Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė kortezh i paparė dhe enigmat pse u fsheh njė krim i rėndė.
Publikuar më 08 shtator, 2010 nė orėn 17:39 ( ) Idajet Beqiri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gramshi, qyteti qė shtrihet nė luginėn e Devollit, 50 kilometėr larg Elbasanit, qyteti qė mbushi 50 vjet, por qė nuk u kujtua kush pėr t’ia festuar kėtė pėrvjetor lindjeje, nė datėn 7 shtator 2010 u derdh nė rrugėt e tij njė kortezh mortor tė pa parė ndonjėherė nė historinė e tij. Ky kortezh mortor, qė fillimin e kishte te vorrezat e qytetit, ndėrsa fundin e tij afro dy kilometėr mė larg, nė qendėr tė qytetit, i pėrkushtohej njė njeriu tė thjesht, 46 vjeēarit Agron Dervishi.

Agroni ishte djali i vetėm i Musa dhe Hurma Dervishit. Nevojat ekonomike tė familjes e detyruan qė, me gjithė se ishte ende minoren, tė fillonte punė nė Ndėrmarrjen Pyjore tė qytetit, ku vazhdoi tė punonte deri nė fundin e jetės sė tij. Ndėrtoi njė familje tė mirė, me njė bashkėshorte tė edukuar, tė sjellshme e punėtore, u bė me dy fėmijė, tė cilėt tashmė vazhdojnė shkollat dhe janė nė moshėn e adolshencėsė, u shėrbente dy prindėrve tė tij, tė cilėt pėr fatin e keq tė kėsaj familje, vuajnė nga njė kompleks sėmundjesh.

Sa shumė e njihnin dhe sa shumė e donin Agronin, kėtė djalė tė zakonit dhe tė traditės. Gojė ėmbėl me tė gjithė, shumė i shoqėrueshėm, shumė i gjėndur pėr cilindo, nė tė mirė dhe nė tė keq ai ishte pranė njerėzve me “statusin” e njeriut tė mirė, pasi nuk ishte ndonjė i zgjedhur nė pushtetin lokal! Atė qė kishte e ndante me tė tjerėt. Nuk posedonte shumė pasuri, nuk siguronte shumė tė ardhura financiare, por kurrė nuk i mbaroheshin ato duke bėrė bamirėsi tė paharrushme.

Jeta qė jetojmė ėshtė e mbushur nga do me halle tė shumta. Stresi , kjo sėmundje tashmė kronike pėr shqiptarėt, po bėnė “kėrdinė” kudo. Goni (kėshtu i flisnin tė gjithė), me buzėqeshjen e tij, me optimizmin e tij pėr jetėn, me fjalėt e ngrohta, me dorėn nė qafė, ishte bėrė nė Gramsh, por dhe nė ambjente tė tjera ku e ēonte jeta, njė qetėsues dhe shėrues zemrash njerėzore. Pėr hirė tė sė vėrtetės, atė qė bėnte Agron Dervishi nė Gramsh dhe kudo ku shkonte, nuk e bėjnė me dhjetra e dhjetra organizata joqeveritare, as edhe dhjetra programet e shumta tė financuara nga bota.

Ishin pak a shumė kėto cilėsi tė Agronit qė formuan dje njė kortezh tė pa parė ndonjėherė ne historinė 50 vjeēare tė qytetit tė Gramshit. Kishin dal pėr t’a pėrcjellė kėtė njeri tė mirė tė mėdhenjė e tė vegjėl tė qytetit tė Gramshit, kishin zbritur pėr tė mbushur kortezhin edhe nga fshatrtat, e madje, kishin ardhur djemė nga Kosova, nga Tropoja, nga Kukėsi, nga e gjithė Shqipėria. Tė thuash qė prej kėsaj ceremonie mortore qyteti i Gramshit nė datėn 7 Shtator 2010 u dyfishua si numur banorėsh, vėrtetė pasqyron njė realitet. Kėtė ceremoni tė thjesht mortore, pa fjalime, por qė “foli” shumė mbajtja e arkivolit nė krahė nga njė numur i konsiderushėm tė rinjėsh, qė ndėrroheshin vazhdimisht, deri nė varrezat e qytetit, afro 3 km rrugė, si dhe udhėtimi i tė mbi tetė mije pjesmarrėsve nė kėtė kortezh nė kėmb, do t’a dėshironte ēdo qeveritar i lartė i shtetit kur t’i vijė dita.

Por cili ishte shkaku i vdekjes se Agron Dervishit? Agroni kishte nje gjendje shėndetėsore tė mirė, ashtu siē e kanė pėrgjithėsisht njerėzit “baballėk”, si ai. Nė datėn 5 Shtator 2010 udhėtoi me autoveturėn e tij pėr nė Durrės. Kishte pėr tė zgjidhur njė hall familjar. Mori me vete edhe djalin e tij adolshent. Pasi mbaruan punė, rreth orės 22.00 u nisėn nga Durrėsi pėr tė ardhur nė Gramsh. Tek “Plepat”, nė Durrės parkoi autoveturėn dhe doli pėr tė pirė njė kafe, si dhe pėr t’i dhėnė djalit njė pije freskuese. Nė momentin qė ai ishte nė cepin fundor tė autoveturės sė vet, vjen me njė shpejtėsi tė paparė njė autoveturė “Xhip” me targa greke dhe e godet me tėrė forcėn e saj nė trup, duke e vėnė pėrpara Agronin dhe autoveturėn e tij. Djali qė sapo kishte hapur derėn e makinės pėr tė zbritur dhe pėr tė shkuar pas tė jatit, pa skenėn dhe u rifutė nė autoveturė. Pėr rrjedhojė pėsoi vetėm pak plagė tė lehta. Ndėrsa Agron Dervishi vdiq me njė herė nga plagėt e rėnda qė mori prej kėsaj goditje fatale.

Shoferi i “Xhip”-it, me targa greke, burrė rreth 50 vjeē, iku nga vendi i ngjarjes. Por policia qė ndodhej pranė dhe e pa ngjarjen e kapi dhe e arrestoi atė. Personat qė u ndodhėn nė vendngjarje thonė se ky shofer qė bėri kėtė aksident kaq tė rėndė ishte komplet i alkolizuar. Nuk shihte mė ēfarė kishte pėrpara!

Krimi ndodhi nė orėn 22.00 tė datės 05.09.2010. Ndryshe nga herėt e tjera, kur ēfardo ndodh nė Shqipėri, qoftė edhe njė plagosje, qoftė edhe njė kanosje, jepet me njė herė nė kronikėn e zeze, e madje tė nesėrmen mbushet faqet e gazetave dhe titrat e masmediave elektronike , kjo ngjarje e rėndė nuk u raportua fare si krim.

Nė Australi, pėr shkak tė njė aksidenti tė vogėl me njė avion sportiv, njė pjesė metalike e tij u shkėput dhe vrau njė njeri pak ditė mė parė. Lajmi u dha nė tė gjithė botėn.

Nė Shqipėri, pranė qytetit tė Durrėsit, 20 km larg kryeqytetit tė vendit, duke shkelur nė mėnyrė flagrante rregullat e qarkullimit rrugor vritet njė 46 vjeēar, i cili ishte nė hallin e vet. I mbyllet atij jeta nė njė moshe ende tė re, u japet prindėrve, motrave dhe tė afėrmėve tė tij njė plagė kaq e rėndė dhe e pashėrushme, i lihen fėmijėt jetim, dhe policia e shtetit, pėr tė qėnė nė rregull “me statistikat”, apo pėr motive tė tjera tė dobėta, fsheh krimin. E pėr mė keq akoma, pėr “t’i bėrė mirė” shkelėsit tė ligjit, domethėnė pėr t’a “ruajtur” atė nga zhurma mediatike dhe pėr t’i bėrė “nderin” mė pas, duke ia hequr prangat kur tė duan (se nuk mori vesh askush kur ia vunė prangat dhe pėrse), jo vetėm qė nuk e raportojnė kėtė krim, jo vetėm qė nuk bėjnė transparencėn e tij, sepse u vra njė njeri qė ka “njė ushtri” nga pas, por pėr mė keq, bėhet “kompromis korruptiv” edhe me tė gjithė korespodentėt e masmediave tė shkruara dhe elektronike tė qytetit tė Durrėsit, tė cilėt nė unison me tė keqen nuk e pasqyruan si lajm krimin e datės 05.09.2010, ora 22.00 te “Plepat” nė Durrės, qė solli si pasojė vrasjen e njė njeriu tė mirė, kortezhin e pa parė mortor tė tė cilit do t’a kishin zili dhe do e kėrkonin edhe personat qė e fshehėn kėtė krim tė rėndė, kur t'u vijė vafti tė vdesin nesėr.

Av. Idajet Beqiri
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Idajet Beqiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 588 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
ZĖRI I FOLĖSIT TĖ PARĖ TĖ RADIO KOSOVĖS SĖ LI...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:52
Nė mėdyshje: nga t’ia filloj mė parė nė mėnyrė qė tė mos i futem nė hak zotit Pllana si krijues, si luftėtar i devotshėm i atdheut, por edhe si zė i parė i...
SI MUND T’I DILET KRAHĖ “IDESĖ” PĖR “KĖMBIM T...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:36
Ribotim, pėr hir tė aktualitetit Kėto ditė lexuam shumė qasje konstruktive dhe destruktive ndaj “idesė” sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongre...
Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32
Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ...
POLITIKA SERBE MĖ E LAZDRUARA NĖ EVROPĖ E KUD...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:18
Evropa mė nė fund po e “zbulon“ rrugėn reale tė Kosovės! Nė kohė tė fundit ka filluar tė flitet e tė pėrflitet, tė shkruhet e tė thuhet pėr heqjen e em...
Fshati Llojan pėrballė eksperimenteve dhe sfi...
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 00:45
Si banorė i komunės sė Likovės, pėrjetojė herė ndjenja krenarie, e herė ndjenja dėshpėrimi qė fati mė rastisi tė jetojė nė kėtė komunė. Nė kėtė komunė ku s...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi