| Pavarėsia e decentralizimit |
| Publikuar më 09 shtator, 2010 nė orėn 06:33 ( ) |
Albin Kurti | Opinion | |
|
|
|
Decentralizimi pėr serbėt nė Kosovė i mirėmban negociatat e Kosovės me Serbinė pėrmes sė cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda tė njėjtit kuadėr ku riprodhohen ndėrsjelltazi. Prandaj qė tė dyja kėto e mbijetuan shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
Mė 29 prill tė vitit 2004, Kuvendi i Republikės sė Serbisė e kishte pranuar planin e Qeverisė sė Serbisė pėr zgjidhjen politike tė situatės nė Kosovė. Ky plan parashihte regjionalizimin e Kosovės dhe organizimin e autonomisė territoriale pėr serbėt. Policia, mbrojtja civile, gjyqėsia, arsimi, shėndetėsia dhe politika sociale, kultura dhe mediat, privatizimi dhe marrėdhėniet juridike pronėsore pėr patundshmėritė, regjistrat publikė dhe rregullimi i procesit zgjedhor, pėrdorimi zyrtar i gjuhės dhe shkrimit, programet zhvillimore dhe buxheti, vetėqeverisja lokale dhe udhėheqja me pronėn publike, qė tė gjitha kėto serbėt e Kosovės do ti kishin veēmas. Autonomia e kėtillė do ti pėrfshinte komunat, pjesėt e komunave dhe vendbanimet nė tė cilat serbėt para zhvendosjes mė 1999 ishin shumicė.
 Gazeta e pėrditshme e Beogradit Danas mė 30 nėntor 2005 shkruante qė Nė planin e Qeverisė sė Serbisė, pas aprovimit tė tij nė Kuvendin e Republikės kah fundi i prillit tė vitit tė kaluar, UNMIK-u dhe qeveria kosovare janė pėrgjigjur me Kornizėn pėr vetėqeverisje lokale, duke u udhėhequr me parimin qė reforma e vetėqeverisjes lokale e pėrmban dėshirėn pėr pėrmirėsimin e sigurisė dhe kushteve tė jetesės pėr tė gjitha bashkėsitė nė Kosovė. Njėmend, nė mbledhjen e mbajtur mė 23 korrik 2004, Qeveria e Kosovės kishte marrė vendim pėr aprovimin e Projekt-Kornizės pėr reformimin e vetėqeverisjes lokale nė Kosovė. Atėbotė, Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, iu pat pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė pėrbashkėt tė Jakup Krasniqit, ministėr i atėhershėm i shėrbimeve publike, dhe Petr Ivantsov, Drejtor nė Zyren e Ēėshtjeve Politike tė UNMIK-ut, pėr ta miratuar Dokumentin Kornizė pėr reformėn e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė, dokument ky qė pėrbėhet nga 18 faqe dhe dy shtojca nė tri faqe. Kėshtu Qeveria e Kosovės po i pėrgjigjigjej pozitivisht kėrkesės sė Serbisė. Decentralizimi, njė projekt qė nisi nė Beograd, u bė edhe projekt i institucioneve tė Kosovės. Punėn e Qeverisė sė Bajram Rexhepit me ministrin Jakup Krasniqi, e vazhduan mandej Qeveritė e Ramush Haradinajt, Bajram Kosumit dhe Agim Ēekut me ministrin Lutfi Haziri kurse tash ajo e Hashim Thaēit me ministrin Sadri Ferati. Qė tė gjithė kėta njerėz kanė pėrgjegjėsi politike dhe historike pėr kėtė kontribut tė tyre nė legalizimin e ndarjes sė brendshme tė Kosovės.
Nuk ka zyrtar tė lartė tė Serbisė qė nuk ka publikuar njė plan tė vetin pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės. Mbase vetėm pasi tė kenė pasur ndonjė plan tė atillė politikanėt e Serbisė arrijnė tė bėhen zyrtarė tė lartė tė shtetit. Jo vetėm akademikėt si Dobrica Qosiq, Aleksandar Despiq dhe Branislav Krstiq, por edhe politikanėt qė u bėnė kryeministra e presidentė, si Zoran Gjingjiq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, pastaj Mirolub Labus e Nebojsha Ēoviq, e deri te ambsadori aktual i Serbisė nė Francė, Dushan Batakoviq, pra secili nga kėta, kishin punim tė vetin tė elaboruar se si do tė duhej tė ndahej Kosova pėrbrenda. Ndryshonin ngapak vetėm hartat e tyre dhe emėrtimet bazė tė cilat kishin tė njėjtin kuptim: Gjingjiq fliste pėr federalizimin e Kosovės, Tadiq pėr entitetin serb nė Kosovė, kurse Batakoviq pėr kantonizimin e Kosovės. Ky i fundit, i cili para se tė bėhej ambasador ka qenė kėshilltar politik i Boris Tadiqit, pėr gazetėn ditore tė Beogradit Veēernje Novosti, mė 16 maj 2005, pat deklaruar: atė qė unė mė herėt [nė vitin 1998] e pata quajtur kantonizim, sot ėshtė, nė rrethana tė ndryshuara dhe me ca modifikime, modeli i decentralizimit.
Nė negociatat e Vjenės tė mbajtura nė vitet 2006 dhe 2007 Serbia i pat fituar gjithsej 10+1 komuna me shumicė serbe nga 19 sosh sa i pat kėrkuar, por edhe mundėsinė pėr komuna tė tjera shtesė nė vendbanimet me mė shumė se 5.000 banorė ku sė paku 75% janė serbė. Nuk ėshtė e rastėsishme qė komuna e Burimit ėshtė shėnjestra e Serbisė sa i pėrket kthimit tė serbėve nė Kosovė. Nė Burim, mė kollaj se askund tjetėr, ata do tė mund ta shndėrronin Osojanin nė komunė nėpėrmjet kthimit tė serbėve.
Serbia ėshtė vendi i origjinės sė projektit tė decentralizimit nė Kosovė. Ky projekt ska tė bėjė me integrimin e serbėve nė Kosovė. Pėrkundrazi. Decentralizimi pėr serbėt nė Kosovė i mirėmban negociatat e Kosovės me Serbinė pėrmes sė cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda tė njėjtit kuadėr ku riprodhohen ndėrsjelltazi. Prandaj qė tė dyja kėto e mbijetuan shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 52 vizitorë |
| Lexuar:
458 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|