine wüdige Kanzlerin eines starken Staat Ihre Hilfe um die Erhellung dieser Ermordung zu geben, die bis heute ohne Autor geblieben ist!!!!

Herzlichen Dank für die Annahme meines Briefes und bleibe in Erwartung Ihrer wertvollen Antwort!



Respektvoll FARIDIN TAFALLARI Haiterbach 22.01.2010







E nderuara zonja Merkel, Kancelare e Republikës Gjermane!

Në radhë të parë ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe për kohën, që po ju marr, të detyrës dhe punës suaj aq të çmuar e fisnike!

Quhem Faridin Tafallari. Kam lindur më 01.02.1951 në Struzhë te Prizrenit, Kosovë. Kam ardhur në Gjermaninë Federale në mars te vitit 1973, si punëtor i përkohëshëm (gastarbeiter), ku edhe sot e kësaj dite, së bashku me familjen time, gruan dhe kater fëmijë, ku dy prej të cilëve kanë lindur këtu, jetoj po në Gjermani, në rrethinat e Shtutgartit, në Haiterbach. Adresa ime është Horber str. 37, 72221, Haiterbach.

I jam shume mirenjohës shtetit dhe vendit tuaj, i cili në kohët më të vështira, të papunësisë në atdheun tim Kosovë, e cila në atë kohë ishte nën regjimin e ish-Jugosllavisë, më ka pranuar mua, ashtu si edhe shumë bashkatdhetarë te mi, duke më krijuar të gjitha mundësitë për të jetuar e punuar dhe për të mbajtur familjen time. Unë, familja ime si dhe bashkëkombasit e mi, gjithashtu i jemi shumë mirënjohës shtetit gjerman edhe për ndihmat e gjithëanshme që na ka ofruar, si para dhe gjate luftes në Kosovë, ku Gjermania i hapi dyert, duke strehuar shumë shqiptarë të Kosovës, bashkatdhetarë të mi, ku Gjermania si një shtet i fuqishëm në botë, qe një nga shtetet e para që dënoi gjenocidin mbi popullin e pafajshëm shqiptar të Kosovës dhe që njohu Pavarësinë e Kosovës!

Ashtu siç dihet, më vonë, në Gjermaninë Federale kane ardhur edhe shumë nga bashkëkombasit e mi, shqiptarë të Kosovës, për të punuar por edhe për të kërkuar strehim politik, për arsye se ishin të ndjekur nga UDB-eja jugosllave, ku shumë prej tyre e kanë fituar të drejtën e azilit politik. I tillë ishte dhe Jusuf Gërvalla, i cili i përndjekur nga regjimi i atëhershëm serb fitoi azil politik në Republikën Federale të Gjermanisë, në vitin 1979.

Jusuf Gërvalla i takonte atij brezi luftëtarësh, bijve të Kosovës martire, të cilët luftonin kundra regjimit serbosllav për lirinë e popullit të tyre! Më 17 janar të vitit 1982, në Untergruppenbach, në Heilbron, në një atentat makabër vriten Jusuf Gërvalla, i vëllai Bardhosh Gërvalla dhe shoku e bashkëluftëtari i tyre Kadri Zeka!!! Tre bij të devotshëm të Kosovës e kombit shqiptar, luftëtarë të lirisë!!!

Kanë kaluar 28 vite, që nga ajo vrasje makabre dhe deri më sot asnjë e dhënë nga shteti gjerman se kush, cilët qenë vrasësit e bijve martirë të Kosovës shqiptare!

U tha një fjalë “...i vrau UDB- ja jugosllave!??”..Pra dora e saj ogurzezë u shtri edhe jashtë kufijve për të zhdukur e vrarë bijtë e Kosovës që luftonin për lirinë e saj!?

E nderuara Kancelare!

Kemi pritur kaq gjatë, sepse Kosova ishte e okupuar nën Jugosllavi, por tani që jemi të lirë kërkojmë zbardhjen e kësaj vrasje makabre, që qe një humbje e madhe për mbarë kombin shqiptar, por që ndodhi në tokën tuaj!

Kërkesa ime dhe e bashkëveprimtarëve të Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes, te vrarë, qe të tre në Untergruppenbach, në Heilbronn, në atentatin e kobshëm të 17 janarit të vitit 1982, por besoj dhe për këtë jam i sigurtë, edhe e mbarë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Republikën gjermane, si dhe popullit shqiptar të Kosovës e viseve të tjera shqiptare, konsiston në atë, që ju, si një politikane e aftë e serioze dhe udhëheqëse e denjë e një shteti e populli vital të ndihmoni në zbardhjen e kësaj vrasje, e cila deri më sot ka mbetur pa autor!!!

Duke ju falenderuar përzëmërsisht, për pranimin e letrës sime, mbetem në pritje të përgjigjes suaj të vyer!

Me respekt FARIDIN TAFALLARI





Letrat dhe përgjigjet e zyrtarëve të shtetit gjerman...







Bundeskanzleramt D Freihet

Einheit

Demokratie

Bundeskanzleramt, 11012 Berlin

Herrn Faridin Tafallari HAUSANSCHRIFT Willy-Brandt-Strße 1,10557 Berlin

POSTANSCHRIFT 11012 Berlin

82221 Haiterbach TEL.+49 30 18 400-0

AZ 13-XK-70 235/10!01 Berlin, 1. Februar 2010





Sehr geeherter Herr Tafallari,

haben Sie vielen Dank für ihr Schreiben vom 22. Janar 2010 an Frau Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel. Wegen der Vielzahl der täglich eingehenden ist es der Bundeskanzlerin leider nicht möglich, in jedem Fall persönlich zu antworten. Hierfür bitte ich um Verständnis.

Nach unserer Verfassung sind für die Bearbeitung einzelner Fachfragen die einzelnen Bundesministerien zuständig. Für die von ihnen angesprochene Problematik ist innerhalb der Bundsregierung das Bundesministerium des innern das zuständige Fachministerium. Daher haben ich ihre Eingabe dorthin weitergeleitet.

Bitte warten Sie die Nachricht dieses Ministeriums ab und wenden Sie sich ggf. bei weiteren konkreten Nachfragen unmittelbar an das Bundesministerium dess innern, Alt-Moabit 101 D, 10559 Berlin.

Mit freundlichen Grüßen

Im Auftrag Schreiber (dhe nenshkrimi)











FARIDIN TAFALLARI

72221 Haiterbach

Haiterbach 29.03.2010



An BUNDERMINISTERIUM DES INNERN

Alt-Moabit101

10559 Berlin



Sehr geerhrte Damen und Herren,

Zuerst bitte ich Sie um Entschuldigung fur die Storung. Am 22 Januar 2010 wendete ich mich an Bundeskanzlerin, Frau Dr,Angela Merkel, mit der Bitte, zur Entdeckung der wahren Morder der Martyrer von Kosovo Jusuf und Bardhosh Gervalla und Kadri Zeka, die am 17 Januar 1982 in Untergruppenbach, Stuttgart, ermordet wurden, zu helfen. Herr Schreiber antwortete mir im Auftrag der Bundeskanzlerin mit dem Schreiben vom 01.Februar 2010,AZ 13-XK-70 25/10101, und teilte mir mit,dass Ihr Ministerium zustandig zur Bearbeitung meines Aliegens ist und deswegen meine Eingabe an Sie weiter geleitet wurde.

Unter diesen Umstanden bitte ich Sie sehr hoflich, dass Sie mein Anliegen bearbeiten und mir eine positive Antwort senden.

Dankend im Voraus fur Ihre Bemuhungen und zuversichtlich auf eine positive Antwort, verbleibe ich.



Hochachttungsvoll
Faridin TAFALLARI







Bundesministerium

Des Innern Freiheit

Einheit

Demokratie POSTANSCHRIFT Bundesministerium des Innern,53108 Bonn



Herr

Faridin Tafallari

72221 Haiterbach



Sehr geehrter Herr Tafallari,

für ihre Schreiben vom 22. Januar und 29. März 2010 danke ich ihnen.

Die späte Antwort bitte ich – bedingt durch personellen Engpass- zu entschuldigen.



Sie bitten in ihrem Schreiben das Bundesministerium des Innern (BMI) um Mithilfe bei der Erhellung der Morde an drei Kosovo-Albanern 1982 in Untergruppenbach, Heilbronn.



Dazu teile ich ihnen mit, dass Ihnen das BMI, entgegen Ihrer Erwartungen, leider nicht behilflich sein kann. Es ist weder eine Ermitllungs- noch Strafverfolgungsbehörde. Diese Aufgabe fällt entsprechend der grundgesetzlich vorgegebenen Aufgabenverteilung in die Zuständigkeit der Länderbehörden, und zwar der örtlichen Polizeidienststellen bzw.Staatsanwaltschaften.



Ich kann Ihnen daher nur empfehlen, sich an das

Innenministerium Baden-Württemberg

Dorotheenstraße 6, 70173 Stuttgart



zu wenden, in dessen Verantwortungsbereich die Polizeibehörden des Landes Baden-Württemberg fallen bzw.an das



Justizministerium Baden-Württemberg

Schillerplatz 4 , 70137 Stuttgart

Dem die Dienstaufsicht der Staatsanwaltschaften obliegt.

Ich bedaure, Ihnen keine andere Auskunft erteilen zu können; hoffe jedoch, Ihnen mit meinem Hinweis geholfen zu haben.



Mit freundlichen Grüßen

Im Auftrag

( Unterschrift )

Elke Schraa



An das Innenministerium Baden-Württemberg

Dorotheenstraße 6

70173 Stuttgart



Sehr geehrte Damen und Herren,



Als erstes stelle ich mich vor meine name ist Faridin Tafallari geboren am 1.02.1951 in Struzhe- Prizren.



Weitere angaben zu meiner Person können sie sich aus dem schreiben das ich an das Bundeskanzleramt bzw. An die Frau Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel geschrieben habe entnehmen.



Daher bitte ich sie Hochachtungsvoll und Respektvoll das schreiben was ich vom Bundesministerium des Inneren zu geschickt bekomen habe von Frau Elke Schraa(dafür bedanke ich mich recht Herzlich an Frau Schraa für die Hilfe) mich an ihnen zu wenden.



Mit dem gleichen Anliegen das ich auch an die Frau Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel schrieb-wende ich mich an sie das Innenministerium Baden-Württemberg um die drei Morde vor 28 jahren am 17 Januar 1982 in Untergruppenbach in Erhellung zu bringen.



Unter diesen Umständen bitte ich Sie sehr höflich, dass Sie mein Anliegen bearbeiten und mir eine positive Antwort senden.



Dankend im Vorraus für ihre Bemühungen und zuversichtlichkeit auf eine positive Antwort, verbleibe ich



HochachtungsvollFaridin Tafallari


---------------------------------------------------------
Përgjigje e letres 14.04.2010



Baden-Würtemberg

STATSANWALTSCHAFT HEILBRONN



Statsanwalschaft heilbronn. Postfach 3420. 74024

Herrn Datum 31.05.2010

Faridin Tafallari Name StA Meyer Durchwahl 07131 64-36100 72221 Haiterbach Telefax: 07131 64-36190

Aktenzichen 12 Ujs 18317/82

(Bitte bei Antwort angeben)



Ermittlungverfahren gegen Unbekan

Wegen Mordes zum Nachteil Jusuf Gervalla, Bardhosh Gervalla und Kadri Zeka



Ihre Schreiben vom 22.o1.2010 an Frau Bundeskanzlerin Merkel, vom 29.03.2010 an das Innenministerium Baden-Würtrmberg

Sehr geeherter Herr Tafallari,



bezugnehmend auf die oben genannten Schreiben, die jewels zustäandigkeitshalber an die Staatsanwaltschaft Heilbronn

als ermittlugsführende Behöde geschickt wurden, teile ich Ihnen

mit, dass das Ermittulungsverfahren gegen Unbekannt wegen Mordes zum Nachteil der drei oben genannten Opfer eingestellt werden musste, da keine Täter ermitteilt werden konnten. Auch unter Zugrudelegung der naheliegenden Annahme, dass der damalige jugoslawische Geheimdienst für die Ermittlungsansätze feststellen. Trotz intensiver Ermittlungsbemühungen, die teilweise noch in den 903r Jahren ihre Fortsetzung fanden, ließ sich der Fall nicht aufklären. Auch wenn Ihr Wunsch auf Wiederaufnahme des Verfahrens menschlich gut nachvollziehbar ist, so sind tatsächlich keine erfolgversprechenden Ermittlungsansätze bekannt und wurden von Ihnen auch nicht dargeleget, sodass es bei der Einstellung verbleiben muss. Seien Sie jedoch versichert, sollten in Zukunft erfolgversprechende Ermittlungsansätze beekannt werden, so wird das Verfahren von Amts wegen wieder aufgenommen.



Mit freundlichen Grüßen

Meyer

Staatsanwalt(Mit unterscrift)



[....në këtë përgjigje të fundit të shtetit gjerman, të zyrtarëve të tij korrekt, në letrat e mia të dërguara, vlerësohet gjetja e vrasësve të atentatit tragjik të 17 janarit 1982, e cila jo vetëm nuk eshtë lënë në harresë, nuk është mbyllur, por shikohet edhe me tutje....dhe për çdo gjë të re të zbuluar nga ana e tyre do të njoftohet.....]





Letrat dërguar Z. Thaçi...



I nderuar Zoti Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës!



Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimin, ju lutem të pranoni dhe të merrni në konsideratë letrën time!

Quhem Faridin Tafallari. Kam lindur më 01.02.1951 në Struzhë të Prizrenit. Që prej vitit 1973, jam larguar nga Kosova për në Gjermani, si i papunë, por dhe i përndjekur nga regjimi i urryer serb i ish-Jugosllavisë titiste, ku vazhdoj të jetoj dhe sot e kësaj dite, së bashku me familjen time, gruan dhe katër fëmijët, në rrethinat e Shtutgartit, në Haiterbach, Horber str. 37; 72221.

Në atë kohë, duke qenë i përndjekur nga armiku ynë i përbashkët serboçetnik, i cili kishte pushtuar tokat tona, si dhe nga zagarët udbashë shqipëfolës, si kryeudbashi Vesel Krasniqi dhe Asllan Skenderi, nuk kisha rrugë tjetër, pos të largohesha nga atdheu, me zemër të vrarë e me lotë në sy, të largohesha nga toka ime stërgjyshore, ashtu si shumë bashkëkombas të mi, atdhetarë e patriotë të vërtetë!

Në mërgim, këtu në Gjermani, kam punuar pandërprerje nga punët më të rënda. Por, që kur kam dalë nga toka mëmë, si veprimtar aktiv i çështjes madhore të lirisë dhe të fitores së të drejtave të popullit tim, kurrë nuk jam shkëputur, asnjë ditë, nga aktivitetet tona patriotike, të organizuara këtu në mërgim, që në ato vite të hershme, në rrugën drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe Çështjes Kombëtare, ku nuk ishte aspak e lehtë, sepse dihej që UDB-a titiste i kishte shtrirë kthetrat e saj edhe jashtë vendit tonë, dhe na ndiqte kudo!!!

Rruga e jetës së mërgimtarit, rruga e veprimtarit luftëtar, për lirinë e kërkuar në vite e vite nga populli im i shumëvuajtur, më takoi dhe më njohu me TRE YJET E PAVDEKËSISË, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke u bërë shoku dhe bashkëveprimtari më i afërt i JUSUFIT të MADH dhe Bardhoshit, deri në momentet e fundit, kur dora gjakatare e UDB-së, e ndihmuar nga spiunët udbashë shqipfolës i preu tre jetët e tyre rinore në mes, në atentatin tragjik e makabër të 17 janarit të vitit 1982, në Untergruppenbach, pranë Shtutgartit, në Gjermani!!!

Por ende deri më sot, kur kanë kaluar plot 28 vite, nga ajo ditë e zezë, nuk është zbardhur e vërteta e kësaj vrasje makabre, të ndodhur në tokën gjermane!??



Zoti Kryeministër!



Me këto pak rreshta e ndjeva si obligim që, së paku t’ju informoj për një biografi fare të shkurtër timen.

Por, jo rastësisht, po me shumë kuptim e domethënie po ju drejtohem, duke kërkuar nga Ju, si Kryeministër i Republikës së Kosovës që të zbardhet sa më parë vrasja e tre Yjeve të Kosovës Shqiptare, tre bijve luftëtarë të Lirisë dhe Çështjes Kombëtare! Të zbulohet autori i vrasjes së Jusufit të Madh, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës!!!

Po ju drejtohem sot, me këtë letër, për këtë çështje shumë serioze, sepse sot jemi të lirë! Kemi dy vjet që kemi shpallur Pavarësinë, dhe Kosova sot është shtet sovran dhe i pavarur! Jemi krenar, që pikërisht Juve ju takoj nderi i madh të shpallni Pavarësinë dhe të drejtoni shtetin e Kosovës së Pavarur! Por është për të ardhur keq, që koha po tregon se Ju shumë pak e aspak nuk keni bërë e as po bëni për zbardhjen e kësaj vrasje makabre të shekullit, e cila qe një humbje e madhe për mbarë kombin shqiptar! Jo vetëm që deri më sot nuk është bërë asgjë, por çuditërisht edhe në përvjetorët e tyre, Ju dhe qeveritarët Tuaj nuk denjoni të thonë qoftë dhe dy fjalë, në kujtim të tyre!? Janë lënë në harresë Bijtë më të denjë të popullit e të Kosovës martire, ATA, që ranë me idealin e LIRISË e shembulli i tyre frymëzoi luftëtarët e UÇK-së në vijën e frontit të luftës për liri, ku dhe Ju, gjë që nuk mund t’ju mohohet, së bashku me bijtë e bijat, luftëtarë trima të Kosovës, sollët lirinë dhe shporrët njëherë e përgjithmonë shkjaun nga toka shqiptare e Kosovës!

Nuk kam asgjë kundër pozicionit që ju mbani sot, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, përkundrazi e meritoni!... Por ama as nuk dëshiroj që të heshtëni, apo t’ i anashkaloni disa çështje tepër të rëndësishme!? Kurrë nuk duhet të harroni gjithë ato sakrifica e mundime në vite e vite, të shumë e shumë patriotëve dhe atdhetarëve... Kurrë nuk duhet harruar gjaku i derdhur gjatë gjithë rrugës historike të popullit të Kosovës deri tek gjaku i derdhur i bashkëluftëtarëve Tuaj, në luftën çlirimtare të UÇK-së!!!

...Por mbi të gjitha lënia në harresë e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës është e pafalshme!! ATA, JUSUFI i MADH, BARDHOSHI dhe KADRIU, TRE YJE, u vranë në mërgim! Duke qenë shoku dhe bashkëveprimtari më i afërt i TRIMAVE, jam dëshmitar i gjallë i asaj kohe, ku veprimtaria e tyre patriotike dhe atdhetare, në ato vite tepër të stuhishme, bëri jehonë të madhe në shtetet e Perëndimit, për njohjen nga mbarë bota të kërkesave dhe të të drejtave legjitime të popullit shqiptar të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nën ish- Jugosllavi, ku ATA TRIMA, vepruan me guxim e vetmohim, pa u tutë, për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe më tej për Bashkimin Mbarëkombëtar, për popullin e tyre, të shumëvuajtur, të cilin e deshën dhe e çmuan lart! .

Por dua të shpreh edhe më tutje keqardhjen time, ashtu si dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë, që në 28 vjetorin e rënies së TRIMAVE, më 17 janar 2010, ne, së bashku, qëndronim pranë RTK, për të ndjekur emisionin, që do të jepej (menduam ne...) për JUSUFIN E MADH, KADRIUN E BARDHOSHIN... por, për çudi... RTK, na jepte këngë e muzikë të cullakhaneve?!? Asnjë fjalë për TRIMAT!!!???

Por... ATA ishin shokët tanë të paharruar, luftëtarët e orëve të para të luftës për liri! Kurrë nuk duhen lënë në harresë! Kurrë nuk do të jemi të qetë ne, bashkëveprimtarët e tyre, pa u zbuluar vrasësit e vërtetë të TRE TRIMAVE të PAVDEKËSISË!

Ndaj Ju lutemi shumë të angazhoheni dhe të punoni seriozisht për këtë problem, për këtë plagë të pashëruar në trupin e tokës sonë, në historinë e popullit tonë, që vrasësit e TRIMAVE të marrin dënimin e merituar, që TRIMAT të pushojnë të qetë në gjirin e tokës që i lindi, i rriti, i burrëroi dhe për të cilën falën gjakun dhe jetën!

Duke ju uruar Juve, dhe nëpërmjet Jush qeverisë që ju drejtoni, punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme, në të mirë të popullit dhe kombit shqiptar, ju falenderoj dhe një herë për pranimin e kësaj letre!!!

Mbetem në pritje të përgjigjes Suaj !!!





Me respekt FARIDIN TAFALLARI



Letëra 2 e Kryeministrit Thaqi!



I nderuar Zoti Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës!



Duke ju kërkuar, në radhë të parë ndjesë për shqetësimin, po Ju drejtohem përsëri, me këtë letër të dytë, për mospërgjigjen Tuaj të deritashme, të letrës time të parë, dërguar personalisht Juve, me datën 22 janar 2010, lidhur me zbardhjen e vrasjes së Tre Bijve të Kosovës, Yjeve të Pavdekësisë JUSUF e BARDHOSH GËRVALLA dhe KADRI ZEKA.

Si bashkëveprimtari i ngushtë i JUSUFIT të MADH, kërkoj një përgjigje të saktë, nga ana Juaj, për këtë problem të mbetur në hije dhe shqetësues, jo vetëm për mua, por për mbarë shqiptarinë, ku kontributi Juaj sot, si Kryeministër i Kosovës është mjaft i domosdoshëm dhe efikas për zbardhjen e kësaj vrasje makabre!

Mbetem dhe më tutje në pritje të përgjigjes Suaj !



FARIDIN TAFALLARI

Haiterbach 05.05.2010
Gjermani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 60 vizitorë
Lexuar: 2,055 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi