|
PRISHTINĖ- Hondurasi vendi i 70-tė qė njeh Kosovėn. Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės. Vendimi pėr njohjen e Kosovės i ėshtė kumtuar sot Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni nga Ministri i Jashtėm i Republikės sė Hondurasit, Mario Canahuati.
Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatė njė bisede tė gjatė dhe tė pėrzemėrt telefonike u pajtuan gjithashtu qė menjėherė tė fillojnė procedurat pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve.
Duke e falėnderuar nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, Ministri Hyseni theksoi pėrkushtimin e Republikės sė Kosovės pėr tė ndėrtuar bashkėpunim dhe marrėdhėnie tė ngushta me kėtė vend. Ndėrkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi ėshtė i vendosur qė ta pėrkrahė Republikėn e Kosovės nė tė gjitha rrafshet dhe institucionet ndėrkombėtare si njė vend mik me tė cilin ka vendosur tė ndėrtojė marrėdhėnie tė forta dhe tė qėndrueshme miqėsore dhe diplomatike. Sė bashku me Hondurasin, numri i njohjeve tė Kosovės rrumbullakoset nė 70.
|