|
- Kete rezolute do ta votonte edhe Republika e Kosoves po te ishte anetare e OKB-se.
Ne baze te tekstit te botuar ne shtypin e Kosoves rezoluta serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte katandisur kokoshi nje thele. Kokoshi serb eshte katandisur nje thele BE-je. Kjo rezolute nuk eshte eshte me rezoluta fillestare antishqiptare e Serbise. Eshte rezolute e BE-se.
Ne baze te ketij teksti, Serbia pranon mendimin e GJND-se. Nuk shtron me ceshtjen e bisedimeve per statusin e Kosoves. Eshte per bisedime e dialog me Kosoven... Ne menyre indirekte kjo eshte njohje e legjitimitetit te Republikes se Kosoves pavaresisht nga propaganda e deklaratat e Tadicit, Jeremicit, etj. .
Nese perkthimi eshte i sakte, dhe une kam besim ne saktesine e "Express"-it dhe "Kohes Ditore", atehere edhe vete Republika e Kosoves do te votonte per kete rezolute po te ishte anetare e OKB-se.
Asgje e keqe nuk i vjen Kosoves dhe pavaresise se saj nga kjo rezolute nese teksti eshte perkthyer sakte.
Sidoqofte qevria dhe lideret e Kosoves, te gjithe shqiptaret duhet te jene shume vigjilente sa here behet fjale per Serbine dhe politiken e saj ndaj Kosoves.
Faleminderit BE-se dhe se pari SHBA-se aleati strategjik numer nje i shqiptareve kudo ndodhemi! Kush ka mik e aleat SHBA-ne e ka mik Zotin!
Alban Dega, Nju jork
|