Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër gjumashëve shqiptarë rreth publicistikës shoviniste sllavo-maqedonase
Publikuar më 07 shtator, 2010 në orën 07:03 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përgjigje shkrimit të Vera Dushit

E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes është që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq – Edmund Burke.

Shkrimi i autores Vera Dushi, të cilin e paska postuar Dhurata Gjika tek qindra persona, më duket vazhdimësi e shumë shqiptarëve që mendojnë se falsifikimet e shovinistëve sllavo-maqedonas, serbë dhe grekë na kanë faj ne shqiptarëve për çdo gjë, prandaj po u dashka të merremi me ta, e kurrë me shovinistët dhe UDB-ashët edhe më të mbrapshtë shqiptarë dhe anti-kombëtarë. A është kjo tendencë anashkalimi me qëllim për t’u mos u marrë me faqezinjtë tanë ndaj të cilëve mund të veprojmë më lehtë dhe praktikisht, por më shumë të merremi me pamfletet që brengosen për publicistikën e kombeve tjera ndaj të cilës nuk mund të veprojmë drejtpërdrejtë? Me siguri se është kjo tendencë. Sidoqoftë, mos t’i mbetem borxh Vera Dushit. Reagimi i saj është me të vërtetë i shkëlqyer për atë pjesë që e trajton. Unë do të fus diçka që duket si jashtë temës së saj, por është hallkë e asaj që po ndodh në IRJM ku ka marrë hov shovinizmi publicistik kundër shqiptarëve.
Ne e dimë se detyrë e shovinizmit sllavo-maqedonas është pikërisht kjo; enciklopedia e kombit fals, falsifikimi i historisë, paraqitja e shqiptarëve si të ardhur jo vetëm para 200 viteve por edhe sot ose nesër në IRJM, origjina rome, ashkalike, gabele e çfarë të doni e shqiptarëve. Mos u befasoni aspak nga kjo. Është detyrë e tyre. Për çka duhet të befasohemi dhe brengosemi ne?

Derisa shovinistët sllavo-maqedonas shpifin kundër shqiptarëve se janë të ardhur dhe kanë origjinë rome e kështu me radhë, shovinistët UDB-ash nga Kosova në publikimet e tyre bëjnë edhe shfarosjen e një numrit të madh shqiptarësh, rrisin numrin e serbëve, fryhen si thi hajvana për këtë punë të mbrapshtë, pra janë edhe më të zi dhe më të pamëshirshëm se shovinistët sllavo-maqedonas. Pyetja këtu është: Sa herë i ka denoncuar Vera Dushi, Dhurata Gjika dhe mediat në hapësirat shqiptare këta? Shumë rrallë ose kurrë.

Bashkangjitur e keni një analizë ku argumentohet shovinizmi i UDB-ashëve shqiptarë nga Kosova, të cilët ua tejkalojnë shovinistëve sllavo-maqedonas në përdhosjen e shqiptarëve nëpër publikime. Në vend të atyre emrave që Vera i paska përmendur nga shteti tjetër, në analizën e bashkangjitur i gjeni emrat e shovinistëve anti-kombëtar nga Kosova. Më i njohuri dhe kryesori ndër ta është Muhamet Mustafa nga dinastia e mustafizmit duke filluar nga babai i tij Mulla Syla, kushërinjtë Isak Mustafa, Isa Mustafa...qe të gjithë UDB-ash me fakte e me letra. Mandej vjen ciniku i çartur shovinist Muhamet Sadiku i cili detyronte punëtorët në projektin e qeverisë së Kosovës për “Strategjinë kombëtare për zhvillimin ekonomik” të kopjojnë ilegalisht muzikë sllave nga kompjuteri në CD, duke përfshirë edhe atë të sllavo-maqedonasve ndaj shovinizmit te të cilit po ankohet Vera Dushi dhe të gjithë ju që po e merrni këtë përgjigje. Shovinizmi i Muhamet Sadikut me muzikën sllave që shihej nga disa shqipfolës pa gjene njerëzore si “Strategji kombëtare për Kosovën” imponoj nevojën e themelimit të Lëvizjes Daut e cila demaskoj maskarallëkun UDB-ash, kurse gati të gjitha mediat dhe akademikët e Kosovës mbeten krejt të heshtur, pikërisht sikur tani. Pjesë e UDB-ashëve ishte dhe është, gjarpri i tipit katil, tinëzaku dhe shpifaraku Luan Shllaku, vendasi i Vera Dushit. Vegla e Luan Shllakut quhet Besa Luzha, e cila njëkohësisht është vegël e UDB-ashit Muhamet Mustafa tek i cili e ka punësuar motrën e saj Bardha Qirezi pasi kjo e fundit kishte plaçkitur 10 000 euro nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës. Kjo është një përvojë interesante dhe e padëgjuar në tregun e punës kur ju shkoni diku në punë, dhe në vend se të merrni para në punën që filloni, ju i sillni 10 000 euro që i keni vjedhur diku tjetër.

Për momentin nuk po e zgjasim më shumë listën e UDB-ashëve anti-kombëtar. Vetëm duam t’ua bëjmë me dije lexuesve të ndershëm se janë pikërisht këta UDB-ashë anti-shqiptarë të cilët shumica e mediave në Kosovë i prezantojnë si përfaqësues të shoqërisë civile. Moderatore e kësaj “shoqërie civile” më së shpeshti është agjentja e grupeve kriminale serbe, Jeta Xharra, e cila shpesh inkuadron në debate shpijuni e UDB-ashëve Shpend Ahmeti.

Ne duhet së pari të merremi vendosmërisht me publikimet shoviniste dhe anti-kombëtare të faqezinjve tanë që shiten si shoqëri civile dhe merren me krim të organizuar. Në arenën ndërkombëtare, publicistika false e shovinizmit sllavo-maqedonas kryesisht cilësohet si e tillë, por kur përdhosjen edhe më të keqe të shqiptarëve duke manipuluar me numrin e tyre e bënë “shoqëria civile” e Kosovës, pra duke i zvogëluar dukshëm qëllimisht, atëherë çfarë argumenti mund t’i ofrojmë botës se ne shqiptarët nuk qenkemi më të zi se që na paraqesin në “enciklopedi” dhe libra të gjeografisë shovinistët sllavo-maqedonas? UDB-ashët e Kosovës po e zhdukin pjesën dërmuese të shqiptarëve në Zvicër dhe po e shtojnë diasporën serbe. A më keq është t’iu cilësoj dikush si i ardhur dhe me origjinë rome, apo t’iu zhdukë? Këtu i kanë fajet sidomos shumica e mediave të Kosovës dhe disa konspirator që punojnë në organizata të huaja siç janë tinëzaku dhe shpifaraku Luan Shllaku dhe vegla e saj Besa Luzha. Këta mundohen të censurojnë çdo gjë që nuk i shkon përshtati veprimtarisë anti-kombëtare të “shoqërisë civile”. Jashtë Kosovës deri-diku krijohet bindja se kështu si e paraqet gjendjen “shoqëria civile” është realiteti që duhet të funksionoj.

Analizën e bashkangjitur ua kam dërguar disa gazetave në Kosovë dhe nuk e kanë botuar, për shkakun, në mes tjerash, siç më tregonin disa gazetarë, se “këta të gazetës e kanë mirë me filan shpifarakun e fistek UDB-ashin”. Po botoje edhe pa emrin tim nëse mendon se po insistoj që kjo më sjell ndonjë kredibilitet apo dëmton dikë; shkruaje t’i një reagim të ngjashëm vetëm le të dal e vërteta, iu ankova unë. “E po...kështu e kanë këta”. Nëse e kanë kështu, atëherë nuk kemi nevojë të brengosemi shumë se çka shpifin shovinistët sllavo-maqedonas kur këtu i paskemi të “tanët” që punojnë kundër shqiptarëve si ata. Por si duket, shumë reagues ndaj manipulimeve me numrin e popullsisë së shqiptarëve e kanë një cikël të këtij trendi derisa t’u jepet mundësia për motive të ulëta oportuniste dhe individuale ta ndërrojnë qëndrimin dhe t’ia përshtatin agjendës së UDB-së. Analiza e bashkangjitur tregon një shembull nga realiteti i këtij transformimi të mbrapshtë.

Shumë faqe të internetit megjithatë e kanë botuar analizën e bashkangjitur. Këto kanë më shumë të drejtë të brengosen për shpifjen e shovinistëve sllavo-maqedonas, se “shoqëria civile” e qelbur kosovare që udhëhiqet nga UDB. Mos u befasoni kur në tekstet mësimore në gjuhën sllavo-maqedone-bullgare në të ardhmen do të hasni edhe atë se shqiptarët kanë origjinë nga kafshët. Kjo është shenjë paralajmëruese nga një fuçi mbinatyrore se shqiptarët edhe nëse janë gjenetikisht të atillë që nuk reagojnë, atëherë duhet nxitur kombet tjera, qofshin edhe ato false, t’i zgjojnë nga gjumi me provokime. Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se fajet për mercenarizmin kriminal të udhëheqësisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe IRJM i ka populli e jo udhëheqësia. Me secilin shqiptar që bisedoni, ai do t’u ofroj argumente dhe ankesa fenomenale rreth degjenerimit të shqiptarëve, dhe se janë me mish e me shpirt kundër kësaj dukurie. Në momentin kur ju reagoni dhe i thoni: “Ja ku është krimi dhe anti-shqiptarizmi – keqpërdorimi dhe vjedhja e 2,5 milionë eurove në emër të strategjisë kombëtare për zhvillimin ekonomik duke kopjuar ilegalisht muzikë sllave, mandej shovinizmi statistikor anti-kombëtar”, shumica thonë: “E jo, ai është njeri i mirë dhe unë kam raporte të mira me të dhe nuk dua t’i prishi”. Në shtetet tjera fqinje, si për shembull në Serbi, nuk pyesin kush me kë është i lidhur, a ka kush raporte të mira dhe nëse ato janë madje edhe familjare, kur është në pyetje interesi i kombit dhe shtetit. Mjaftojnë vetëm disa persona të dalin dhe ta eliminojnë edhe kryeministrin e shtetit (Zoran Xhinxhiq) ton – trrt! Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumë njerëz e duan kryeministrin, e ky mund të jetë drejtpërdrejtë me Miroslav Mishkoviçin rreth pazarllëkut me PTK-në, ose me Damir Fazlliçin për të diskutuar çështjen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Edhe në IRJM mund të ketë diçka të ngjashme – ju i doni disa udhëheqës shqiptarë, e këta i kanë lidhjet dhe i duan ata që shpifin enciklopedi dhe gjeografi kundër shqiptarëve. A e vëreni ndërlidhjen e drejtpërdrejtë vetëm nëpërmjet një hallke? Këpute këtë hallkë tani; në Shqipëri kundër veglave të Fazlliçit, dhe në Kosovë kundër UDB-ashëve dhe shoqërisë civile të qelbur. Atëherë do ta kemi më lehtë të veprojmë kundër publicistikës shoviniste të sllavo-maqedonasve. Nuk mundemi ta anashkalojmë pa e goditur këtë hallkë të ndërmjetme. Mos pyet nëse në këtë hallkë të dreqit është miku, babai, nëna, vëllai, motra e juaj. Goditni, sepse shovinistët sllavo-maqedonas nuk po bëjnë seleksionime dhe përjashtime të tilla; ata po thonë shqiptarët janë të ardhur dhe me origjinë rome, dhe nuk po e përjashtojnë asnjë nga ju edhe pse mund t’iu kenë miq të mirë. Do ta vëreni me kohë se ndalja e shpifjeve kundër shqiptarëve në IRJM varet më së shumti nga niveli se sa i spastrojmë ne elementët e ngjashëm destruktiv dhe anti-kombëtar në Kosovë sikur këtë “shoqërinë civile” të UDB-ashëve. Kur shpifjet janë nga të dyja anët, së pari duhet t’i spastrojmë këto në anën tonë, ashtu që të jemi më të denjë për t’iu kundërvënë atyre në anën tjetër. Duhet llogaritur edhe në më të keqen ose thyerje edhe më të madhe me sllavo-maqedonasit, prandaj kjo e bënë ndërmarrjen e masave kundër shpifarakëve tanë anti-kombëtar edhe më urgjente nëse duam të jemi më të përgatitur dhe më unik në frontin tjetër që mund të hapet.

Me respekt
Isa Mulaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 2,131 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi