Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
I gjalli i pa vend në politikën e vdekur
Publikuar më 09 shtator, 2010 në orën 06:27 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njeriu që i mungon shumë poltikës kombëtare është pa dyshimë lideri i saj shpirtëror Mr.Ukshin Hoti. Vizionar në politkën kombëtare dhe ndërkombëtare, ideator i bashkimit kombëtar dhe mbi të gjitha njeri i veprave të pa shlyera në historinë më të re të kombit shqiptar, tani 10 vite pas luftës se pa drejtë për çlirimin e kësaj pjese të Shqipërisë etnike, të ndarë padrejtësishtë në kuvëndin e Londrës (1920) dhe njeriu që më së shumti e ngriti zërin për bashkim të kesaj pjesje me Shqipërinë, tani është mbuluar më pluhurin e harresës.... Mr.Ukshin Hoti sakrifikoi gjithëçka për Shqipërinë duke mos kursyer jetën dhe familjën duke mbrojtur parimin e vet ‘’Shqipërinë e pa bërë, bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdisë!’’ dhe mbi bazën e ketij koncepti veproi mëndimtari i çështjës kombëtare Mr.Hoti, por çfarë bëmë ne për të? Sot ai cilësohët i zhdukur apo i vdekur, nëse i zhdukur pse se ngrihën zërin ata që e quajtën dhe e quajnë vetën pushtet, pse çështja Hoti u hesht dhe po heshtet? Nëse i vdekur duhët t'i kthehët tokës së tij që shumë e deshti dhe u flijua për të... A e meritoi Ukshin Hoti një trajtim të tillë?


Në vitët më famkeqe për Kosovën ku shqiptarët nuk gzonin të drejtën elementare për jetë ndiqëshin, burgosëshin, vritëshin, përsekutohëshin.... ishte Ukshin Hoti ai që i doli përpara bishës se ardhur nga karpatet, për t'i thënë ndal së këtu i thonë Shqipëri, duke organizuar grupe ilegale më vonë edhe krijimin e Unikombit, arriti ta vëtëdijesojë dhe ta prëgadis masën për një revulucion, i cili revulcion në mas të madhe u pa në fund vitet e 90 më luftën e UÇK-së.

Ukshin Hoti sakrifkoi gjithçka për ta arritur qëllimin kombëtar sakrifikoi familjën, të afërmit dhe jetën e tij, duke u bër simbol i sakrifices kombëtare dhe një herit duke i treguar botës se edhe ne shqiptarët kemi ‘’Çe Guevara’’ .

Por pas lufta ishte e pa mëshirshme për çështjën Hoti, sepse për të u fol shumë pak, u kerkua shumë pak, dhe më e keqja u trajua si të gjithë të zhdukurit tjerë. Si dukët politika jonë iu frigua kthimit të mr. Ukshin Hotit në politikë dhe heshti, kurse bota ndërkombëtare në një farë mënyre kishte kuptuar për politikën e Hotit dhe e dinte fare mirë që nuk përkon më politkën serviliste që e mbollën ata në Kosovë dhe e dinë fare mirë se këto lojra politike do ishin të pa pranueshme për të.

Mr. Hoti ka ndjekur një politkë komplet kombëtare dhe aspak kapitalo-përsonale dhe më kthimin e tij gjërat do ndryshonin në masë të madhe dhe ai nuk do lejonte që më Kosovën të bëhët asnjë pazar politik ose ndonjë veprimë antikombëtar siç është flamuari, himni apo pakoja e Ahtisarit, dhe shumë gjëra tjera deri të Kushtetuta e Kosovës që nuk na jep të drejtë për bashkim kombëtar.

Duke i pasur parasyshë këto gjëra u konvenoi kjo mjegull rreth çështjes Hoti, por nuk quditem më pushtetin se si vëproi kundër kësaj çështje, por më qudit fakti se si populli nuk reagoië dhe nuk ngriti zërin në kërkim të ideologut shqiptar Mr. Ukshin Hotit, por mbylli sytë dhe harroi këtë vigan të politkës së kombit dhe nuk po vret mëndjen për fatinë e tij, disi kan harruar se ai njeri egzistoi dikur dhe tanin emri i tij diskutohet rrallë herë dhe atë si një mit duke harruar se nuk jan shumë vite kur ai vëproi dhe kur ai i priu turmës nëpër demostrata dhe më fjalimët e tija nëpr çdo vend ku ndodhej na motivonte rreth çështjes kombëtare, kur ishim dëshmitarë të arrestimeve brutale dhe burgosjeve e denimëve ishte pikrishtë ky njeri icili u bë mburojë për ne...

Është koha e fundit t'i thërrasim mëndjes e të kërkojmë Njeriun që kohës i dha emër dhe t'ia shpaguajmë sado pak mundin, djersën dhe gjakun që nuk kanë çmim, por ka emër dhe emrin e ka Ukshi Hoti...

Kastriot Bujupi
Përfaqësues i FBKSH-së

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 2,414 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi