Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vështrim: Tri sfidat e mundshme të Beogradit në të ardhmen
Publikuar më 07 shtator, 2010 në orën 20:24 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas rezolutës serbe për Kosovën në AP të OKB-së, joracionaliteti i politikës së Beogradit rrezikon të hap sfida tjera të krizës, si Vojvodina, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku. Vazhdimi i kësaj qasjeje do të mundësonte shpërthimin e këtyre krizave, si dhe monitorimin dhe ndihmën ndërkombëtare. Ndërsa, ndërrimi i kursit politik të Beogradit, si karshi shtetit të Kosovës me një politikë realiste dhe pragmatike, por edhe dialogun e hapur ndaj këtyre tri problemeve tjera do të ishte në dobi të stabilitetit dhe paqes në rajon, proceseve pozitive të këtij shteti dhe integrimin e tij në strukturat euro-atlantike.
Pas goditjes së ardhshme politike që do të merr Beogradi në AP të OKB-së nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të rezolutës së saj cinike për Kosovën, e cila kërkon rishqyrtim të statusit të saj të pavarur, jo shumë kohë në këtë vend do të mund të ndërkombëtarizohen edhe tri probleme shumë të ndjeshme të rajonit, si problemi i Vojvodinës, Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut.

Këto tri probleme në Serbi mund të llogariten si “kazan baruti”dhe mund të shpërthejnë në çdo moment, ndërsa Beogradi nuk do të mund të kontrollojë dhe ndalë. Ndërsa,Bashkësinë ndërkombëtare do të ishte e detyruar të intervenojë në zgjidhjen e tyre. Dhe, kështu do të vazhdonte “avazi vjetër” i shthurjes së mëtutjeshme të këtij shteti.

Kohë më parë, politikani kosovar Xhavit Haliti në një shkrim të tij kishte vlerësuar drejt se viteve të fundit politika serbe ka humbur racionalitetin e saj dhe po sillet në formë shumë joracionale duke i shkaktuar të tjerëve dhe vetes dëme të madhe. Politika serbe nuk po i kupton rregullat e reja politike ndërkombëtare dhe ka mbetur peng i rregullave të vjetra politike dhe mendësisë së kaluar. Beogradi nuk po mund të lirohet nga mendësia mitike nacionaliste dhe të përqafojë politikën pragmatike të botës së qytetëruar. Këto defekte e bëjnë këtë politikë si retrograde në krahasim me atë të rajonit dhe ndërkombëtare dhe rrezikojnë të krijojnë kriza tjera shtesë në dëm të shtetit të tyre.

Beogradi ende nuk e ka kuptuar se bota ka një zhvillim të shpejt dhe shumica e teorive të vjetra politike kanë rënë nga skena. Vetëm Beogradi po luan me skema të vjetra, të cilat janë të padobishme dhe sjellin vetëm kriza dhe destabilitet. Këto kriza janë vërtetuar që nga periudha e viteve 1990- deri më sot.

Politika serbe po harron se proceset globale nuk fillojnë në Beograd, por në Uashington dhe kryeqendrat e shteteve të Evropës, andaj çdo tentativë për të penguar këto procese globale është kundër produktive dhe në dëm të tyre.

Beogradi nuk duhet harruar se krahina e Vojvodinës ishte pjesë përbërëse e ish federatës Jugosllave. Por, politika serbe e kishte degraduar këtë status, kurse ky rajon kurrë nuk kishte qenë pjesë e Serbisë, deri në vitin 1918 dhe vetëm me forcë e kishin bashkuar në Mbretërinë Sllovene-Kroate-Serbe. Ky ishte një rajon nën perandorinë Austro-hungareze, ndërsa sllavët këtë vend e kishin populluar fill pas shekullit shtatë.

Nacionalistët serb e kishin okupuar dhe sot e kësaj dite po mbahet në mënyrë të padrejtë në këtë shtet, duke e kolonizuar me ardhacak të shumtë serbe nga viset e ndryshme të ish-Jugosllavisë. Ky vend ka të drejt të kërkojë vetëvendosjen e tij, sepse ishte një krahinë në vete qysh në kohërat më të lashta.

Ndërsa, Lugina e Preshevës ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës deri në vitin 1945, por pas këtij viti padrejtësisht ndahet nga komunistët jugosllavë nga Kosova në shkëmbim të dy komunave veriore të saj, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilat më herët i takonin Vilajetit të Rashkës. Kjo ishte bërë për shkak të defaktorizimit shqiptar në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe minimizimit të rolit të tyre politik. Vetëm me luftën e fundit gjatë vitit 2000-2001 ky rajon kishte arritur të ndërkombëtarizohet dhe bota kishte filluar të interesohet për te. Tani, ky rajon nga bota dhe faktori politik shqiptar trajtohet si “konflikt i ngrirë” duke e sakrifikuar për shkak të kompromisit të botës rreth pavarësisë së Kosovës. E drejta e saj për t’u ribashkuar me Kosovën e patjetërsueshme.

Kurse, Sanxhaku është një rajon me popullsi boshnjake, e cila kërkon trajtim më dinjitoz të drejtave të tyre, të cilat për shumë vite janë duke u shkelur nga Beogradi dhe Podgorica si dhe politikat e tyre nacionaliste. Sanxhak në gjuhën turke është Flamur dhe në kohën e perandorisë osmane ishte autonom. Ky rajon shtrihet në dy shtetet e sotshme në Serbi dhe Mal të Zi. Sllavët kanë bërë padrejtësi të madhe ndaj këtij populli duke i ndarë për qëllime politike në dy shtete. Ky rajon llogaritet si mundësi i krizës kohore.

Pra, këto tri vatrat e ardhshme të krizës të cilat janë të mundshme në Serbi do të varen shumë nga trajtimi dhe qasja e Beogradit ndaj tyre. Nëse Beogradi nuk ndryshon kursin politik dhe fillon dialogun për zgjidhjen e tyre mundësitë janë për një stabilitet më afatgjatë. Në të kundërtën Beogradi do të rrezikojë krijimin e krizave të reja në rajon dhe ndërkombëtarizmin e tyre. Me këtë politikë çfarë është duke udhëhequr Beogradi më shumë ka mundësi varianti i dytë i ndërkombëtarizimit të sërishëm të këtyre krizave, sepse vetë çështja e rezolutës serbe për Kosovën në OKB dhe destruktiviteti i saj karshi Kosovës tregon se ky vend nuk është pjekur që të zgjidhë problemet e tij pa ndihmën dhe monitorimin ndërkombëtar.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 956 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi